EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Kujt po i pengon shamia

Analiza


Sali Shasivari

Kujt po i pengon shamia?



(Shkas: Tentimi pėr largimin e nxėnėses sė mbuluar nga Shkolla e Mesme Ekonomike "8 Shtatori" nė Tetovė)



Nuk ėshtė hera e parė qė njė pseudo-arsimtar apo pseudo-drejtor nė shoqėrinė shqiptare tė trevave tona nė tranzicion merr guximin qė tė provokojė, diskriminojė, nėnēmojė, kanos apo pėrjashtojė ndonjė nxėnėse nga kolektivi qė e pėrfaqėson, duke u thirrur herė nė ndonjė tė ashtuquajtur "rregullore interne" tė shkollės qė e pėrfaqėson, herė nė emėr tė "patriotizmit" dhe "ideve pėrparimtare", e herė nė emėr tė "emancipimit" dhe nevojės sė "evropeizimit" tė shoqėrisė sonė shqiptare!

Fjala "rregullore interne" tė pėrkujton "rregulloret interne" famėkeqe nėpėr institucionet e ndryshme gjatė kohės sė ish-sistemit i cili na thithi gjakun pėrgjatė gjysmė shekulli, rregullore kėto tė cilat vlenin vetėm pėr palėn shqiptare, dhe tė cilat, pėr fat tė keq, realizoheshin nga vetė shqiptarėt. Bile-bile, disa shqipfolės bėnin gara nė mes veti se cili do t'i pėrmbahet mė nė pėrpikshmėri "rregullores" nė fjalė, duke shpresuar nė ndonjė metelik mė tepėr, ndonjė privilegj mė tė mirė, apo sė paku "nderin" e tė qenurit komunist shembullor!

Kėshtu, dje, ishin mėsuesit dhe drejtorėt komunistė shqiptarė ata tė cilėt detyronin nxėnėsit qė agjėrojnė ta prishin agjėrimin, apo dėnonin nxėnėsin/en pėr ndjekjen e mektebit, duke u shkaktuar telashe edhe prindėrve tė tij/saj...! Madje, ishin disa shqipfolės ata tė cilėt nxitėn dhe realizuan vendimet e Partisė Komuniste tė asaj kohe pėr heqjen e 'havales', prishjen e mureve dhe shkurtimin e dyerve tė shqiptarėve...

Ndėrsa sot, janė disa arsimtarė apo drejtorė "demokratė" shqiptarė tė cilėt marrin guximin tė pėrjashtojnė nga ora e mėsimit, po bile edhe nga shkolla, ndonjė nxėnėse tė sjellshme dhe tė suksesshme pėr shkak se ėshtė e veshur konform bindjes sė saj fetare...

'Sa shumė i ngjanė e sotmja tė djeshmes', thotė populli.

Nė qoftė se "rregullorja interne" e SH.M. Ekonomike nė fjalė me tė vėrtetė ngėrthen nė vete ndalimin e vijimit tė mėsimit nga nxėnėset e mbuluara, shtrohet pyetja: kush janė ata tė cilėt e kanė formuluar njė rregullore tė kėtillė kaq "famoze", e cila pėrreth faktit qė nuk ėshtė 'shkrim i shenjtė', ajo ėshtė tejet skandaloze, pasi bie nė kundėrshtim me ēdo normė, qoftė ajo njerėzore, kombėtare, fetare, e nė veēanti me frymėn kushtetuese tė Maqedonisė (sidomos Neni 19 i Kushtetutės sė RM-sė, ku garantohet liria e besimit fetar si dhe shprehja e lirė dhe publike e fesė) si dhe me liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut tė garantuara me ligj ndėrkombėtar (siē ėshtė Neni 18 i Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut qė ka tė bėjė me 'tė drejtėn e manifestimit tė bindjes fetare nė praktikė'; si dhe Neni 26 i tė njėjtės Deklaratė qė ka tė bėjė me 'tė drejtėn e ēdokujt pėr arsimim')?!

Madje, a thua vallė shkollat tona, me theks tė veēantė ato tė mesme, i kanė punėt aq nė dyzen sa qė e vetmja ēėshtje e cila u ka mbet pa zgjidhur ėshtė qėrimi i hesapeve me ndonjė nxėnėse e cila ėshtė e mbuluar si rezultat i bindjes dhe dėshirės personale! Pse vallė, drejtorėve dhe arsimtarėve tė kėtij kalibri nuk u pengon veshja "allafranga" e disa nxėnėseve qė shkojnė nė shkollė 'si nuse'?! Pse vallė kėta pseudointelektualė "modernistė" nuk po merren me trajtimin e shumė anomalive destruktive tė cilat janė prezente nė shkollat tona tė mesme, duke filluar nga rėnia drastike e nivelit tė mėsimit, dhuna nė mes nxėnėsve, amoraliteti i skajshėm, pornografia celulare, flirtet dhe 'dashuriēkat' nė raportet mėsimdhėnės/e - nxėnės/e dhe duke mbaruar me probleme tė natyrės shkatėrruese, siē ėshtė konsumimi i madh i duhanit si dhe alkoolit nga ana e nxėnėsve nė moshė tė mitur e deri te konsumimi i narkotikėve dhe psikosedativėve tė ndryshėm?!

Njė nga motivet tjera tė veprimeve tė kėtilla non sens, me tė cilin disa edhe mburren dhe rrahin gjoks, ėshtė pikėrisht motivi i shfajėsimit dhe gjetjes sė 'fajtorit kujdestar', motiv ky i cili manifestohet nė emėr tė "patriotizmit" dhe "ideve pėrparimtare", duke u thirrur nė ato parullat e stėrvjetėruara tė "ideologėve" tanė tė devalvuar, tė cilėt deri dje e mbanin tė hipnotizuar popullatėn shqiptare duke pretenduar se 'feja na ka lėnė mbrapa'; 'mjaft mė me shami e ferexhe'; 'femra shqiptare duhet emancipuar', 'duhet tė shkojmė pėrpara dhe tė hyjmė nė Evropė', etj., e qė koha, realiteti dhe faktet vėrtetuan se shqiptarit nuk ia ka fajin askush, por ėshtė ai vet i cili ia bėri dhe vazhdon t'ia bėjė 'sherrin' vetvetes...

Zėrat e kėtillė arritėn qė nė masė tė madhe ta zhveshin femrėn shqiptare, por bashkė me tė u zhvesh edhe maska e demagogėve tanė tė degjeneruar, politikanėve tanė tė korruptuar si dhe intelektualėve tanė tė harxhuar.

Kėshtu, kur erdhi koha qė tė mbrohen interesat e vėrteta tė kėtij kombi, duke pėrfshirė themelimin e institucioneve tė arsimit tė lartė (siē ishte rasti me UT-nė e dikurshme, USHT-nė e sotme), ishin bijtė dhe bijat e kėtij populli (shumė prej tyre vajza dhe gra tė mbuluara, e pjesa mė e madhe e tyre bij dhe bija tė grave tė mbuluara, tė cilat pėr disa nga pseudointelektualėt tanė konsiderohen "tė prapambetura", duke harruar faktin se nė mesin e atyre tė "prapambeturave" ėshtė nėna, gjyshja apo ndonjė anėtar i familjes sė tyre) ata tė cilėt dolėn nė mbrojtje tė kėtyre institucioneve, duke dhėnė kontributin e tyre moral dhe material, bile duke derdhur edhe gjak, nė kohėn kur pseudo-intelektualėt e llojit tė lartpėrmendur ishin 'ikajl' qė tė vėndonin shami e ferexhe pėr tė pretenduar gjoja se janė gra, nė kohėn kur kėrkoheshin burra!

Ēifti i kėtillė i njerėzve, nė momentet kur u harxhohen 'bateritė' patriotike pėrkitazi me shumė ēėshtje dhe se nuk gjejnė dot guxim apo mbulesė morale pėr t'i plasuar idetė e tyre tė kalbura nė tregun e popullatės shqiptare e cila shkon duke u vetėdijesuar, nė kėto momente ata tentojnė tė kapen pėr flamurin e kaltėr evropian, me shpresė se do t'u sigurojė mbulesė pėr turpin dhe bėmat e tyre, duke pretenduar se ēdo gjė qė thonė dhe bėjnė, e bėjnė nė funksion tė "evropeizimit" tė shoqėrisė shqiptare, duke pretenduar se "Evropa e civilizuar ėshtė gati tė na pranojė nė gjirin e saj, por pengesa e vetme ėshtė pėrkatėsia fetare e kėsaj popullate si dhe mėnyra e veshjes sė nėnave dhe motrave tona"! Mirėpo, komunistėt e dikurshėm, qė sot hiqen si demokratė, harrojnė faktin se, nė Evropėn e sotme, njerėzit nuk shikohen me dioptrinė e skolastikės krishtere tė mesjetės, por ajo qė 'ha bukė dhe pi ujė' nė tregun evropian janė vlerat e mirėfillta demokratike, funksionimi i shtetit tė sė drejtės si dhe respektimi i tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut. Madje, Evropa qė moti i ka tejkaluar kėto ēėshtje parimore, dhe se nė shtetet evropiane, vajza apo gruaja jo vetėm qė ka tė drejtė tė shkojė nė shkollė apo nė punė me mbulesė, tė del nė fotografi (pėr dokumentet e identifikimit) me mbulesė, por tashmė nė rrugėt e disa shteteve evropiane do tė hasėsh edhe nė police femra me mbulesė (siē ėshtė rasti me Anglinė), gjė qė tė jep tė kuptosh se nuk ėshtė me rėndėsi se si je i/e veshur dhe kush/ēfarė je, por me rėndėsi ėshtė funksionimi i ligjit dhe parimeve tė sė drejtės.

Por, pseudo-intelektualėve tanė mediokėr, tė cilėt shumė pak dinė se kah shkon bota, e tė cilėt 'nuk shohin pėrtej hundės sė tyre dhe 'po bėjnė ishsh aty ku nuk ka pula', siē thotė populli, duket se u ėshtė ndal ora diku nė shekullin 20'tė, kur shqiptarėt ishin sharraxhinj, ndėrsa pseudo-intelektualėt ishin tė respektuarit e popullit, raport ky i llojit 'Nė mbretėrinė e tė verbėrve respektohet edhe ai me njė sy', siē do tė thoshte Esad Mekuli, dhe harrojnė faktin se tashmė kjo popullatė e pėrvuajtur ka filluar tė vetėdijesohet dhe tė mėsoje prej gabimeve dhe se nuk ulet mė nė vendin ku e ka kafshuar gjarpri disa herė me rradhė.

Argument mė i mirė pėr vetėdijesimin e kėsaj popullate janė reagimet e shpejta dhe konstruktive tė tė gjitha shtresave dhe institucioneve relevante si dhe ngritja e zėrit tė arsyes ndaj njė skandali tė kėtillė.

Dhėntė Zoti qė reagimet e kėtilla konstruktive tė jenė ēdo herė prezente ndaj ēdo padrejtėsie dhe kurthi qė orvatet ta pėrdhosė identitetin fetar dhe atė kombėtar tė kėtij populli, nga kushdo qoftė dhe kudo qoftė, e me theks tė veēantė ndaj atyre tė cilėt e flasin tė njėjtėn gjuhė dhe thirren me tė njėjtėt emra!

Identiteti fetar, sikurse edhe ai kombėtar, tek tė gjithė popujt e pėrparuar, paraqet vijė tė kuqe dhe shenjtėri qė nuk preket; madje, i tėrė potenciali i ēdo populli, nė krye me elitėn e saj intelektuale vėndohet nė shėrbim, kultivim dhe mbrojtje tė kėtij identiteti. Bile-bile, tė shumtė janė ata popuj tė cilėt mundohen tė krijojnė identitet tė tyre fetar dhe kombėtar, sado artificial qė ėshtė, marrė parasysh rėndėsinė e tij nė tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen e ēdo populli.

Ndėrsa, pėr fat tė keq, njė pjesė e shqiptarėve, kėtė identitet tė tyre, me gjitha ato vlera qė i ngėrthen nė vete nocioni identitet kombėtar dhe fetar, kanė vendosur ta nėpėrkėmbin dhe asgjėsojnė, sa qė, njė pjesė bukur e madhe e elitės sonė intelektuale shqiptare (nėse ekziston) ia ka vėnė pėr detyrė vetes qė ta luftojė kėtė identitet, e me theks tė veēantė atė fetar, duke menduar se nė kėtė mėnyrė do ta ngrejė vetveten dhe do tė duket "mė i qytetėruar" dhe "mė evropian", duke harruar faktin se 'ai qė del prej lėkurės sė tij dhe tenton tė merr njė pamje tjetėr ėshtė i gjykuar tė dėshtojė, me ē'rast do tė mbetet lakuriq, i zhveshur nga ēdo lloj identiteti, ndaj edhe do tė izolohet nė vetvete', duke u braktisur prej ēdokujt, pasi, 'njė njeri qė e injoron vetveten, ai nuk mund tė dojė askėnd tjetėr'!

Ėshtė ky paradoks i hidhur i llojit tė vet alla-shqiptarēe, i shndėrruar nė ndjenjė tė inferioritetit dhe urrejtjes sė skajshme, me pėrmasa tė vetėshkatėrrimit, si dhe njė grupi tė njerėzve tė cilėt 'paradite e urrejnė vetveten, ndėrsa pasdite fillojnė ta urrejnė gjithė botėn'.

Ruana Zot beterit!


shko lart



Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore