EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Jeta, vepra dhe mėsimi i imam Tahaviut

Akaidi

Dr. Ejjub Ali

Jeta, vepra dhe mėsimi i Imam Tahaviut



A. Jeta dhe veprat e Tahaviut


Ebu Xhafer Ahmed ibn Muhammed ibn Salame El-Azdi, El-Hixhrij Et-Tahawij ėshtė lindur nė fshatin Taha nė Egjiptin e Epėrm. Tė parėt e tij erdhėn nga Jemeni nė Egjipt dhe u vendosėn aty kur Egjipti ra nėn sundimin musliman. Ka mosmarrėveshje rreth datės sė lindjes sė tij. Vitet 229/843, 230/844, 238/852 dhe 239/853 biografėt i marrin pėr datė tė lindjes. Es-Sem'ani konsideron se ėshtė i lindur mė 229/843 dhe kjo ėshtė e saktė. Vdiq nė Egjipt mė 321/933.

Et-Tahaviu kryesisht ėshtė preokupuar pėr Hadith dhe Fikh dhe ėshtė konsideruar si njėri nga muhaddithėt dhe fekihėt mė tė mėdhenjė tė kohės sė vet. Sipas Ebu Is'hak Esh-Shiraziut, ai ishte lideri i fundit i fikhut hanefij nė Egjipt. Ka filluar tė studiojė ligjin shafiit te daja i tij Ebu Ibrahim Ismail El-Muzaniu (vd. 264/878), nxėnėsi mė i lavdishėm i Imam Esh-Shafiut; pas braktisjes sė shkollės sė tij iu pėrkushtua studimit tė fikhut hanefit te Esh-Shejh Ebu Xha'fer Ahmed ibn Ebu Imrani (vd. 285/898), i cili u bė kadiu kryesor i Egjiptit (270/883). Ekzistojnė shumė versione tė biografėve pėr shkakun e kalimit tė tij nė shkollėn hanefite, por, si duket, mė i sakti ka qenė ai qė pikėpamjes sė tij kritike mė tepėr i pėrgjigjej sistemi i Ebu Hanifes se ai i Imam Shafiiut.

Et-Tahaviu shkoi nė Siri mė 268/882 pėr mėsime tė mėtejshme tė fikhut hanefit dhe u bė nxėnės i kadiut Ebu Hazim Abdulhamid ibn Xha'ferit, atėherė gjyqtari kryesor i Sirisė. Hadithin e ka mėsuar te njė numėr i madh shejhėsh, sidomos te ata tė cilėt atė kohė e kanė vizituar Egjiptin, kurse ka pasur edhe njė varg nxėnėsish tė shkėlqyeshėm. Ėshtė vlerėsuar si autor i veprave tė shumta nga tė cilat kėtu do tė mund tė pėrmendeshin si vijon:

1. Sherh Meani'l-athar, 2. Mushkil el-athar, 3. Ahkam ahkam'ul-Kur'an, 4. Ihtilaf'ul-ulemai, 5.En-Nevadir'ul-fikhijjeh, 6. Kitab'ush-shurut'il-kebir, 7. Esh-Shurut'ul-ewsat, 8. Sherh Xhamiu's-sagir, 9. Xhamiu'l-kebir, 10. El-Muhtasar, 11. Menakib Ebi Hanifeh, 12. Tarih'ul-kebir, 13. Er-Rredd ala kitab'il-mudel-lisin, 14. Er-Rredd ala Ebi Ubejd, 15. Er-Rredd ala Isa ibn Abban, 16. Hukm aradi Mekka etj..



Pėrktheu: Nexhat Ibrahimi

Lexo tekstin e plotė nė ose








Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 07 Mrz 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore