El-Hikmeh


Shko te pėrmbajtja e faqes

Menyja kryesore:


Kurbani

Fikhu > Problemet


KURBANI


mr. Rejhan Neziri




Ē'ėshtė kurbani?


Kurbani ėshtė njė kafshė e posaēme qė pritet me nijet ibadeti pėr t
'iu afruar rahmetit (mėshirės) sė All-llahut Fuqiplotė.

Prerja e njė kurbani tė kėtillė nė ditėt e Bajramit tė Kurbanit ėshtė vaxhib (obligim nėn farzin e mbi sunnetin) pėr personin i cili ėshtė musliman, i lirė (jo i robėruar ose jo i burgosur), nė vendlindje (e nuk ėshtė mysafir larg vendlindjes mbi 83 km dhe ku do tė qėndrojė mė pak se 15 ditė) dhe i pasur. I pasur quhet personi i cili pėrpos nevojave tė veta elementare dhe pėrpos borxheve ka pasuri sa e arrin shkallėn e nisabit (nisab = ėshtė kufiri prej ku muslimani fillon tė quhet pasanik dhe obligohet tė japė zeqatin dhe sadakatu'l-fitrin. Kjo shumė pėr vitin 2006 ishte 85 gr. ar ose 963 euro, qė do tė thotė se personi i cili mbi nevojat elementare tė tij ka kaq pasuri e mė tepėr, ai obligohet me zeqat e me kurban).

Nėse njė person gjatė 3 ditėve tė Kurban Bajramit kishte mundėsi materiale tė therte kurban por nuk theri dhe mė vonė u varfėrua, ky person vazhdon tė mbetet borxhli pėr kurbanin, prandaj nėse nuk pret kurban gjatė kėtyre 3 ditėve, mbasandaj ai duhet atė kurban ose kundėrvlerėn e tij t
’ua japė sadaka (lėmoshė) fukarave. Nėse njė person kishte mundėsi tė presė kurban po nuk preu po edhe nuk dha sadaka, atėherė ky duhet tė lėrė testament (vasijjet, me gojė) qė pas vdekjes sė tij tė paguhet njė kurban nga pasuria qė ka lėnė pas vetes. Trashėgimtarėt e kanė vaxhib ta plotėsojnė kėtė testament tė tė vdekurit nėse ai ka lėnė pasuri pas vete, e nėse jo atėherė trashėgimtarėt janė tė lirė tė zgjedhin pėr po ose jo. Ndėrkaq aspak nuk mund ta kuptoj sjelljen e disa muslimanėve tė cilėt vetė janė tė obliguar tė presin kurban dhe nuk e presin kėtė kurban pėr vete po pėr babėn ose nėnėn qė kanė vdekur. Kėta muslimanė duhet ta dinė se ata tė vdekurit nuk janė tė obliguar tė presin kurban, po tė gjallėt.


Lloji i kafshėve pėr kurban dhe tė metat e tyre


Pėr kurban mund tė priten vetėm dhentė, dhitė, lopėt, buallicat dhe devetė. Dhentė e dhitė duhet t
’i kenė mbushur nga njė vit, ose 7-8 muaj por qė janė tė ushqyera mirė sa tė mos dallohen nga nėnat e tyre. Lopėt e buallicat duhet t’i kenė mbushur nga 2 vjet tė plota, kurse devetė nga 5 vjet.

Pėr kurban nuk mund tė priten pulat, gjelat, patat etj., po as edhe kafshėt e egra tė cilave u hahet mishi. T
’i presėsh kėto me nijet kurbani ėshtė mekruhi tahrimen (gjė e papėlqyeshme afėr haramit).

Dhentė e dhitė secila prej tyre vlen vetėm pėr njė person. Kurse njė lopė, buallicė a njė deve vlejnė prej 1-7 persona. Mirėpo me kėtė rast ėshtė kusht qė tė gjithė kėta pjesėmarrės nė kurban tė jenė muslimanė, tė kenė hise nė tė dhe nijetin tė gjithė ta kenė pėr kurban. Ortakėt pastaj mishin e kurbanit e ndajnė duke e matur me kandarė e jo me sy (kutrum).

Pėr kurban duhet tė zgjidhet kafsha e shėndoshė dhe e ushqyeshme, e jo e dobėta dhe e sėmura.

Kurban mund tė pritet edhe kafsha qė ėshtė syēakėrr (qė shikon shtrembėr), e ēalė (qė shqepon pak sa mund tė ecė vetė deri te vendi ku do tė pritet), e zgjebosur, e ēmendur (e hutuar), e lindur pa brirė, me brirė pakėz tė thyer, me veshė tė shpuar apo tė ēarė pėr sė gjati, me veshė tė prerė pakėz nė maje tė tyre, me disa dhėmbė tė rėnė (shumicėn e dhėmbėve i ka), pa organin gjenital apo edhe e tredhur. Tė gjitha kėto janė tė lejueshme, mirėpo mė mirė ėshtė tė mos i ketė as edhe kėto tė meta.

Kurban nuk mund tė pritet kafsha e verbėr (qorre) nė njė ose tė dy sytė, me shumicėn e dhėmbėve tė rėnė, me veshė tė prerė ose mė tepėr se gjysma tė kėputur, me njėrin ose tė dy brirėt e thyer deri nė rrėnjė, me bisht tė prerė ose tė kėputur mė tepėr se gjysmėn, me sisa tė prera ose tė kėputura nė maje tė tyre, e lindur pa veshė ose pa bisht, shumė e dobėt sa s
’i ka mbetur palcė nė asht (koc) ose e ēalė (topalle) shumė sa s’mund tė ecė deri te vendi ku do tė pritet.

Nėse njė person qė ėshtė i obliguar tė presė kurban e blen njė kafshė tė shėndoshė, mirėpo para se ta presė gjymtohet (bėhet sakat) me njėrėn prej atyre tė ndaluarave qė i pėrmendėm mė lart, ky person duhet tė presė tjetėr kurban tė shėndoshė e jo kėtė qė u bė sakat. Mirėpo, nėse njė fukara qė s
’e kishte borxh tė presė kurban po qė e bleu dhe pastaj u bė sakat, ky nuk duhet tė presė tjetėr kurban, ky mund ta presė ashtu siē ėshtė. Po kėshtu, nėse vdes (cofė) kurbani i zengjinit pa u prerė, ai duhet tė blejė tjetėr kurban, kurse i varfėri nuk duhet tė blejė kurban tjetėr.

Nėse njė kafshė qė ėshtė blerė pėr kurban pjell (lind) para se tė pritet, bashkė me tė pritet edhe e vogla, sepse ajo ėshtė e lidhur me nėnėn dhe hahet mishi i tė dyjave. Nėse tė voglėn nuk e pret por e shet, ato para duhet dhėnė sadaka.


Koha e prerjes sė kurbanit


Koha e prerjes sė kurbanit ėshtė dita e parė, e dytė dhe e tretė e Bajramit tė Kurbanit. Koha e prerjes sė kurbanit fillon me faljen e namazit tė Bajramit dhe deri nė perėndimin e diellit nė ditėn e tretė tė Bajramit. E"shtė mekruh qė kurbani tė pritet gjatė netėve tė Bajramit. Nuk quhet kurban nėse ėshtė prerė ditėn e arifes, pėrveē nėse ėshtė menduar se atė ditė ka qenė ditė Bajrami e del se ka qenė ditė arifeje, atėherė mundet.

Nėse njė person ka blerė kurban por nuk e preu gjatė kėtyre 3 ditėve tė Bajramit, ai atė kafshė duhet ta japė sadaka. Nėse pas kėtyre ditėve nuk e ka kafshėn qė e bleu pėr kurban, pėrsėri vlerėn e asaj kafshe duhet ta japė sadaka dhe nuk e lė pėr ta prerė njė tjetėr vitin e ardhshėm. Vitin e ardhshėm do tė presė tjetėr nėse obligohet tė presė.

Me kurban obligohet pra personi i cili gjatė kėtyre 3 ditėve tė Bajramit i plotėson kushtet e parapara qė i pėrmendėm nė fillim.

Kurbanin e kthejmė kah kibla dhe pasi themi
„Bismil-lahi All-llahu Ekber“ e therim duke ia prerė zorrėn e ushqimit, tė frymėmarrjes dhe dy venat kryesore qė kalojnė pėrmes qafės. E"shtė mirė me kėtė rast tė lexohet ky ajet kur’anor: „Inne salati ve nusuki ve mahjaje ve mematii lil-lahi rabbil-alemine la sherike leh“ – „Vėrtet namazi im, ibadetet e mia (kurbani im), jeta ime dhe vdekja ime janė pėr All-llahun, Zotin e botėve , i Cili nuk ka shok” (el-En’am:162).

Kurbanin duhet ta presė vetė personi qė e ka obligim prerjen e tij, por nėse ai nuk ka mundėsi vetė ta presė, mund ta autorizojė dikė tjetėr nė vend tė tij dhe qė tė dy duhet tė bėjnė
“Bismil-lah” me rastin e prerjes sė tij.

Mishi i kurbanit ėshtė mė mirė tė ndahet nė tri pjesė: njė e treta ndalet pėr familjen, njė e treta u shpėrndahet fqinjėve tė pasur e tė papasur, myslimanė a jomyslimanė, dhe njė e treta u ndahet nevojtarėve tė tjerė. Nėse personi vetė ka mė tepėr nevojė pėr gjithė mishin, ai mund ta ndalė edhe tė tėrin pėr vete.

Lėkura e kurbanit nuk guxon tė shitet, ajo jepet sadaka ose pėrdoret pėr nevoja shtėpiake.



Pėrshtatur nga libri: "Büyük Islam Ilmihali" i autorit Ömer Nasuhi Bilmen



kthehu lart


Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Tasavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Analiza | Intervista | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Links | Forumi | L. i vizitorėve | Harta e faqes


nėnmenyja:


Aktualizuar mė 03 Jul 2008 | info@el-hikmeh.net

Kthehu te pėrmbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore