EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Loja me zjarrin

Analiza


Loja me zjarrin
Sali Shasivari



Qė prej pavarėsimit tė Maqedonisė e deri mė tani, e gjithė kjo periudhė dydekadėshe e ekzistimin tė saj si shtet i pavarur dhe i brishtė ėshtė karakterizuar me shumė turbullira dhe “befasi”, dhe se gjėja e vetme konstante me tė cilėn mund tė karakterizohet ky shtet ėshtė se ai po vazhdon tė ec krye nė veti dhe nė drejtim tė kundėrt tė akrepave tė kohės!

Maqedonia ėshtė shtet i vetėm i llojit tė vet i cili dėshiron tė krijojė shoqėri multietnike nė baza tė ultranacionalizmit; shtet multireligjioz nė baza tė ultraortodoksizmit; shtet demokratik nė baza tė totalitarizmit; shtet tė sė drejtės nė baza tė diskriminimit; shtet ligjor nė baza policore; shtet tė integruar nė baza tė dezintegrimit; etj. Kėshtu, rasti i qasjes ndaj ēėshtjeve tė caktuara, siē janė: gjuha shqipe dhe statusi i saj, rasti i pėrndjekjeve dhe burgosjeve tė ndryshme, qasja selektive ndaj objekteve dhe komuniteteve fetare, rrahja e popullatės shqiptare nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend…etj., janė vetėm disa nga shembujt e sjelljeve “devijante” tė kėtij shteti i cili hiqet si i civilizuar dhe demokratik, dhe tė cilit i pėlqen qė sa herė qė i zbulohen pjesėt e tij tė turpshme, t’i mbulojė me flamurin blu tė integrimeve euro-atlantike tė cilin e pretendon.

Njė zullum i kėtillė nė kėtė shtet rritet edhe mė shumė sa herė qė vijnė nė pushtet ata tė cilėt jo vetėm qė pretendojnė tė jenė “populli i zgjedhur nga ana e Zotit” pėr tė udhėhequr me kėto vise, por apetitet dhe fantazmat e tyre marrin pėrmasa dramatike, tė cilat nė pamundėsi qė tė bėhen reale, shndėrrohen nė filma dhe klipe tė llojit trillim historik! Madje, histeria e tyre manifestohet nė mbjelljen e flamujve, skulpturave, kryqeve dhe kishave nė ēdo pėllėmbė tė tokės.

Pėrreth shumė rekomandimeve tė miqve tė afėrt dhe tė largėt, tė cilėt mundohen ta mbajnė gjallė kėtė shtet pėrmes infuzioneve, se shpėtimi i vetėm i tij qėndron nė krijimin e njė shoqėrie multietnike dhe multireligjioze, shoqėri kjo e cila do tė kultivojė vlerat e respektit, tolerancės dhe bashkėjetesės, tė gjitha kėto thirrje po hasin nė veshė tė shurdhėr dhe se qeveria aktuale vazhdon politikėn e saj populiste nė llogari tė shqiptarėve, ēdo herė nėn moton “sa mė antishqiptar qė je aq mė maqedonas i mirė je”!

Paradoksi mė i madh qėndron pikėrisht nė faktin se ky shtet nuk po i pranon pikėrisht thirrjet e atyre tė cilėt ishin ideatorėt kryesorė tė nacionalizmit, e praktikuan atė dhe mė nė fund ia panė sherrin, andaj edhe ju sugjerojnė tė pasprovuarve qė mos luajnė me “zjarrin”.

Thirrja e kėtillė nga ana e perendimorėve sa vjen dhe e shton kryeneēėsinė e politikbėrėsve maqedonas, tė cilėt, si zakonisht, kanė ditur dhe vazhdojnė tė aktrojnė rolin e sakrificės, duke bėrė satanizimin e vazhdueshėm tė shqiptarėve. Ndėrsa, pala shqiptare, si zakonisht, prehjen e gjen nė thurrjen e ėndėrrave pėr njė ardhmėri mė tė mirė.

Nėn hijen e kėtij realiteti tė hidhur, ata tė cilėt po pėsojnė janė pikėrisht popullata shqiptare, e cila zihet e piqet me hallet e veta si dhe hallet tė cilat ia shkaktojnė ata tė cilėt as nuk e mėshirojnė, e as qė lejojnė qė mėshira e Zotit tė zbrez mbi ta, e ata janė tė zgjedhurit e tyre, para se tė jenė tė tjerėt.

Me sa duket, kjo popullatė e pėrvuajtur do tė vazhdojė tė malltretohet dhe persekutohet, sikurse dikur nė komunizėm, sot njė gjė e kėtillė po ndodh nė demokraci, dhe se dallimi i vetėm ėshtė se dikur shqiptarėt rriheshin nė qelitė e burgjeve dhe qendrave tė persekutimit, ndėrsa sot, ata rrihen para syve tė fėmijėve tė tyre si dhe nė prezencė tė policisė dhe mediave, gjersa politikanėt e tyre shikojnė “sehir”.

Ky zjarr i nacionalizmit, tė cilit po i fryn Gruevski dhe vasalėt e tij nuk ėshtė gjithaq brengosės, pasi, s’do mend se para sė gjithash do tė djeg ata qė po i fryejnė atij, por ajo qė tė irriton mė tepėr ėshtė pikėrisht qėndrimi i politikanėve tanė shqipfolės tė cilėt “as ēahen e as digjen”, madje, siē thotė populli, nuk janė “as hajri i taurkit e as sherri i shkavit”.

Mirėpo, politikanėt shqiptarė duhet tė jenė tė vetėdijshėm se nama dhe dėnimi i popullit tė cilin e pėrfaqėsojnė djeg mė shumė se vet zjarri, andaj, kujdes!



Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore