Menyja kryesore:
Dr. Ali Iljazi
Dr. Ali F. Iljazi
BUKURIA E PASHEMBULLT DHE BEGATIA E KUPTIMEVE
TĖ KREATIVITETIT GJUHĖSOR TĖ KURANIT FISNIK
Gjatė kohės sė zhvillimit tė diturive kuranore, nėpėr disiplina tė ndryshme, si dhe kushtet e ndryshme sociale nė tė cilat kanė jetuar muffesirėt dhe shkencėtarėt nė ēėshtjen e shpjegimit tė librit tė Zotit, mund tė thuhet definitivisht qė shkenca pėr Kuranin ėshtė e pashtershme, e pakufizuar dhe pėr shpirtin njerėzor njė materie jo tėrėsisht e mbizotėruar. Bile edhe sot, pas mė shumė se katėrmbėdhjetė shekujve, gjejmė shpjegime tė reja tė verseteve dhe zbulojmė mesazhe tė reja tė Librit, sikur tė lexohet pėr tė parėn herė.
Allahu i Madhėrishėm thotė:
..."Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim, e edhe sikur tė sillnim shtesė edhe njė si ai (deti)".
Dhe e tėrė kjo, pa asnjė kontradiktė dhe jo realitet, pa fjalė tė pashfrytėzuara dhe tėrėsisht me vend dhe e thėnė me ekspresion tė pa paramenduar. Kėtė e vėrteton edhe i Lartėsuari:
A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur'anin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē prej Allahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie.
Pėr kėtė Kurani ėshtė nxitje pėr tė gjithė njerėzit, pa marrė parasysh cilit komb i takojnė, nga i cili vend rrjedhin ose nė cilėn kohė jetojnė.
TROPIKA KREATIVITETI GJUHĖSOR
Shkenca qė merret me elokuencėn e Kuranit (ar. Belaga), ndahet nė tre lėmi: sintaksa (ilmul-meani), stilistika (ilmul bejan) dhe tropika (ilmul bedi). Kjo e fundit ka qenė lėndė e ndarjes nė mes dijetarėve, ngase muffesirėt nuk e kanė ndarė nga shkenca e stilistikės deri nė shekullin e shtatė tė hixhretit, kur imam Bedruddin in Malik ed-Dimeshki nė librin e tij Misbah elokuencėn e Kuranit e ndanė nė tre disiplinat e pėrmendura dhe kėshtu shumica e dijetarėve mė pas e kanė pasuar kėtė ndarje. Pra, sintaksa ėshtė disiplinė e cila merret me kompozimin e pėrkryer kuranor (nadhm), stilistika e fjalive dhe figurave me tė cilat arrihet qėllimi kuptimor dhe ekspresioni, ndėrsa tropika jep aksent nė momentet kreative gjuhėsore. Tropika ėshtė nė realitet ėshtė disiplinė e cila studion kreativitetin gjuhėsorė me tė cilat zbukurohet dhe dekorohet gjuha nė mėnyrat mė tė bukura. Versetet aq shumė janė tė zbukuruara me tropime sa qė nė disa versete edhe pas shumė leximeve nuk i vėrejmė si sintagmė tė vėrtetė. Ėshtė interesant qė imam Sujutiu nė Itkanin e tij, dhe Ibn Ebu Asbea nė librin e tij Bediul-Kuran, kanė pėrmendur mbi njėqind trope tė ndryshme qė janė tė pėrdorura nė Kuran. Ndėrsa vet gjuha kuranore, si tė themi, ėshtė natyrshėm e pasur, kėshtu qė estetika e tij vėrehet edhe nėpėrmes segmenteve integrale dhe parciale. Tropet janė mu ato pjesė gjuhėsore parciale tė cilat janė tė pandara nga ato integrale, si nga pikėpamja e tij semantike, kompozuese dhe metrike.
Kėto janė, pra, momentet kreative tė cilat plotėsojnė shprehjen estetike dhe kuptimet e pasura.
Le tė studiojmė versetin kuranor vijues i cili ėshtė i zbukuruar me njė varg dekorimesh tė ndryshme:
Thuaj: "O Allah, Sundues i ēdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qė do, e lartėson atė qė do dhe e pėrul atė qė do. Ēdo e mirė ėshtė vetėm nė dorėn Tėnde, vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė"!
Pėrveē kuptimit madhėshtor me tė cilin aludon verseti pas leximit integral, le tė vėshtrojmė momentet e tija parciale kreative. Verseti fillon me: O Allahu im i Cili ke tėrė pushtetin (ose o Posedues i ēdo pushteti ekzistues), sikur me kėtė vendosin titullin e tėrėsisė kuranore e cila pason, duke aluduar qė, Ai qė ka pushtet absolut ka fuqi tė bėjė ēdo gjė. Me kėtė titull, lexuesi i Kuranit kupton tė drejtat e Sunduesit Absolut. Ti i jep pushtet kujt tė duash, Ti ia heq pushtetin kujt tė duash. Ti ngritė kėnd tė duash, Ti pėrulė kėnd tė duash. Kurani kėtu shėrbehet me dy lloje tė tropikės antitezėn (et-tibak) dhe antitezėn simetrike tė pėrbėrė (el-mukabela), pėr tė ngulitur nė vetėdijen e besimtarit qė varėsia ėshtė vetėm prej Allahut. Ai jep dhe heq pushtet dhe vetėm Ai ėshtė Sundues Absolut!? Ai ngritė, Ai zbritė! A nuk janė antiteza: jep merr, ngritė poshtėron, kėto janė njė proces nė kontinuitet. Pra, versetet e zbukuruara me trope mahnitėse me fjalė qė janė opozitė njėra me tjetrėn, Kurani arrin edhe bukurinė e shprehjes dhe fuqinė e kuptimit.
FENOMENI KOHĖ DHE FENOMENI I JETĖS DHE VDEKJES
Allahu i Madhėrishėm vazhdon:
Ti e fute natėn nė ditė dhe Ti e fute ditėn nė natė, Ti nxjerr nga i vdekuri tė gjallin dhe nga i gjalli tė vdekurin dhe Ti e begaton pa masė atė qė do!
Pėrsėri njė mori zbukurimesh tė cilat njėkohėsisht zbukurojnė dhe pasurojnė kuptimet.
Zbukurimi i parė ėshtė i ashtuquajturi inversion (el-aks), fjalėt: futė dhe nxjerrė ndėrsa i dyti i ashtuquajturi paronomazi (el-xhinasu en-nakis) nė tė dy fjalėt e cekura qė pėrputhen me disa komponentė tė pėrbashkėta numrin e shkronjave, vokalizim dhe renditjen e tyre. Pėrveē qė kėto versete vazhdojnė tė tregojnė nė fuqinė absolute tė Allahut, me kėto lloje tė tropeve tregohet edhe nė dy fenomene interesante tė jetės, ndaj tė cilave njeriu ėshtė dėshmitarė, por edhe i paaftė ti ndryshoj, e kėto janė fenomeni kohė, e cila patjetėr kalon, dėshmitarė i pėrhershėm i tė cilės ėshtė Allahu absolut dhe fenomeni i jetės dhe vdekjes, pronar i tė cilave ėshtė i vetmi Krijuesi Absolut.
Ėshtė e pamundur tė paraqitet ky imazh i bukur me tekst konciz me versete tė zbukuruara me mjeshtėri, me tropet tė cilat secila nė mėnyrė tė veēantė aludon nė kuptim tė ri apo paraqitje e cila nuk ėshtė lėnė nga vet konteksti i kėtyre verseteve si dhe nga vet titulli i kėsaj pjese tė Kuranit: O Allah, Sundues i ēdo sendi.
Llojet e tropikės mund ti kuptojmė edhe mė bukur, dhe mendjemprehtėt do tė marrin mesazhe tė urta dhe tė dobishme nė versetet vijuese kuranore:
...E, sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet,
Dhe vėrteton bindshėm pėr mė tė mirėn,
Ne do ta pėrgatitim atė pėr mė tė lehtėn.
E sa i pėrket atij qė bėn koprraci dhe ndien veten tė pavarur (nga Zoti),
Dhe qė pėrgėnjeshtron atė mė tė mirėn,
Ne do ta pėrgatisim pėr mė tė vėshtirėn.
E pasuria e tij nuk do t'i bėjė dobi, kur ai tė zhduket.
Detyrė e jona ėshtė vetėm tė udhėzojmė.
Dhe vetėm Jona ėshtė bota tjetėr si dhe kjo.
Unė u kam tėrhequr vėrejtjen pėr zjarrin tė ndezur fort.
Qė aty nuk hyn tjetėr, pos atij qė ėshtė mė i prishuri.
I cili pėrgėnjeshtroi dhe u zmbraps.
Ndėrsa ai qė ėshtė mė i devotshėm do tė jetė larg tij.
Ai qė e jep pasurinė e vet e pastrohet,...
Nė tė gjithat aludon antiteza nė fjalėt: ndanė, ėshtė i devotshėm, mė tė mirėn e ēmon tė vėrtetė, kundruall: koprracit, mbahet i pavarur, pėrgėnjeshtron tė mirėn,... tė gjitha kėto imazhe tė ndryshme tė cilat pėrsėri me antitezė aludojnė nė kohėn, nė krijimin dhe nė veprimet e ndryshme tė njerėzve:
Pasha natėn qė me errėsirė mbulon gjithėsinė!
Pasha ditėn kur ajo shkreptin!
Pasha Atė qė krijoi mashkullin e femrėn!
Vėrtet, veprimi juaj ėshtė i llojllojtė.