Menyja kryesore
Akaidi
Dr. Ejjub Ali
Imam El-Maturidiu
Jeta, vepra dhe mėsimi
Hyrje
Diskutimi detaj mbi parimet thelbėsore tė Islamit, nė shekullin e dytė e tė tretė hixhrij (VIII dhe IX gregorian), i ka sjellur dijetarėt muslimanė deri te rezonimi filozofik mbi natyrėn dhe atributet e Zotit dhe mbi raportet e tij ndaj njeriut dhe universumit. Si rezultat, u lind dituria e re e skolastikės muslimane e quajtur 'Ilm ul-kelam.
Nė realitet, mu'tezilitėt e kanė themeluar kėtė shkencė tė re dhe i kanė dhėnė kontribut tė pėrhershėm zhvillimit tė saj. Lėvizja e tyre ka filluar me miratimin e qėndrimit racional nė raport me disa ēėshtje teologjike, por kur arritėn fuqi tė madhe, ata morėn qėndrim agresiv kundrejt oponentėve tė vet. Muslimanėt ortodoksė i janė kundėrvėnė lėvizjes mu'tezilite prej vetė fillimit dhe kanė tentuar t'i refuzojnė mėsimet e tyre me anė tė metodės tradicionale. Njė pjesė e ortodoksėve kanė anuar, madje edhe kah metodat violente.
Idetė e kundėrta dhe qėndrimet kundėrshtare kanė krijuar kaos dhe konfuzion nė mendim dhe lėkundėn themelin e ideve tė vjetra dhe tė besimeve tradicionale muslimane. Thellė ėshtė ndjerė nevoja e zgjidhjes sė krizės dhe pranimit tė njė rruge tė mesme dhe tė njė qėndrimi tolerant. Nė kėtė periudhė kritike tė historisė sė teologjisė muslimane u paraqitėn nė tri pjesė tė botės muslimane, tre dijetarė eminentė: El-Maturidiu nė Azinė qendrore, El-Esh-ariu nė Irak dhe El-Tahaviu nė Egjipt. Tė gjithė kėta janė orvatur t'i harmonizojnė idetė e kundėrta dhe t'i shtrojnė problemet teologjike tė kohės duke e aprovuar sistemin, qė do ta kėnaqte arsyen dhe do t'ia adaptonte parimeve tė pėrgjithshme tė Kur'anit dhe tė Sunnetit. Ata bėrėn ndikim tė thellė e tė pėrhershėm nė zhvillimin e mėvonshėm tė filozofisė dhe teologjisė muslimane dhe konsideroheshin baballarė tė tri shkollave tė mendimit qė i kanė marrė emrat sipas tyre.
Nga kroatishtja:
Nexhat Ibrahimi