Menyja kryesore:
Analiza
Mesazhi - Filmi i vetėm artistik rreth Muhamedit a.s.
Jeton Mehmeti
Hyrje
Shumė biografi janė shkruar pėr jetėn e tė Dėrguarit tė fundit, por pak nga to janė shndėrruar nė filma. Njė nga filmat e rrallė artistik tė metrazhit tė gjatė dedikuar jetės sė Muhamedit a.s., ėshtė epiku i titulluar Mesazhi. Premiera e kėtij filmi u dha mė 26 korrik 1976 nė njė kinema tė Londrės. Pėr pėrgatitjen e njė filmi tė tillė, regjisori i njohur Mustafa Akkad, iu desh tė tejkalonte sfida tė mėdha jo vetėm teknike, por me tepėr juridike, duke bėrė qė dijetarėt e El-Ezherit tė lėshojnė njė mori fetvash pėrkitazi pėr kėtė ēėshtje. Shumė nga ne sot kur shikojmė kėtė film mbushemi plot me emocione duke parė lindjen e Islamit dhe transformimin e myslimanėve nga njė grup i persekutuar deri nė triumf tė plotė. Edhe unė si shumė tė tjerė, kur po shikoja pėr herė tė parė ketė film, isha tejet kureshtar tė shihja imazhin e Pejgamberit a.s., apo profilin e luftėtarit tė rreptė Aliut r.a., por njė gjė e tillė nuk ndodhi. Sot, kur kinematografia botėrore ka arritur tė prodhoj njė numėr tė madh filmash, qofshin filma historik, artistik apo triler, ne myslimanėt na mbetet tė mburremi me tė vetmin film dedikuar njeriut mė me influencė nė histori, film ky i titulluar Mesazhi.
Historiku i filmit dhe sfidat pėr xhirimin e tij
Prodhimi i njė filmi artistik rreth Muhamedit a.s. paraqet vėshtirėsi tė shumta, mbi tė gjitha pėr shkak tė kulturės arabe dhe natyrės sė Islamit. Kur mė 1927 aktori dhe regjisori Junus Wahba pat bėrė tė ditur se ai do pretendoj rolin e Pejgamberit nė ekran, shkollarėt e ligjit tė El-Ezherit patėn protestuar fuqishėm. Mė 1930 ata futėn nė fuqi ligjin i cili kategorikisht ndalon portretizimin e Muhamedit a.s. nė ēfarėdo forme.
Mė 1973 filmi Jesus Christ Superstar qe shfaqur nė shumė kinema tė botės, duke lėne njė pėrshtypje tė thellė tek publiku. Natyrisht, kjo nuk kaloi pa u vėrejtur edhe nga myslimanėt, tė cilėt morėn njė iniciativė pėr tė krijuar njė film tė tillė. Megjithatė njė ide e tillė u ballafaqua me njė rezistencė tė fortė. Ca zėra thoshin se rolin e Muhamedit a.s. do ta luante Charlton Heston, i cili pat luajtur Musan (a.s.) nė The Ten Commandments, mė 1956. Regjisori-drejtori Mustafa Akkad, njė sirian i cili jetonte nė Shtetet e Bashkuara e qė kurrė mė parė nuk kishte bėrė ndonjė film, do ta pėrgatis skenarin e njė filmi dedikuar jetės sė Muhamedit a.s. Ai mė pas kėrkon nga njė grup i dijetarėve tė El-Ezherit qė ta miratojė ēdo faqe tė skenarit. Projekti miratohet ngase Akkad kishte planifikuar qė personazhi i Pejgamberit nuk do tė paraqitej nė ekran, por vetėm shkopi dhe deveja e tij do tė dukeshin. Akkad vendos qė filmi tė koncentrohet nė personazhin e xhaxhit tė Muhamedit a.s., Hamzės.
Mirėpo, edhe pse xhirimi kishte filluar mė 1974, shumė shpejt dijetarėt myslimanė ndėrrojnė mendjen dhe japin urdhėr pėr ndalimin e xhirimin. Ndėrkohė njė strukturė masive e cila paraqiste Meken u pat ndėrtuar nė Marok. Mbreti Feisal i Arabisė Saudite i bėn presion Mbretit tė Marokut, Hasanit II pėr ta dėbuar ekipin e filmit me arsyetim se njė strukturė e tillė e Mekės do t'i hutonte besimtarėt dhe do t'i largonte nga Qyteti i Shenjtė. I mbetur pa strukturė dhe pa shtet nė tė cilin mund tė gjironte, por i vendosu pėr ta quar projektin deri nė fund, Akkad i kthehet Muammer Kaddafit, sunduesit tė Libisė. Kadafi ishte i etur pėr tė sponsoruar njė film tė tillė duke u kujdesur edhe pėr lokacionin pėr xhirim nė shtetin e tij. Me tė pėrfunduar sė xhiruari skenat qė kishin tė bėnin me Meken nė strukturėn e ndėrtuar nė Marok, Akkad zhvendoset nė Libi pėr tė xhiruar pjesėn e mbetur tė filmit. Rezultat i kėsaj ishte edhe pjesėmarrja e ushtrisė sė Libisė nė skenat me beteja nė film.
Por problemet nuk kishin tė sosur. Kur premiera e filmit qe programuar tė jepej nė Shtetet e Bashkuara, njė grup myslimanėsh pushtojnė organizatėn ēifute B'nai B'irth nė Washington DC dhe marrin peng punėtorėt, duke kėrcėnuar se do t'i vrisnin tė gjithė pėrderisa nuk anulohet premiera e filmit.
Filmi ishte prodhuar nė dy versione, njėri nė anglisht me aktorė tė njohur si Anthony Quinn, Irene Papas dhe Michael Ansara, dhe tjetri nė arabisht me aktorė tė rangut tė njėjtė nė botėn e filmit Egjiptian. Gjatė xhirimit sekuencat u xhiruan njėra pas tjetrės. Dialogėt arabisht kėrkonin mė shumė kohė dhe mė shumė lėvizje pasi se teksti ishte nė arabishten klasike, duke bėrė kėshtu versionin arabisht mė tė gjatė pėr 30 minuta. Titulli origjinal i filmit nė anglisht ishte Muhammad, Messenger of God, (Muhamedi, i Dėrguari i Zotit), por pasi refuzohet nga disa ulema, ai titullohet The Message, (Mesazhi). Ndėrkaq titulli i versionit arabisht mbetet El-Risala.
Xhirimi i kėtij filmi kushtoi hiq mė pak se US$17, 000,000. Ia vlen tė pėrmendet se kreatori dhe ideatori i filmit, regjisori Mustafa Akkad, me prejardhje nga Siria, vdiq mė 2005. Ai, sė bashku me tė bijėn e tij, ishin viktimė e njė sulmi me bombė teksa po ndiqnin njė dasme nė Aman tė Jordanisė.
Pėrmbajtja e filmit
Filmi fillon me tre kalorės tė cilėt ndahen nė tri drejtime. Secili nga ta bart me vete njė mesazh pėr ta dėrguar nė njėrin nga oborret mė tė rėndėsishme tė asaj kohe nė Lindjen e Mesme. Njėri nga kalorėsit shkon nė oborrin e Mbretit Bizantin Harakliut, tjetri shkon tek Patriku i Aleksandrisė, pėrderisa i treti shkon nė pallatin e Mbretit tė Persisė. Qė te tre bartin tė njėjtin mesazh: ekziston vetėm njė Zot dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. Reagimi i Patrikut nuk shfaqet nė film, por reagimi i dy tė vjetėrve ėshtė i ndryshėm. Edhe pse Herakliu nuk konvertohet, megjithatė ai e mirėpret korrierin pėrderisa mbreti i Persisė tėrbohet dhe gris mesazhin.
Filmi shfaq njė qėndrim pozitiv ndaj tė krishterėve, kur mbreti i Abisinisė strehon refugjatėt myslimanė qė kishin ikur nga torturat e mekasve. Vetmia e Pejgamberit nė shpellėn Hira prej nga edhe do tė filloj shpallja, zė po ashtu vend nė kėtė film. Filmi paraqet edhe pėrkrahjen e pa kursyer tė Ebu Talibit, xhaxhait tė Pejgamberit, pėrball elitės sė tėrbuar mekase. Filmi nė vete ngėrthen pjesėt mė kryesore tė misionit 23 vjeēar tė Pejgamberit. Shpėrngulja nė Medine, themelimi i xhamisė sė Medinės, dhe mė vonė betejat e zhvilluara, mbajnė nė kureshtje shikuesin. Padyshim momenti mė vendimtar ėshtė ēlirimi i Mekės dhe fjalėt lamtumirėse tė Pejgamberit nė Haxhin lamtumirės. Edhe kėsaj here fjalimi i Pejgamberit dėgjohet nga njė narrator. Njė zė po ashtu deklaron se Pejgamberi ndėrroi jetė me 8 Qershor 632. Filmi pėrfundon me pamje tė myslimanėve duke u falur gjithandej nėpėr botė qė nėnkupton se feja islame u pėrhap shumė shpejt nė katėr anėt e botės.
Kritika e filmit
Pasi se personazhi i Muhamedit a.s. as nuk duket e as nuk dėgjohet nė film, rolin e zėdhėnėsit e patėn disa figura tjera si Zejdi, djali i tij i adoptuar, Hamza, xhaxhai i tij dhe mė vonė Bilali, zezaku i parė mysliman. Gruaja e tij Hatixhja nuk shfaqet gjithashtu e as kushėriri i tij Aliu r.a.. Pėrjashtim bėn zėri i engjėllit Xhibril qė duket sikur dėgjohet nė fillim tė shpalljes.
Kufizimet e tilla kanė mundur tė krijojnė edhe huti tek shikuesi nė disa raste. Pėr shembull, nė luftėn e Bedrit shikuesit kanė pėrshtypjen se luftėtarėt myslimanė udhėhiqen nga Hamza, kurse siret rreth Pejgamberit tregojnė se ishte vet Profeti komandant i kėsaj beteje.
Pėr mė tepėr, nė shumė pjesė tė filmit audienca vihet nė pozitėn e Pejgamberit, pasi se shumė pjesė tė filmit ata i shohin pėrmes syve tė Pejgamberit apo kur shokėt e tij komunikojnė me tė ata duhet tė drejtohen drejt kamerės. Kjo nga njė anė mund tė kuptohet mė blasfemuese se sa tė kishte pasur njė aktor tė luante rolin e tij, thonė kritikėt.
Pasojė tjetėr e kufizimeve tė filmit ėshtė edhe mos paraqitja e grave tė pejgamberit. Me pėrjashtim tė Hatixhes, e cila pėrmendet dy herė nė film, gratė e tjera tė Pejgamberit as qė janė pėrmendur nė film. Nė anėn e pabesimtarėve gratė paraqiten si valltare, e posaēėrisht tė bie nė sy roli i Hindit, gruas sė Ebu Sufjanit, e cila ėshtė njė nga personazhet kryesor tė filmit.
Mesazhi dhe Siret e shkruara rreth Muhamedit a.s.
Burimi kryesor i myslimanėve rreth biografisė sė Muhamedit a.s. mbetet libri i Ibn Is'hakut, Sirat Resul Allah, e cila njihet edhe si Sirah e Ibn Hishamit. Nga biografitė moderne duhet theksuar Hajat Muhammad (Jeta e Muhamedit) nga autori egjiptian Muhamed Husejn Hajkal, mė 1933, nė tė cilat ėshtė bazuar edhe skenaristi i filmit.
Ėshtė e natyrshme se Mesazhi nuk mund tė pėrfshinte gjithė atė qė shėnohet nė kėto biografi. Megjithatė ia vlen tė pėrmendet ēfarė ėshtė lėnė jashtė e ēfarė ėshtė pėrfshirė nė film. Nė film ėshtė lėnė jashtė gjithēka qė ishte para Pejgamberllėkut, si profecitė pėr ardhjen e tij si dhe jeta e tij nė Meke. Nė tė nuk pėrfshihet as rrugėtimi i Pejgamberit nė qiell, Israja dhe Mi'raxhi. As jeta nė Medine nuk pėrfshihet e tėra. Marrėveshjet dhe mė vonė tradhtia e fiseve ēifute tė Medinės, e cila pėrfundon me ekzekutimin e 600 burrave ēifut, nuk ėshtė paraqitur fare. Beteja e hendekut, skandali rreth bashkėshortes sė tij, si dhe delegacionet e shumta qė erdhėn nga e gjithė Arabia nuk zunė vend nė film. Nė film nuk pati vend edhe pėr disa ekzekutime qė u bėnė pas ēlirimit tė Mekės, pėr shkak tė krimeve qė ata kishin bėrė mė herėt. Kėshtu qė filmi paraqet njė imazh jo tė dhunshėm tė Pejgamberit, gjė qė ėshtė e vėrtetuar edhe nga Siret e shkruara pėr tė.
Pėrmbyllje
Siē u tha edhe mė herėt, Mesazhi ka kaluar nėpėr vendime tė shumta juridike. Edhe pse fillimisht regjisori Mustafa Akkad u lejua ta xhiroj kėtė film, ulemaja e El-Ezherit ndėrroi mendjen disa herė. Ndonėse kishin kaluar afėr 30 vjet qė nga xhirimi, mė 26 dhjetor 2004, gazeta palestineze, El-kuds El-arabi, shkruan se dijetarėt e El-Ezherit kanė dhėnė fetvanė e cila ndalon shfaqjen e Mesazhit nė ndonjė kinema nė territorin e Egjiptit apo transmetimin e filmit nė ndonjė televizion egjiptian. Arsyeja pėr kėtė ndalesė ėshtė se ata e konsiderojnė tė ndaluar shfaqjen e ndonjėrit nga dhjetė shokėt e Pejgamberit, kur dihet se nė filmin e Akkadit ėshtė shfaqur njėri nga ta, Ebu Bekri r.a.
Por tė mos harrojmė se e njėjta ulema e El-Ezherit dhe Kėshilli Shiit i Libanit, i jep tė drejtėn Christine Huda Dodge, njė amerikane e konvertuar nė Islam, pėr pėrgatitjen e njė filmi tė animuar i titulluar, Muhamedi, I Dėrguari i fundit, i shfaqur nė SHBA mė 14 nėntor 2004. Ky ėshtė njė hap i mirė kujtojmė, drejt krijimeve tė reja nė ketė fushė.
Megjithatė Mesazhi vazhdon tė mbetet filmi i vetėm i metrazhit tė gjatė pėr 30 vjetet e kaluar. Sot, kur mass media shėrben jo vetėm pėr qėllime argėtuese por edhe edukative, filma tė llojit tė tillė do tė krijonin njė sensibilizm mė tė gjerė tė audiencės globale. Mbesim me shpresė se kinematografia e shteteve islame do tė arrij qė nė tė ardhmen tė krijoj me tepėr filma tė tillė epik, kur dihet se historia islame ėshtė mjaft e bujshme dhe pėrmban ngjarje tė shumta me karakter historik.
Shkrimi ėshtė i bazuar nė njė artikull tė botuar nė zhurnalin Islam and Christian - Muslim Relations, January 2006
P.S.
Redaksia e www.el-hikmeh.net e falėnderon z. Jeton Mehmetin pėr bashkėpunimin e sinqertė me web faqen tonė. All-llahu e shpėrbleftė me Xhennet!