Menyja kryesore
Dr. Ali Iljazi
Margaritarė tė urtėsisė
HARUN ER-RASHIDI DHE BEHLUL DANA
Njėherė duke u kthyer nga haxhi, Harun er-Rashidi qėndroi disa ditė nė Kuffe. Kur doli me njė rast e takoi Behlulin (nė shikim tė parė person i hutuar) i cili filloi me zė tė lartė ta thėrrasė: Harun, Harun!.
Harun er-Rashidi pyeti se kush po e thėrret dhe kur i thanė qė ishte Behluli, urdhėroi ta ngritė perden (ngase njerėzve u fliste pas perdes) dhe e pyeti:
A mė njeh mua? - pyeti Harun er-Rashidi.
Po - tha Behluli.
E kush jam unė? - pyeti Harun er-Rashidi.
Behluli iu pėrgjigj: Ti je ai qė do tė pėrgjigjesh para Allahut, nėse gjendesh nė Lindje, e dikujt i bėhet zullum nė Perėndim, Allahu do tė pyet ēfarė ke ndėrmarrė! Haruni e uli kokėn dhe qau.
Haruni pėrsėri e pyeti si e sheh gjendjen e tij, ndėrsa Behluli u pėrgjigj: Peshoje veten tėnde sipas Kuranit dhe do ta kuptosh - dhe citoi versetin:
E s'ka dyshim se tė mirėt janė nė kėnaqėsinė e pėrjetimeve (nė xhennet). Dhe se mėkatarėt janė nė xhehennem. (El - Infitar, 13-14)
Haruni e pyeti pėrsėri: Por, veprat tona?!
Behluli u pėrgjigj me versetin:
... All-llahu pranon vetėm prej tė sinqertėve. (El - Maide, 27)
Haruni pyeti: Por lidhja jonė familjare me Pejgamberin a.s.?
Behluli u pėrgjigj me versetin:
E kur i fryhet surit (herėn e dytė), atėherė, nė atė ditė nuk do tė ketė lidhje familjare mes tyre e as qė do tė pyesė kush pėr njėri-tjetrin. (El - Muminun, 101)
Haruni pyeti: E ēfarė ėshtė me shefaatin (ndėrmjetėsimin) e Pejgamberit s.a.v.s. pėr ne?!
Behluli u pėrgjigj me versetin:
Atė ditė nuk bėn dobi as ndėrmjetėsimi, pėrveē atij tė cilin e ka lejuar i Gjithėmėshirshmi... (Ta Ha, 109)
Haruni e pyeti: A tė nevojitet diē?
Behluli u pėrgjigj: Po, kam nevojė, a mundesh tė mi falėsh mėkatet dhe tė mė fusėsh nė xhennet?
Haruni u pėrgjigj: Unė kėtė nuk mundem, por kam dėgjuar se ke borxh, andaj mund ta lajė borxhin tėnd?
Behluli u pėrgjigj: Borxhi nuk lahet me borxh, por ti ktheja borxhin popullit tėnd!
Haruni pėrsėri e pyeti Behlulin ti pėrcaktojė ndihmė deri nė vdekje, ndėrsa ai u pėrgjigj: Ti dhe unė jemi vetėm rob tė Allahut, a thua mendon qė Allahu do tė pėrkujtojė ty, e mua mė harron? Mė i kėnaqur jam me atė qė ėshtė te Allahu, sesa me atė qė ėshtė nė dorėn tėnde kalimtare.
Haruni ngriti kokėn dhe i mbajti nė mend mirė kėshillat e Behlulit.
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi