EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Fjala e Kur'anit si fenomen i shkencės

Analiza


Nedim Haraēiq



FJALA E KURANIT SI FENOMEN MĖ GRANDIOZ I SHKENCĖS BASHKĖKOHORE




Secila shkronjė e Kuranit ėshtė "nė vend tė vet" dhe nuk pėson devijacion, nė realitet vetėm si i tillė komplet dhe i pandryshuar libri i Zotit paraqet mrekulli harmonike tė shkronjave dhe fjalėve. Pėr mė tepėr, me hudh ose ndryshuar njė shkronjė ose njė fjalėz ose fjalė nuk do tė thotė me ndryshuar vetėkomozicionin por d.m.th. qė ky nuk ėshtė mė Kuran, nuk ėshtė fjalė e Zotit. Shprehja kuranore ėshtė unikale nga verseti i parė e deri i fundit sipas mesazhit qė thekson, sipas mėnyrės me tė cilėn tregohet dhe fshehtėsive qė bartė, edhepse pėr secilin "nė leximi tė parė" nuk janė tė dukshme. Me studiuar Kuranin, elokuencėn e pashembull tė tij dhe shprehjet (belagan), me zbuluar mrekullinė dhe paarritshmėrinė e tij (i'xhaz) dhe me studiuar disiplinat shkencore tė cilat janė tė domosdoshme pėr kuptimin e thellė dhe tė drejtė tė tij, pra, me u shoqėruar me Kuranin, qoftė edhe nėse kjo ėshtė mėsim klasik melodioz, nuk do tė thotė me ndier plotėsimin me materialin e tij, ose me arritė tėrė diturinė e tij, ose me arritė deri te kufijtė e tij, tė skajshėm, ose me pėrjetuar ngopje...

Shprehja kuranore ėshtė unikale nga verseti i parė deri te i fundit sipas mesazhit qė shpreh, sipas mėnyrės me tė cilėn tregon dhe fshehtėsitė qė bartė, edhepse pėr secilin "nė lexim tė parė" nuk janė tė dukshme. Me studiuar Kuranin, elokuencėn e pashembull tė tij dhe shprehjet (belagan), me zbuluar mrekullinė dhe paarritshmėrinė e tij (i'xhaz) dhe me studiuar disiplinat shkencore tė cilat janė tė domosdoshme pėr kuptimin e thellė dhe tė drejtė tė tij, pra, me u shoqėruar me Kuranin, qoftė edhe nėse kjo ėshtė mėsim klasik melodioz, nuk do tė thotė me ndier plotėsimin me materialin e tij, ose me arritė tėrė diturinė e tij, ose me arritė deri te kufijtė e tij, tė skajshėm, ose me pėrjetuar ngopje...

Kėtė ndjenjė do ta pėrjetoje me librat tjerė, e sidomos pas njė serie leximi, por me studiuar Kuranin dhe hulumtuar atė nė mėnyrė studioze, me e pėrsėrit leximin e tij, d.m.th. me rritė dėshirėn personale pėr te, me njė dritare tė hapur tė diturisė sė tij, hapen horizontet e reja, stazėt e diturive tė reja... Me secilin kandil tė ndezur tė dritės sė tij, intelektit mendjemprehtė i zbulohen njohuri tė reja tė cilat deri mė atėherė kanė qenė tė panjohura.



KONTEKSTI UDHĖZON NĖ KUPTIMIN QĖLLIMOR


Pėr kuptimin e drejtė dhe valid tė Kuranit ėshtė e domosdoshme pėrcjellja e kontekstit tė tregimeve (sijakul-hadith). Shumė shpjegime tė gabuara kanė dalė, e sidomos te orientalistėt dhe filozofėt, mu pėr atė qė ekspresionin kuranor e kanė ndarė nga konteksti i verseteve ose nga tėrėsia tematike e caktuar e vet kaptinės.

Nė tė vėrtetė, shprehja kuranore ėshtė koncize, me pak fjalė tregon shumė, ndėrsa lėrja e objektit, i cili ėshtė njė prej formave eliptike mė tė shpeshta nė gjuhėn arabe burimore, tregon kuptim tė caktuar nė tė cilėn vet rrjedha e tekstit aludon nė udhėzim tė plotė.

Le tė vėshtrojmė fjalėt e tė Lartėsuarit nė vijim:

"Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė. Edhe tokėn Ne e kemi shtruar, sa shtrues tė mirė jemi. Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje (mashkull e femėr) qė ju tė pėrkujtoni (madhėshtinė e Zotit)." (Edh - Dharijatė, 47-49)

Tė gjitha kėto versete si dhe dhjetė para tyre pasojnė njė kontekst rrjedhės unikal i cili tregon fuqinė e pafund dhe forcėn e Krijuesit, versetet tregojnė fuqinė e Tij tė krijimit qė nga paralashtėsia, nėpėrmes popujve tė mėparshėm dhe mė tė vonshėm, fatin e tyre dhe kataklizmat qė kanė pėrjetuar, e mė pastaj aludojnė nė fuqinė e Tij tė pashėmbėllyer edhe nė kohėn qė vie.

Tani tė lexojmė versetin kuranor:

"Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė." (Edh-Dharijatė, 47)

Pra, fjala eliptike nė tė cilėn ėshtė lėnė objekti - ēfarė i Lartėsuari zgjeron? A zgjeron fenė, ose tė vėrtetėn apo udhėzimin...

Asnjė nga tė cituarat nuk ėshtė objekt qėllimor i versetit, edhepse nuk ėshtė nė kolizion me realitetin dhe postulatet e islamit. Konteksti tregon nė krijimin madhėshtor tė ēdo gjėje ekzistuese, por nė kėtė verset kėto janė nė mėnyrė eksplicite qiejt. Sikur thotė - ja kudo qė dėshironi tė shikoni, edhe kėta qiej madhėshtor mbi ju, nuk e shihni fundin, por Krijuesi juaj edhe mė shumė pandėrprerė i zgjeron. Pastaj udhėzon kah Toka, shikoni para vetit kėtė hapėsirė tė zgjeruar - ecni nėpėr te dhe zbuloni begatitė e pafund tė Zotit. Dhe paramendoni ēfarė ėshtė fuqia e Tij, ēdo gjė ēift krijoi, mashkull dhe femėr, natė dhe ditė . . . Kėshtu, nė mes tjerash, kuptimin e kupton njohėsi i vėrtetė i sintaksės arabe, siē kanė qenė Mekasit e atėhershėm, dhe me kėtė stil ekspresiv, konciz rrezatojnė tė gjitha kaptinat mekase.

Pėr kėtė, pas verseteve nė tė cilat janė shfaqur argumentet mbi paarritshmėrinė e fuqisė sė Krijuesit mė me vend ėshtė me thonė - pra nxitoni kah Zoti juaj, nė kėtė keni vėrejtje tė qartė.



FSHEHTĖSIA E FJALĖVE KURANORE


Nuk do tė kalojmė nė kuptimin e kaptinės En - Nexhm pėrderisa nuk shpjegojmė njė mori formash sintatike qė zbukurojnė versetet e pėrmendur. Sepse ata kanė pėr qėllim mesazhin e thellė - kthimin kah Zoti dhe adhurimin e njė Krijuesi tė pashembull, duke treguar nė dy mrekulli shkencore - zgjerimin e kozmosit dhe krijimin ēift si njė ligj elementar i vendosur nė kozmos.

Nė versetin e parė thotė:

"Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė." (Edh - Dharijatė, 47)

Ndėrsa siē thamė, konteksti aludon nė zgjerimin e kozmosit qė shihni mbi kokat tuaja - nga niveli qiellor i parė deri te i fundit.

Pėrveē kontekstit, edhe mė sė paku dy forma sintatike tregojnė tė njėjtėn. E para ėshtė parafjala "inne" (parafjalė vėrtetuese, nė pėrkthim Ne, me tė vėrtetė, me siguri) e cila e pazėvendėsuar shėrben pėr lidhje kuptimore nė tekstin e mėparshėm. Nėse do tė qėndronte vetėm lidhėza pa "inne", e qė gramatikisht ėshtė e lejuar, do tė humbaste kompozicioni i versetit dhe do tė cungohej kuptimi. Kuptimi tjetėr i komponentės lidhėze "inne" ėshtė se ajo plotėson objektin e lėnė qėllimshėm, kėshtu qė bėhet qartė pėr ēfarė ka tė bėjė veprimi.

Pėrdorimi "inne" bartė sė paku katėr komponente kuptimore, por kėto me njė rast tjetėr.
(Mbi rėndėsinė dhe fshehtėsitė sintatike qė bartė lidhėza "inne" mund tė lexohet nė veprėn e El-Xhurxhanit - "Argumentet e natyrshmėrisė").

Tani e shohim pėrse secila shkronjė (harf) nė Kuran ėshtė "nė vendin e vet" dhe nuk pėson devijacion, dhe pėrse ajo paraqet harmoni tė mbinatyrshme edhe shkronjave edhe fjalėve.

Pėr mė tepėr, me hudh ose ndryshuar njė shkronjė, ose njė lidhėz a fjalė nuk do tė thotė me ndryshuar vetėkompozicionin, por d.m.th. e ky mė nuk ėshtė Kuran, nuk ėshtė fjalė e Zotit.



FJALIA EMĖRORE ALUDON NĖ KONTINUITET


Mė tej, verseti i shprehur me dy fjali, njė emėrore e tjetra foljore. E kėto tė dyja nė kėtė kompozicion sintatik, bartin "fshehtėsitė" e tyre qė janė edhe kuptimore edhe tė natyrės bazike.

E para fjalia foljore me harmoninė e saj joklasike nė tė cilėn objektin e vė para veprimit foljor: "Edhe qiellin Ne e ngritėm", nxit nė zgjimin e kureshtjes pėr kėtė objekt, nė shembullin tonė qiejt. Ky ėshtė shpjegim i pėrkthimit tė versetit tė lartėpėrmendur nė tė cilin sikur thotė - ja qielli, mbi ju, shikoni, a nuk ėshtė unikal, ja Zoti juaj tėrė kėtė e ka krijuar...

E dyta, fjalia emėrore, sipas principeve tė gjuhės arabe burimore, kur ėshtė kryefjala emėr njėjės, nė shembullin tonė participi aktiv "Ata tė cilėt zgjerojnė", tregon nė kontinuitet, vazhdimėsi. Pra, verseti sikur thotė: Dhe vėrtetė i vetmi Krijues, Ai i Cili vėrtetė kėta qiej i zgjeron vazhdimisht. Pėremri "Ne" aludon nė njė Krijues, ėshtė pėrdorur pėr tė shprehur madhėshtinė e Tij. Pėrveē kėsaj ky verset siē thekson shkencėtari francez Maurice Bucaitle, ėshtė fenomeni mė grandioz i shkencės bashkėkohore pėr zgjerimin e kozmosit, por as verseti tjetėr nuk ėshtė mė pak mrekulli senzacionale - ēdo gjė ėshtė e krijuar ēift. Pėr kėtė, pas kėtyre argumenteve grandioze dhe lajmėrimet pėr popujt e kaluar, nxitoni te Zoti juaj mos pranoni zot tjetėr pos Allahut, sepse vetėm Ai nuk ka ēift, vetėm Ai ėshtė Njė...



FJALITĖ NXITĖSE DHE ĒUDITĖSE



Duke qėndruar nė krahėt e kaptinės En - Nexhm do tė ndriēojmė shumė panjohuri dhe do tė zbulohen shumė fshehtėsi qė bartė ajo. Edhe kjo kaptinė nga lartėsitė fisnike iu shpall Pejgamberit s.a.v.s. nė periudhėn mekase, pra, ėshtė konqize dhe thellė ekspresive, pėrplot nuanca sintatike, si kuptimore ashtu njėkohėsisht edhe bazike dhe ritmike, pa cunguar njėrėn nė dėm tė tjetrės.

Do tė shohim se "me vendosjen" e lidhėzės arrihet kuptimi qėllimor dhe vendoset njė ritėm i bukur. Ndėrsa me fjalitė ēuditėse aludohet nė faktin e pa kompromis, nė mes monoteizmit nė njė anė dhe humbjes sė idhujtarisė dhe politeizmit nė anėn tjetėr. Ēfarė shprehje duhet arritur qė edhe paganėt mė tė ashpėr tė heshtin dhe bijnė sexhde...

Padyshim me kompozicionin e pabesueshėm, me metrikė tė bukur, akustikėn melodioze tė fjalėve dhe shkronjave, kuptimin madhėshtor, argumentet racionale, thirrje nė krijimin e tyre tė parė dhe qėndrimin nė mitėr, rikujtim nė histori, nė realitet, nė botėn imagjinare, nė ndodhinė transhedentale tė Israsė sė Pejgamberit s.a.v.s., nė anashkalimin e idhujve dhe hyjnive jashtė Allahut, nė rėndėsinė botės sė ardhshme, dhe nė rrugėn e vetme tė arritjes ė atė botė - adhurimin e Njė Zoti tė Vėrtetė.


Pėrktheu dhe pėrshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi



shko lart



Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 07 Mrz 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore