Menyja kryesore
Analiza
Dr. Muhammed Ali El-Hulij
ISLAMI, SIGURIA DHE VDEKJA
Ndjenja e sigurisė
Njėra nga nevojat themelore tė njeriut ėshtė ndjenja e sigurisė.[1] Ndjenja e sigurisė ėshtė nevojė psikologjike, e cila duhet tė plotėsohet sikurse edhe sendėrtimi i harmonisė dhe e pajtimit personal. Sikur qė dimė, nevojat e njeriut janė dy llojesh: fizike dhe psikologjike.
Nevojat fizike pėrfshijnė nevojėn pėr ujė, ushqim dhe ngrohtėsi. Nevojat psikologjike pėrfshijnė nevojėn pėr pėrkatėsi, siguri dhe simpati apo anim ndaj tjetrit. Nėse nevojat fizike nuk plotėsohen, zakonisht ēėshtja pėrfundon me shkatėrrimin e trupit. Nga ana tjetėr, nėse nevoja psikologjike nuk ėshtė plotėsuar, kjo zakonisht ēon nė ērregullime psikologjike, nė mungesėn e kėnaqėsisė, tė kujdesit dhe nė ērregullimet e ndryshme nė mirėsjellje.
Harmonia e brendshme
Islami e thekson moralitetin dhe etikėn, sepse njeriu ka mė shumė nevoja se sa pėr ushqimin pėr jetė tė hareshme. Njeriu ka nevojė pėr harmoninė e brendshme. Njeriu ėshtė trup dhe shpirt, ai nuk ėshtė vetėm trup apo vetėm shpirt. Prandaj, njeriu ka nevojė pėr atė qė i plotėson nevojat e tij trupore dhe shpirtėrore. Islami i jep njeriut ndjenjėn e sigurisė. Kjo ndjenjė ndėrtohet ne mėnyra tė ndryshme.
Vdekja nuk ėshtė fund
Islami i mėson besimtarėt se vdekja nuk ėshtė fundi i jetės, se kjo jetė ėshtė vetėm njė fazė, se ekziston jeta tjetėr pas vdekjes, se vdekja ėshtė urė ndėrmjet dy jetave dhe se vdekja ėshtė pika lėvizėse e jo pėrfundimtare. Kjo domethėnė se muslimani beson se jeta e tij ėshtė e pandėrprerė. Ky besim i jep njeriut ndjenjėn e sigurisė. Si mund tė ndihet i sigurtė personi i cili beson se vdekja ėshtė fundi i tij? Islami na flet qė mos tė brengosemi, tė bindur se do tė vazhdojmė tė jetojmė edhe pas vdekjes, edhe pse nė njė mėnyrė tjetėr. Kjo bindje e qetėson personin. Muslimani nuk i frikėsohet vdekjes, sepse ai e di se vdekja ėshtė fazė kalimtare, e jo fundi i jetės. Nėse njeriu nuk beson nė botėn tjetėr, atėherė njeriu do tė frikėsohet rėndė edhe me vetė idenė e vdekjes. Ai gjithashtu do tė jetė nėn presion tė madh qė tė vrapojė pas parasė dhe epsheve, sepse mendon se kjo jetė ėshtė rasti i vetėm dhe i fundit. Ky presion do ta privojė njeriun nga harmonia, siguria dhe baraspesha e tij e brendshme.
Jeta tjetėr
Muslimani beson nė jetėn pas vdekjes, domethėnė nė jetėn tjetėr. Kjo e kėnaq dhe e bėn tė sigurt. Ai ndihet i sigurt nė pandėrprershmėrinė e jetės. Ai ndihet i sigurt sa i pėrket veprave tė tij nė kėtė jetė: e di se do tė shpėrblehet pėr veprat e tij tė mira, pėr kėmbėngulėsinė e tij, pėr mirėsjelljen dhe sakrifikimin e tij. Muslimani ndihet i sigurt nė pikėpamje tė vazhdimėsisė sė jetės sė tij dhe nė pikėpamje tė drejtėsisė sė Allahut. Kjo ndjenjė do ta eliminojė dėshpėrimin, pikėllimin, pashpresėn dhe brengosjen, kurse do tė bėjė njeriun mė optimist, mė aktiv dhe mė vetėmohues.
Mėshira e Allahut
Islami e mėson besimtarin se Allahu ėshtė mė i mėshirshmi. Ky kocept i mėshirės sė Allahut ėshtė thelbėsor nė Islam. Mėshira e Allahut ndikon te muslimani nė dy mėnyra: me shembull dhe me falje. Nėse Allahu ėshtė i mėshirshėm edhe njeriu duhet tė jetė i mėshirshėm. Njeriu duhet tė jetė i mėshirshėm ndaj njerėzve tė tė gjitha racave dhe feve. Njeriu duhet tė jetė i mėshirshėm edhe ndaj shtazėve. Njeriu duhet tė jetė i mėshirshėm ndaj meshkujve dhe femrave tė tjera, ndaj kushėrinjve dhe tė huajve, ndaj prindėrve dhe fėmijėve dhe ndaj tė gjitha qenieve. Kjo atmosferė e mėshirės nė Islam i ofron njeriut ndjenjė sigurie, sepse mėshira ėshtė diē qė ti i jep tjetrit dhe tjetri ta jep ty. Sikur tė gjithė tė ishin tė mėshirshėm nė mėnyrėn e vet, tė gjithė do ta gėzonin mėshirėn dhe do tė ndiheshin tė sigurtė nė pikėpamje tė jetės, nderit, tė drejtave dhe pronės sė vet.
Mėshira e Allahut vepron nė mėnyrė tjetėr. Kur njeriu gabon, ai nuk ėshtė eliminuar pėrgjithmonė nga bekimi i Allahut. Nė Islam, nėse gabon, dyert e faljes sė Allahut janė tė hapura. Nėse gabon dhe pendohesh sinqerisht, Allahu tė falė. Formula e kėtillė e Allahut e mėshirės dhe e faljes e bėnė muslimanin tė sigurtė nė lidhjen e tij me Allahun dhe tė sigurtė nė kodin e tij moral dhe tė ardhmen morale.
Mėshira njerėzore
Kėtė koncept tė mėshirės sė Allahut dhe ndėrnjerėzore Islami e ka theksuar. Kur muslimani ha, ai flet duke thėnė: Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim ("Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit"). Kur muslimani lexon apo reciton Kur'an, e fillon me theksimin e mėshirės sė Allahut. Nė namaz dhe lutje muslimani e thekson mėshirėn e Allahut shumė herė pėr ēdo ditė.
Kėshtu muslimani e pėrsėrit kėtė koncept tė mėshirės shumė herė brenda ditės. Muslimani jeton nė atmosferėn e mėshirės, si fizike ashtu edhe psikike. Muslimani ėshtė i udhėzuar drejt ndjenjės se Zoti ėshtė mė i mėshirshmi dhe se vėllezėrit e tij nė fe janė tė mėshirshėm. Nėse raportet personale me Allahun dhe njerėzit janė tė kontrolluar me mėshirė, kjo do ta bėjė tė sigurtė nė tė tanishmen dhe nė tė ardhmen.
Besimi nė Allahun
Besimi nė Allahun i ofron njeriut ndjenjėn e sigurisė. Si mund tė ndihet personi i sigurtė, nėse nuk beson nė Allahun? Hulumtimet kanė treguar se ērregullimet mentale paraqiten te mosbesimtarėt mė shpesh dhe mė seriozisht se sa te besimtarėt. Mosbesimtari nuk ėshtė i sigurtė nė asgjė. Ai nuk ėshtė i sigurtė nė fillimin e tij, nė pėrfundimin e tij apo nė synimet e tij. Mosbesimtari nuk ėshtė i sigurtė nė vlera, ideale, nė tė mirėfillten, tė gabuarėn, tė mirėn apo tė keqen. Mosbesimtari zakonisht ėshtė personi skeptik, i shqetėsuar, konfuz dhe i hamendur.
E kundėrta e tij, muslimani e di si ėshtė nxėnė. Muslimani e di si do tė zhvillohet jeta e tij. Muslimani e di qindpėrqind ēka ėshtė e mirė dhe ēka e keqe. Muslimani ėshtė i sigurtė pėr veten, jetėn e tij, universin, raportet e tij shoqėrore, pėr tė drejtat e tij dhe obligimet e tij. Muslimani ėshtė i sigurtė pėr idealet dhe vlerat e tij.
Siguria nė vlerat
Siguria e muslimanit nė vlerat dhe idealet e tij buron nga kodi i tij gjithėpėrfshirės moral i dhuruar njeriut nga Zoti. Kur personi ka vlera tė qarta, ideale tė qarta, fillim dhe pėrfundim tė qartė, ai ndihet i sigurtė, sepse e di ku shkon dhe si shkon. Vimė deri te tė dhėnat mė specifike, nėse i kundrojmė disa mjedise joislame, shohim se atje janė personat me ērregullime mentale si dukuri e shpeshtė. Kjo ėshtė pasojė e mungesės sė besimit nė kėto mjedise. Pa besim, njeriu ndihet i humbur, i papėrkrahur dhe ndien se nuk ka qėllim mė tė rėndėsishėm. Nga ana tjetėr, me besimin nė Allahun, njeriu ndihet i sigurtė, sepse ndien se udhėhiqet dhe pėrkrahet nga Allahu dhe se ka rol tė rėndėsishėm.
Kėshtu Islami e furnizon njeriun me siguri psikologjike, e cila i duhet. Islami e furnizon njeriun me siguri nėpėrmjet vazhdimėsisė sė jetės, nėpėrmjet mėshirės sė Allahut dhe nėpėrmjet udhėzimit tė Allahut. Kur e di se jeta jote ėshtė e vazhdueshme, ndihesh i sigurtė, kur e di se Allahu ėshtė mė i mėshirshmi, ndihesh i sigurtė. Kur e di se Allahu udhėzon dhe i mbron ata tė cilėt besojnė nė Tė, ndihesh i sigurtė.
[1] Shkėputur nga: Dr. Muhammed Ali El-Hulij, Nevoja pėr Islamin.
Pėrktheu: Nexhat Ibrahimi