Menyja kryesore
Aktualitet
Mr. Rejhan Neziri
Dhe ne ju kemi bėrė njė ummet mesatar (Kuani, 2:143)
Konferenca e imamėve dhe pėrkujdesėsve shpirtėrorė tė Evropės
Vjenė, 14 15 maj 2010
Mė 14 dhe 15 maj 2010 nė Vjenė u mbajt Konferenca e tretė e imamėve dhe pėrkujdesėsve shpirtėrorė tė Evropės nė organizim tė Bashkėsisė Fetare Islame tė AustrisėKonferenca u mbėshtet nga Ministria Austriake pėr Ēėshtje Evropiane dhe Ndėrkombėtare, nga Fondi i Ardhmėrisė i Republikės sė Austrisė, nga qyteti i Vjenės si dhe nga Konferenca Islamike EvropianeKonferenca e parė e kėtij lloji ėshtė mbajtur nė Grac tė Austrisė mė 2003, kurse e dyta nė Vjenė mė 2005.
Nė Konferencėn e kėtij viti tė mbajtur nė Vjenė nga Zvicra morėn pjesė: Dr. Fawzia Ashmawi nga Gjeneva, Rifaat Lenzin nga Cyrihu, njė imam me origjinė arabe nga Neuchateli si dhe unė, Rejhan Neziri nga Kreuzlingeni.
Multiplikatorė muslimanė prej rreth 40 vendeve tė Evropės takohen nė Vjenė
Ndėr pjesėmarrėsit e kėsaj konference ishin edhe Dr. Mevlud Dudiq, Rektor i Universitetit Ndėrkombėtar nė Novi Pazartė Sanxhakut, Dr. Muhammad Abdul Bari, Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit Musliman tė Britanisėnga Britania e Madhe, Dr. Ajatollah Reza Ramezani, Udhėheqės i Qendrės Islame tė Hamburgutdhe Dr. Nadeem Elyas, Themelues i Kėshillit Qendror tė Muslimanėve(Zentralrat der Muslime in Deutschland) nga Gjermania, Dr. Mohammad Bechari, Sekretar i Pėrgjithshėm i Konferencės Islamike Evropiane nga Franca etj.
Njė vlerė e veēantė iu kushtua pranisė sė femrave, tė cilat ishin aktive si nė ligjėratat kryesore ashtu edhe nė udhėheqjen e workshopeve (seancave grupore). Nga Rusia e pranishme ishte p.sh. Alsu Sitdikova, nėn-rektore e Universitetit Islam nė Moskė, nga Holanda ishte Famile Arslan, juriste dhe eksperte nė network.
Nė kuptim tė kėmbimit tė mėtejmė tė pranishėm ishin edhe disa mysafirė nga jashtė Evropa, si p.sh. Dr. Marwan Faouri nga Forumi Ndėrkombėtar Wasatianė Jordani dhe Dr. Adel Al Shaddy si pėrfaqėsues i Ligės Botėrore Muslimane.
Zhvillimi ka nevojė pėr dialog madje edhe pėrbrenda
Nė njė kohė kur dialogu ndėrfetar dhe ndėrkulturor fiton kuptim gjithnjė nė rritje, duhet avancuar edhe diskursi i gjallė brendapėrbrenda njė bashkėsie fetare. Austria, pėrmes statusit tė njohjes zyrtare tė Islamit nė vend, qysh edhe nė konferencat e mėparshme ka dėshmuar se ėshtė njė vend ideal pėr rrjetėzim dhe para sė gjithash pėr pozicionimin e muslimanėve drejt faktorit tė jashtėm. Nė vitin 2003 nė Grac dhe nė vitin 2005 nė Vjenė ėshtė mbėshtetur teologjikisht dhe me kėtė dinjitetshėm ėshtė theksuar se Islami ėshtė i pajtueshėm dhe nė harmoni me vlerat e demokracisė, pluralizmit, shtetit tė sė drejtės dhe tė drejtat e njeriut. Muslimanėt, si njė pjesė e gjallė e Evropės, madje edhe para sfondit tė tyre fetar, janė pėrgjegjės pėr njė pėrfshirje tė tyre pozitive nė shoqėrinė ku jetojnė.
U kėrkuan zgjidhje konkrete dhe tė orientuara nė veprim
Mbi kėtė bazė, konferenca tentoi tė kontribuonte nė thellimin e mėtejmė dhe para sė gjithash tė emėrtonte fushat dhe strategjitė e veprimit konkret. Pikėrisht ata burra e gra muslimane, tė cilėt pėrmes veprimtarisė sė tyre fetare e pėrkujdesjes shpirtėrore japin orientime, duhet tė veprojnė edhe si ndėrtues mendimi nė kuptimin pozitiv. Sepse kjo fiton peshė sidomos atėherė kur kėta thėrrasin nė interakcion dhe nė njė rrugė islame tė sė mesmes. Muslimanėt dėshirojnė tė perceptohen jo si problem, porse si pjesė tė zgjidhjes sė sfidave moderne. Pėr kėtė ėshtė i nevojshėm njė angazhim i fuqishėm dhe i ndėrgjegjshėm.
Synimet kryesore tė kėsaj konference ishin:
Referatet dhe workshopet e konferencės
Pėr kėtė, mė datė 14 maj 10 pas dite 53 mysafirėt e jashtėm dhe njė sėrė imamėsh nga Austria u pritėn nga ministri i Ministrisė sė lartpėrmendur, njėherėsh edhe mbėshtetės i kėsaj konference, kurse darka u shtrua nė hotelin Mariott nga ana e perfektit tė Vjenės.
Mė datė 15 maj 10, me fillim nga ora 09.00, nė Akademinė Diplomatike (dikur Akademi e Orientalistikės), u mbajtėn 5 referate nė dy sesione duke u pėrmbyllur para dite me njė diskutim tė hapur. Referatet u mbajtėn siē vijon:
Nė pjesėn pas dite u zhvilluan takimet grupore (workshopet) rreth tetė temave nė vijim:
Mė poshtė keni mundėsinė qė nė gjuhėn gjermane tė lexoni:
Rrjedhėn e programit (PDF)
Rezultatet e workshopeve (PDF)
Deklaratėn pėrmbyllėse tė konferencės (PDF)
Burimet:
www.derislam.at
www.europa-imamekonferenz.com