EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Heshtja kur'anore ėshtė mėshirė

Dr. I. Bardhi


Heshtja Kur`anore ėshtė mėshirė

Dr. Ismail Bardhi



“Dhe kur lexohet Kur’an, dėgjojeni atė dhe heshtni,
ndoshta do tė jeni tė mėshiruar” (el-A’raf, 204)


Nėse nė Librin e Shenjtė strukturat e heshtjes janė po aq tė ndryshme sa edhe format e saja, ne megjithatė duhet tė fillojmė me njė karakteristikė mjaft tė pėrgjithshme, e cila e vendos vulėn e saj strukturore mbi Librin si tėrėsi e jo vetėm mbi disa pjesė tė caktuara: e ajo ėshtė se heshtja aty nuk ėshtė vetėm objekt, por mė sė shpeshti subjekt. Me kėtė mendoj se derisa dikush nė disa raste has nė heshtjen nė Librin e Shenjtė, dhe pėr tė flet si pėr njė gjė, nė vetėn e tretė, ashtu si flet p.sh. pėr diellin, pėr gjumin, pėr urtėsinė, nė Librin e Shenjtė heshtja shumė mė shpesh paraqitet nė vetėn e parė: ajo ka rolin e vet, ėshtė aktive dhe e shumtė. Si dielli nė rastin e Ibrahimit a.s., si gjumi i as’habul Kehf, si Miraxhi i Pejgamberit a.s., si urtėsia kur i drejtohet turmės, heshtja ėshtė aktor dhe atė njėri nga aktorėt kryesorė nė dramėn e gjerė tė Librit tė Shenjtė.

Pa dyshim, nga vetė natyra e kėsaj gjėje nė dukje tė vetė-mjaftueshme, gjegjėsisht heshtjes, ky rol ėshtė aq diskret saqė rrezikon tė kalojė i pavėrejtur, apo thėnė mė mirė i padėgjuar. Mirėpo, detyra e komentuesit dhe lexuesit ėshtė ta ndjejė heshtjen pėrgjatė heshtjes! Termi heshtje nė Kur’an ceket edhe nė formėn konkrete, siē ėshtė rasti me urdhėrin qė kur lexohet Kur’ani tė dėgjohet (festemiu) dhe tė heshtet (ve ensitu), si edhe dimensioni tjetėr nė rastin e Merjemes a.s. (Merjem, 26), e cila me heshtje e mbron dhe dėshmon tė vėrtetėn, duke e mbizotėruar zhurmėn e tė pavėrtetės.

Heshtja, do tė thoja paksa me ngurrim, e formon peizazhin e Librit tė Shenjtė. Kėtė peizazh mė sė miri mund ta vėrejmė nė muajin e quajtur “heshtje”, gjegjėsisht nė muajin e agjėrimit – Ramazanin, nė tė cilin vėrtetohet kuptimi tjetėr i Fjalės sė Vahjit – Shpalljes, pa e humbur dhe duke e ruajtur brendėsinė qė e ka nė tė dy dimensionet. Heshtja ėshtė karakteristika e pėrhershme e Shpalljes, apo si do tė thonin mufesirėt dhe mistikėt: ... natyra ėshtė Kur’ani qė flet...
Peizazhi nė fjalė fillimisht shkrihet me natyrėn, hapėsirat e pafundme tė sė cilės janė tė depėrtuara me heshtje: nuk ka tė folur, nuk ka fjalė, e as qė dėgjohet ndonjė zė. Kėshtu, Libri i Shenjtė ėshtė dėshmitari i parė njerėzor pėr zbulimin e jashtėzakonshėm tė identitetit tė pafundėsisė sė natyrės me heshtje – zbulim i cili do t’u japė shkas “dalldisjeve” tė shkėlqyeshme tė filozofėve tė Lindjes dhe tė Perėndimit.

Libri i Shenjtė shkon akoma mė tutje, madje deri aty sa tė sugjerojė se heshtja ėshtė formė metafizike e kozmosit. Ose, thėnė ndryshe: natyra si tėrėsi pėr njeriun ėshtė si hėna pėr tokėn. Nga toka njeriu mund tė shohė vetėm njėrėn faqe tė hėnės, mirėpo faqja tjetėr ekziston, si anė e prapme e cila, pėr tokėn fizike, ėshtė fjalėpėrfjalshėm meta/pas/fizike. Kėshtu pra ėshtė edhe me kozmosin, i cili njeriut ia paraqet vetėm fytyrėn e artikulluar tė ekzistencės sė tij fizike, mirėpo ekziston edhe fytyra tjetėr, e prapmja e heshtur, e cila pėr njeriun fizik sėrish ėshtė fjalėpėrfjalshėm metafizike. Ajo qė drita dhe hija janė pėr hėnėn, e folmja dhe heshtja janė pėr kozmosin. Kėshtu, me qėllim tė shmangies sė keqkuptimeve, nė peizazhin e Librit tė Shenjtė, brenda fjalės duhet kuptuar heshtja, e cila nė muajin e agjėrimit vazhdimisht pėrsėritet nė mėnyrė tė heshtjes, kurse Nata e Kadrit ėshtė vula e saj.

Derisa Libri i Shenjtė pafundėsinė kozmike e identifikon me heshtjen, ai po ashtu ėshtė i vetėdijshėm se kjo pafundėsi nuk ėshtė gjė tjetėr pos vello e njė Pafundėsie tjetėr, asaj tė Krijuesit, Fjala e tė Cilit, me tė vėrtetė, e gjen rrugėn e saj pėrtej largėsive tė mėdha me qėllim qė tė arrijė deri te njeriu, mirėpo Qenia intime e tė Cilit, po ashtu, pėrfundimisht mund tė identifikohet vetėm me Heshtjen.

Nga kjo qė u tha mė sipėr ėshtė shumė e qartė se heshtja e kozmosit ėshtė thjesht forma mė elokuente e shpalljes hyjnore. Qė kėtu, heshtja kozmike ėshtė shenjė jo e njė mungese por, pėrkundrazi, e njė Pranie; por, njė Prani tė cilės i referohen shumė versete ku jepet njė shprehje pėrshkruese, meqė Zoti aty nuk e shpall Veten nė tufanin lart, apo nė tėrmetin poshtė, e as nė zjarrin qė digjet, por nė “zėrin e hollė” tė heshtjes. Kėshtu Libri i Shenjtė na sjell deri te Zoti i cili i foli Musait, por qė ky i fundit as nėpėrmjet heshtjes nuk pati mundėsi ta sheh formėn e pėrkryer, tė pafundme tė fytyrės sė Tij. Heshtja e shpėtoi atė, kur pa atė qė pa. E ne e dimė se ēfarė horizontesh kėto tema kanė hapur para dijetarėve dhe mistikėve tė proviniencave tė ndryshme, pėr sa kohė qė ata frymėzimin e tyre e kanė nxjerrė nga Libri i Shenjtė.

Pikėrisht nė kėtė peizazh tė librit tė shenjtė, duke u ballafaquar me heshtjet e pafundme tė krijimit dhe tė Krijuesit, ballafaqohemi me heshtjen e fundme tė njeriut. Ashtu siē ėshtė heshtja forma mė elokuente e shpalljes, ashtu edhe mėnyra mė elokuente e adhurimit ėshtė heshtja. Tė Pafundmit i korrespondon dhe i pėrgjigjet i Pashprehshmi (i Papėrshkrueshmi), koncept religjioz tė cilin Libri i Shenjtė, edhe njė herė, i pari e nguliti nė thellėsitė e shpirtit njerėzor dhe e shprehu nė formula tė qarta. Ndėrsa ajeti Enfal 2 i mėson tė gjithė ata qė dridhen (lėkunden) para Pafundėsisė hyjnore, se nuk ka kordė mė dridhėse pėr shprehjen e mallit tė shpirtit sesa heshtja. Sipas Rumiut, kur kordat e dy instrumenteve janė vėrtet nė harmoni, atėherė mjafton qė kur njėri prej tyre tė dridhet, tjetri tė fillojė tė kėndojė. Ka dijetarė tė cilėt e kritikojnė lutjen me zė. Sipas tyre lutja qė ėshtė autentike dhe e vėrtetė pėr peizazhin e Librit tė Shenjtė mund tė jetė vetėm lutja e heshtur, ngaqė fjala e tradhėton, ndėrsa vetėm heshtja e respekton lidhjen burimore, e cila tė Pashprehshmin e vendos para tė Pafundmit. Dashuria para sė gjithash ėshtė zbatimi i lutjes, ndėrsa lutja zbatim i heshtjes.

Qartė, heshtja e njeriut nuk mund tė vendoset brenda tė pafundmes pa e mohuar gjendjen e fundme tė njeriut. Njeriu shpesh ėshtė i heshtur jo pėr shkak se nuk ka mėnyrė mė tė mirė se heshtja pėr t’iu afruar tė pafundmes, por pėr shkak se heshtja atij i ofron njė lojllojshmėri qasjesh ndaj fundėsisė sė tij njerėzore. Kėshtu, ne nuk duhet tė habitemi nėse nė peizazhin e Librit tė Shenjtė tė heshtjes gjejmė disa nga kėto qasje nė burimin e psikologjisė njerėzore.

Para sė gjithash kemi heshtjen e njeriut tė cilėn do ta pėrshkruaja si “gjenetike”, pėr shkak se format mė karakteristike tė kėsaj heshtjeje mund tė gjenden nė zanafillėn e gjinisė njerėzore, nė periudhėn e hershme dhe natyrore tė njerėzimit qė shtrihet nga Ademi a.s. e deri te Ibrahimi a.s., nėpėrmjet Havės, Habilit, Kabilit, Nuhut, Zekerijahut dhe bashkėkohasve tė tyre. Njė studim i formave tė heshtjes nė tekstin e Librit tė Shenjtė, lehtė do tė na zbulonte njė tipologji komplete tė heshtjes. Ajo ėshtė e shprehur pėrmes gjendjeve psikologjike si frika, hipokrizia, por gjithashtu edhe pėrmes llojllojshmėrisė sė fjalės, si llafazania, mimikria ose demagogjia, tė cilat po ashtu janė forma tė heshtjes, meqė fjalėt e shqiptuara janė tė kota me llafazanin, komikun dhe demagogun, thuajse sikur fare mos tė kishin folur.

Megjithatė, pėr ne ėshtė me rėndėsi tė vėrejmė se derisa disa ajete tė Shpalljes pėrmbajnė, si tė thuash, arkiva tė dokumentuara tė heshtjes “gjenetike”, mė vonė ajo shfaqet e shpėrhapur nė gjithė Librin e Shenjtė, mirėpo nė njė mėnyrė mė pak tipike dhe mbi tė gjitha mė pak tė vazhdueshme. Shembull pėr kėtė ėshtė heshtja e faraonit. Kjo dhe heshtjet e tjera si dhe fjalėt e frymėzuara nga motive tė ngjashme, me theks tė veēantė tė atyre tė galerisė sė demagogėve tė cilėt Libri i Shenjtė i quan priftėrinj tė rrejshėm ose profetė tė rrejshėm, i takojnė kėsaj kategorie tė heshtjes “gjenetike” tė njeriut. Kėtė mund ta gjejmė nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend.

Ashtu siē ka kohė pėr tė folur dhe kohė pėr tė heshtur, po ashtu ekziston mėnyrė e tė folurit dhe mėnyrė e tė heshturit. Nėse heshtja mund tė jetė shenjė e dobėsisė, shpėrqėndrimit ose mosdijes, ajo po ashtu mund tė jetė shprehje e dijes, fuqisė sė vullnetit apo madje edhe e trimėrisė. Nė Librin e Shenjtė ka shembuj tė bollshėm pėr heshtjet fajtore, nė thellėsitė e tė cilave njeriu kėrkon apo pėrpiqet tė kėrkojė njė bashkėpunim tė papranueshėm me krimin. Prandaj, ai qė dėgjon, qė dėshmon, qė sheh, qė di dhe nuk flet pėr njė krim po ashtu ėshtė fajtor.

Po ashtu derisa heshtja mund tė jetė maskė hipokrite e urtėsisė, ajo po ashtu paraqitet si fryt i ndonjė vendimi apo vetėdijeje. Nė Librin e Shenjtė ka shembuj tė heshtjes sė shenjtė, ku e shenjta nuk u takon kategorive nė kuptimin e pėrgjithshėm, por mė tepėr ligjit moral. Njeriu mund tė jetė i heshtur me qėllim qė mos ta lėndojė tjetrin, ose me qėllim qė ta shpėtojė nderin apo madje edhe jetėn e tij.Mirėpo peizazhi i Librit tė Shenjtė rrallėherė mund tė reduktohet nė njė dimension tė vetėm. Aty njeriu, nė pėrgjithėsi, paraqitet nė formėn dydimensionale tė dhėnė atij nga ai element karakteristik dhe thelbėsor nė peizazhin e Librit tė Shenjtė qė ėshtė pejgamberia.

Pėr njeriun qė ėshtė pejgamber, fjala nuk ėshtė mė subjektive. Ajo ėshtė komunikim, transmetim objektiv i porosisė sė pėrgjuar nga burimi hyjnor. Ajo ėshtė pėrgjigje ndaj njė thirrjeje; ajo nuk ėshtė mė fjalė, por nė kuptimin e saktė tė fjalės – vokacion ose thirrje. Qė nga Ibrahimi a.s. e deri te Muhammedi a.s., shihet ky vijim i njerėzve qė vazhdimisht ekzistojnė nė dy dimensione – nė njėrėn anė qė thirren dhe nė anėn tjetėr me fuqinė pėr t’u pėrgjigjur. Ndėrsa nė tensionin dialektik tė kėsaj fjale e cila shtrihet mes thirrjes dhe pėrgjigjes – ngrihet heshtja.Ndonjėherė ngjan, me ndonjė pejgamber qė ka pasur tė bėjė me Fjalėn Hyjnore, qė pėr njė periudhė mė tė gjatė apo mė tė shkurtėr ajo befasisht tė ndalet. Zoti “hesht”, ndėrsa tė gjithė e presin Zėrin e Tij. Pėr ne, nė kėtė muaj tė agjėrimit, po paraqitet ky zė me qėllim qė ta dėgjojmė dhe ne tė heshtim.

Nė dialektikėn e vokacionit, pėrkundrazi, fjala e njeriut ėshtė ajo qė mungon. Zoti dėrgon thirrjen e Tij, mirėpo pejgamberi refuzon tė pėrgjigjet dhe kėrkon strehim nė heshtjen. I tillė ėshtė rasti me Junusin a.s., me Muhammedin a.s., mbulesa tė rėnda heshtjeje bien pėrgjatė fazės sė parė tė thirrjes sė tyre pejgamberiane.

Nuk ka asgjė mė intrigante sesa kjo heshtje dyshtresore. Ėshtė e qartė se ekziston njė fshehtėsi nė kėtė vokacion pa partner, nė kėtė thirrje pa jehonė, nė kėtė deklaratė pa kundėrdeklaratė, tė cilės peizazhi i Librit tė Shenjtė mbase ia ka pėr borxh ngjyrat e veta mė burimore. Pėrtej ndeshjes, mbase tepėr tė thjeshtė, tė njeriut dhe Zotit nė tė Pashprehshmen, studimi morfologjik i heshtjes nė Librin e Shenjtė na sjell deri te problemi shumė mė serioz i ndeshjes sė njeriut dhe Zotit nė tė Shprehshmen. Ėshtė ky rasti kur njeriu duhet tė flasė, se heshtja mund tė bėhet armė. Forma mė ofenzive e heshtjes nė Librin e Shenjtė nuk ėshtė ajo qė mund t’i ngjajė heshtjes sė sufiut tė tėrhequr brenda monologut tė qelisė ose personit tė tij, por lulėzimi paradoksal i heshtjes kur Heshtja ballafaqohet me Fjalėn nė atė pikė tė lartė tė peizazhit tė Librit tė Shenjtė qė ėshtė dialogu. Tash e tutje morfologjia e heshtjes nė Librin e Shenjtė do tė duhet tė bėjė dallimin mes heshtjes statike tė zanafillės dhe heshtjes dinamike tė pejgamberisė. Sepse njeriu lind i vetėm, mirėpo pėr tė shkuar “pėrpara” duhet tė ballafaqohet me tjetrin. Ndėrsa peizazhi i Librit tė Shenjtė ėshtė i pėrbėrė nga njė ndėrkėmbim i “heshtjes nė monolog” dhe “heshtjes nė dialog”.

Dimensioni i heshtjes ėshtė i shumėkuptimshėm, sidomos nė kohėn kur e tėrė jeta shndėrrohet nė tė folur, qė pėr momentin nuk ėshtė duke i ndihmuar besimit (imanit), e as kulturės sė fesė. A nuk ėshtė mėkat pėr ne qė pandėrprerė ballafaqohemi me fenomenet e krijimit, gjegjėsisht me fenomenin e Shpalljes, mos tė dijmė as tė heshtim. Lexohen ajetet e Zotit, e ne flasim..., pra nuk jemi tė mėshiruar. Heshtja e mbron tė vėrtetėn dhe e shton kulturėn e besimit.


lart


Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 27 Jan 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore