Menyja kryesore
Analiza
Mehas Alija
www.breziiri.com
Kurani dhe ne sa i ngjajmė atij
Ēdo njėri ėshtė i krijuar me nevoja biologjike e shpirtėrore. Njeriu ka nevojė tė besojė, tė dashurojė, tė kuptojė, tė pushojė, tė argėtohet, tė konsumojė ushqime dhe pije tė shijshme, tė jetojė jetė tė qetė dhe tė lumtur, etj. Por, shumica e ambicieve dhe ėndjeve qė janė tė njėanshme, tė cilat asnjėherė nuk kanė qenė, as qė ndonjėherė do tė jenė, tė legjitimuara dhe tė pranuara si mekanizma qė njeriut do tė mund ti ofrojnė ndonjė model dhe metodė me anė tė tė cilave ai do ta gjente prehjen, qetėsinė dhe lumturinė shpirtėrore nė tė dyja botėt, janė tė pėrkohshme dhe fiktive.
Megjithatė, ekziston njė dashuri e cila, me siguri, do tė jetė e kompensuar shumėfish, e shpėrblyer me mėnyrėn mė tė zgjedhur dhe mė shembullore, e ajo ėshtė dashuria e vėrtetė, markante, e pakontestueshme ndaj Allahut tė Madhėrishėm, ndaj tė Dėrguarit tė Tij, ndaj Librit tė Tij, ndaj njeriut dhe ndaj krijesave tė tjera. Kėto dashuri sensibilizojnė dualizmin e njeriut, nėpėrmjet tė tė cilave njeriu duhet ta orientoj veten drejtė sendėrtimit tė sė ardhmes dhe jetės sė tij.
Veprimi, i cili nuk mbėshtetet nė kėtė vijė tė shėndosh hyjnore dhe nuk pasohet nga ndjesia e dashurisė dhe mirėkuptimit, vetvetiu ėshtė i ngurtė dhe si rrjedhojė ėshtė i pafrytshėm dhe i dėmshėm. Shoqėria muslimane posedon dhuntinė dhe shpėrblesėn mė tė madhe, e ka Kuranin, me anė tė tė cilit siguron dhe garanton mirėqenien globale, ndėrton konstitucionet e vetėrealizmit tė vet, ndėrton rendin shoqėror e botėror mbi baza tė legjislaturės mė tė shėndosh dhe ėshtė e vetmja shoqėri e zgjedhur pėr ta realizuar misionin e Zotit nė tokė, miqėsisht, denjėsisht dhe drejtėsisht, pa shtrembėrime e keqinterpretime, ashtu edhe si konceptohet nė Kuranin famėmadh.
Allahu i Lartėsuar thotė:
...Ne ty tė shpallėm librin sqarim pėr ēdo send, udhėzim e mėshirė dhe myzhde pėr muslimanėt. [1]
...Ai ėshtė njė libėr ngadhėnjyes (i pashoq). Atij nuk mund ti mvishet e pavėrteta nga asnjė anė, ėshtė i Zbritur prej tė Urtit, tė Lavdishmit. [2]
Nė bazė tė kėsaj jo qė mund tė dyshohet se Kurani ėshtė njė libėr nė tė cilin mund tė gjenden elemente tė afatizuara, mėsime qė si pėrkasin tė sotmes, kontradikta dhe tė meta, porse konfirmohet fakti se ai ėshtė i vetmi libėr qė meriton tė jetė udhėheqės i proceseve njerėzore, burim i mendimit islam, udhėzues elokuent i papėrsėritshėm dhe i vetmi sistem i cili siguron mundėsinė pėr njė organizim tė mirėfilltė tė njerėzimit nė tokė, mbase edhe shpėtim dhe ndėrmjetėsim nė botėn tjetėr. I dashuri ynė, shkėlqesia e universit, Muhammedi, s.a.v.s., nė kėtė kontekst thotė: Mbahuni fort pas Kuranit dhe njiheni atė pėr udhėheqės dhe komandant, sepse ai ėshtė fjala e bekuar e Allahut, xh.sh., edukuesit tė botėve! Erdhi prej Tij dhe te Ai do tė kthehet![3]
Kjo thėnie e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., na tregon edhe njė qėllim tjetėr madhėshtor qė bart ky Kuran me vete. Ai, sipas kėsaj thėnie, llogaritet udhėheqės dhe komandant, i cili erdhi qė ti orientoj dhe organizoj njerėzit nė frymėn qė ėshtė sa hyjnore, aq edhe njerėzore, dhe mė pas tė kthehet, pėrsėri, tek Zoti i tė gjitha botėve. Andaj, nuk ėshtė edhe ēudi qė Xhemalud-din el-Afgani tė jetė inspiruar nga kjo thėnie e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., kur ka thėnė: Me kėtė qėndrim timin nuk kėrkoj qė, ai i cili (muslimanėve) u sjell urdhra nė tė gjitha ēėshtjet, tė jetė njė person, sepse kjo mund tė ishte vėshtirė pėr tu arritur, por ajo qė shpresoj ėshtė qė Kurani tė jetė udhėheqės pėr tė gjithė muslimanėt, ndėrsa feja modeli i bashkimit tė tyre.[4] Duke i pasur parasysh mundėsitė dhe pėrballjet qė atėherė i pėrjetonte bota islame, por edhe sot, ky dijetar mė sė shumti e artikuloi idenė dhe theksoi nevojėn e organizmit dhe udhėheqjes sė muslimanėve nė bazė tė mėsimeve tė Kuranit famėmadh. Po kėshtu shprehet edhe Muzaffer Halim, i cili thotė: Kurani ėshtė njė udhėheqės pėr tė gjitha qeniet e gjalla nė planetin tokė dhe ėshtė njė tekst libri pėr mėsimin e njė gjuhe tė re gjuhės shpirtėrore.[5]
Kurani nuk mund tė jetė udhėheqės fizik i natyrės sė krijesės dhe nuk mund tė paramendohet si i tillė. Me kėtė qė themi nuk pretendojmė tė krijojmė njė imazh tė ri tė Kuranit, porse vetėm tė ritheksojmė rėndėsinė dhe rolin e tij qė ka nė shoqėrinė muslimane si komandant, drejtues dhe mėsues shpirtėror i njeriut pėr ta orientuar dhe nxitur tė bėj vepra tė mira dhe ta mėsoj se si tė vesh petkun dhe rolin tė cilin ia ka caktuar Zoti nė tokė.
Pėr ta besuar dhe kuptuar kėtė rol madhėshtor qė ka Libri i Allahut, Kurani fisnik nė jetėn tonė, do tė duhet qė ai nė mesin tonė tė konsiderohet i pacenueshėm, i paprekshėm, i perfektshėm, ideal, i studiuar dhe i praktikuar me ndjenjėn e dashurisė sė sinqertė.
Ēėshtė dashuria e sinqertė
Dashuria e sinqertė nuk ėshtė diēka e re, as formulim qė nuk pėrkon me tė vėrtetėn, por njė koncept i mbėshtetur fortė nė mėsimin hyjnor dhe arsyen e shėndosh. Ky koncept ndihmon shumė nė afirmimin e njeriut dhe shoqėrisė me tė gjithė qė i rrethojnė. Nuk mund tė paramendosh njė dashurues tė madh tė Librit tė Allahut, ndėrsa nga ana tjetėr tė jetė injorant nė aspekt tė praktikimit tė mėsimeve dhe urdhėresave tė tij, e as mė hiq nuk mund tė tė shkoj mendja tė mendosh mbi njeriun qė e donė Kuranin, ndėrsa raporti ndaj dashurisė sė Allahut, tė Dėrguarit tė Tij, njeriut dhe krijesave tė tjera tė jetė i shpėrfillshėm, indiferent, i zbehtė dhe i pasinqertė.
Tė besuarit dhe tė kuptuarit e Kuranit nė bazė tė kėtij koncepti, duke u mbėshtetur fillimisht nė boshtin dhe forcėn e tė gjitha dashurive tė tjera, pra nė dashurinė ndaj Krijuesit tonė, pasi qė teuhidi, respektivisht Allahu, xh.sh., konsiderohet si burimi i vetėm i ekzistencės dhe Islamit, mundėson qė ai tė jetė mė lehtėsisht i kuptuar dhe i zbatuar. Gjallėria dhe funksionaliteti, qė arrihet nėpėrmjet forcės qė prezanton mėsimi kuranor, nuk mund tė kuptohen dhe tė manifestohen, nėse raporti ynė me Kuranin nuk ėshtė si rezultat i kėsaj dashurie. Kjo dashuri e sinqertė arrihet kur e njohim mirė atė. Pėrndryshe zhgėnjehemi rėndė nėse themi qė e duam Kuranin pa e lexuar, kuptuar dhe studiuar mirė, e mė pak mund tė pretendojmė se i ngjajmė atij.
Kurani, burimi i paqes dhe dashurisė
Nė ditėt e para kur shpallej Kurani, shoqėria, nė mesin e sė cilės ai zbriste, jetėn dhe sistemin e organizimit shoqėror e konstituonte nė bazė tė injorancės, konflikteve, luftėrave dhe urrejtjeve tė pandėrprera. Fillimisht Kurani thirrej nė njė besim tė vetėm, gjegjėsisht nė njohjen dhe adhurimin e njė Zoti. Allahu, me Fjalėn e tij, i promovuar nga Kurani si Zoti i vetėm, qė nuk ka shok e as rival, i pa lindur nga askush dhe qė nuk ka lindur askėnd, Krijuesi i qiejve dhe i tokės, Furnizuesi i ēdo gjėje, u bė simboli dhe burimi i paqes, dashurisė dhe harmonisė. Vėrtetėsia dhe elokuenca e Kuranit sensibilizonte qenien njerėzore, ēlironte shpirtrat e fundosur nė injorancė, i theu tė gjitha besėtytnitė dhe i lėshoi filizat e para tė ndėrtimit tė njė shoqėrie religjioze, e orientuar dhe thelluar nė paqe, dashuri dhe harmoni ndėrnjerėzore. Janė tė pavėrteta opinionet islamofobe tė dala edhe kohėve tė fundit, nga personalitete dhe institucione tė ndryshme, gjoja se Kurani nxit luftėn, urrejtjen dhe disharmoninė ndėrfetare, ndėrkulturore dhe pėrgjithėsisht ndėrnjerėzore.
Natyra e Kuranit ėshtė paqėsore dhe mėshiruese. Kurani zbriti pėr ta sjellė rendin e ri nė faqe tė tokės, pėr ta sjellė paqen dhe pėr tia kthyer njeriut dinjitetin dhe karakterin e pastėr, respektivisht kthimin e tij kah Zoti i vėrtetė. Kurani u bė referencė e kohės pėr unitet, paqe dhe zhvillim. Kur ėshtė kėshtu, atėherė si ėshtė e mundur qė ne tė dallojmė kaq shumė nga ky libėr i yni? Nga kėto mėsime tė pastra dhe pėrherė tė dobishme. Nėse e analizojmė realitetin tonė shoqėror, sė pari si muslimanė, e mė pas si njerėzim, jemi shumė larg konceptit tė paqes dhe dashurisė globale qė ofron Kurani. Paqja dhe dashuria kuranore ėshtė origjinale, e zhveshur nga maska, urrejtja dhe qėllimet e errėta. Eshtė ideale, e pazėvendėsueshme, qė i pėrfshin tė gjitha sferat e jetės!
Sikur tė ishim njė fjalė e Kuranit qė ec mbi tokė
Ska dyshim se largimi ynė nga Kurani ka shkaktuar mosrespektimin dhe moskuptimin e tij dhe tė normave qė burojnė nga ai dhe kėshtu kemi filluar tė bėjmė njė jetė jashtė udhėzimeve madhėshtore dhe tė pashembullta tė tij. Sa prej nesh sot zgjohemi nė mėngjes dhe kapemi pėr Kuranin; sa jemi nga ata qė pėr njėmend zgjidhjet dhe shėrimet i kėrkojmė po aty; frymėzimet dhe mendimet tona sa janė qė burojnė prej tij; ku ėshtė jeta jonė e ndėrtuar nė parimet dhe kodekset e tij fisnike; ku shfaqet morali ynė islam i nxjerr po nga ky Kuran? Cili ėshtė raporti ynė me Kuranin? Sa ne e ndjekim sunnetin e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., nė shndėrrimin e qenies sonė nė njė Kuran tė gjallė qė ec?! Nė transmetimin qė vjen nga Hisham bin Hakem thuhet se kur e kanė pyetur Aishen, r.a., se cili ishte morali i tė Dėrguarit, s.a.v.s., ka thėnė: Morali i tij ishte Kurani. [6] Po, ai ishte Kurani i gjallė! Po ne sa jemi tė gjallė me Kuranin; sa ne jemi Kurani qė ec?! Po nėse nuk jemi tė tillė, a jemi njė sure, njė ajet apo fjalė e tij qė ec mbi sipėrfaqen e tokės?! Sa dashuri e madhe dhe e sinqertė kultivohet nė tė, por ne pak jemi tė prekur nga ajo dashuri. Pak na rrėqethet lėkura, pak na rrah zemra e pak na shpėrthen loti pėr tė. Dashuria pėr Zotin, dashuria pėr familjen, pėr atdheun, pėr njerėzimin, pėr natyrėn, kafshėt, gjallesat, etj., mbetet nė qendėr tė pėrkushtimit tė tij. Sa ne jemi tė pėrkushtuar ndaj kėtyre?
Sot mund tė hasėsh nė njerėz qė e lexojnė Kuranin, por prej tij pak kuptojnė. Mund tė gjesh njerėz qė shumė flasin pėr tė, por pak punojnė sipas tij. Eshtė njė kohė e vėshtirė, e alarmuar nga Muhammedit, a.s.
Nė njė rast Muhammedi, a.s., i pat thėnė Ibn Mesudit, r.a., kėshtu:
Ti jeton nė njė kohė nė tė cilėn ka shumė prej njerėzve qė i kuptojnė dispozitat e Kuranit, ndėrsa tė paktė janė ata qė e lexojnė atė. Shumė njerėz jetojnė sipas Kuranit dhe i ruajnė dispozitat e tij, ndėrsa tė paktė janė atė qė kujdesen pėr shkronjat e tij. Tė paktė janė fukarenjtė, ndėrsa tė shumtė janė atė qė japin lėmoshė. Njerėzit nė namaz rrinė gjatė, ndėrsa flasin pak. Mė shumė punojnė sesa flasin. E do tė vij njė kohė, kur do tė ketė mė pak nga ata qė e kuptojnė Kuranin, e mė shumė nga ata qė e lexojnė atė. Atėherė dispozitat e Kuranit do tė shuhen (sė zbatuari), e mė shumė do tė kujdesen pėr shkronjat e tij. Tė shumtė do tė jenė fukarenjtė, e tė paktė ata qė japin. Koha do tė harxhohet mė shumė nė fjalime, kurse pak nė lutje. Pak do tė punohet, kurse mė shumė do ti kėnaqin epshet e tyre.[7]
Nė njė hadith tjetėr ku Muhammedi, a.s., e pėrshkruan gjendjen tonė, thotė:
Do tė vjetrohet Kurani nė zemrat e disa njerėzve ashtu siē vjetrohet rroba dhe do tė shpėrbėhet. Do ta lexojnė atė dhe nuk do tė ndjejnė kėnaqėsi.[8]
Tė parėt tanė Kuranin dhe mėsimet e tij i ndjenin thellė nė zemra dhe me pėrkushtim tė plotė i zbatonin ato. Tregohet nga shokėt e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., se kur i shpallej ndonjė ajet qė fillonte me fjalėt: O ju qė keni besuar... ata heshtnin dhe dėgjonin me vėmendje se ēdo tė pranojnė: ndonjė urdhėresė apo ndalesė[9], e madje ta jetėsojnė menjėherė nė praktikė. Dallimi midis ne dhe gjeneratave tė para qėndron nė atė se ato jetonin pėr ta zbatuar Kuranin, kurse ne e lexojmė atė pėr tė jetuar. Ata jepnin dhe sakrifikonin pėr ti vėnė nė funksion ligjet e tij, kurse ne shfaqim indiferentizėm ndaj mėsimit tė tij. Ata nga Kurani nxorėn idetė dhe shkencat e reja, kurse ne nga shkenca dhe idetė mėsojmė pėr Kuranin.
Kthimi tek Kurani ėshtė shpėtimi i vetėm
Realiteti ynė do tė ndryshonte po ti ndryshonim raportet dhe qasjet tona ndaj Kuranit. Ky libėr, siē thotė dijetari J. Kardavi, ėshtė libėr i njeriut,[10] dhe si i tillė njeriu aty e gjen veten. Trajtimi i Kuranit, ose raporti ynė me tė, nuk duhet tė jetė i kufizuar vetėm nė fushėn e kodeksit tė tij moralo-etik, porse duhet tė jetė i gjithėpėrfshirshėm, i gjithanshėm dhe koherent, si p.sh., nė aspekt tė organizimit politik, ekonomik, social, kulturor, etj.
Kthimi tek Kurani duhet tė nėnkuptoj, sė pari, kthimin kah Allahu i Lartėmadhėrishėm, kthim nė njohjen e Tij, kthim i cili do tė ndryshoj bindjet e gabuara ndaj Zotit dhe Atributeve tė Tij. Pas kėsaj, duhet tė ndodh solidarizimi i plotė me normat dhe mėsimet kuranore, nė mėnyrė qė ta shpėtojmė vetveten, familjen dhe shoqėrinė mbarė. Nėse kjo nuk ndodh, atėherė ndodh e kundėrta shkatėrrimi!
Allahu i Lartėsuar thotė:
E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė Ditėn e Kijametit do ta ringjall tė verbėr. [11], dhe
... E, nėse ju ia ktheni shpinėn dhe i largoheni Atij, Ai do tju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, i cili nuk do ta ndjekė shembullin tuaj. [12]
Ky kthim nuk duhet tė jetė formal, i pashpirt, i pavullnetshėm, porse duhet tė jetė i vetėdijshėm, me plotė gjallėri, pa mėdyshje, pėr tė shfaqur bindjen se ky libėr ėshtė ligj, kushtetutė, sistem jete, det i thellė pėr spirtualitet, rrugė pėr tė fituar fuqinė, epitetin e ngadhėnjimtarit, burim i ideve dhe vizioneve mė tė bukura. Gjithashtu, kthimi tek Kurani nuk nėnkupton mbylljen dhe kufizimin vetėm nė tė, porse si burim nga i cili mėsojmė edhe ti velim dhe ti vlerėsojmė vlerat dhe tė arriturat e tė tjerėve.
Pra, fati dhe perspektiva jonė do tė varet nga ajo sesi do tė jetė pėrkushtimi ynė ndaj Librit tė Allahut, Kuranit tė madhėrishėm.
Shėnimet:
___________________
[1] En-Nahl, 89
[2] Fussilet, 41-42
[3] Jakub Memiq, Hadithe tė zgjedhura tė Pejgamberit, a.s., Tetovė, 2004.
[4] Cituar sipas: Enes, Karić, Tumačenje kurana i ideologije XX stoljeća, Bemusut, Sarajevė, 2002., fq 7.
[5] Cituar sipas: Murad Hofmann, Kurani, Tiranė, 2007., fq 116.
[6] Buhari, Muslimi
[7] Imam Maliku
[8] Cituar sipas: Amėr Halid, Pėrmirėsimi i zemrave, Furkan ISM Shkup, 2007., fq. 358.
[9] Ibid.
[10] Dr. Jusuf el-Kardavi, Veēoritė e pėrgjithshme tė islamit, Furkan ISM Shkup, 2001., fq., 71.
[11] Ta-Ha, 124.
[12] Muhammed, 38.