Menyja kryesore
Dr. I. Bardhi
INSTITUCIONI I FESĖ PA TEOLO(GJI)GĖ
Dr. Ismail Bardhi
"Ne mbase jemi mė shumė nė terr sa i pėrket njohjes sė kushteve tė mjedisit, tė cilat e lehtėsojnė krijimtarinė, sesa nė raport me cilindo aspekt tjetėr tė problemeve... Hulumtimi pėr kushtet e pėrgjithshme tė mjedisit - ato kulturore, profesionale dhe institucionale - ėshtė problem i rendit tė parė dhe kėrkon mė tepėr vėmendje. Ne nuk dimė pėr ndonjė hapėsirė nė shkencat shoqėrore nė tė cilėn hulumtimi ėshtė aq jetėsisht i domosdoshėm dhe pėr keqardhje aq i neglizhuar". (C.W. Taylor)
Fjala e Zotit vazhdimisht na thėrret qė t'i lexojmė Shenjat e Kohės, me qėllim qė tė vetėdijėsohemi, tė mėsohemi se si t'i lexojmė me pėrgjegjėsi tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen, si dhe tė mendojmė rreth problemeve tė pėrparimit dhe tė zhvillimit; por jo me "mendjen" e "sė kaluarės". "Nocioni i pėrparimit ka qenė plotėsisht i panjohur pėr njerėzit e mesjetės sė hershme; ata nuk kanė pasur mirėkuptim pėr vlerėn e sė resė dhe mė tepėr janė orvatur qė ta ruajnė tė vjetrėn dhe tradicionalen. Ishte ajo njė periudhė e qetė, fuqishėm e themeluar e fesė sė pėrhershme, e cila asnjėherė nuk humbiste besimin nė vlerėn e konceptit tė vet pėr tė vėrtetėn dhe ligjet morale, e cila nuk dinte pėr tradhėtinė ndaj fesė dhe konfliktet e ndėrgjegjes, e cila nuk dėshironte tė renė e as qė ishte mėrzitur nga e vjetra. Nė ēdo rast, ajo ideve dhe ndjenjave tė tilla nuk u ofronte kurrfarė mbėshtetje" (Arnold Hauzer). Ndėrsa "teologjia" jonė dhe teologėt tanė si duket kuptimin e pėrparimit janė duke e pėrkufizuar nė mėnyrė primitive, e cila po dėshmohet edhe nė kohėn tonė kur shohim se me ēka mbrohet feja dhe nuk merret me shenjat e rrezikshme qė paraqiten po nė emėr tė fesė dhe pėr fenė.
Nėse dikush pyet se si feja islame ekziston tek ne, nė ē'mėnyrė ajo prezentohet, shihet, dėgjohet, preket dhe ēka i ofron tė ardhmes - pėrgjigje nuk ka, sepse pėr momentin tek ne ajo fatkeqėsisht simbolizon vetėm varfėrinė shpirtėrore dhe kulturore, edhe ajo formalja nė tė ėshtė shndėrruar nė njė padurueshmėri. Si shembull mė i kapshėm ėshtė thirrja nė namaz, ose edhani i lartėsuar, i cili ėshtė shndėrruar nė zhurmė qė ka zhdukur edhe artin e zėrit tė bukur, meqė tani nė skenė kanė dalur altoparlantėt tė cilėt lėshohen deri nė maksimum. A thua vallė muslimanėt janė aq tė shurdhėr e memecė dhe ka nevojė pėr zėra tė zhurmshėm qė tė vijnė pėr lutje? Ose, a thua vallė ka humbur kuptimi i kohės e nuk e dijnė se koha ka mundėsi tė mėsohet apo tė dihet edhe me mėnyra tė tjera? Ky ėshtė vetėm njė shembull eklatant qė dėshmon mjerimin e teologjisė institucionale dhe tė teologut sot tek ne. A duhet kėtu ta cek edhe atė se nė pazarin tonė muslimanėt e shesin mishin e stėrmunduar i cili shkrihet dhe ngrihet panumėr herė, qė vėrtet ta meritojė epitetin "pazari i morrave" (Bit Pazar)?! Apo mos vallė diplomamania ėshtė shenjė e arsimimit dhe kulturės sė fesė? Zatėn jetojmė nė njė kohė kur ēdo gjė ėshtė shndėrruar nė tallava, pra pse edhe "feja" tė kursehet nga kjo?!?
Sot me siguri edhe naivi mė i fundit e ka tė qartė se nė mbarė botėn, si njė fshat i madh i globalizimit, gjėrat nuk janė duke shkuar ashtu siē duhet. Derisa ai i ashtuquajturi Gjithkushi i ynė nėn hije vlon nga vapa pėrcėlluese, pa sukses mjekohet nga sėmundjet pak a shumė tė pashėrueshme akute apo kronike tė kohės moderne, ose falimenton nėn goditjet e ēmimit tė ushqimit, benzinės apo tė narkotikėve nė tregun e zi, ndėrsa ndonjė nga luftėrat globale apo lokale nė mėnyrė latente kėrcėnohen, me siguri se me melankoli mendon pėr "kohėrat e mira tė kaluara", kur kėto tė liga nuk ekzistonin. Gjatė kėsaj ndoshta edhe pyetet kur filloi e gjithė kjo e ligė dhe pėrse, dhe a mund tė bėhet diēka kundėr kėsaj. Pas disa sekondash, minutash, rrallė herė orėsh, ai do tė ndalet sė ngarkuari me kėtė punė kote dhe do tė kthehet nė vrragėt e "vajtimeve tė pėrditshme". Edhe pse shumė ekspertė me zell do tė dėshmojnė se pikėrisht pyetjet e tilla tė njerėzve tė zakonshėm rreth problemeve globale janė fillim i ēdo filozofie, megjithatė mbetet njė udhė e gjatė nga burimi deri tek derdhja e urtėsisė sė vėrtetė. Nė ndėrkohė, vėrtet mund tė pyetemi cilat janė pikėmbėrritjet e fesė sot nė problemet e botės moderne.
Mirėpo, teologjia, dikur mbretėreshė mes "shkencave" dhe veprimtarive tė llojllojshme njerėzore, njė kohė tė gjatė ka ngelur jetime nga e cila tė gjithė, madje edhe vetė teologėt, disi turpėrohen, e jo rrallėherė edhe e refuzojnė nė mėnyrė eksplicite. Nė llogari tė saj grumbullohen akuza tė rėnda, kėshtu qė fitohet pėrshtypja kinse asnjė njeri i menēur nuk din ē'tė bėjė me kėtė mrekulli - ta flakė nė skutėn e mbeturinave tė historisė intelektuale njerėzore apo, duke ia kthyer shkėlqimin e saj, sėrish ta kurorėzojė nė vetė ballin e evolucionit shpirtėror njerėzor.
Njėra nga arsyet pėrse ėshtė kėshtu me siguri qėndron nė faktin qė teologjia ėshtė "abstrakte" dhe me kėtė shpesh e prirė pėr izolacionizėm akademik, marrjen me vetveten, me tema jointeresante pėr askė tė historisė sė pėrjetuar personale. Pėrveē kėsaj, koha nė tė cilėn jetojmė ka bėrė gjithēka qė kėtė "fatzezė" ta shpifė deri nė themel dhe ta sjellė nė zė aq tė keq sa qė edhe fėmijėt e saj tė heqin dorė nga ajo. Megjithatė, ekziston njė numėr i vogėl teologėsh tė cilėt mbahen fuqishėm pėr tė, duke kthyer me personalitetin dhe veprėn e tyre dinjitetin dhe besimin pėr mundėsinė e "bukuroshes sė gjunjėzuar". Por, kush nė hapėsirat tona do tė mund tė ngjitej nė atė listė, ta quajmė ashtu, tė teologėve tė angazhuar? Gjatė kėsaj duhet tė theksojmė: teologėve teologjikisht tė angazhuar, sepse angazhimi politik apo grupor i disave, tė cilėt janė teologė, nuk mund tė jetė dhe mė sė shpeshti nuk ėshtė nė lidhje me vetė teologjinė, gjegjėsisht me pėrsiatjen e problemeve themelore tė botės moderne. Prandaj, i ngushtė ėshtė rrethi i njerėzve, tė cilėt disi nė mėnyrėn mė tė qartė dhe mė eksplicite, mbase edhe me dashurinė mė tė zjarrtė, kanė ruajtur flakėn e mendimit tė angazhuar kritik, nė disiplinat e ndryshme tė ndeshjes mes teologjisė dhe realitetit tonė tė hidhur, pra nė pėrsiatjen kritike-teologjike tė gjendjes sė gjėrave nė botėn bashkėkohore.
Edhe pse vepėrimtaria e tillė do tė mund tė dukej si e vetėkuptueshme dhe joproblematike, ajo, pikėrisht teologjikisht, e sidomos nė hapėsirat tona, assesi nuk ėshtė e tillė. E para, nė atė qasje detyrimisht duhet gjetur dhe pėrshkruar thelbin e gjendjes bashkėkohore tė gjėrave nė mėnyrė njėkohėsisht teologjikisht relevante, por jo autistikisht abstrakte dhe tė pakuptueshme. E dyta, duke e ruajtur masėn e vėrtetė tė profesionalizmit dhe kuptueshmėrisė, tė implementohet sasia e shėndoshė e kritikės, duke gjetur perspektivėn e caktuar tė zhvillimit pozitiv tė gjėrave qė do tė ofronte spektėr pėrgjegjės tė pėrgjigjeve tė pranueshme nė pyetjen: ē'duhet bėrė nė kėtė botė tė "zhvendosur" nė tė cilėn jetojmė. Dhe e treta, ėshtė me rėndėsi qė tė thyhen prangat e ideologjisė dhe retorikės tradicionale, tė ngarkuar me trashėgiminė historike tė paradokohshme, gjegjėsisht tė gjendet mėnyra se si pėr problemet tė flitet nė mėnyrė relevante teologjike, e jo nė mėnyrėn banale ideologjike.
Nėse shikojmė pikė pėr pikė dhe nė mėnyrėn tradicionale-teologjike, kėtu jemi nė terrenin e tė a.q. teologji praktike, e cila mė sė shpeshti pėrfshin etikėn dhe filozofinė e politikės, teknikės dhe ekonomisė, teorinė e shoqėrisė dhe drejtėsisė etj. Tė gjitha kėto tema janė nė lidhje tė ngushtė me teologjiken-antropologjiken, e pastaj edhe me parimet ontologjike teologjike tė ndonjė teologu.
Sot rrallė kush mendon kundėr rrjedhave bashkėkohore, kundėr status quo-sė nė botė, e aq mė tepėr kundėr atij lloji tė mendimit i cili e arsyeton atė gjendje. Sot, nė shoqėrinė virtuele post-kapitaliste tė spektaklit, nė themel jemi tė robėruar dhe tė kolonizuar nga realitete tė ndryshme virtuele tė cilat na e pamundėsojnė pranimin e tė Vėrtetės sė Botės Reale. Ndėrsa ajo e Vėrtetė ėshtė e ashpėr: krizat ekologjike, ekonomike dhe energjetike janė para shpėrthimit, konfliktet mes botės sė zhvilluar dhe tė pazhvilluar gjithashtu. Pėrkundėr kėsaj ėshtė pėrgjegjėsi personale intelektuale (morale, etike) qė tė punohet pėr arritjen deri te e Vėrteta e botės reale, ēfarėdo qoftė ajo. Pėr dallim nga disa koncepte tė ndryshme cinike, ose eutanaziuese-zbavitėse, tė cilat me apo pa vetėdije punojnė pėr eutanazinė e botės sė gjallė, detyra e teologjisė ėshtė qe me kritkėn e vetvetes tė arrijė deri te e Vėrteta. Nė nivelin e jetės sė pėrditshme udha drejt humanizimit tė asaj bote do tė duhej tė shkonte udhės sė solidaritetit dhe dhemshurisė me mė tė afėrmit, nė horizontin e tolerancės ndasj tjetrit. Ajo qė ėshtė me rėndėsi ėshtė roli i teologjisė si organon pėr kthimin burimeve teologjike dhe kulturore, tė cilat do tė na ndihmonin ta gjejmė rrugėn e vėrtetė nėpėr pyllin e simulakrumeve joshėse reklamuese tė realitetit tonė virtuel - me ēdo kusht.
Mund tė duket paksa patetike qė dikush, pas shumė vitesh angazhimi me teologjinė, tė zhgėnjehet. Nė njėzetė vitet e fundit nė viset tona ndodhėn ndryshime tė thella shoqėrore, qė nga shkatėrrimi i njė sistemi shoqėror nė shikim tė parė stabil (edhe pse nė vete i kalbur, qė mbėshtetej vetėm mbi ideologjinė materialiste), nėpėrmjet luftės me tė gjitha tmerret qė i solli dhe plagėve qė i shkaktoi, e deri te proceset vorbulluese dhe pak tė tejdukshme tė rregullimit tė ri tė shoqėrisė nė tė gjitha nivelet, nga politika deri te ekonomia, nga shkenca deri te edukimi, nga ligjvėnia deri te shėndetėsia e kėshtu me radhė.
Nuk mund tė thuhet se gjatė shekullit tė kaluar teologėt nuk kanė qenė tė pranishėm nė Bashkėsinė Islame. Duke shikuar prapa, nuk mund tė mohohet se, tė paktėn nė ēastet mė tė vėshtira, u kėrkua dhe u dėgjua zėri i teologėve, dhe edhe nėse mendimet dhe shtytjet e tyre nuk pranoheshin, megjithatė dihej se ekzistonin. Mirėpo, ajo gjeneratė teologėsh, e ngėrthyer me dashurinė ndaj fesė dhe me vetėdijen pėr thirrjen personale dhe shoqėrore, ka kohė qė nuk ėshtė mė nė mesin tonė. Erdhėn gjenerata tė reja teologėsh, tė cilėt kishin gjithnjė e mė pak pėrvojė tė drejtpėdrejtė pėr kohėrat rivendikuese pas mėkėmbjes sė institucionit fetar dhe pėr krizat e ndryshimeve shoqėrore, ndėrsa u gjetėn para sfidave njėsoj tė vėshtira, nė mos akoma mė kėrkuese institucionale, shoqėrore dhe shkencore. Pikėrisht nga ata pritej angazhim i plotė, zėri kumbues, sugjerime tė reja dhe reagime mė tė drejtpėrdrejta pėr atė qė ndodh nė institucionin fetar dhe nė shoqėri, e qė ka tė bėjė me tė kuptuarit islam tė Zotit dhe njeriut, shpalljes dhe fesė, unitetit dhe shpėtimit. Por, pyetja ėshtė: ku ėshtė ai zė? Apo vallė rreth nesh po buēet heshtja teologjike!?
Me siguri se nuk ėshtė e vėshtirė qė tė gjendet e dhėna se sa teologė ka nė Maqedoni. Sipas tė dhėnave pėr kėtė vit akademik nė punėn e shkollave tona teologjike nė mėnyra tė ndryshme janė tė pėrfshirė me dhjetra teologė. Vėrtet, numėr i madh ekspertėsh pėr institucionin fetar, pėr Librin e Shenjtė dhe Pejgamberin a.s., pėr religjionin dhe fenė, pėr mėshirėn dhe shpėtimin, pėr historinė dhe teologjinė, pėr moralin dhe pėrshpirtshmėrinė, pėr tė drejtėn islame, pėr edukimin nė fe dhe ndihmė nė nevojat teologjike! Kėta persona do tė duhej t'i dinin informatat e vėrteta, tė jenė tė udhėzuar nė metodėn teologjike dhe, mbi tė gjitha, do tė duhej tė kishin vullnet, dashuri dhe kulturė tė gjerė qė ato t'i zbatojnė pėr tė mirėn e pėrgjithshme.
Nuk do tė kishte nevojė tė pyetemi, duke i shfletuar dhe lexuar publikimet teologjike(?!?), se me cilat ēėshtje sot merren teologėt dhe ēfarė pėrgjigjesh ofrojnė? A janė temat me tė cilat sot merren teologėt tek ne vėrtet relevante pėr tė tashmen apo, siē thuhet ndonjėherė, nuk kanė lidhje me jetėn? Kėtu nuk mendoj thjesht nė analizėn e problemeve shoqėrore dhe analizat teologjike, por pėr diēka shumė mė tė thellė, nė nxitjet dhe ndriēimet, madje edhe nė frymėzimet pėr tė cilat teologjia ėshtė e aftė (dhe nė tė cilat ėshtė e thirrur), si brenda institucionit fetar ashtu edhe brenda shoqėrisė nė tė cilėn jetojmė. Kjo, nga njėra anė, mund tė jetė pėrgjigje kritike (pėr shembull pėr raportin mes institucionit fetar dhe shoqėrisė), por edhe shfrytėzim i rastit tė duhur pėr qartėsimin e temave tė rėndėsishme nė nivel publik. Nė tė vėrtetė, teologėt do tė duhej tė dinin se ekzistojnė ēaste tė pėrshtatshme tė cilat, nėse nuk shfrytėzohen, mbase nė atė mėnyrė kurrė nuk do tė ktheheshin mė. E kemi lehtė (e ndonjėherė edhe pėr qefi) tė thirremi nė tė ashtu quajturat tema tė pėrhershme me tė cilat kurrė nuk do tė pushojmė sė angazhuari, por pikėrisht ato duhet t'i veshim me veshje tė pėrshtatshme dhe t'ua ofrojmė njerėzve konkretė.
Ēdo herė kur ndjehet se teologjia ėshtė larguar nga pyetja e jetės konkrete, nė tė vėrtetė ndjehet era e keqe e vėshtirė e oportunizmit mbizotėrues. Ėshtė e mundshme, madje me gjasa tė mėdha, qė kėtu nuk bėhet fjalė pėr ndonjė pėrfitim tė drejtpėrdrejtė, por pikėrisht pėr shprehjen e pasigurisė personale teologjike nė tė a.q. dialog me kohėn postmoderne, qė ndėrtesėn e ardhmėrisė sė botės dėshiron ta ngrejė pėrkundėr themeleve tė forta tė sė vėrtetės objektive, qė pėrfundimisht shpie deri te frika lodhėse. Ndėrsa kur prodhimi teologjik ėshtė i mbėshtjellur bukur nė frikėn e tillė, bėhet i pavėrejtshėm dhe jointeresant, kėshtu qė pak kush do tė vardiset pas tij.
Vlera jetėsore e teologjisė pėr individin dhe bashkėsinė, sidomos pėr bashkėsinė e fesė, nuk gjendet pa pėrjashtim vetėm nė punėn e vlefshme shkencore, por nė rend tė parė nė qartėsinė e tėrėsisė dhe dallimin e identitetit teologjik, qė ėshtė e pandashme nga vetė personaliteti i teologut musliman. Nė fakt, teologu, sipas pėrkufizimit, nuk mund tė jetė profesionist nė ēėshtjet e fesė (nė tė vėrtetė zanatēi!), sepse Zoti nuk mund tė jetė objekt i punės sė tij nė mėnyrėn si janė objektet e shkencave tė tjera. Teologjisė pėrveē metodės sė saj shkencorė tej mase i nevojitet edhe brendia, tė kuptuarit, studimi dhe nxjerrja nga brenda, nga vetė marrėdhėnia qė e quajmė fe, e qė pėrfundimisht ėshtė pėrgjigjja personale e lirė ndaj ofertės sė Zotit pėr shpėtim.
Qė nga kohėrat mė tė hershme tė pėrsiatjeve teologjike ishte e qartė se pa pėrgjigjet dhe shprehjes sė besimit nga teologėt nuk ka as teologji. Teologu gjithmonė ėshtė nė raport tė trefishtė: ndaj trashėgimisė sė fesė, nė kėrkimin e sinqertė duke u shėrbyer me metoda tė duhura dhe ndaj kėrkesave tė besueshmėrisė (autenticitetit) personale. Thėnė thjesht, teoretikisht mund tė veprohet si teolog nga dora e dytė, por teologu i tillė ėshtė pak a shumė rrefyes i rrėfimeve tė tjetėrkujt.
Teolog ka tė drejtė tė quhet vetėm ai i cili nė gjykimet dhe pėrsiatjet e tij mbėshtetet nė Shpalljen, Sunnetin dhe ixhtihadin personal (pėr ēka duhet pasur edhe njohuri mė tė gjera, si filozofia, psikologjia, etika dhe disiplina tė tjera shkencore) (hadithi pėr Muadh bin Xhebelin). Tė qenit teolog dhe mosqėnia i bindur ndaj Allahut (takva) ėshtė nė kundėrthėnie me vetė termet. Mirėpo, kjo bindje parashtron qėllime tė reja dhe trason rrugė tė reja. E gjithė kjo, teologun e nxjerr nė areopagun e gjerė tė botės, e frymėzon atė dhe nuk i jep qetėsi, e detyron nė pėrgjigje, pėrsiatje dhe dėshmime, e inkurajon para fuqive tė sė ligės dhe e bekon me lumturi.
Kushdo qė syhapur vėshtron momentin e tanishėm tė teologjisė nė viset tona lehtė mund tė pyesė veten se mos vallė ėshtė ėndėrr e kotė shpresa pėr angazhimin e teologėve nė institucionin fetar dhe nė shoqėri? Nuk e di se si kanė qenė as'habėt e Pejgamberit a.s., por e di qė na ka ngelur dėshmi se ai bashkėsisė sė atyre qė e kanė njohur ua ka besuar misionin e patjetėrsueshėm qė tė nisen (jo tė qėndrojnė nė vend) dhe tė mėsojnė ta ruajnė Fjalėn e Allahut. Ua besoi qė tė bėhen ndėrmjetės tė paqes sė tij, e kjo ėshtė e mundshme vetėm nė besimin se Fjala e Zotit ėshtė me ne deri nė fundin e botės.
A kemi tė drejtė tė shpresojmė, apo tė paktėn tė ėndėrrojmė, pėr rritjen e njė gjenerate tė re teologėsh, tė ndjeshėm ndaj ēėshtjeve tė ēastit tė tashėm dhe tė guximshėm nė kontributin aktiv tė ndėrtimit tė institucionit fetar dhe tė shoqėrisė, nė pėrputhje me parimet themelore tė Kur'anit dhe normat konkrete sipas shembullit tė Pejgamberit a.s.? Gjithkush ka tė drejtė tė ėndėrrojė, ndėrsa ėndėrrat e vėrteta janė fillim i njė tė nesėrmeje mė tė mirė. Nėse teologjia nuk ka ēka tė flasė pėr fotografinė e botės, atėherė tė paktėn nuk do tė duhej tė heqė dorė nga vėshtrimi teologjik jetėsor, nga vėshtrimi fetar pėr botėn dhe fondimin e saj.
Nuk dėshiroj tė pohoj se tek ne nuk punohet. Mirėpo nė kėtė ēast mė intereson se ēka dhe si punohet dhe atė nė rend tė parė nė sferėn e kulturės shpirtėrore. Me kėtė nuk jemi tė kėnaqur. Nuk jemi, sepse besojmė se mund tė punohet shumė mė mirė dhe mė fuqishėm. Na duhen zhytės tė angazhuar nė thellėsitė e problematikės sonė njerėzore dhe islame dhe muslimane, lėvizės tė qėndrueshėm tė ujėrave tė amullta, thirrės intuitivė dhe mendjemprehtė, shkencėtarė dhe teologė tė vėrtetė. Nė vend tė klisheve tradicionale dhe galimatizmave bashkėkohore na duhen punime studioze, nė vend tė vėshtrimeve dhe informatave margjinale na duhen studime intuitive dhe mendjemprehta. Nuk mjafton vetėm tė punohet, flitet dhe shkruhet! Fjala sot aq shumė ka devalvuar sa qė vetėm pėrmbajtje tė thukta mund t'ia kthejnė besimin. Dhe kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr kėtė apo atė shokllė, institucion apo botim. Shikuar nga ky pikėqėndrim, tė gjithė paksa jemi bėrė tė pėrgjumur. Gati gjithmonė para se tė lexojmė ndonjė botim tek ne rregullisht e dimė se ē'shkruan nė tė. Sepse shkruhet pėr t'u shkruar, botohet pėr t'u botuar. Ndėrsa kjo ėshtė punė e kotė, e vdekur, pa shpirt.
Mu pėr kėtė arsye edhe nuk duhet tė na habisin kritikuesit e fesė me akuzat e tyre "(jo)racionale" si "feja opium", "e panevojshme pėr kėtė kohė", "rrezikon indin kombėtar shqiptar", "izolon nga bota moderne" e deri te ato mė banalet tė llojit "fundamentalizėm", "radikalizėm" etj. Pėr ata edhe pejgamberėt i janė lutur Zotit qė t'i udhėzojė, sepse nuk dinė. Prandaj them se nė njė mėnyrė edhe ne jemi shkaktarė pėr akuzat e tilla, pėr arsye se si teologė nuk kemi njohuri ose nuk jemi tė pėrgatitur pėr t'i ofruar shoqėrisė atė qė duhet dhe pėr tė cilėn ka nevojė shpirti njerėzor, si respekti, qetėsia shpirtėrore dhe aftėsia kulturore, me njė estetikė tė kapshme tė jetės.
Prandaj, shoqėria jonė muslimane shqiptare vetėm mund tė ėndrrojė pėr teologun i cili do ta zbulojė Fjalėn si afėrsi dhe gėzim tė thirrjes personale; teologun i cili nuk do tė heqė dorė nga kėrkimi, madje edhe kur do t'i duket se po i shemben shtyllat e sigurisė iluzore, teologun i cili do tė ketė guximin qė vazhdimisht tė jetė vėzhgues dhe kritikues pozitiv i institucionit dhe shoqėrisė; teologun i cili do tė dijė tė dėshmojė dhe tė sakrifikojė edhe mė tė shtrenjtėn pėr njeriun dhe njerėzimin; teologun i cili do tė dijė tė komunikojė me filozofinė dhe me filozofėt, po ashtu me poezinė dhe me poetėt, me psikologjinė dhe me psikologėt; teologun i cili do tė dijė gjithnjė rishtas t'i mahnitet madhėshtisė sė thirrjes dhe misionit tė vet, i vetėdijshėm pėr varfėrinė e diturisė sė vet dhe domosdoshmėrinė pėr ndihmėn e mėshirės, pa tė cilėn nuk mund ta kryejė atė; teologun i cili, duke iu folur njerėzve, pandėrprerė i drejtohet Zotit me tė njėjtin falėnderim tė lumtur dhe tė sinqertė si atė ditė kur ka mbajtur ligjėratėn e tij tė parė.
Shkup, 08.11.2008