Menyja kryesore
Dr. I. Bardhi
Kriza e teologjisė morale
Dr. Ismail BARDHI
"U dėrgova pėr ta pėrsosur moralin (ahlakun)"
(Hadith)
Kush e pranon ekzistimin e rendit objektiv moral, ai nuk do tė pajtohet lehtė me idenė e pėrshtatjes sė urdhėresave morale dhe teologjisė morale - Ilmud-din - ndaj kėrkesave tė kėsaj kohe kur vėrehet tendenca pėr njė teologji tė "prodhimit" tė informatave teologjike dhe larg pėrgjegjėsisė morale. Ajo i pėrmbahet parimit tė drejtė se njerėzit e kohės sonė duhet qė mėnyrėn e jetės sė tyre t'ia pėrshtatin ligjit moral, e jo e kundėrta. Detyra e teologjisė morale pėrbėhet nė atė qė njerėzve tė kohės sonė t'ua arsyetojė dhe shpjegojė kėtė parim, qė nė mėnyrė tė argumentuar t'u tregojė se rendi moral vjen para njeriut dhe se ėshtė pėr tė mirėn e tij. Teologjia morale gjithashtu duhet tė tregojė se qėllimi i saj nuk ėshtė mundimi i njeriut apo sundimi mbi tė, por kontributi pėr jetė humane, tė moralshme dhe tė suksesshme.
Pėr kėtė detyrė nevojitet qė teologu ta njohė mirė realitetin e sotėm. Pėr shembull, teologjia mund tė thotė diēka reale dhe tė rėndėsishme nė lidhje me ēėshtjet aktuale qė e brengosin njeriun e sotėm vetėm atėherė kur ta njohė dimensionin biologjik, sociologjik, kulturologjik, historik dhe filozofik tė brengės sė caktuar. Pa kėtė moralisti nuk mund ta kuptojė njeriun e sotėm e as t'u japė pėrgjigje plotėsisht tė drejtė pyetjeve tė tij. Pa njohjen mbi bazė tė kėsaj dijeje mėsimi moral nė fakt paraqet moralizim i cili nuk ėshtė nė dobi tė askujt. Pėrkundrazi, moralizimin njerėzit e kuptojnė si pėrpjekje pėr t'i sunduar ata. Nė shoqėrinė demokratike kėtė askush nuk ia lejon askujt, e madje as nėpunėsve fetarė. Fatkeqėsisht, moralja tradicionale shpeshherė ėshtė asisoj e prezentuar saqė njerėzit mund ta konceptojnė si kundėrshtare tė tyre; se lehtė mund ta shohin nė perspektivėn e keqpėrdorimit tė saj - sundimit me njeriun, pėrhapje e frikės pėr qėllime politike, mjet pėr mbajtjen e sunduesve nė pozitat e tyre - e jo nė perspektivėn e kontributit pozitiv tė morales pėr jetėn e suksesshme dhe tė ndershme.
Obligimi pėr tė arritur sa mė shumė dituri pėr njeriun nga perspektivat e ndryshme vjen nga fakti qė kėrkesat e moralit kryejnė ndikim tė madh mbi jetėn e njeriut, dhe atė si nė kuptimin pozitiv ashtu edhe negativ, varėsisht nga ajo se si i kuptojnė njerėzit ato dhe ēfarė qėndrimi marrin ndaj tyre. Pėr nga natyra e vet morali ėshtė nė shėrbim tė jetės sė mirė ngaqė i ndihmon njeriut nė kėrkimin e drejtimit tė jetės, nė zgjedhjen e qėllimeve dhe mjeteve. Mirėpo, morali gabimisht i kuptuar dhe gabimisht i zbatuar mund tė pengojė zhvillimin e suksesshėm tė njeriut ndaj tė mirės dhe lumturisė, madje mund edhe ta shkatėrrojė jetėn. Qė kjo mos tė ngjajė, moralisti pandėrprerė duhet t'i ketė parasysh tre parime. Parimi i parė thotė se kėrkesat morale mundėsisht duhet qė plotėsisht t'u pėrgjigjen aftėsive tė njeriut nė horizontin e stadit aktual tė zhvillimit. Thėnė konkretisht: nga askush nuk mund tė kėrkohet qė ta bėjė atė qė ėshtė e pamundur pėr tė. Parimi i dytė thotė: moralisti duhet qė njeriut t'ia tregojė udhėn dhe mjetet pėrmes tė cilave do ta realizojė atė qė kėrkohet nga ai. Pa kėtė, kėrkesa abstrakte morale mund tė ndikojė dėshpėrueshėm mbi njeriun apo madje edhe ta detyrojė nė alienim nga morali. Parimi i tretė gjithashtu ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr edukimin e suksesshėm moral. Moralisti dhe cilido edukues duhet tė llogarisin me lirinė dhe pėrgjegjėsinė individuale tė ēdo njeriu individual nė ēėshtjet e moralit dhe tė etikės. Pėrgjegjėsia nė liri apo liria e ndėrlidhur me pėrgjegjėsinė bėn pjesė nė ato faktorė tė jetės - sidomos tė jetės fetare - i cili mė fuqishėm e motivon njeriun nė udhėn e pjekjes morale, sepse njeriut i jep ndjenjėn e vetėbesimit dhe tė pavarėsisė, ndjenjėn dhe pėrjetimin se pikėrisht ai ėshtė "farkėtar i lumturisė sė vet". Nė kėtė konstelacion njeriu kėrkesat morale i pėrjeton si kėrkesa tė vullnetit tė tij e jo tė ndonjė tjetri. Kėsisoj realizohet autonomia e jo heteronomia. Moralin hyjnor, tė formuar nė ligjin moral fetar, njeriu e pėrjeton si dhuratė, si ofertė nė udhėn drejt jetės sė mirė dhe tė lumtur, e jo si detyrim apo madje si marrje e lirisė personale.
Gjatė kėsaj imponohen disa pyetje me rėndėsi. Sė pari pyetja pėrse njerėzit e kanė tė vėshtirė ta zbatojnė ligjin moral edhe pse e ndjejnė se ai ėshtė nė tė mirėn e tyre? Pėrse vlen: "Nė mua janė dy ligje, e shoh cili ėshtė i mirė e megjithatė e ndjek tė ligun"? Kjo ėshtė ēėshtje e pafuqisė sė pushtetarėve shoqėrorė-politikė nė ēėshtjet e moralit; ky ėshtė rast pėr ata qė nuk kanė pushtet nė shoqėri qė ta dėshmojnė fuqinė e tyre morale. Tė pushtetshmit nė kuptimin politik-sociologjik, por fatkeqėsisht edhe institucionet mė tė larta fetare tė cilat pėrpiqen qė t'u shėrbejnė atyre, shpesh janė tė dobėt nė sferėn morale; tė varfrit, tė zakonshmit, tė pafuqishmit nga aspekti politik-sociologjik shpesh u qėndrojnė besnikė rendit dhe ligjit moral. Kjo kundėrshti ėshtė dukuri e pėrgjithshme e ekzistimit dhe ngjarjeve nė kėtė botė. Mbase arsye pėr kėtė ėshtė kumtimi i gabuar i ligjit moral, interpretimi i gabuar i rendit moral ose "dėshira pėr pushtet"?
Si duhet kumtuar morali sot nė mėnyrė qė njerėzit ta pranojnė dhe tė jetojnė sipas tij? Tashmė u cek se vullneti pėr autonomi - pėr pavarėsi dhe vetėvendosje - ėshtė njėra nga vijat qenėsore tė mendėsisė sė njeriut tė sotėm. Ėshtė kjo pasojė e "demokratizimit" tė pėrgjithshėm tė jetės dhe shoqėrisė, nga njėra anė, dhe vetėdijes sė krijuar pėr tė drejtat personale nė formėn e tė drejtave tė njeriut nga ana tjetėr. Mendėsia dhe vetėdija e njeriut tė sotėm nuk lejojnė qė tė urdhėrohet apo tė ndalohet nga cilado anė apo cilido autoritet qoftė, pa pajtimin e lirė paraprak tė atyre tė cilėve u drejtohet urdhėrimi apo ndalesa. Thėnė konkretisht: njeriu nuk guxon tė sundojė mbi njeriun pa pajtimin e ndėrsjellė. Prandaj demokracia kuptohet si sundim i popullit mbi vetveten. Pėr kundėrshtinė apo madje edhe pamundėsinė e kėsaj thėnieje rrallėherė dikush jep llogari, edhe pse jeta konkrete dhe pėrvoja historike dėshmojnė iracionalitetin e saj. Politikanėt dinakė janė plotėsisht tė vetėdijshėm pėr kėtė dhe prandaj sillen nė mėnyrė makiaveliste duke e ushtruar pushtetin dhe fuqinė e tyre nė mėnyrė aq tė zhdėrvjelltė saqė populli zbaton vullnetin e tyre i bindur se zbaton vullnetin e vet. Lėvizėsit kryesorė tė qytetėrimit tė sotėm i kushtojnė kujdes tė jashtėzakonshėm mendėsisė sė tillė tė njerėzve. Pothuajse nuk ka mbetur asnjė sferė e jetės ku haptas flitet pėr urdhrat dhe ndalesat.
Nocionet "urdhėr" dhe "ndalesė" i ka zėvendėsuar nocioni "ofertė". Njeriut i ofrohet diēka, gjegjėsisht i lihet vullnetit tė tij qė tė vendosė ē'tė bėjė. Nė tė gjitha sferat e jetės hasim vetėm nė oferta: nė edukim, shkollė, martesė, sferėn intime, konsumim, sport, udhėtim, religjion, studime - kudo sundon oferta, ofrimi, "nėse dėshiron; nėse tė pėlqen", sepse asgjė nuk guxon tė imponohet kundėr vullnetit tė personit pėrkatės. Mė parė nuk ka qenė kėshtu. Urdhrat dhe ndalesat kanė qenė nė rend tė ditės dhe askush kėtė nuk e ka konsideruar si tė jashtėzakonshme apo madje si ofendim i personalitetit individual. Kjo ka vlerė edhe pėr urdhrat dhe ndalesat morale. Pėrse njeriu i sotėm ėshtė bėrė i tejndijshėm ndaj urdhrave dhe ndalesave, ndaj ēdo paraqitjeje apo kėrkese autoritative, p.sh. nė shkollė, nė xhami, nė familje?
Thėnė filozofikisht, sot ndodh njė kthesė e madhe nė zhvillimin e shpirtit dhe tė vetėdijes: relativisht absolutizohet; nė mėnyrė imanente shkėputet nga transcendentja dhe - thėnė nė mėnyrė piktoreske - planetėt ndahen nga Dielli. Teologjikisht thėnė: zotat, "tė krijuar" nga dora e njeriut, kanė zėnė vendin e Zotit Njė tė Drejtė dhe tė Vėrtetė. Pasojat e vėshtira dhe katastrofale tė zhvillimit tė tillė lehtė mund tė paramendohen. Shumica prej tyre tani mė janė nė veprim e sipėr dhe formojnė realitetin tonė - privat dhe shoqėror, politik dhe shtetėror, religjioz. Do tė ishte gabim i fatit t'i hapet udha kėsaj fryme tė kohės. Feja dhe teologjia nuk guxojnė ta bėjnė kėtė pėr hir tė "sė mirės" sė gjinisė njerėzore dhe ēdo njeriu individual. Feja, duke kundėrshtuar frymėn e kohės nuk i mbron tė drejtat e veta, por tė drejtat e ēdo njeriu nė atė drejtim moral-etik qė i mundėson jetė tė suksesshme dhe tė lumtur.
Konkretisht: Feja dhe teologjia, e kėtu mendohet nė teologėt tė cilėt i shėrbejnė Zotit, nuk do tė dorėzohen para kėrkesės sė ardhshme nė emėr tė frymės sė kohės dhe proceseve tė sotme shoqėrore: kėrkohet moral dinamik nė vend tė kinse moralit tradicional statik. Kjo do tė thotė se imperativet e "vjetra" tė moralit nuk guxojnė thjesht tė zbatohen nė jetėn e njeriut tė sotėm, besimtarit tė sotėm, por qė situata e jetės duhet tė jetė masė dhe tregues pėr atė se cilat imperativė tė moralit guxojnė tė zbatohen e cilėt duhet konsideruar si joaktualė e me kėtė edhe tė pavlefshėm. Sipas kėsaj, pikėnisje tek predikimi moral duhet tė jetė pyetja se a ėshtė njeriu i sotėm nė gjendje t'i kryejė urdhėrimet e moralit tradicional. Ky qėndrim rrjedh nga fakti qė shoqėria e sotme industriale krijon rrethana krejtėsisht ndryshe tė jetės sesa shoqėria e kohės sė Pejgamberit a.s.. Kėshtu me tė drejtė argumentohet sepse me tė vėrtetė ėshtė fakt qė shoqėria e sotme imponon pyetje nė adresė tė individit, jetės familjare-bashkėshortore, jetės zyrtare nė formė krejtėsisht tė re me tė cilėn shoqėria nė Arabinė e shekullit VI nuk ka qenė e njohur. Mirėpo, prej aty assesi nuk mund tė konkludohet se imperativet morale nga ajo kohė nuk janė aspak tė vlefshme pėr sot dhe se nuk mund tė shėrbejnė si paradigmė apo model.
Njėra nga karakteristikat qenėsore tė zhvillimit drejt qytetėrimit tė sotėm perėndimor ėshtė ajo e cila pėrmban parimin jetėsor se njeriut jeta i ėshtė dhuruar qė tė kėnaqet, gjegjėsisht pėr realizimin e ēdo lloji lumturie dhe kėnaqėsie. Po thuaj se tė gjitha pėrpjekjet e shoqėrisė dhe politikės kanė kėtė qėllim. Shkenca nė pėrgjithėsi dhe degėt e saja tė veēanta - p.sh. psikologjia dhe mjekėsia me tė gjitha disiplinat e saj - konsiderohen si mjet pėr realizimin e jetės sė lumtur, jetės pa vuajtje, pa probleme dhe pa pasiguri. Njerėzve mėtohet t'u sigurohet liri pothuajse e pakufishme, mundėsisht me sa mė pak detyra dhe pėrgjegjėsi. Prandaj nuk ėshtė pėr t'u habitur qė shumė situata jetėsore dhe disa mėnyra sjelljeje pėr njerėzit shpallen si tė padurueshme dhe tepėr tė vėshtira. Qė kėtu dhe kėrkesa se njerėzit duhet ēliruar nga ato. Pikėrisht nė atė pikė vjen deri te konflikti mes kėrkesave tė vullnetit tė Zotit, Shpalljes dhe modelit tė jetės hedoniste sot.
Predikuesit tė Fjalės sė Zotit dhe urdhėrimeve tė Zotit ky konflikt qėndrimesh i shkakton vėshtirėsi tė mėdha. Ai shumė lehtė mund tė gjendet nė rrezik tė ndjejė me njerėzit, me besimtarėt, t'i kuptojė nė dobėsinė e tyre dhe qė mė me dėshirė urdhėrimet e Zotit t'i shpjegojė sipas dėshirės sė njerėzve, sesa nga ata tė kėrkojė respektim besnik tė vullnetit tė Zotit. Qėndrim tė tillė po ashtu mund tė zėrė nga frika se njerėzit nė tė kundėrtėn mė pak do ta respektojnė, madje edhe ta evitojnė, sepse disa teologė mendojnė se mė mirė ėshtė tė jesh hoxhė i "mirė" dhe "zemėrgjerė", sesa i pėrpiktė dhe i palėkundshėm.
Kohėve tė fundit vėrehet njėfarė mosrespekti ndaj institucioneve mė tė larta fetare, jo vetėm tek ne por edhe nė fqinjėsinė tonė. E ėshtė e qartė se nė tė gjitha sferat e jetės qytetare, nė ēdo profesion tė pėrbotshėm kėrkohet respektim i plotė dhe pranim i qėllimeve tė ndėrmarrjes ose ndonjė institucioni. Mbase dallimi qėndron aty se atje identifikimi i jashtėm konsiderohet si i mjaftueshėm, ndėrsa nga nėpunėsi fetar me tė drejtė pėrveē identifikimit tė jashtėm kėrkohet edhe identifikimi i brendshėm me fenė dhe mėsimet e saj. Me njė fjalė: nga nėpunėsi fetar kėrkohet bindje e thellė personale pėr tė mirėn dhe vėrtetėsinė e asaj qė ai punon dhe kumton.
Shumė shenja nga sfera e jetės fetare sot tregojnė se shumė nga kjo ka ndryshuar nė fotografinė e nėpunėsit fetar, qoftė ai klerik apo laik. Shumicėn i ka zėnė kriza e identifikimit me fenė. Kjo detyrimisht shpie drejt krizės sė besnikėrisė ndaj fesė. Pėrse dhe si erdhi deri te kjo? Mos janė kėto vetėm shenja tė besimit tė dobėt apo ekzistojnė edhe arsye tė tjera tė cilat kėtė raport nė linjėn institucion fetar-besimtarė e bėn tė kuptueshėm apo madje edhe tė arsyeshėm? A ėshtė e drejtė qė ndėrgjegjja personale tė shpallet pėr autoritet suprem nė ēėshtjet e fesė dhe tė moralit, siē shihet nga qėndrimi i atyre nėpunėsve fetarė apo tė punėsuarve civilė nėpėr institucionet fetare tė cilėt besimtarėve u thonė: Nėse ky apo ai urdhėr i fesė tė krijon vėshtirėsi serioze, drejtohu sipas ndėrgjegjes sate, ndiqe bindjen tėnde personale; apo sipas asaj "bėj si tė them unė, por mos bėj si bėj unė!"
Tėrė ndėrlikueshmėrinė e kėsaj situate e vėrejmė prej aty se duhet tė pranojmė njė fakt tė kėtillė. Mirėpo duhet tė kemi parasysh disa njohuri, dhe atė se "ndėrgjegjja" nuk bie nga qielli nė shpirtin e njeriut apo tė besimtarit; pastaj njohurinė se diktatet e ndėrgjegjes nuk janė gjithnjė krejtėsisht tė qartė dhe tė sigurt dhe ėshtė e mundshme qė njeriu individ gabimisht t'i kuptojė ato. Ndėrgjegjja e individit nuk ėshtė tėrėsisht e pagabueshme, si nuk ėshtė tėrėsisht i pagabueshėm edhe mendimi ynė. Pėrkundrazi, ajo ėshtė e rrezikuar nga njimtimet e vogla dhe tė mėdha; asaj - ndėrgjegjes sė pastėr - ia pėrshkruajmė njimtimet dhe vendimet fatale, pėr ēka na mėson edhe historia. Shembujt e tillė nga historia na e zbulojnė tė vėrtetėn se ėshtė e rrezikshme tė ndiqet vetėm ndėrgjegjja personale, por qė gjithashtu ėshtė e rrezikshme pa kurrfarė tė menduari tė dėgjohet zėri i nėpunėsve fetarė, respektivisht i administratės sė institucionit fetar. Tė dy qėndrimet mund tė shpiejnė drejt vendimeve katastrofikisht tė gabuara. Pėrkundėr kėtyre fakteve qė vėshtirė durohen duhet pranuar se "ndėrgjegjja" ėshtė autoriteti suprem subjektiv dhe se njeriu do tė punonte kundėr vetes sė tij sikur tė thirrej vetėm nė autoritetin objektiv nė kėrkimin e zgjidhjes pėr ndonjė problem konkret. Gjithashtu, njeriu besimtar do tė punonte kundėr ndėrgjegjes dhe vetvetes sė tij sikur ēdo vendim apo urdhėr tė nėpunėsve fetarė, me pėrjashtim tė ēėshtjeve dogmatike, t'i pranonte me skepsė tė thellė e jo me bindje nė tė vėrtetėn e fesė.
Nėpunėsit fetarė sot e dinė shumė mirė se nuk ka pėrgjigje tė thjeshta dhe tė amshuara pėr shumė pyetje tė qytetėrimit tė sotėm. Ata janė tė vetėdijshėm se nuk ka zgjidhje pėrfundimtare tė problemeve botėrore, si p.sh. problemi i sigurimit tė paqes nė botė, problemi i varfėrisė dhe urisė nė tė a.q. botė e tretė, problemeve lidhur me frymėn sunduese kapitaliste tė vendeve mė tė zhvilluara, problemit tė alienimit tė masave nga feja dhe tradita, sidomos nė Evropė, problemit tė njeriut tė vėrtetė dhe perceptimit tė denjė tė jetės, problemeve tė krijuara nga kriza morale dhe etike e shoqėrisė. Shumė njerėz politikisht tė ndėrgjegjshėm konsiderojnė se as politika nuk mund tė matet me ato probleme. Gjatė kėrkimit tė zgjidhjes pėr problemet e caktuara shpeshherė paraqiten mendime kundėrshtuese: papra diskutohet qė njėri-tjetrin ta bindin nė saktėsinė e argumenteve tė veta. Ky proces i ka zėnė edhe besimtarėt, nėpunėsit fetarė, teologėt. Prandaj nuk duhet tė na habisė dukuria qė njerėzit i dorėzohen njėlloj rezignimi dhe indiference ndaj tė gjitha proceseve tė shoqėrisė sė sotme. Kjo ėshtė gjendje jo e shėndoshė e shpirtit, si pėr individin ashtu edhe pėr shoqėrinė. Nė mesin e besimtarėve sikur ka mbisunduar mendėsia se mjafton, e madje edhe se ėshtė nė rregull tė sillesh pak a shumė ashtu siē sillen sot shumica e njerėzve. Ka edhe nga ata qė u takojnė institucioneve fetare tė cilėt mendojnė se ashtu duhet qenė, se muslimanėt nuk duhet tė dallohen nga tė tjerėt, se besimtarėt muslimanė nuk duhet tė jetojnė sipas rregullave tė fesė, meqė kėtė e kėrkon toleranca. Ky ėshtė hapi i parė drejt skepsės. Pikėrisht kėtė e kėrkon fryma liberaliste - privatizimin absolut tė fesė. Por besimtari nuk mund ta lejojė njė gjė tė tillė, para sė gjithash ai vetes nuk mund t'ia "ndėrtojė" fenė e vet private, njėfarė pėrzierje religjioni, nacionalizmi, humanizmi, etike. Nė gjithė kėtė njė gjė duhet konsideruar si e vėrtetė: se tė gjithė ne - ne si njerėz dhe besimtarė - jemi fėmijėt e kohės sonė, qė do tė thotė se fryma e kėsaj kohe nė masė mė tė vogėl apo mė tė madhe ėshtė e mbjellur nė shpirtėrat tanė. Kjo frymė nė shumė aspekte ėshtė e kundėrt me frymėn e Islamit. Kėtu duhet kėrkuar shkaqet e besimit tė mangėt nė autoritetin fetar, kėtu duhet kėrkuar shkaqet pėr shumė vija jomuslimane tė jetės sonė muslimane.
Njė shembull. Pejgamberit a.s. i vjen njė njeri dhe e pyet: Nėse i kryej tė gjitha detyrimet fetare e pėrmbahem nga tė ndaluarat a do tė jem i shpėtuar? Teologėt modernė nė kėtė zbulojnė njėfarė mėnyre egoiste-individualiste tė besimit dhe konsiderojnė se pyetja fillestare duhet tė jetė: ē'duhet tė bėj qė raportet njerėzore nė shoqėri tė jenė mė tė mira, qė njerėzit tė jetojnė mė mirė, qė tė sundojė drejtėsia shoqėrore e ngjashėm? Kėto janė pyetje politike tė cilat kanė prioritet nė politikė e jo nė jetėn religjioze-fetare, ku nė rend tė parė vijnė urdhrat dhe ndalesat e Zotit. Pikėrisht kėtu shihet ajo mė tragjikja te i a.q. njeri progresiv modern, sepse ai nuk ėshtė i gatshėm ta plotėsojė as parakushtin themelor pėr atė qė ėshtė mė e rėndėsishmja: pėr shpėtimin. Fryma e kohės thjesht prezenton se ėshtė prapambeturi dhe arkaizėm tė respektohen urdhrat e Zotit. Fatkeqėsisht ka edhe teologė tė cilėt mbėshtesin kėtė qėndrim tė frymės sė kohės me argumente sipėrfaqėsore sociologjike-psikologjike.
Rrethanat shoqėrore tė natyrave tė ndryshme, problemet psikologjike tė kushtėzuara nga situatat e kohės e vėshtirėsojnė ndjekjen e traditės profetike, por nuk e bėjnė as tė pamundur. Prandaj pėrfundimi nuk mund tė jetė se tradita profetike duhet ndryshuar strukturėn e vet sipas masės sė raporteve shoqėrore-politike ose sipas masės sė strukturės psiqike tė njeriut.
Pėr shembull: sot me njerėzit sundojnė varėsitė e natyrave mė tė ndryshme: alkooli, droga, varėsitė dhe perversitetet seksuale, pushteti, pasuria, mburrja. Asgjė e re. Nėse njeriu i tillė vartės ka kėrkuar pėrgjigje pėr gjendjen e tij gjithmonė atė e ka fituar nė kornizat e njėjta morale: kėtu bėhet fjalė pėr njė akt objektivisht mėkatar me tė cilin njeriu i bėn dėm edhe vetes edhe tė tjerėve. Prandaj duhet qė gjithsesi t'i largohet jetės sė tillė. Rruga drejt ēlirimit ėshtė lutja, pėrulja bashkė me besimin dhe shpresėn se Zoti me mėshirėn e Tij tė pafundme do t'i ndihmojė t'i shpėtojė kėsaj gjendjeje mėkatare. Dyshimi nė kėtė mundėsi ėhtė mėkat nė vete. Prandaj, duhet tė jetė e qartė se besimtari ėshtė gjithmonė pėrgjegjės pėr veprimet e veta, pėrfshirė edhe ato tė ligat, pėrkundėr rrethanave tė papėrshtatshme shoqėrore apo stresin personal psiqik. Besimi nė mėshirėn e Zotit, shpresa pėr sukses dhe durimi me vetveten nė ndėrrimin e ngritjeve dhe rėnieve ka qenė karakteristikė e jetės shpirtėrore tė besimtarėve tė kohėve tė mėparshme dhe e njėjta duhet tė vlejė edhe sot. A thua vallė sot jetojmė nė rrethana tė atilla jonjerėzore sa qė as mėshira e Zotit, pėr tė cilėn aq lutemi, nuk mund tė na ruajė nga rėniet mėkatare? Nėse ėshtė ashtu, atėherė me tė vėrtetė jetojmė nė kohėra tė tmerrshme, nė kohėra tė territ tė plotė dhe "mungesės" sė Zotit. Por, si muslimanė e dijmė se Zoti ėshtė i kudopranishėm dhe i amshuar, prandaj diēka me ne nuk ėshtė nė rregull nėse pėrgjegjėsinė pėr mėkatet tona ia pėrshkruajmė kohėrave tė liga, njimtimit pėrmes televizionit e tė ngjashme.
Teologjia morale njeh raste nė tė cilat liria e zgjedhjes ėshtė e kufizuar, nė tė cilat fuqia e arsyetimit dhe aftėsia pėr vendosje janė tepėr tė dobėsuara, p.sh. nėn kėrcėnim, nėn frikė dhe presion, nėn dhembje, nė gjendje tė sėmundjes shpirtėrore dhe trupore. Por ajo nuk na liron nga ēfarėdo pėrgjegjėsie pėr aktet tona, me pėrjashtim tė rasteve tė caktuara.
Pėr kohėn tonė vėrtet duhet thėnė se gjendja e lirisė sė dobėsuar pėr vendosje nuk ėshtė vetėm pėrjashtim, por normalitet i pėrditshėm. Konkretisht kjo do tė thotė se gjendemi nė situatė paradoksale: liria e individuės ėshtė shpallur si vlerė mė e lartė e jetės shoqėrore e politike, por proceset dhe mekanizmat shoqėrorė-politikė janė tė aso natyre qė liria individuale ngulfatet dhe kufizohet nė ēdo hap - me apo pa paramendim.
A nuk duhet pra qė vetes - njeriut modern - t'i themi: synojmė paqen, thellė nė zemėr ndjejmė nevojėn pėr shpėtim, por na mungon njohja e drejtė pėr udhėn drejt paqes, pėr orientimin drejt paqes sepse proceset shoqėrore-politike syve tanė ua fshehin shikimet e qarta dhe depėrtuese nė tė vėrtetėn hyjnore pėr njeriun dhe botėn, sepse "fryma e kohės" na ka bindur se duhet tė jetojmė nė pajtim me kushtet dhe rrethanat e jetės si tė vetmen mundėsi pėr tė marrė pjesė nė pėrparimin e qytetėrimit modern. Kjo njohje ėshtė rrugė mjaft e pasigurt drejt paqes mes popujve, drejt paqes mes njerėzve brenda shoqėrisė dhe, ē'ėshtė mė tragjike: ajo nė vete mban rrezikun e madh drejt realizimit tė sė vetmes gjė tė vlefshme dhe serioze nė jetėn e kėsaj bote: arritjen e shpėtimit tė amshuar: "Pasha Kohėn! Njeriu me siguri ėshtė nė humbje! Pėrveē atyre tė cilėt besojnė dhe bėjnė vepra tė mira dhe tė cilėt porosisin pėr drejtėsi dhe i kėshillojnė njėri-tjetrit durim." (Kur'ani, 103)
Shkup, 01.11.2005