Menyja kryesore
Aktualitet
Kuizi islam nė Kreuzlingen
Mė 21 mars 2009, pas namazit tė akshamit, Bashkėsia Islame Shqiptare Hėna e re dhe Forumi i tė Rinjve Muslimanė nga Kreuzlingeni, pėr hir tė ditėlindjes sė Muhammedit a.s. organizuan njė kuiz diturie pėr tė rritur.
Kuizi i zhvillua nė Qendrėn Kulturore e Sportive Dreispitz tė Kreuzlingenit, ku morėn pjesė 14 garues e garuese, prej 20 tė paraqiturve paraprakisht, nga rajoni i Zvicrės Lindore, kryesisht nga qyteti i Kreuzlingenit, Wilit dhe Weinfeldes.
Gara u zhvillua nė gjuhėn gjermane, ashtu siē ishte paraparė, ngase aty morėn pjesė shqiptarė e turq, me 500 pyetje tė ndryshme nga lėmenjtė e besimit islam, tė sė drejtės islame, historisė islame, historisė sė pėrgjithshme, shkencave natyrore, politikės, letėrsisė, kulturės sė pėrgjithshme, sportit etj.
Udhėheqės i programit ishte mr. Bekim ef. Alimi, imam nė qytetin e Wilit, i cili pasi e prezantoi rrjedhėn e programit ia dha rastin imamit nga qyteti fqinj i Gjermanisė, Konstanza, z. Hajati Jelkovan, tė kėndojė disa ajete kuranore. Pastaj me radhė ua dha fjalėt pėrshėndetėse personaliteteve nė vijim: kryetarit tė xhamisė sė Kreuzlingenit, z. Faredin Xhaferi; imamit tė xhamisė shqiptare tė Zürichut, z. Nebi ef. Rexhepi i cili tė pranishmit i pėrshėndeti nė emėr tė imamėve shqiptarė tė Zvicrės; pėrfaqėsuesit nga xhamia turke e Bürglenit, Ulu Camii, z. Mustafa Saka; koordinatorit tė Bashkėsive Islame Shqiptare pėr Zvicėr, haxhi Sali Bajrami si dhe kryetarit tė Federatės sė Lidhjeve tė Bashkėsive Islame nė Zvicėr (FIDS), njėkohėsisht edhe kryetar i Lidhjes sė Bashkėsive Islame nė Zvicrėn Lindore dhe Principatėn e Lichtensteinit (DIGO), Dr. Hisham Maizar.
Pas leximit tė rregullave tė kuizit nga ana e jurisė, nė pėrbėrje tė Xhelal Qazimit kryetar, Alivebi ef. Mediut anėtar dhe Murat Yavaş anėtar, filloi raundi i parė i garuesve.
Garuesit qė morėn pjesė nė kėtė kuiz ishin:
1. Yasemin Özer - Kreuzlingen
2. Imeri Zulkufli - Kreuzlingen
3. Faruk Bağcı - Kreuzlingen
4. Irfan Ebibi - Kreuzlingen
5. Xhihan Bajrami - Kreuzlingen
6. Gjuljabije Amiti - Kreuzlingen
7. Ēavuş Saygılı - Weinfelden
8. Erkam Dağlı - Bürglen
9. Ilir Zenuni - Wil
10. Tefik Osmani - Wil
11. Bajrame Osmani - Wil
12. Behar Zenuni - Wil
13. Nderim ljazi - Wil
14. Sheyna Veliu - Wil
Pas raundit tė dytė e tė tretė, nė finale mbetėn: Yasemin Özer dhe Zulkufli Imeri, qė tė dy nga Kreuzlingeni. Pas njė gare vėrtet tė nxehtė midis kėtyre dy pjesėmarrėsve, mė nė fund, me pyetje tė veēanta pėr ta pėrfunduar kuizin, vendin e parė e zuri Zulkufli Imeri, tė dytin Yasemin Özer dhe tė tretin Gjuljabije Amiti.
Tė gjithė garuesit, anėtarėt e jurisė e udhėheqėsi i programit morėn nga njė dhuratė simbolike e modeste, levha islame, nga ana e xhamisė, kurse fituesit e 3 vendeve tė para morėn kėto ēmime:
1. Vendi i parė, pos dhuratės nga xhamia, fitoi edhe 500 fr. zvicerane nga vetė pronari i agjencisė turistike Durmo Tours, z. Ismail Beluli.
2. Vendi i dytė, pos dhuratės nga xhamia, fitoi edhe 300 fr. zvicerane nga pronari i agjencisė turistike Arsimi Company, z. Harun Nuredini, dhe
3. Vendi i tretė, pos dhuratės nga xhamia, fitoi edhe 200 fr. zvicerane nga pronari i Mishtores Ardival, z. Samet Iseini.
Kulmi i entuziazmit dhe i atmosferės sė ngrohtė vėllazėrore islame ishte momenti kur fituesit e vendeve tė para, ēmimet qė i fituan nė kėtė mbrėmje, qė ishte meritė e plotė e tyre, u deklaruan se pėrmes ndonjė organizate humanitare do ti dėrgonin ndihmė pėr familjet e viktimizuara nė Palestinė, pėr ēka edhe morėn njė duartrokitje tė madhe nga ana e publikut.
Ne, tė gjithė pjesėmarrėsve nė kuiz, e nė veēanti fituesve tė vendeve tė para, ua urojmė fitoren dhe u dėshirojmė tė gjitha tė mirat nė jetė e nė ahiret, u dėshirojmė sukses nė shkollė, studime e nė vendin e punės.
Kemi shpresėn se kėta dhe tė tjerė tė rinj muslimanė do tė marrin pjesė nė kuizin e vitit tė ardhshėm qė do tė mbahet, inshaallah, po me rastin e ditėlindjes sė Muhammedit a.s. dhe qė parashihet tė shtrihet nė mbarė Zvicrėn.
Mirėnjohjet tona tė pėrzemėrta ua shprehim tė gjithė sponsorėve, anėtarėve tė jurisė, udhėheqėsit tė programit, udhėheqėsve tė xhamisė, e nė veēanti anėtarėve tė Forumit tė tė Rinjve Muslimanė, tė cilėt angazhuan shokėt e miqtė e tyre, me qėllim qė ky organizim tė pėrfundonte me sukses.
Mė poshtė mund tė lexoni mbresat dhe mendimet e disa pjesėmarrėsve tė kuizit, si:
Xhelal Qazimi (kryetar jurie): Pėr mua kjo ishte njė nder i veēantė, njėkohėsisht edhe njė pėrgjegjėsi e madhe, ngase u dashtė tė merren vendime tė vėshtira. Garuesit ishin shumė mirė tė pėrgatitur. Nganjėherė ishim tė detyruar ta tejkalonim kohėn, qė tė mund ti ēonim nė finale kandidatėt vėrtet mė tė mirė. Me kėtė rast, edhe pse me vonesė, ne kėrkojmė falje nga publiku pėr kėtė. Shpresoj se ne me vendimet tona askujt nuk i kemi bėrė padrejtėsi dhe me kėtė rast unė i falėnderoj nga zemra koleget e mi tė zellshėm pėr kontributin qė dhanė.
Imami Bekim ef. Alimi (udhėheqės programi): Nė kėtė mbrėmje unė pata nderin ta udhėheq programin. Ajo ēka nė veēanti mė la lėnė pėrshtypje tė papėrshkrueshme ishte se ky ishte kuizi i parė islam nė Zvicėr qė u zhvillua nė gjuhėn gjermane... Garuesit ishin shumė tė pėrgatitur dhe nga ana tjetėr publiku mbeti tepėr i magjepsur. Me njė fjalė, THJESHTĖ BUKUR!.
Murat Yavaş (anėtar jurie): Organizimi Kuizi islam ishte njė sukses i plotė. Pjesėmarrja nė organizim ishte falas (pa pagesė), por jo edhe e kotė. Pjesėmarrėsit bashkė me shikuesit u dashtė tė djersiten deri nė fund tė programit.
Me kėtė rast, si anėtar jurie, dėshiroj ti falėnderoj pėrzemėrsisht tė gjithė organizatorėt, sponsorėt, kolegėt si dhe tė gjithė ndihmėsit, tė cilėt me mbėshtetjen, angazhimin dhe ekspertizėn e tyre kontribuuan qė ky organizim tė dilte i suksesshėm dhe i paharrueshėm! Shumė ju faleminderit!.
Zulkufli Imeri (fitues i vendit tė parė): Pėr xhaminė dhe pėr mua ky kuis para sė gjithash ishte njė pėrvojė e re. Unė jam i mahnitur dhe njėkohėsisht i gėzuar, ngase ky kuiz u mbajt nė gjuhėn gjermane. Pėrgjithėsisht mbizotėroi njė atmosferė e ngrohtė, atmosferė argėtimi dhe atraktiviteti.
Yasemin Özer (fituese e vendit tė dytė): 1400 tė vdekur, 5500 tė lėnduar, ndėr tė cilėt 1890 fėmijė, gra pa burra dhe fėmijė pa prindėr... Ummeti islam bėn dua pėr Gazėn dhe i bojkoton prodhimet izraelite si: marlboro, Coca-Cola, Fanta, Sprite, Mc Donalds, Nestle, LOreal, Maggi, Kit Kat, Vittel... Anekėnd botės u organizuan demonstrata kundėr Izraelit. Nė fakt, nė vepėr nuk ndodhi asgjė, ndėrsa bota vetėm po e shikonte masakrėn. Situata nė Gaza duket e qetėsuar, kėshtu mendojmė ne. Mirėpo kjo nuk pėrputhet me realitetin, ngase ky vend akoma gjendet nėn embargon izraelite.
Pėr tė mos mbetur vetėm si shikues tė kėsaj qė po ndodh atje, kam menduar se ēfarė unė mund tė kontribuoj. Gjatė kėsaj kohe mora vesh pėr organizimin e kuizit islam. Nuk desha tė lejoj qė ky rast tė mė ikė, andaj edhe aplikova tė marr pjesė. Synimi im ishte, qė paratė qė mund tė fitoheshin nga ky kuiz, ti dėrgoja pėr nė Gaza. El-hamdu lil-lah, kėtė e arritėm. Them e arritėm, sepse edhe vėllai Zulkufliu vendosi qė ēmimin tė cilin e fitoi, ta dhuronte pėr nevojtarėt. Unė e falėnderoj pėrzemėrsisht atė pėr kėtė vendim tė mrekullueshėm tė tijin (All-llahu xh.sh. e shpėrbleftė me mė tė mirat e Tij! Amin!). Njė falėnderim nga zemra ua dėrgoj edhe publikut dhe organizatorėve tė kėtij kuizi. Shikuar nga prapa, kjo pėr mua ishte njė natė e bukur, e mrekullueshme dhe tepėr tėrheqėse....
Gjuljabije Amiti (fituese e vendit tė tretė): Duhet investuar shumė kohė dhe duhet pasur ambicie tė mėdha pėr ti mėsuar tė gjitha 500 pyetjet. Edhe pse ky quhej kuiz islam, mua mė erdhi mirė qė aty nuk pati pyetje vetėm nga Islami, porse edhe nga fusha tė ndryshme si politika, fetė tjera, shkencat natyrore etj. Nėpėrmjet temave tė ndryshme mėsohen shumė sende tė reja.
Irfan Ebibi (garues nė kuiz): Tė marrėsh pjesė nė njė kuiz tė kėtillė do tė thotė njėkohėsisht tė mėsosh shumėēka tė re. Po e citoj Francis Baconin: Dija ėshtė fuqi.
Mė poshtė mund tė ndiqni disa foto nga kjo mbrėmje:
Nenmenyja