Menyja kryesore
Dr. Ali Iljazi
Dr. Sead Agiq
IMAM EFENDIU "KOMPLET"
Imam perfekt d.m.th. i pėrkryer, gati qė nuk ekziston. Sepse, ata qė e pėrgatitin, gjithashtu nuk janė tė pėrkryer.
Nė ēfarė do tė ishte gjatė pėrgatitjes sė imamit - hatibit poenta? Nė diturinė nga shpjegimi i Kur'anit, hadithit, nė interpretimet moderne, disiplinat klasike, nė profilin shkencor, mjeshtėritė imameske, formimin e karakterit, zhvillimin e aftėsive oratorike.
Se si medreseja ose institucionet mė tė larta arsimore tė ngjashme nė mėnyrėn mė tė mirė do ta shfrytėzojnė kohėn tė cilėn e kalojnė kandidatėt nė kėto, mė sė paku varet nga vetė kandidatėt. Pėr shumicėn prej tyre zgjidhja ėshtė qė kandidatit t'i ofrohet diē nga tė gjitha qė pėrmendėm. Por, ndoshta ėshtė mirė qė kandidatit qartė t'i jepet me kuptuar se dituria nuk ėshtė nė vete qėllim, dhe se nė shkolla bėhet shkollimi, dhe qė arritja e arsimimi tek mė pas duhet tė pasojė.
Dikush dikur kishte thėnė pėrafėrsisht kėshtu: "Tani kur e kam kryer shkollimin, mund t'i pėrkushtohem arsimimit."
Unė, pak duke u mahitur, pak seriozisht, do tu ofroja kėtė pėrshkrim tė imamit tė pėrsosur.
Teoretikisht secili xhemat do tė dėshironte ta ketė kėtė kandidat si imam.
"Tė mos jetė mė i vjetėr se 26 vjeēar dhe tė ketė 30 vjet pėrvojė pune. Tė jetė lider i vendosur dhe tė pasojė dėshirėn e xhematit tė tij. Tė dėgjojė Rijasetin dhe tė jetė lojal i Kėshillit tė Xhematit, muftiut dhe kryeimamit. Tė jetė i gjatė, i vogėl, i hollė, i trashė, dhe qė natyrisht tė jetė i bukur dhe tėrheqės me njė sy tė kaltėr, e tjetrin ngjyrė kafe. Flokė shumė dhe tė ndarė, i krehur dhe qė gjithmonė nė kokė ta ketė ēallmėn ose sė paku kapelė franceze.
Pastaj, tė jetė intelektual brilant dhe teolog pėrshpirtėror, bashkėbisedues modest, ligjėrues i zjarrtė dhe tė ketė zėrin e bukur. Tė ketė ambicie tė mėdha nė punė me tė rinjtė por njėkohėsisht tėrė kohėn e tij ta kalojė me xhematlinjėt e vjetėr.
Gjatė ditės sė paku me telefon tė thėrras 15 anėtarė tė xhematit, disa sipas nevojės t'i vizitojė dhe qė nė popull tė jetė vazhdimisht prezent pėr shkak tė da'ves. Gjithashtu, nevojitet tė ketė telefonin mobil dhe qė gjithnjė tė jetė nė zyrė nė rast se dikush papritmas vjen pėr tė vizituar xhaminė ose pėr t'u anėtarėsuar . . ."
Ėshtė e qartė ēfarė dėshiroj tė them.
Nė punė me imamėt si kryeimam, kam vėrejtur qė imamėt mė tė mirė nuk janė gjithmonė enciklopeditė e gjalla tė diturive fetare, por para sė gjithash kėta janė persona me moral tė fortė, karakter stabil dhe me afinitet pėr komunikim. Ėshtė gabim, e ndoshta edhe mėkat, kur edukatorėt islam mendojnė qė dimensioni shpirtėror do tė plotėsohet vetvetiu gjatė arritjes sė diturisė.
Shumė nxėnės dhe studentė tė talentuar, me dėshirė tė jenė profesorė, bėhen nė atė masė tė preokupuar me sukses akademik saqė edhe ajo pak e arritur shpirtėrore nė shtėpi fillon dukshėm tė dobėsohet. Dituritė pėr fenė pa komponentin shpirtėror janė llojet mė tė kėqija tė diturive.
Mu pėr kėtė themeluesit e xhamive, vakėfeve dhe medreseve tė mėparshme i kanė dhėnė rėndėsi komponentit shpirtėror.
Medresetė dhe Fakulteti i studimeve Islame nuk duhet tė zhvillojnė vetėm afinitetet intelektuale.
Nėse, pėrveē kėsaj, studentėt nuk mėsojnė tė jetojnė besnikėrisht dhe qė identitetin e tyre ta kėrkojnė te Pejgamberi s.a.v.s. dhe misioni i tij, kot do tė kenė nga gjitha dituritė e arritura.
E kjo nuk do tė jetė e mundur pa zhvillimin shpirtėror tė individit. Nuk ėshtė thėnė kot qė te kryesit e medresesė mė sė vėshtiri ėshtė me ngadhėnjyer racionalizmin e ngurtė. Kėshtu ka qenė kur unė kam qenė nxėnės i medresesė. Ndoshta gjatė kėtyre 30 viteve gjendja ėshtė pėrmirėsuar.
Nėse imami nuk tregon stabilitet psikik dhe pjekuri shpirtėrore, xhematlinjėt shpejtė do ta zbulojnė dhe ardhja nė xhami e tėrė familjeve, edhe nėse mbahet, do tė jetė nė kufijtė formal.
A jemi afėr fundit tė botės, a ėshtė kėtu para nesh dita e Gjykimit?
Kėshtu nėpėrmes e-mailit para pak kohėsh mė pyeti njė xhematli. Ndėrsa unė kėshtu u pėrgjigja: "Do tė mundohem tė pėrgjigjem nė mėnyrė si Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj njė beduini. Kur erdhi gjatė kohės sė namazit tė xhumasė, qėndroi nė dyert e xhamisė dhe bėrtiti: "Kur do tė jetė dita e Gjykimit, Muhammed?"
Mua, ja, deri mė sot askush nuk mė ka pyetur kur do tė jetė dita e Gjykimit. Ky beduin ishte mė i mirė se ne. Kush sot mendon pėr ditėn e Gjykimit? Tėrė biseda zhvillohet nė atė ēfarė kemi blerė, ēfarė kemi ngrėnė, ēfarė kemi veshur, etj.
Pejgamberi s.a.v.s. nuk u pėrgjigj menjėherė. Beduini pėrsėri pyeti. Pastaj edhe herėn e tretė pyeti. Pastaj u paraqit meleku Xhibril dhe tha: "Pėrgjigju!"
Pejgamberi s.a.v.s. i drejtohet beduinit: "Ēfarė ke pėrgatitur pėr atė ditė?"
Edhe ne duhet tė pyesim ēfarė kemi pėrgatitur pėr atė ditė. Beduini, i cili nga shkretėtira kishte arritur i zbathur dhe i paarsimuar pėrgjigjet shkurtė e qartė:
"Dashuria ndaj teje, Muhammed, pėr mua mjafton."
Ky beduin bile nuk ka ditur si bėhet namazi, por nga pragu i xhamisė pyet.
Pastaj Ebu Bekri r.a. pyet: "Ē'ėshtė kjo, i Dėrguar i Allahut?"
Ndėrsa Pejgamberi pėrgjigjet: "Personi do tė ngjallet me atė qė dashuron."
Ēfarė mėsojmė nga kjo bisedė?
Mėsojmė se e kemi obligim me e dashur Pejgamberin s.a.v.s. mė tepėr se fėmijėt tanė, bashkėshortet, vėllezėrit, motrat . . .
Kush mundet sot nė xhematet tona me thėnė se e do Pejgamberin a.s. mė shumė se fėmijėt tanė?
Edhe veten e pyes: A e dua Pejgamberin a.s. mė shumė se bijat e mia, bashkėshortja, nipėrit, dhėndėri . . .?
Por, sė paku i njoh disa njerėz mubarek qė e duan Pejgamberin s.a.v.s. mė tepėr se ēdo gjė nė botė. Kėta njerėz duhet njohur dhe pasuar. Mos thoni se tė kėtillė nuk ka sot. Tė dashurit e Allahut (euliatė) kanė ekzistuar gjithmonė, edhe sot janė nė mesin tonė, por duhet zbuluar.
T'i lutemi tė Lartėsuarit qė t'i gjejmė miqtė e Tij, t'i njohim, pasojmė dhe nga ata tė gjejmė rrugėn deri te caku. Edhe ne tė bėhemi prej robėrve tė sinqertė, qė tė ndiejmė aromėn ndaj Pejgamberit a.s. nė mėnyrė qė tė meritojmė ndėrmjetėsimin (shefa'atin) e tij nė ditėn e Gjykimit.
Nėse imami - efendiu ynė ėshtė nė nivel mė tė ulėt se ky beduin, atėherė nuk do tė befasohemi nėse nė punėn e tij nuk ėshtė i suksesshėm, ngase thirrja e imamit mbi tė gjitha ėshtė misioni tė cilin ne vetėm e vazhdojmė, ndėrsa e ka filluar dhe trasuar i dashuri ynė Pejgamberi a.s.. Detyra e imamit vėrtetė ėshtė e rėndė dhe me pėrgjegjėsi, por ėshtė mė e ndershmja. Imami ėshtė nė misionin e Pejgamberit a.s..
Ēfarė hytbe dėgjojmė?
Njė prej shkaseve qė nė xhamitė nė tėrė BeH dhe diasporė, xhematlinjėt dalin menjėherė pas namazit - farz, qėndron nė faktin se mezi presin tė dalin nga hapėsira e xhamisė pas hytbes e cila nuk i ka prekur e as impresionuar. E si mund tė impresionojė dikė imami - hatibi i cili ėshtė i privuar nga impulsi fetar?
Para njė kohe mu drejtua njė xhematli, vozitės kamioni, dhe ja si u zhvillua biseda:
"A je ti kryeimami?"
"Po" - i thashė.
"A mund t'ua pėrcjellėsh diē prej meje?"
"Kujt?"
"Imamėve tu."
"Thuaj!"
"Thuaju imamėve tu qė gjatė hytbes ditėn e xhumasė mos t'i nėnvlerėsojnė as mua e as xhematlinjėt, por tė sillen me seriozitet."
Tė themi se ky xhematli ka tė drejtė. Nėse ka tė drejtė, atėherė imamėt vėrtetė do tė duhet tė dinė ēfarė xhematlinjėt dėshirojnė tė dėgjojnė ditėn e xhumasė. Kėrkesa ėshtė qė imami tė dijė ēfarė i intereson (dhe ėshtė aktuale) pėr xhematlinjėt dhe qė mesazhet kuranore t'i "orientojė" nė kėto tema, e jo tė ligjėrojė pėr atė qė i intereson atij si imam - personalisht.
Analiza ime e hytbeve tė Pejgamberit a.s. dhe retorikės sė tij sugjeron nė tri gjėra nė tė cilat imamėt duhet tė kenė kujdes, jo pėr tė qenė impresiv, por interesant dhe bindės. Problemi mė i madh ėshtė qė shumė imamė janė tė preokupuar qė xhematlinjėve momentalisht t'ua imponojnė mendimin e tyre.
Para sė gjithash, hytbet tona duhet tė paraqiten nė formė dialogu. Gjatė pėrgatitjes pėr hytben e radhės duhet gjithmonė tė kemi ndėrmend atė qė xhematliu ynė pret tė dėgjojė dhe t'i pėrkushtohemi me seriozitet. Nė mėnyrė retorike t'i parashtrojmė pyetjet e tij, problemet, dilemat dhe brengat e tij.
Sė dyti, shembulli ynė ėshtė Pejgamberi a.s. nė ēdo gjė, por edhe nė mbajtjen e hytbes. Ai nuk ka nguruar me qenė tėrėsisht i qartė dhe thelbėsor. Shkurtimisht, me rėndėsi ėshtė qė mos ta anashkalojmė as Kur'anin, hadithet por mos t'i lėndojmė as njerėzit.
Dhe e treta, mėnyra se si Pejgamberi a.s. i ka mbajtur hytbet ka qenė e papėrsėritshme. Ka pėrdorur gati tė gjitha figurat stilistike qė oratorin e bėjnė tė dėgjueshėm: hiperbola, metafora, alegoria, parabola, bile edhe sarkazmi. Pėrshkrimet e tij kanė qenė sugjestive, citimi i Kur'anit fisnik - kreativ, ndėrsa shembujt kėshillues - tė paharruar.
Nėse hutbet fillojnė tė ngjajnė me ato tė Pejgamberit s.a.v.s., padyshim xhematlinjėt tanė do tė jenė tė interesuar, do tė kenė afinitet t'i pranojnė bindjet tona, dhe ndoshta kur kthehen nė shtėpi do tė jenė edhe tė impresionuar.
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi