Menyja kryesore
Analiza
Muhamed Jonuzi
Lajmėrimi famoz
Ditėve tė fundit studentėve, po edhe tė tjerėve nė Tetovė vėmendjen po ua tėrheqin lajmėrimet e shumta tė vėna nėpėr lokale tė ndryshme, shtylla tė rrymės elektrike, bilborde e tė ngjashme. Por jo vetėm kaq, lajmėrimet e tilla i gjen edhe nėpėr mure dhe hyrje-dalje tė Universitetit (USHT-sė).
Mirėfilli dihet se studentėt janė shtresė e pėrzgjedhur e shoqėrisė. Ata janė rinia me tė gjitha kuptimet qė pėrmbajnė fjalėt entuziazėm, iniciativė, gjallėri, vullnet, risi, voluntarizėm por njėkohėsisht edhe shpresė e sė ardhmes. Nga ana tjetėr, universiteti ėshtė njė shoqėri e hapur ku studentėt mėsojnė dhe praktikojnė disa parime, si: liria, mėnyra e marrjes sė vendimeve duke u konsultuar, demokracia, dialogu, respektimi i mendimit tė tė tjerėve, atdhetaria, pėrgjegjėsia, shpresa e sė ardhmes, marrja pėrsipėr e aspiratave tė popullit e kėshtu me radhė.
Ditėve tė fundit studentėve, po edhe tė tjerėve, vėmendjen po ua tėrheqin lajmėrimet e shumta tė vėna nėpėr lokale tė ndryshme, shtylla tė rrymės elektrike, bilborde e tė ngjashme. Por jo vetėm kaq, lajmėrimet e tilla i gjen edhe nėpėr mure dhe hyrje-dalje tė universitetit.
Nga kureshtja, pėr shkak tė pompozitetit qė i jepet kėtij lajmėrimi, afrohesh qė tė shohėsh nė ēfarė tė fton i njėjti, jo nga ajo se ka dizajnin shumė tė bukur, por nga ajo se e sheh edhe logon e Unionit tė Studenteve aty. Kur afrohesh ta lexosh, zhgėnjehesh i tėri, dhe me vete thuash: sa tė mjerė qė jemi! ( Kliko kėtu pėr ta shikuar pankartėn)
Unioni i studentėve ėshtė organ nė tė cilin duhet inkorporuar studentė tė cilėt janė tė aftė, kanė ide dhe vizion, tė cilėt do tė merren me 'hallet' e studentėve, por edhe duhet tė zgjidhen nga tė njėjtit, duke iu ofruar atyre platformė e program konkret. Nė vendin tonė nuk kemi zgjedhje por... Kur e pėrmendi kėtė nuk e kam fjalėn vetėm pėr garniturėn aktuale, mirėpo edhe atė paraprake, tė paktėn 'unione' nga tė cilat kemi 'shijuar fryte' edhe ne si gjeneratė. Fjala nxjerr fjalėn, mirėpo pėr kėto ndoshta ndonjė radhė tjetėr. Kėsaj here 'lajmėrimi famoz'.
Nė vend qė unionet tona tė merren e tė kujdesen pėr nevojat dhe kėrkesat e studentėve, tė organizojnė ndonjė tribunė shkencore, tryezė tė rrumbullakėt, e pse jo edhe ndonjė aktivitet sportiv, unionet tona tė vetmet organizime qė mund t'i bėjnė janė brucoshiadat dhe absolventiadat deri tash tė dėgjuara. Ndėrsa tash, aktivitetet e tyre zgjerohen edhe nė mbrėmje ku parashihet njė numėr mė i madh i pjesėmarrėsve. Kur e them kėtė kam parasysh dy arsye; evenimenti i tillė organizohet nė sallė sportive, hapėsirė shumė mė e madhe sepse do kenė mundėsi tė pranishmit tė ndjekin njė koncert me 'yjet e estradės', dhe ajo mė kryesorja se do tė zgjidhet edhe 'bukuroshja' e natės.
Ne harrojmė se duhet kushtuar mė tepėr rėndėsi zgjedhjes sė studentes mė tė mirė pėr nga suksesi, mirėpo na kujtohet tė zgjedhim pėr nga bukuria; jo rastėsisht jemi nė kėtė gjendje qė jemi!
?shtė koha qė tė vetėdijesohemi tė gjithė, se jo tė gjithė mund tė bėhen prijės tė njė kategorie shoqėrore. Kultura e njė udhėheqėsi nuk pėrfshin vetėm mėnyrėn e zgjedhjes sė karakterit tė njė organizimi, por edhe zgjedhjen e ndėrmarrjeve tė cilat janė ndihmės tė njė aktiviteti. Nga ana tjetėr duket ndoshta punė e vogėl se ku ngjitet njė lajmėrim i tillė, mirėpo edhe kjo flet shumė pėrpos pėr Unionin e studentėve, edhe pėr imazhin e universitetit.
Derisa je duke mbaruar njė fakultet, qėndrimi nė njė union tė studentėve ėshtė aq i 'dobishėm', saqė me tė mbaruar fakultetin, pėrpos qė do jesh 'i kėrkuar' nė profesionin tėnd, ekziston mundėsia qė tė ftohesh e tė organizosh 'gala mbrėmjet' edhe nėpėr shtėpi tė modės anekėnd!
Studenti ka njė kohė relativisht tė lirė qė duhet tė mbushet me gjėra tė dobishme, duke organizuar aktivitete nė fusha tė ndryshme, qė bėjnė tė mundur qė tė pėrfshijnė energjitė e rinisė, me qėllim tė mbrojtjes nga degjenerimi, droga dhe devijimet e tjera, e jo me organizime tė kėtilla banale dhe tė padobishme.
Ashtu siē u jep shoqėria bijve tė saj - student, ēdo gjė qė ka, po ashtu edhe studentėt duhet t'i japin shoqėrisė sė tyre pėrmbledhjen e ideve tė tyre, tė mendjes e tė dijes, nė mėnyrė qė tė ndihmojnė nė pėrparimin e shoqėrisė dhe ajo tė krenohet me ta.
Rinia nė ēdo popull ėshtė pararoja e aftė pėr tė bėrė ndryshime nė ēdo fushė tė jetės. Mirėpo tek ne funksionon ndryshe, ata tė cilėt kanė mundėsi tė kontribuojnė pėr tė mirėn e pėrgjithshme nuk involvohen, apo nuk iu jepet mundėsia, ndėrsa ata tė cilėt kyēen, nuk merren me organizime konstruktive, por me tė tilla sikurse ky aktivitet destruktiv.
Unioni i studentėve, apo i ashtuquajturi Parlament studentor, duhet qė tė jetė "therrė" nė kuptimin pozitiv, duke mos i lėnė tė qetė profesorėt, me ftesa pėr debate, takime me studentė, kėmbime pėrvojash dhe tė ngjashme.
Nuk duhet pretenduar se ata tė cilėt ishin mė parė ishin mė tė mirė, mirėpo vazhdimėsia e kėtyre tė rinjve duhet dėshmuar ndryshe!
Meqė kemi dy opsione pėr tė njėjtėn natė, zgjedhja na takon neve, tė shohim studentėt mė tė suksesshėm tė vitit tė organizuar nga njė organizatė joqeveritare apo tė shkojmė ta zgjedhim mė tė bukurėn, organizuar nga njė Union Studentor.
Mendoj se, studentėt tė cilėt promovojnė, plasojnė dhe miratojnė aktivitete tė tilla dhe propagandojnė edhe me logo tė Parlamentit studentor, sė bashku me sponsor siē ėshtė Birraria, ndėshkimin duhet marrė nga udhėheqėsia e kėtij institucioni, me qėllim qė studentėt tė cilėt do jenė prijės tė kėtyre organeve nė tė ardhmen tė jenė mė tė vėmendshėm.
Dhėntė Zoti qė nė revistėn e Universitetit, nė faqen e ashtuquajtur tė 'posterave' tė kemi studentėt e dekoruar si mė tė suksesshėm, e jo studenten mė tė bukur!
Autori ėshtė Psikolog i diplomuar, vazhdon studimet postdiplomike nė lėminė e Psikologjisė arsimore, USHT.