EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Islami, Perėndimi dhe moderniteti

Nė Perėndim



Islami, Perėndimi dhe sfidat e modernitetit *

Dr. Tariq Ramadan


Lexo tekstin nė PDF


Hyrje


Islam, the West and the Challenges of Modernity


Bota vazhdimisht ėshtė nė lėvizje: njeriu duket se po fiton gjithnjė e mė shumė autonomi, ngase edhe i ekspozohet njė lirie mė tė madhe. Zhvillimi shkencor dhe zbulimet teknologjike racionalizimin dhe prodhimtarinė i kanė bėrė dy simbole tė kohės sonė, saqė njeriu shpesh e ngatėrron faktin e
modernitetit me atė qė duket tė jetė, shtrembėrisht, ideologji e modernizmit (ne do t’i kthehemi kėtij ngatėrrimi nė tė kuptuar i cili nuk ėshtė as i parrezikshėm e as i lirė). Mbetet qė ideja e modernizimit sot ka njė ndėr domethėniet mė pozitive. T’i dalėsh zot asaj do tė thotė tė pranosh parimet e modernitetit: racionalitetin, ndryshimin dhe lirinė.

Nė tė vėrtetė ėshtė njė ēėshtje e pashqitur tė dish nėse nė fund tė kėtij mileniumi tė dytė Islami dhe muslimanėt do tė hipin nė trenin e zhvillimit. Ėshtė interesante tė krahasosh botėn perėndimore, e cila vazhdimisht po trazohet nga gjallėria shkencore dhe teknologjike, me botėn islame, e cila pa ndryshuar fare mbetet e ngrirė nė kujtimet e kohėve tė lulėzimit, duke u kapur pas traditave tė vjetra tė cilat e kombinuan kulturėn lokale me referencat kur’anore. Mbase njeriu mund tė pyesė nėse refuzimi i zhvillimit ose modernitetit ėshtė pjesė e pandashme e Islamit. I kėtillė ėshtė kontrasti, siē kanė pohuar disa, se ėshtė e detyrueshme ta “modernizosh Islamin” nėse do tė ketė ndonjė mundėsi tė shikosh muslimanėt se si jetojnė nė harmoni me kohėn e tyre dhe nė mėnyrė qė mė nė fund ata tė mund tė adaptohen.

Atėherė parashtrohet pyetja, a mund bota islame ta pranojė modernitetin pa mos mohuar disa nga fundamentet e fesė islame? A i zotėrojmė mjetet pėr tė modifikuar nga brenda lidhjet midis tradicionalizmit antik dhe njė reforme tė domosdoshme e cila do t’i drejtonte fytyrat kah e tanishmja? Shumė nga Perėndimi, me plot tė drejtė, ua propozojnė bashkėbiseduesve muslimanė kėtė formė reflektimi. Ky reflektim pashmangshėm na angazhon ne nė njė debat vendimtar, gjatė tė cilit pėr ne do tė ishte e mundur tė fiksonim, pėrnjėherėsh, pikat e konvergjencės dhe tė divergjencės midis koncepteve perėndimore dhe islame. Kjo nga arsyeja se mund qė njė referencė e vetme nė historinė e Perėndimit, d.m.th. nė ngjarjet dhe mendėsitė, nuk mund tė jetė e mjaftueshme t’i japė pėrgjigje kompleksitetit tė problemit. Prandaj, ne nuk mund tė bėjmė ekonomi duke fiksuar me saktėsi miratimin e disa fjalėve dhe koncepteve. Dhe kjo ka tė bėjė sa me terminologjinė e pėrdorur nga bota e modernizuar, aq
evidente nė dukje, po aq edhe me traditėn islame aq tė huaj pėr shkak tė sė njėjtės dukje.

Nė kėtė hyrje, ne do tė pėrpiqemi tė pėrkufizojmė se ēfarė nė tė vėrtetė mbulon koncepti modernitet. Me anė tė historisė perėndimore, ky nocion ka marrė shijen e origjinės sė tij dhe pikėrisht kjo veēanti ėshtė ajo qė ne duhet ta mbajmė nė mend. Nė Pjesėn e Parė ne do t’i shkoqisim bazat e fesė islame. “Nė brigjet e transcendencės” ne do tė mundohemi tė sqarojmė elementet bazė tė universit islam tė referencės (nė kuptim tė
religio, tė lidhjes midis Zotit dhe njeriut). Vetėm pastaj do tė mund tė trajtojmė ēėshtjet sociale, politike dhe ekonomike. Pjesa e Dytė, “Horizontet e Islamit”, tenton tė ekspozojė prirjet e ofruara nga burimet islame lidhur me menaxhimin e faktit kolektiv. Kėtu ne do tė mėsojmė se ekziston njė hapėsirė e rėndėsishme manovrimi e cila na mundėson tė bėjmė reformat qė na tangojnė dhe tė cilat do tė na mundėsojnė tė ndeshemi me sfidat bashkėkohore. Pjesa e fundit, “Vlerat dhe finalitetet” kap ēėshtjen e takimit, nėse jo edhe tė ballafaqimit ose tė konfliktit midis qytetėrimit perėndimor dhe islam. Megjithatė, fundi i kėtij shekulli ėshtė i nderė; pėrplasje ose “luftėra tė reja” po na shpallen vazhdimisht. Pėr t’u mbrojtur nga rrėshqitja, nevojitet njė kthim te konceptet gjegjėse mbi universin, jetėn dhe njeriun. Kjo, sipas nesh, ėshtė rruga e imponuar nga ndonjė shpresė pėr dialog ose bashkėpunim tė ardhshėm. Diferencat janė aq tė shumta sa edhe keqkuptimet. Diferencat e pranuara mund tė krijojnė respekt tė ndėrsjellė, mirėpo keqkuptimet e mjegullta nuk sjellin gjė pėrveē paragjykimit dhe refuzimit. Kėto tė fundit janė fati ynė i pėrditshėm. Duhet tė rrėnjoset njė dialog pa dredhime dhe ndoshta duhet tė pėrqendrohet rreth ēėshtjes sė modernitetit. Ky nocion ėshtė bėrė flamur qė bartet nga tė gjithė progresistėt e hapur dhe duket se po i tėrheq nė rradhėt e tij vetėm disa muslimanė qė duan t’i mbeten besnikė fesė dhe kulturės sė tyre.


I. Historia e njė koncepti

Mbajtja e pushtetit fetar, rendi jo i drejtė tradicional i shoqėrisė feudale dhe mpirja (stagnimi) e mendimit janė disa ide qė do tė shėrbejnė pėr ta karakterizuar Mesjetėn evropiane
1. Njė epokė “e zymtė”, mendonte Victor Hugo; njė periudhė “e mugėt”, theksonte Auguste Comte. Asgjė nuk dukej se lėvizte; njerėzit ishin si tė paralizuar nga ngarkesa qė u ishte imponuar nga zotėrinjtė si dhe nga kleri i tyre.

Megjithėkėtė shekulli pesėmbėdhjetė e pa rrėmujėn e parė. Njė lėvizje e madhe ishte vėnė nė aksion dhe si pasojė kishte prekur sferat ekonomike (fillimisht lindja e shoqėrisė tregtare e pastaj kapitaliste), politike (goditjet e para tė dukshme tė luftės kundėr hegjemonisė sė fuqisė fetare para vetė mobilizimit tė drejtpėrdrejtė tė shekullit tetėmbėdhjetė) dhe sociale (arritja e njė lirie mė tė madhe deri te njohja e epėrsisė sė individit). Ky moment i madh i transformimit nė shoqėritė evropiane do tė identifikohet me njė term qė bart konsideratat mė pozitive: modernizimi. Pėr ta shprehur mė qartė, modernizimi ėshtė njė ēlirim, thyerje e prangave tė tė gjitha dogmave tė pakuptueshme, traditave tė ngrira dhe shoqėrive nė zhvillim. Ajo paraqet arritje tė progresit. Me kėtė janė vėnė nė lėvizje arsyeja, shkenca dhe teknologjia. Pėrfundimisht, me kėtė njeriu i ėshtė kthyer prapė humanitetit (njerėzores) tė tij, me detyrėn pėr t’u ndeshur me ndryshimin, pėr ta pranuar dhe pėr ta mbizotėruar atė.

Qė nga shekulli shtatėmbėdhjetė, e mė dukshėm qė nga shekulli tetėmbėdhjetė, njė numėr i mendimtarėve morėn qėndrime tė forta nė favor tė modernitetit. Secili nė njėfarė forme iu kundėrvu shoqėrisė tradicionale dhe thirri pėr racionalizimin dhe shekullarizimin e shoqėrisė. Ata gjithashtu e mbrojtėn njė status tė ri tė individit. Kjo lėvizje, e cila vrullin e saj e mbėshtet nė 300 vjet pėrpara, akoma edhe sot ėshtė shumė e gjallė dhe nuk ka humbur asgjė nga legjitimiteti i saj nė Perėndim. Shumėkush e mbron modernitetin nė emėr tė lirisė, tė progresit, tė autonomisė sė arsyes si dhe nė emėr tė disa ideve mbi njeriun dhe humanizmin.

Dominique Wolton e pėrmbledh shumė qartė atė se ēfarė mbulon sot ky nocion:
“Moderniteti karakterizohet me humbje besimi, nėse jo edhe me kundėrshtim, ndaj traditės; me epėrsi tė garantuar pėr individin dhe me rėndėsi vendimtare tė lirisė; me besim nė arsyen, progresin dhe shkencėn – tė trija tė lidhura me njėra-tjetrėn; me ndarjen e shoqėrisė pėr sa i pėrket sė shenjtės dhe fesė pėrmes procesit tė shekullarizimit; me shtim tė vlerės sė ndryshimit dhe zbulimit; dhe, akoma mė pėrgjithėsisht, me epėrsi tė garantuar pėr vetė-reflektimin dhe vetė-institucionin – tė flasim si C. Castoriadis; pėrfundimisht, nė fushėn politike, me emergjencėn pėr njė sektor privat qė dallon nga sektori publik, me rėndėsinė e ligjit dhe shtetit dhe pėrfundimisht me domosdoshmėrinė e krijimit dhe mbrojtjes sė lirive publike si kushte tė demokracisė. Ne kuptojmė, nė kėtė ekzaminim tė shpejtė, se si modernizimi dhe moderniteti pėrbėjnė bazėn e historisė sonė bashkėkohore.”
2

Wolton ka meritėn e vendosjes sė kėtij raporti rreth modernitetit nė njė perspektivė historike. Nė fakt, krejt ajo qė mbulon ky koncept ėshtė ndikuar nga historia evropiane. Nė thelbin e tij, ai shpreh njė revoltė kundėr rendit tė vjetėr; nė kulmin e tij, ai ėshtė njė transmutacion i vėrtetė i rendit tė vlerave. Alain Touraine e sqaron shumė qartė kėtė dukuri: “Pėr kėtė arsye Perėndimi e ka jetuar dhe kuptuar modernitetin si njė revolucion. Arsyeja nuk njeh pėrfitim; ajo i fshinė besimet, format sociale dhe politike tė organizimit qė nuk mbėshteten nė demonstrimin e njė tipi shkencor... ideja se shoqėria ėshtė burimi i vlerave, se e mirė ėshtė ajo qė ėshtė e dobishme pėr shoqėrinė dhe e keqe ajo qė e dėmton integritetin dhe efikasitetin e saj, ėshtė njė element bazė i ideologjisė sė modernitetit”.
3

Vendosja e fenomenit tė modernizimit nė planin historik na jep mundėsinė ta kuptojmė mė mirė logjikėn e paraqitjes sė tij si diēka kaq pozitive, kaq ēliruese e kaq humane. Nė tė njėjtėn kohė, kjo procedurė na sqaron ne parimet tė cilat drejtpėrdrejtė e karakterizojnė modernitetin. Kėto parime janė: kundėrshtimi i ēdonjė tradite, ēdonjė rendi tė vendosur, kundėr ēdonjė shenjtėrie ose kleri kureshtar, kundėr ēdonjė revelate ose vlere tė imponuar; afirmimi i njeriut si njė individ, pretendimi i lirisė, mbrojtja e arsyes dhe si rrjedhojė njė apel pėr shkencė dhe progres. Ashtu siē thoshte Touraine dhe Castoriadis, qė nga ky moment njeriu – shoqėria – ėshtė ai qė i cakton normat dhe vlerat.


II. Mėsimet e historisė

Lėvizja e madhe e paraqitur nė Evropė qė nga shekulli gjashtėmbėdhjetė ka shkaktuar ndryshime tė famshme nė nivelin ekonomik, politik dhe social. Modernizimi ekonomik bėri transformimin e shoqėrisė, duke u bėrė sinonim i pasurimit dhe i pėrmirėsimit tė kushteve tė jetės. Nė nivelin politik, vėrehet krijimi i shtetit tė sė drejtės, njė njohje e lirisė individuale dhe fetare brenda shekullarizimit, dhe pėrfundimisht lindja e shoqėrive tė hapura demokratike. Sfera sociale dukshėm ka pėrfituar nga kėto pėrmbysje: tė drejtat e individit dhe qytetarit si dhe tė drejtat e tij sociale (puna, pjesėmarrja, pėrfaqėsimi) e kanė ndjekur tė njėjtin zhvillim pozitiv.

Kush mund ta mohojė kontributin e modernizimit nė Evropė kur tė bėjė krahasimin midis dy modeleve tė shoqėrisė – asaj feudale dhe civile? Kush mund tė vėrė nė dyshim vlefshmėrinė e modernitetit? Nėse i shikojmė kėto fakte nga ky kėnd, moderniteti i ka dhėnė gjithēka njeriut nė Perėndim: qė nga liria e deri te dija, qė nga shkenca e deri te teknologjia. Shkurt thėnė, ai e ka rikthyer atė nė humanitetin dhe nė pėrgjegjėsitė e tij.

Pėrkundėr kėsaj, gjithnjė e mė shumė dėgjohen zėra qė e kritikojnė modernizimin dhe parimin themelues tė modernitetit. Duke analizuar shoqėritė aktuale, disa intelektualė nuk e pėrmbajnė dot veten nga qortimi (duke mos qenė tė aftė qė t’i emėrtojnė qartė pėrgjegjėsit). Duke i dhėnė pėrparėsi racionalitetit, efikasitetit dhe produktivitetit pėr mė tepėr progres, shoqėritė tona ndodhen pėrpara njė gremine. Nė planin ekonomik, ne jemi dėshmitarė tė njė kursi tė rritjes sė vazhdueshme duke pasur pėr pasojė njė ēarje tė jashtėzakonshme midis Veriut dhe Jugut. Nė nivelin politik, veēmas ėshtė duke rėnė ideali demokratik; kurse nė planin shoqėror ėshtė nė rritje numri i meshkujve dhe femrave tė papunė e tė pėrjashtuar.

Po e pėrsėrisim, modernizimi nė zanafillėn e tij ishte njė revolucion. Duke qenė se ishte njė shprehje e refuzimit, ai u shfaq kundėr njė rendi dhe sė kėndejmi ēdo barrierė e hequr mėnjanė nė vetvete ishte njė kėshtjellė e ēliruar, njė fitore e lirisė. Nė tė njėjtėn kohė ai pėrēoi te njeriu njė optimizėm tė pakufijshėm si dhe njė besim tė thellė. Pa asnjė autoritet tjetėr, pėrveē frymės sė tij, dhe pa asnjė normė tjetėr, pėrveē reales, ai qe i prirur tė krijonte vlera e tė pėrcaktonte kufij pėr tė mirėn e njerėzimit. Ashtu siē ndodh me tė gjitha revolucionet, edhe ky nuk mundi t’i ikė teprimit e skajshmėrisė. Shumė shpesh, mjetet e lirisė u bėnė qėllime nė vetevete nė njė amnezi tė ēfarėdo njė vlere normative. Liria ka bėrė thirrje pėr mė tepėr liri, kurse ndryshimi ka shkaktuar ndryshim. Efikasiteti dhe produktiviteti nė prodhimin e sendeve tani e tutje janė njėsi matėse e sė mirės, rritja ėshtė bėrė e vetė-arsyeshme nė njė proces i cili i jep pėrparėsi pragmatizmit mė ekstrem dhe i cili nga ēdo referencė tradicionale ose referencė identiteti, bėn njė armiqėsi reaksionare – qė ėshtė nė dashuri me njė tė kaluar e cila fatmirėsisht ėshtė e kaluar. Racionaliteti ėshtė bėrė e vėrteta kurse progresi kuptimi dhe vlera; nė vigjilje tė shekullit tė kaluar lindi njė ideologji e re: modernizmi. Kjo ishte qartė njė shtrembėrim i elanit tė parė, mirėpo nė tė njėjtėn kohė duket se ishte rezultati logjik. Mbrojtėsit e modernizimit, pėr shkak tė fakteve historike, kanė dashur ta shkėpusin vetveten nga ēdo njė referencė me qėllim qė tė turren pėrpara drejt sė ardhmes nė njė liri tė plotė. Nė emėr tė po kėsaj lirie, ideologėt e modernizmit kėtė elan e bėnė vetė referencė, madje tė vetmen referencė. Si emėr do tė ketė:
rritjen, progresin, shkencėn ose teknologjinė, mirėpo substrati mbetet i njėjti.

Perėndimi sot ėshtė duke kaluar nėpėr njė krizė tė cilėn, bashkė me Touraine, do ta kisha aquajtur “
krizė e modernitetit” 4. Racionalizimi i cili u ngrit nė shkallėn e njė doktrine tė pagabueshme shėnon kufijtė e tij, kurse njeriu, i cili nė fillim u supozua tė bėhej mjeshtėr i lojės, u tejkalua nga logjika tė cilėn ai vetė e vuri nė lėvizje. Forcat tėrheqėse tė kombinuara me efikasitetin, prodhimtarinė, rritjen, investimin dhe konsumin e kanė privuar njeriun nga njė pjesė e humanitetit tė tij. Pa referenca, nė kėrkim tė vlerave tė reja (etike), ai i ėshtė nėnshtruar kuptimit tė progresit dhe marshit drejt sė ardhmes, nė vend se t’i pėrcaktonte ato.

Megjithatė, nga krizat ekonomike deri te krizat politike, nga humbja e baraspeshės Veri-Jug deri te ēekuilibri ekologjik, ėshtė bėrė imperativ qė tė arriturat njerėzore tė bėhen subjekt i historisė sė tij, tė cilat ai i riinveston nė fusha tė ndryshme tė veprimtarisė me qėllim qė t’i pėrcaktojė pėrparėsitė, kufinjtė, kuptimet; kjo nga mungesa e tė qenėt i aftė pėr tė pėrcaktuar vlerat.

Sikur qė pamė, ėshtė vėshtirė tė ndash aspektet pozitive dhe negative tė modernitetit. Nė zanafillėn e tij, ai ishte njė deklaratė e lirisė, njė thirrje pėr autonominė e arsyes nė njė miratim tė ndryshimit. Zhvillimi, pėrgjatė shekujve 17 dhe 18 e sidomos nė shekullin 19, ka nxitur ērregullime dhe ka shkaktuar lindjen e njė ideologjie. Pikėrisht kjo ėshtė ajo qė u munduam ta identifikojmė, kėshtu qė tanimė terrenin e kemi tė pastėr pėr njė pėrdorim mė preciz tė koncepteve me qėllim qė t’i shmangemi involvimit nė njė mishmash. Mishmash pėr shembull do tė ishte nėse do ta ngatėrronim procesin e modernizimit me interpretimin e tepruar tė mėvonshėm, duke arsyetuar kėshtu tė gjitha refuzimet. Nė tė njėjtėn formė, me rifutjen e procesit tė qasjes ndaj modernitetit nė historinė e tij evropiane, na jepet mundėsia t’u shmangemi krahasimeve jofunksionale, e nė veēanti t’i shmangemi ngatėrrimit tė modernitetit me oksidentalizmin. Kjo nga arsyeja se tė pranosh parimet e lirisė, tė autonomisė sė arsyes ose epėrsinė e individit, ėshtė njė gjė, kurse t’i identifikosh kėto vetėm me historinė perėndimore e cila hyrjen e kėtyre parimeve nė fushėn sociale e sheh tė ketė ndodhur pas njė konflikti qė ka pasur shtrirje dhe pasoja nė mendėsinė e njerėzve qė akoma nuk mund tė pėrllogariten, ėshtė diēka tjetėr. Perėndimi na ka dhėnė njė formė tė caktuar tė modernitetit, ai ka hise nė historinė dhe nė pikat e referimit tė tij. Njė qytetėrim tjetėr mund, pėr nga brenda, tė fiksojė e tė pėrcaktojė kufijtė nė njė formė tjetėr. Ky ėshtė rasti me Islamin nė fundin e kėtij shekulli tė njėzetenjėtė.



_______________

* Kjo ėshtė pjesa hyrėse e librit tė Tariq Ramadan, Islam, the West and the Challenges of Modernity, Leicester, 2009, f. 1-8.
1. Ne sot e dimė se sa Mesjeta ka qenė, pėrkundrazi, e pasur dhe ka mugulluar me idetė tė cilat, pėr shumėkėnd, kanė ndikuar nė formėn qė mė vonė e ka marrė Renesanca.
2. Dominique Wolton, La derničre utopie, Flammarion, 1993, f. 71.
3. Alain Touraine, Critique de la modernité, Fayard, 1992, f. 25 dhe 30.
4. Ibid., titulli i Pjesės II tė librit tė tij.



Nga anglishtja: Mr. Rejhan Neziri


shko lart


Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 27 Jan 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore