EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Kėshilla

Argėtim


KĖSHILLA
*



1. Mos jetoni pa qėllim(e). Tė je(to)sh pa qėllime do tė thotė tė jesh kandidat pėr tė qenė mbetje/fundėrrinė e njerėzimit. Lodheni kokėn pėr qėllimin pėrse jeni krijuar. Mendoni fort lidhur me detyrat dhe pėrgjegjėsitė e njerėzimit nė kuadėr tė gjithėsisė, tė bashkėsisė sė cilės i pėrkisni nė kuadėr tė njerėzimit dhe tė personalitetit tuaj nė kuadėr tė bashkėsisė. Rolin tuaj mund ta luani mirė vetėm nėse e njihni mirė qėllimin e krijimit tuaj.

2. Ju jeni njeri "i shenjtė". Njiheni vetveten. Ēdo gjė fillon me ju. Mos harroni se jeni vatra e tė gjitha krijesave. Njeriu ėshtė edhe rrugė edhe udhėtar. Nėse udhėtari dėshiron ta njohė udhėn, ai duhet ta njohė vetveten. Duhet t'i njohė virtytet, veēantitė, dobėsitė, pėrgjegjėsitė, tė drejtat…

3. Ata qė mundohen ta njohin njeriun do tė vėrejnė se aftėsia pėr tė mėsuar ėshtė privilegji kryesor qė njeriun e bėn njeri. Do tė mahniten kur do tė vėrejnė se tė gjitha kapacitet e tjera janė nė varėsi tė dijes.

4. Ikni prej injorancės siē ikni prej murtajės.

5. Dituria ėshtė e mira mė e madhe e kėsaj bote qė mund tė zotėrohet. Dituria ėshtė mbretėri e vėrtetė.

6. Nė procesin e pėrfitimit tė diturisė pėrparėsi jepni nevojave urgjente. Natyrisht qė ēdoherė qė i drejtoheni objektit tė leximit duhet t'ia shtroni vetes kėtė pyetje: "Vallė, kjo dituri a ėshtė e dobishme pėr mua?"

7. S'ėshtė e drejtė qė dituria tė ndahet nė dituri fetare dhe dituri tė kėsaj bote (laike).

8. Ikni prej hamallėkut tė dijes siē ikni prej injorancės. Guri nė mendje ėshtė mė i rrezikshėm se guri nė veshkė; ai ėshtė rėndė tė kurohet. Gurin e veshkave mund ta dėrrmoni me rreze laseri, kurse gurin e mendjes thuajse se s'mund ta copėtoni fare. Tė ngatėrrosh dijetarin e rrejshėm me atė tė vėrtetin, ta ngatėrrosh dijen e rrejshme me dijen e mirėfilltė do tė thotė tė mos e dallosh dijetarin dhe tė mos e dish se ē'ėshtė dituria.

9. Lexoni! Mos harroni se leximi ende ėshtė metoda mė efektive pėr tė pėrvetėsuar dituri. Mos harroni se objekt qė duhet lexuar nuk ėshtė vetėm libri. Ai ėshtė vetėm njė nga gjėrat qė mund tė lexohen. Nė krye tė gjėrave qė mund tė lexohen bėjnė pjesė ngjarjet, sendet, gjithėsia dhe vetė njeriu.

10. Mos e vritni mendimin tuaj me uri. Nė kėtė kontekst, leximi, meqė nuk pranojmė shpallje hyjnore, ėshtė mėnyra e vetme pėr ta shuar urinė mendore. Njeriu qė nuk lexon ėshtė si bima pa ujė, thahet. Ndoshta dija nuk arrihet vetėm me lexim, por leximi prapė ėshtė mėnyra mė e garantuar pėr ta arritur diturinė.

11. Lexoni me qėllim tė pastėr. Nėse pėrmes leximit dėshironi t'i arrini tė mirat e kėsaj bote, dijeni se ekzistojnė mėnyra pėrmes tė cilave kėtė botė mund ta arrini shumė mė shpejt, andaj shfrytėzoni ato. Kėrkoni dituri me qėllim tė pastėr.

12. Lexoni drejt. Garancia e leximit drejt ėshtė kėndvėshtrimi i drejtė. Ata qė e lexojnė shtrembėr librin, ngjarjet, gjėrat, gjithėsinė dhe njeriun, s'e arrijnė asnjėherė sekretin e diturisė. Drejt mund tė lexoni nėse keni mendje tė shėndoshė. Mendja jo e shėndoshė do t'i turbullojė edhe gjėrat e qarta. Do ta pėrziejė tė vėrtetėn me tė pavėrtetėn.

13. Natyrisht, syri nuk e lexon vetėm librin. Ēdo shikim me ndėrgjegje ėshtė lexim. Pėr tė lexuar drejt duhet tė shikoni drejt. Ata qė shikojnė shtrembėr asnjėherė s'mund tė shohin drejt.

14. Shtrembėsinė mos e kėrkoni te objekti qė shikoni, por te kėndvėshtrimi juaj. Individi qė e shikon shtrembėr njeriun dhe qė sė pari i sheh zorrėt e njeriut e jo besimin, arsyen, trimėrinė, virtytet dhe bukurinė e tij, nė pyetjen "ē'ėshtė njeriu?" do t'ju pėrgjigjet me fjalėn "zorrė". Personi qė nuk e sheh gjysmėn e mbushur tė gotės, por gjysmėn e zbrazur, shtėpinė, nė tė cilėn ka sallon, dhomė mysafirėsh, dhomė ndenjeje, do ta definojė si "hapėsirė ku ka tualet".

15. Kur lexoni me veshė - pra, kur dėgjoni - mos dėgjoni me supe. Dėgjojeni mirė tėrė atė qė thuhet. Mos kundėrshtoni pa testuar nėse e keni kuptuar mirė atė qė keni dėgjuar.

16. Pa marrė parasysh nėse lexoni me sy, veshė, mendje ose me ndonjė organ tjetėr, gjithsesi dijen e marrė distilojeni nė enėn e zemrės suaj. Diturinė e pėrfituar mos e shndėrroni nė praktikė pa marrė leje nga besimi juaj.

17. Lexoni drejt! Kjo nuk do tė thotė "mos e lexoni tė gabuarėn". Por, zgjedhja pėr tė lexuar duhet tė jetė e qėlluar. Kėtu, ende aktual ėshtė libri i cili paraqet bartėsin mė tė sinqertė tė dijes. Harxhim i shumanshėm ėshtė leximi i njė libri tė zgjedhur gabimisht: ėshtė harxhim mundi, paraje, kohe, harxhim mendjeje… Ky harxhim mund tė pengohet pėrmes zgjedhjes sė vetėdijshme. Pėr tė ngrėnė njėqind gram sheqer, s'keni nevojė tė pėrtypni njėqind kilogramė kallam sheqeri.

18. Mos harroni se pėrveē shpalljes hyjnore, tė gjitha librat tjerė fillojnė me njė "vallė", pėrfundojnė me njė "vallė", ndoshta edhe shkruhen pėr njė "vallė".

19. Mos ua thyeni zemrėn librave. Ato kanė zemėr, andaj mos u hidhni fjalė sikur bukurosheve tė lagjes. Ėshtė pėrdhunim nderi ta trajtosh librin si dėrrasė kėrcyese pėr ta arritur kėtė botė.


* Shkėputur prej Mustafa Islamogllu, Kėshilla: Drejt shoqėrisė sė virtytshme, SHKH "Ensar", Shkup, 2009.




Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 07 Mrz 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore