Menyja kryesore
Dr. I. Bardhi
Intervistė me dr. Ismail Bardhin pėr gazetėn "Hėna e re"
Njė intervistė qė gazetari i "Hėnės sė re" Avni Halimi e ka zhvilluar me dr. I. Bardhin mė 30.01.2004, derisa Bardhi ishte dekan i Fakultetit tė Shkencave Islame nė Shkup.
1. Si dekan patėt rastin qė ta pėrcillni gjeneratėn e parė tė studentėve tė Fakultetit tė Shkencave Islame nė Shkup. A mund tė na thoni se me ēnivel tė pėrgatitjeve profesionale na del kjo gjeneratė?
Dr. Bardhi: Besoj se redaksia e gazetės Hėna sė Re gjatė kohės qė nga fillimi me punė i Fakultetit tė Shkencave Islame ka pasur mundėsi ti vėrejė rezultatet qė i ka treguar, ose qė ėshtė dashur ti tregojė njė institucion i lartė, siē ėshtė ky fakultet, qė nga pjesėmarrja nė aktivitetet shkencore e deri te kontributet e duhura nė shkrime, prezentime e kėshtu me radhė, tė cilat unė si dekan nuk i kam parė. Pra, sa i pėrket kėsaj pyetjeje duket paksa se unė, tė paktėn lidhur me gjeneratėn e parė tė tė diplomuarve, jam vėnė nė pozitėn para aktit tė kryer. Megjithatė, nga mirėsjellja duhet tė them se kam qenė i nderuar, dhe atė tepėr i nderuar qė ta kem njė fat tė tillė qė tė jem nė krye tė kėtij institucioni mė tė lartė arsimor, e sidomos qė kam pėrcjellur gjeneratėn e parė tė tė diplomuarve. Me tė vėrtetė ka qenė e nevojshme tė kremtohet, tė shkruhet pėr atė moment pėr tė cilin edhe studentėve tė fakultetit ua kam folur, por pėr fat tė keq kjo nuk u vėrejt nė shtypin tonė. Studentėve shpesh ua kam treguar rėndėsinė e institucionit dhe rolin tė cilin ata do ta kenė nė tė ardhmen, pa marrė parasysh se ky fakultet ėshtė i ri nga themelimi, por nga tradita ėshtė tepėr-tepėr i hershėm.
Mirėpo, pavarėsisht nga ajo qė thashė, nėse mė pyetni se ku janė ato rezultate tė lartheksuara natyrisht se ato mungojnė, pėr arsye se para se tė nisė puna nuk ėshtė bėrė analiza e duhur pėr themelimin e njė institucioni tė kėtillė. Kohėrat qė po vijnė janė duke e vėshtirėsuar akoma mė tepėr problemin e ekzistimit tė nismave tė mira, nėse ato nuk i plotėsojnė kushtet e duhura, siē janė nevoja, koha, pėrgatitja, mirėmbajtja dhe vazhdimėsia. Kur them pėrgatitja, mendoj nė atė profesionale tė kuadrit mėsimdhėnės, e deri te mirėmbajtja nga aspekti ekonomik. Nė kohėn kur shumė fabrika tė njohura, tė cilat kanė prodhuar dhe kanė qenė me nam pėr njė ēast janė zhdukur, nuk e di se si ti pėrgjigjem suksesit dhe jetėgjatėsisė tė njė institucionit kulturor, i cili jo qė nuk prodhon, por ėshtė i dėnuar tė harxhojė.
Nuk ėshtė e mundshme ne tė fillojmė duke iu mbėshtetur metodės sė trishtueshme, mė shterpe, tė stilit meqė dikush ka, doemos duhet edhe ne tė kemi, ose asaj mė mirė diē se hiē. Kėto janė mbėshtetje mashtruese, natyra qė moti kėtė e ka bėrė tė vdekur, pėrpos nė mendėsinė tonė, e qė pėr fat tė keq njė gjė e tillė nė shumė drejtime akoma ėshtė duke vazhduar.
Pėrgatitja profesionale e studentėve pėr nga dashuria ndaj studimit dhe suksesi i notave ka qenė pėr tu lakmuar, por sa i pėrket aftėsimit tė tyre qė tu pėrballojnė sfidave tė kohės, nė kėtė kohė tė akulturizimit, tė globalizimit, tė terrorizmit dhe luftės kundėr Islamit nuk mund tė them gjė. Megjithatė, duke pasur parasysh problemet me tė cilat janė ballafaquar studentėt e fakultetit tonė, ku shumica e lėndėve profesionale teologjike janė ligjėruar nga ligjėrues tė cilėt nuk i kanė plotėsuar as normat themelore tė pėrcaktuara me Statutin ekzistues tė fakultetit, nuk mė mbetet gjė tjetėr pos tė diplomuarve tanė tu uroj pėr zotimin e tyre nė studime. Duhet pritur dhe parė rezultatet e tyre.
( lexo mė tepėr...)