Menyja kryesore:
Fikhu > Problemet
Nexhat Ibrahimi
Pėr historinė dhe dimensionet e kurbanit shkurtazi
Historia e kurbanit
Nevoja e njeriut pėr Krijuesin nė botėn fenomenale (alem'ush-shehadeh), ėshtė sikurse nevoja e foshnjės pėr nėnėn. Nevoja e njeriut pėr Krijuesin ėshtė edhe falėnderim pėr tėrė atė qė Ai e ka krijuar. Nevoja e njeriut pėr Krijuesin ėshtė edhe shenjė mirėnjohjeje pėr vetekzistencėn dhe ekzistencėn pėrreth tij. Njeriu gjithnjė ka ndjerė nevojė qė Allahut absolut t'i drejtohet pėr ndihmė dhe mbrojtje, nė ballafaqim me fenomenet qė e rrethojnė, ka ndjerė nevojėn pėr kurajė, pėr pėrkrahje, guxim, ngushėllim dhe karakteristika tė tjera, tipike pėr njeriun. Kėtė nevojė tė tij, sipas udhėzimeve hyjnore, njeriu e ka manifestuar nė forma dhe mėnyra tė ndryshme. Ndėr kėto forma dhe ndėr kėto mėnyra tė komunikimit ndėrmjet Krijuesit dhe krijesės ėshtė edhe flijimi, sakrifica, nė gjuhėn fetare islame ndėr ne e njohur si kurbani.
Tė dhėnat historike dhe hulumtimet shkencore nga rrafshi i feve komparative tregojnė se edhe kulturat dhe qytetėrimet e vjetra, si adhuruesit e Diellit, Hėnės, tė yjeve dhe objekteve e fenomeneve tė ngjashme e njohin institucionin e flijimit, tė kurbanit. Ata janė pėrpjekur qė nėpėrmjet sakrifikimit tė vetvetes apo tė formave tė ndryshme ta fitojnė simpatinė e Krijuesit dhe t'i meritojnė dhuntitė e Tij. Kėto tė dhėna nga e kaluara tregojnė se flijimi ėshtė traditė e rrėnjosur thellė edhe tek popujt e vjetėr si asirianėt, persianėt, fenikasit, egjiptianėt, grekėt, arabėt parakur'anor, iliro-shqiptarėt, sllavėt, popujt e ndryshėm nė kontinentet tjera etj.
Meqenėse qėllimi ynė nė kėtė shkrim nuk ėshtė pėrkufizimi i institucionit tė flijimit dhe pėrcjellja e tij nė faza tė ndryshme historike, ne do tė kėnaqemi tė pėrmendim njė pėrkufizim paksa tė vrazhdė shekullarist nė tė cilin pohohet se "flijimi ėshtė pjesė pėrbėrėse e ritualit me qėllim qė vullneti i zotave dhe qenieve (forcave) mbinatyrore t'u dalė nė ndihmė dėshirave dhe nevojave tė njerėzve. Ėshtė shprehje tipike e besėtytnisė qė ka pasur dhe ka forma tė tmerrshme johumane: flijimi i njerėzve nė religjionet e vjetra dhe primitive." Kėtė formė tė flijimit, sakrificės latinėt e vjetėr e kanė shprehur me thėnien e njohur "do ut des" qė dmth. "jap qė tė mė jep mua". Kėto raporte "jap qė tė mė jep mua" janė tė panjohura pėr mėsimin islam, sepse raportet Krijues-krijesė do tė vendoseshin tė vijė komerciale, korruptive, interesi etj.
Duke e pasur parasysh qenien jo tė pėrkryer tė njeriut, Allahu i madhėruar gjatė historisė ka dėrguar pejgamberė - tė zgjedhur tė Tij, qė t'i ndihmojnė njeriut nė ēdo mėnyrė, pra edhe nė pikėpamje tė flijimit, duke e humanizuar sakrificėn, duke e fisnikėruar dhe lartėsuar ate nga motivet primitive, supersticioze, egosite, ekskluzive e idhujtare nė motivet fetare, altruiste, humane e sociale.
Dimensionet e kurbanit
Institucioni i kurbanit ka njė rėndėsi tė shumėfishtė nė mėsimin islam. Pėr kėtė arsye, kėrkon dhe meriton trajtim shumėpikėpamjesh. Nėse kurbanin e redukojmė nė aspektin juridik dhe tė teknikės sė prerjes sė kurbanit, ne me kėtė veprim e kemi varfėruar kėtė institucion dhe u japim tė drejtė atyre qė kurbanin e trajtojnė njėanshėm.
A. Dimensioni religjioz i kurbanit
Kurbani si komponent qenėsor i mėsimit islam ėshtė nė funksion tė tewhidit - konfirmimit tė Njė, tė Vetmit Allah: La ilahe il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah. Kontakti qė vendoset me Allahun e madhėrishėm ėshtė i drejtpėrdrejtė dhe pa kurrfarė elementesh politeizmi, idhujtarie (shirku). Kėtu edhe ėshtė dallimi themelor dhe esencial ndėrmjet flijimit islam dhe flijimit nė besimet tjera. Deri sa nė besimet e tjera flijimi ėshtė akt pėr tė fituar simpatinė dhe ndihmėn e Hyjit dhe pėrmbajtjen e Hyjit nga zemėrimi dhe dėnimi ndaj individit dhe popujve, nė islam flijimi ėshtė akt i gatishmėrisė sonė, njė akt i sinqeritetit tonė pėr tė flijuar gjėnė mė tė shtrenjtė, mė tė dashur qė posedojmė nė emėr tė Krijuesit madhėshtor por jo pėr t'i bėrė qejf krijuesit, jo pėr t'iu serviluar Atij, por pėr sendėrtimin e porosive nga fjalėt e Krijuesit nė jetė pėr vetė mirėqenien tonė individuale dhe shoqėrore. Allahu ėshtė i mėvetshėm, i plotėmjaftueshėm, jashtėekzistencial, jashtėkohor, jashtėhapėsinor dhe nuk ėshtė i ndikuar nga ligjet dhe skemat e botės ekzistenciale:
"
. Allahu vėrtet nuk ka nevojė pėr askė nė tėrė botėn." El-Ankebut, 6).
Thelbin, esencėn e qėllimit tė kurbanit e shpjegon vetė Allahu i lartėsuar nė ajetin vijues:
"Tek Allahu nuk arrin as mishi (i kurbanit) as gjaku i tyre, por tek Ai arrin takvallėku juaj." El-Haxhxh, 37.
Kjo do tė thotė se kafsha e flijuar ėshtė vetėm ndėrrim simbolik me atė qė njeriu duhet flijuar. Ilustrim konkret pėr kėtė ėshtė shembulli i Ibrahimit a.s., i cili si baba flijon tė birin Islamilin dhe shembulli i Ismailit i cili pranon tė flijojė gjėnė mė tė shtrenjtė -vetveten.
Rasti i Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. ėshtė i papėrsėritshėm nė historinė njerėzore dhe si i kėtillė duhet tė ndikojė inspirativisht te ne besimtasrėt nė kėtė shekull kundėrthėniesh dhe antagonizmash, humbje vlerash dhe egoizmi, nė kohėn kur njeriu po humb ēdo gjė qė e bėnė atė njeri.
B. Dimensioni moral i kurbanit
Kur'ani pėrmban mbi 200 ajete tė karakterit juridik qė drejtpėrdrejt trajtojnė aspekte tė ndryshme juridike. Ky fakt fletė qartė se pjesa tjetėr me mbi 6000 ajete, kryesisht janė tė karakterit moralo-etik. Synimi parėsor i tyre ėshtė formimi i njeriut dhe i vetėdijes dhe karakterit tė tij. Institucioni i kurbanit, pa dyshim, ėshtė shembulli mė tipik i formimit tė njeriut: vetė akti i kurbanit tregon gatishmėrinė kulmore tė besimtarit pėr dashuri ndaj Allahut dhe pėr zbatimin praktik tė urdhrave tė Tij.
Akti i premjes sė kurbanit, nė shikim tė parė i vrazhdė, primitiv e mizor, zhvillon te besimtari vetėdije por edhe kritere, nė bazė tė tė cilave ai do t'i valorizojė kategoritė etike dhe do t'i afirmojė vlerat pozitive:
Jeta - Shkatėrrimi i jetės
Amshueshmėria - Gjerat kaluese
Uniteti - Jouniteti
Fuqia - Pafuqia apo dobėsia
E vėrteta apo urtėsia - Gėnjeshtra apo jourtėsia
Dashuria - Urrejtja
Mirėsia - Ēoroditja, pėrdhosja etj.
Uniteti, solidariteti, altruizmi dhe vetėdija se flijimi i njė pjese tė njerėzisė nė dobi tė pjesės tjetėr ėshtė ēelėsi i shpėtimit tė njė bashkėsie nga shkatėrrimi i saj dhe shkalla mė e lartė qė synon Kur'ani.
C. Dimensioni social i kurbanit
Gjithė ē'ka nė qiej dhe nė tokė i pėrket Allahut tė lartėsuar. Njeriu ėshtė shfrytėzues i tyre. Qė tė bėhet njė ndarje sa mė e drejtė e tė mirave ndėrmjet njerėzve dhe botave tjera, Allahu vendosi rregulla. Aplikimi i kėtyre rregullave ėshtė nė funksion tė ērrėnjosjes sė varfėrisė, tė vigjilimit tė klasės eksploatuese dhe tė eksploatuar etj. Njė nga ato rregulla nė aspektin social ėshtė edhe kurbani, qėllimi parėsor i tė cilit ėshtė barazia sociale ndėrmjet njerėzisė. Gėzimi qė pėrjeton i pasuri duhet t'i buzėqesh edhe tė varfėrit, por edhe kategorisė qė pėr shkak tė dinjitetit, modestisė apo ngurrimit nuk e shprehin dhe nuk e dėshmojnė varfėrinė e tyre.
Pėrveē aspekteve tė theksuara, funksioni social i kurbanit nė kohėt e kaluara mė tepėr kurse nė kohėt aktuale diē mė pak, fiton nė rėndėsi edhe pėr arsye se akti i kurbanit kryhet pas namazit tė bajramit, prej nga rrjedh ideja pėr unitet. Pėr ta kryer aktin e premjes sė kurbanit nė mėnyrė tė organizuar duhet tė bashkohemi. Nė kėtė mėnyrė, tė varfėrve do t'u ndihmohej jo vetėm ditėn e parė, por gjatė disa ditėve tė bajramit me ushqim tė freskėt.
Mirėpo, nė kohėt aktuale, me ndryshimet globale, pėr shkak tė lėvizjeve tė mėdha dhe dinamike tė njerėzisė, pėr shkak se mėnyratt e deritanishme tė shpėrndarjes sė kurbanit nuk po gjejnė manifestim tė plotė, kurbani po fiton njė dimension tė ri: grumbullimi dhe prerja e organizuar tė kurbanit nėn ambrellėn e Bashkėsisė Islame, konzervimi afatgjatė afatgjatė i mishit dhe shpėrndarja e kėtij mishi tė konservuar nė destinacione tė ndryshme dhe tė kontrolluar, edhe jashta nevojave tė institucioneve arsimore tė Bashkėsisė Islame, institucioni i kurbanit po gjen shprehjen mė tė mirė dhe shumė mė tė drejtė nė aspekt tė sheriatit. Qytetarėt mund tė ndihmohen jo vetėm gjatė 3-4 ditėve tė bajramit, por gjatė tėrė vitit dhe jo vetėm pse dikush ėshtė komshi, por atyre shtresave qė vėrtet kanė nevojė. Po ashtu, mund tė ndihmohet edhe nė raste emergjente, sikurse janė periudhat e pastermeteve, pasvėrshimeve, pasluftėrave dhe kriza tė tjera.
Praktika pėr grumbullim dhe prerje kurbani tashmė nė zbatim e sipėr nė Bashkėsinė Islame tė Kosovės ėshtė nė rrugė tė mirė tė depėrtojė nė tė gjtiha shtresat e besimtarėve, nė fshat dhe qytet. Mirėpo, Bashkėsia Islame nė anėn tjetėr duhet ta ēojė organizimin nė kėtė aspekt edhe mė pėrpara, duke iu shmangur metodave organizative individuale dhe duke i afirmuar metodat institucionale.
Pėrfundim
Kurbani ėshtė akt, veprim qė besimtari e bėn nė emėr tė Krijuesit, ndėrsa pėr tė shprehur gatishmėrinė e tij pėr realizmin e parimeve hyjnore. Historia e njeh kurbanin nga fillimet e para (Ademi a.s. me bijtė e tij) e deri nė ditėt tona.
Pėrkundėr faktit se kurbani gjatė historisė ka pėsuar ndryshime nė aspektin formal dhe tė teknikės, esenca ėshtė e njėjtė: ai paraqet rast unikal simbolik dhe praktik tė demonstrimit tė besimit tė tyre dhe ka ndihmuar qė besimtarėt nėpėrmjet simbolit ta kuptojnė fenė e tyre mė drejtpėrdrejt. Simboli i kurbanit gjithashtu ka ndikuar qė tė unifikohet dimensioni shoqėror dhe religjioz, e tė gjitha kėto nė frymėn e maksimės sė tewhidit: Nuk ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut.
Literatura:
1. Branko Bosnjak, Grcka filozofija, Zagreb, 1982.
2. Dusan Pajin, Filozofija Upanisada, Beograd, 1980.
3. Emile Durkheim, Elementarni iblici religioznog zivota, Beograd, 1982.
4. Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990.
5. Grup autorėsh, Smisao i znacaj kurbana, Sarajevė, 1978.
6. Islamska Misao, nr. 55, Sarajevė, 1983.
7. Mala Enciklopedija Prosveta - Opsta Enciklopedija, botimi IV, A-J, libri 1, Beograd, 1986.
8. N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame - Ahlaku, Shkup, 2005.
9. Religije svijeta, Zagreb, 1987.
10. Religiozni obredi, obicaji i simboli (ed. Jusef Keler), Beograd, 1980.
11. S. Kutub, Fi dhilalil-Kur'an, pjesa II dhe V, botimi 8, Bejrut, 1979.
12. Vehbija Hodzic, Temelji islama, Sarajevė, 1971.
nėnmenyja: