Menyja kryesore
Aktualitet
Komisioni Zviceran kundėr Racizmit kėrkon pranimin e muslimanėve
Muslimanėt po diskriminohen nė jetėn e pėrditshme. Komisioni Zviceran kundėr Racizmit (Die Eidgeno"ssische Kommission gegen Rassismus [EKR]) kėshillon se si mund tė ērrėnjosen trajtimet e pabarabarta dhe tė zhduken paragjykimet lidhur me pėrkatėsinė fetare.
Nė njė letėr tė prezantuar tė premten (01.09.2006) nė Bernė, Komisioni Zviceran kundėr Racizmit (ERK) u drejtohet autoriteteve shtetėrore, kantonale e komunale, partnerėve socialė, mėsuesve e profesorėve si dhe mediave. Qėllimi i kėsaj ėshtė nevoja pėr bashkėjetesėn me muslimanėt nė kuptim tė kampanjės aktuale rinore tė Kėshillit Evropian Tė gjithė ndryshe - tė gjithė njėsoj.
Numri i muslimanėve qė sot jetojnė nė Zvicėr qė nga viti 1970 ėshtė njėzetėfishuar nė 340000. Afro 12 % prej tyre janė shtetas tė Zvicrės. Vetėm 10 deri 15 % prej tyre e praktikojnė besimin e tyre. Pėr shumicėn dėrmuese feja nuk ėshtė e rrėnjosur nė jetėn e tyre tė pėrditshme, ndėrsa pėr tė rinjtė ajo paraqet njė traditė familjare.
Pėrkundėr kėsaj, para sė gjithash muslimanėt po definohen sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare, tha nėnkryetarja e ERK-sė Boėl Sambuc. Nė debatet publike ekziston tendenca qė muslimanėt nė mėnyrė kolektive ti fajėsojnė e ti konsiderojnė pėr dash kurbani pėr ngjarjet qė ndodhin nė botė dhe ti fusin ata nėn dyshimin e pėrgjithshėm terrorist. Prandaj, diskursi politik ndaj muslimanėve ėshtė i kushtėzuar nga stereotipet dhe paragjykimet.
ERK-ja ka konstatuar diskriminime direkte ose indirekte nė jetėn e pėrditshme, kur po refuzohen kėrkesat e ndėrtimit tė minareve edhe pse rregullimi i zonave e lejon kėtė, ose kur njė varrim i pėrshtatshėm nė varrezat publike u mundėsohet vetėm pjesėtarėve tė feve shumicė.
Si diskriminime po ashtu mund tė vlerėsohen edhe rastet kur pėrkatėsia fetare luan rol gjatė punėsimit ose pushimit nga puna; gjatė marrjes nė pyetje pėr dhėnien e shtetėsisė; nė jetėn shoqėrore; po madje edhe kur ato nuk kanė kurfarė kuptimi tė veēantė. Pėr shkak tė shamisė (mbulesės) femrat muslimane e humbin vendin e punės ose edhe se fitojnė dot qysh nė fillim.
ERK-ja u apelon autoriteteve qė ti pėrmbahen parimit tė lirisė fetare dhe ndalimit tė diskriminimit tė shprehur nė kushtetutė dhe nė marrėveshjet ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Diskriminimet duhen kundėrshtuar nė mėnyrė mė aktive. Lufta kundėr terrorizmit nuk guxon tė ēojė nė identifikimin e muslimanėve me terroristėt.
Burimi: sda, 01.09.2006
Nga gjermanishtja: mr. Rejhan Neziri
Nenmenyja