Menyja kryesore
Akaidi
Kelami sunnit dhe kontraverzat teologjike
James Pavlin
Ēėshtja e kelamit ėshtė e gjerė dhe pėrfshin shumė tema. Nė pajtim me kėtė, pėrgjigjja ortodokse (besimdrejte) pėr kelamin ėshtė e ngarkuar dhe diversitive. Qė tė pėrqendrohemi nė vetė thelbin e pėrgjigjes ortodokse, metodologjinė dhe synimet e tij, ėshtė i domosdoshėm fokusimi nė disa ēėshtje tė mėdha kontestuese teologjike nė Islam. Nė pėrgjithėsi, kėto ēėshtje kanė tė bėjnė me natyrėn e Zotit dhe cilėsitė e Tij. Kjo temė inkuadron nocionet sikur tė Folurit e Zotit, ēka ėshtė e lidhur pėr besimin nė jokrijueshmėrinė e Kuranit dhe vullentit tė Zotit, ēka ėshtė e lidhur pėr besimin nė krijueshmėrinė e botės. Pjesa e komplikuar e kėtyre kontraverzave ėshtė metodologjia me tė cilėn shpjegohet natyra e Zotit. Mutekel-lim-ėt besojnė se ajetet e Kuranit tė cilat kanė tė bėjnė me atributet e Zotit duhet tė komentohen nėpėrmjet argumentimit tė bazuar nė tė dėshmuarit logjik. Ky qėndrim mori formėn e pėrkrahjes sė mohimit tė realitetit tė atributeve, sikur ėshtė rasti me mutezilitėt, apo tė mbrojtjes sė domethėnies sė tyre tė kufizuar, sikur qė ėshtė rasti me esharitėt. Nė kėtė kapitull do ti pėrcjellim besimet e ndryshme lidhur me cilėsitė e Zotit nė mėnyrė qė ti kuptojmė problemet e ndryshme lidhur me kundėrshtimet ndaj kelam-it nė shkollat e caktuara tė mendimit ortodoks islam.
Dijetarėt ortodoksė islamė, duke filluar me ashabėt e Pejgamberit a.s., e kanė ruajtur besimin nė qartėsinė e Kuranit tė bazuar nė ajetin e shtatė tė sures sė tretė. Ky ajet thotė se Kurani pėrmban ajete tė qarta legjislative, tė cilat besimtarėt i pranojnė pa pyetje. Ajeti, mė tej, thotė se vetėm ata qė kanė lajthitje nė zemra dhe tė cilėt dėshirojnė kundėrshtim pėrpiqen ti komentojnė ato ajete alegorike. Nėse i vėshtrojmė qėndrimet e dijetarėve mė tė vjetėr ortodoksė, do tė shohim se tė gjitha njoftimet nė Kuran dhe nė hadithin autentik, tė cilat kanė lidhje me atributet e Zotit, bėjnė pjesė nė kategorinė e ajeteve tė paqarta dhe alegorike. Ky besim qė ka lidhje me cilėsitė e Zotit ėshtė i shpjeguar me thėnien e Imam Malik ibn Enesit (vd. 179/795) tė cilėn e shprehi si pėrgjigje nė pyetjen pėr tė qenurit e Zotit nė Fron. Tha se ngjitja e Zotit mbi Fron ėshtė mirė e njohur, por si ka ndodhur ajo, kjo nuk ėshtė e kuptueshme, dhe se besimi nė tė ėshtė detyrues kurse shtruarja e pyetjeve pėr kėtė ėshtė novotari (al-Saqa 1988). Edhe pse Imam Maliku foli pėr tė qenurit e Zotit nė Fron, pohimi i tij ėshtė i vlefshėm pėr tė gjitha atributet e Zotit sikur qė janė Tė Folurit, Dija, Mėshira, Dashuria, Tė Pamurit, Tė Dėgjuarit ose cilat do tė tjera tė pėrmendura nė Kuran dhe hadith.
Pėrktheu: Nexhat Ibrahimi