Menyja kryesore:
Aktualitet
Nė Bernė themelohet Kėshilli i Religjioneve
(Njė moment historik drejt rrugės pėr dialog dhe paqe ndėrfetare)
Komunikatė pėr shtyp
15 maj 2006, Bernė; www.sek-feps.ch
Pas njė viti e gjysmė pėrgatitje, sot ėshtė themeluar Kėshilli i Religjioneve. Nė Kėshill marrin pjesė pėrfaqėsues mė tė lartė tė kishave tė vendit, tė jehudive dhe tė muslimanėve. Nė Bernė me njė akt festiv ata nėnshkruan mandatin e pėrpunuar bashkė. Kėshilli i religjioneve do tė shėrbejė si njė platformė dialogu ndėrmjet pėrgjegjėsve tė bashkėsive fetare si dhe si njė partner dialogu pėr institucionet shtetėrore.
Njė risi dhe njė moment historik
Themelimi i Kėshillit Zviceran tė Religjioneve (Swiss Council of Religions: SCR) paraqet njė risi si dhe njė moment historik. Pėr Zvicrėn ky Kėshill ėshtė njė risi si pėr nga pėrbėrja ashtu dhe pėr nga qėllimi i tij: personat e zgjedhur nga komitetet e tyre, nga udhėheqėsit e kishave dhe tė bashkėsive fetare, do tė takohen nė mėnyrė tė rregullt pėr shkėmbim tė anasjelltė. Themelimi i SCR ėshtė njė moment historik, sepse ai nė nivelin nacional ka karakter shembulli pėr procesin e mirėkuptimit dhe dialogut ndėrmjet kishave dhe bashkėsive fetare.
Harta e re fetare
Harta fetare e Zvicrės dhe funksioni i kishave dhe bashkėsive fetare nė shoqėri janė ndryshuar shumė. Vetėm para 30 vitesh mbi 90% e zviceranėve i takonin njėrės prej tri kishave krishtere nė vend. Kjo pamje ėshtė ndėrruar gjatė globalizimit dhe lėvizjeve tė mėrgimtarėve gjithkund nėpėr botė. Zvicra ėshtė shndėrruar nė njė hapėsirė ku bashkėjetojnė njerėz nga kultura, tradita dhe sisteme tė ndryshme vlerash, njė sfidė e pėrbashkėt pėr solidaritetin shoqėror dhe bashkėjetesėn paqėsore.
Qėllimet dhe mandati
Me krijimin e Kėshillit Zviceran tė Religjioneve, kishat dhe bashkėsitė fetare qė marrin pjesė nė tė, bashkohen rreth kėtyre qėllimeve:
- Kontributi pėr ruajtjen dhe pėrkrahjen e paqes ndėrfetare nė Zvicėr,
- Marrėveshja ndėrmjet pjesėmarrėsve pėr dėshirat e pėrbashkėta,
- Krijimi i mirėbesimit ndėrmjet bashkėsive fetare,
- Dialogu pėr ēėshtjet aktuale fetare-politike,
- Mundėsia pėr tu referuar autoritetet lidhur me kėto ēėshtje.
Pėrbėrja dhe historiku
SCR pėrbėhet nga persona udhėheqės tė tri kishave tė vendit dhe tė bashkėsisė jehudite si dhe organizatave muslimane, tė cilėt janė tė autorizuar nga institucionet apo organizatat e tyre. Iniciator dhe udhėheqės i parė i SCR do tė jetė prifti Thomas Wipf, president i Kėshillit tė Federatės sė Kishave Protestante nė Zvicėr (SEK). Wipf ka vėnė nė dukje idenė e themelimit tė njė Kėshilli tė religjioneve. Njė mbrėmje para luftės sė Irakut, para 3 vitesh, me iniciativė tė SEK-ut nė Münster tė Bernės pėr herė tė parė u mbajt njė festė e paqes me pėrfaqėsues tė tė tria religjioneve monoteiste: Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. Nga kjo lindi ideja pėr krijimin e njė vendtakimi dhe kuvendimi tė rregullt e gjitha nė shenjė tė pėrgjegjėsisė sė pėrbashkėt tė kishave tė vendit dhe bashkėsive fetare pėr ruajtjen dhe pėrkrahjen e paqes ndėrfetare nė Zvicėr.
Pikėpamjet e pjesėmarrėsve
Me SCR-nė autoriteteve tė vendit tonė tani u ėshtė dhėnė njė bashkėbisedues reprezentativ, i cili ēdo ēėshtje fetare tė rregullit tė pėrgjithshėm do ta trajtojė nė mėnyrė kompetente, theksoi Alfred Donath (SIG) nė mbledhjen e themelimit. Ato mund tė llogarisin nė njė komitet, i cili pėr qėllim ka mbrojtjen dhe nxitjen e paqes ndėrfetare nė Zvicėr, qė ēdo burrė dhe grua, pavarėsisht nga bindjet e tyre, tė ndihen mirė kėtu dhe, nėse dėshirojnė, ta jetojnė diferencėn e vet, mirėpo brenda kufijve tė kujdesit tė tė tjerėve, tė tjetrit.
Popullit tonė i duhet kohė pėr ti njohur fetė qė nuk janė tė rrėnjosura tradicionalisht nė vendin tonė, shtoi nga ana e tij Fritz-René Müller (Christkatholische Kirche der Schweiz). Hisham Maizar (FIDS) ishte i mendimit se muslimanėt dėshirojnė qė, si pjesė e shoqėrisė qė janė, tė merren si nė detyrime ashtu edhe nė pėrgjegjėsi, pėr tė bashkėpunuar nė mėnyre konstruktive dhe efektive mbi bazat e dialogut, nderimit tė vlerave njerėzore dhe respektit tė ndėrsjellė nė sigurimin e paqes ndėrfetare.
Pėr peshkopin Kurt Koch (SBK), SCR ėshtė gjithashtu edhe njė pohim publik pėr atė qė religjioni ėshtė njė dėshirė shumė personale e secilit njeri, dhe mu pėr kėtė arsye nuk guxon tė depėrtohet nė sferėn private: feja ėshtė gjė personale, mirėpo jo private. Ajo gjithashtu nuk ėshtė gjė shtetėrore, mirėpo publike. Rėndėsia morale e Kėshillit tė Religjioneve, kėshtu theksoi bindshėm Farhad Afshar (KIOS), tregon mė tepėr sesa mundėsitė faktike tė punės sė tij... Rezultati mė i rėndėsishėm i themelimit tė Kėshillit ėshtė krijimi i besimit ndėrmjet bashkėsive fetare.
__________________________________
Kėshilli Zviceran i Religjioneve
Anėtarėt:
- Prifti Thomas Wipf, kryetar i Kėshillit tė Federatės sė Kishave Protestante nė Zvicėr (SEK), udhėheqėsi i pare i SCR
- Peshkopi Dr. Kurt Koch, Zėvendėkryetar dhe pėrfaqėsues ekumenik i Konferencės Zvicerane tė Peshkopėve (SBK)
- Peshkopi Fritz-René Müller, Kisha Krishtkatolike e Zvicrės
- Prof. Dr. Alfred Donath, kryetar i Federatės Izraelite tė Zvicrės (SIG)
- Doc. Dr. Farhad Afshar, kryetar i Koordinacionit tė Organizatave Islame nė Zvicėr (KIOS)
- Dr. Hisham Maizar, kryetar i Federatės sė Organizatave Islame nė Zvicėr (FIDS)
Nga gjermanishtja: Lejla Medii
nėnmenyja: