EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Eutanazia

Fikhu > Problemet


Nexhat Ibrahimi


Eutanazia
– Vdekje e mėshirshme



Hyrje



Eutanazia ėshtė temė e cila nė vazhdimėsi gjatė historisė ka nxitur diskutime kontraverze. Cėshtjet mbi vdekjen ecin paralelisht me ēėshtjet mbi jetėn. Vdekja ėshtė fakt jetėsor, dhe nuk paraqet asgjė mė shumė se sa fundi i jetės. Medicina bashkėkohore dhe potencialet e saj (madje edhe) tė manipulimit me jetėn rezultojnė me pyetjet dhe problemet e reja tė eutanazisė. Sociologjia dhe shkencat e afėrme me sociologjinė vetėm para pak kohe kanė filluar tė preokupohen me pėrcjelljen e veprimtarisė medicinale, e me kėtė edhe me problemin e eutanazisė. Eutanazia dhe problemet qė vijnė me te ishin nė vetė periferinė e ndodhive dhe tė intereseve shoqėrore.[1]

Nė vendet evroperėndimore rreth eutanazisė me dekada zhvillohen diskutime tė ashpra, deri sa te ne nė trojet shqiptare e veēantė nė Kosovė, kjo temė nuk ka tėrhequr vėmendjen dhe interesimin si tė ekspertėve tė fushave drejtpėrdrejt tė interesuara ashtu edhe tė intelektualėve dhe tė opinionit tė pėrgjithshėm. Mbi eutanazinė dhe problemet tjera bashkėkohore tė civilizimit bashkėkohor duhet diskutuar shkencėrisht e intelektualisht dhe nuk duhet heshtur para problemeve tė kėtilla. Polemikat dhe diskutimet e deritashme zhvillohen rreth tendencave dhe kėrkesave konkrete pėr ligjėsimin e eutanazisė dhe tė atyre qė janė rigorozisht kundėr saj dhe atė e konsiderojnė si akt kundėrnjerėzor dhe kundėrfetar, dhe paraqet pikėpamjen
“qė e dėmton konceptimin pėr ruajtjen e shėndetit”.[2]



‘Eutanazia’ gjatė historisė



Shprehja
‘eutanazia’[3] nė pėrkthimin e fjalėpėrfjalshėm do tė thotė ‘vdekje e lehtė, e mirė’. Nocioni i eutanazisė nga paraqitja e saj nė histori, e deri mė sot ėshtė konceptuar dhe trajtuar llojllojshėm, varėsisht nga kėndvėshtrimi dhe bindjet e individit, grupit apo tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi.

Enciklopedia prestigjioze amerikane pėr mjekėsi dhe shėndet eutanazinė e pėrkufizon si
“metodė apo akt me tė cilėn te individi qė pėson vuajtje tė vazhdueshme dhe dhėmbje qė pėson nga sėmundja terminale, realizohet vdekja pa dhembje.”[4]

Nė kuptimin burimor eutanazia pėrcakton dėshirėn dhe lutjen e njeriut pėr vdekje tė mirė, d.m.th. tė lehtė, tė shpejtė dhe pa dhembje. Kuptimi vijues i eutanazisė ėshtė kujdesi pozitiv, angazhimi si dhe kurrimi qė vdekja, sa ėshtė e mundur, tė je-tohet pa dhembje trupore dhe ngushtėsi shpirtėrore
– duke e respektuar edhe jetėn edhe ardhjen natyrore tė vdekjes. Kuptimi i tretė i eutanazisė ėshtė bashkėkohor dhe krahas dy kuptimeve tė para pėrfshinė edhe kuptimin agresiv, ‘marrjen e qėllimtė dhe tė dhunshme tė jetės sė njeriut.[5]

Sipas kuptimit tė fundit, tė tretė, qė e pėrvetėson edhe Kisha katolike nė dokumentet e veta, mund tė lexohet se
“me shprehjen eutanazi mendohet nė aktin apo nė lėshimin, i cili sipas natyrės sė vet apo me qėllimin e vet, shkakton vdekjen nė mėnyrė qė kėsisoji tė mėnjanohet ēdo dhembje … .”[6]

Nė kulturėn heleniste eutanazia kishte kup-timin e vdekjes sė bukur e tė lumtur, kurse nė atė greko-romake eutanazia kishte kuptimin e vdekjes fisnike e tė guximshme. Nė Romėn e vjetėr nocioni i eutanazisė kishte domethėnie praktike duke pėrcaktuar qėndrimin e njeriut kundrejt vdekjes.[7]

Eutanazia, pėrkatėsisht diē e ngjashme me eutanazinė, ėshtė e njofshme edhe nė kohėn e Muhammedit a. s., tė as
’habėve (p.sh. Ibn Ka’bi dhe Ebu Dherri), tė Imam el-Gazaliut, tė Ibn Tejmijes, tė Ibn Kajjim el-Xhevziut e tė tjerė.[8]

Nė kuptimin modern, emėrtimin
‘eutanazi’ i pari e pėrdori Frensis Bekoni (1561-1626) nė veprėn e tij ‘Organoni i ri’, nė vitin 1620. Mirėpo, eutanazinė nė njėfarė mėnyre e trajtuan dhe kishin mendim tė tyre edhe filozofi Monteskie (1689-1755), i cili mė 1721 botėrisht u angazhua pėr tė drejtėn e vetėvrasjes sė njerėzve, tė cilėt i kanė kapluar dhembjet, pastaj Tomas Mor (1480-1535), nė veprėn e tij Utopia, i cili propozoi qė tė sėmurėve tė pashėrim t’u kėshillohet qė sa mė shpejtė ta lėnė kėtė botė, d.m.th. tė vdesin, dhe de Montenje e Shekspiri tė cilėt mbėshtetėn eutanazinė [9]. Sipas mendimit tė autorėve tjerė ‘termin eutanazi pėr herė tė parė e futėn nė pėrdorim nė SHBA nė vitin 1872’.[10]

Nė shekullin XIX nocioni
‘eutanazi’ radika-lisht pėson ndryshim, duke nėnkuptuar ‘ndihmėn atij qė ėshtė duke vdekur dhe lehtėsimi atij qė ėshtė duke vdekur me ndihmėn e personelit mjekėsor’.

Disa qarqe, duke u gjetur para kėrkesave gjithnjė e mė tė mėdha tė eutanazistėve, pohojnė se
“eutanazia, pėr t’iu shmangur cilėsimit si vepėr penale e mbytjes / vrasjes, duhet t’i plotėsojė sė paku dy kushte:

1) qė tė privohet nga jeta personi qė gjendet nė shkallėn e vdekjes pa gjasa pėr shėrim dhe qė ky person tė ketė vuajtje tė tilla tė cilat i kapėrcejnė vuajtjet qė e pėrcjellin vdekjen e njeriut. Mirėpo, kėtė vendim e merrė Komisioni i ekspertėve
– mjekė, tė mbėshtetur nė rregullat dhe nė tė arriturat e shkencės sė medicinės;

2) pėr aprovimin e eutanazisė nevojitet edhe kėrkesa e qartė e tė sėmurit tė pashėrueshėm qė tė privohet nga jeta.[11]

Disa kundėrshtarė tė eutanazisė thonė se pėr t
’u aprovuar eutanazia duhet tė plotėsohen tri kushte:

1) Kurrė me siguri nuk mund tė mohohet mundėsia e shėrimit tė tė sėmurit, sidomos nė kushtet gjithnjė e mė tė mėdha tė njohurive medicinale dhe tė aparaturės sė medicinės moderne;

2) Pėrkundėr masave preventive, nuk mund tė evitohen abuzimet nė praktikė;

3) E drejta pėr tė jetuar ėshtė e drejtė e pacenueshme e njeriut, e cila nuk mund tė shkelet nė kurrfarė kushte, dhe sė cilės nuk mund t
’i ikė as bartėsi i kėsaj tė drejteje, sidomos nė kushtet kur vendimi i tij ėshtė marrė nėn ndikimin e dhembjeve tė mėdha qė i pėson.[12]

Gjatė historisė hasim edhe nė rezistencėn kundrejt eutanazisė. Betimi i Hipokratit ėshtė kundėr eutanazisė. Aty pohohet:
“… Nuk do t’i jap askujt medikament vdekjeprurės nėse e kėrkon as do t’i jap kėshillė nė kėtė veprim. …” [13]



Pėrkufizimi kuptimor i ‘eutanazisė’



Ndonėse nė literaturėn e pėrgjithshme jo shpesh e hasim vetėm nė kuptimin kryesor, ekspertėt dallojnė disa lloje
‘eutanazishė’ [14] :

1. Eutanazia aktive
– shkurtimi (privimi) i drejtpėrdrejtė i jetės sė individit me ndihmė aktive tė tjetėrkujt gjatė vdekjes. Thuajse pa pėrjashtim, kjo lloj eutanazie ėshtė e ndaluar dhe e dėnueshme nė tė gjitha vendet. Kjo lloj eutanazie mė sė shpeshti ekzekutohet me pėrdorimin e injeksionit vdekjeprurės. [15]

2. Eutanazia pasive (ortonatazia)
– ndihmesa dhėnė atij qė ėshtė duke vdekur, duke ia ndėrprerė aplikimin e terapiumit dhe tė mjeteve me tė cilat i mbahet jeta, d.m.th. ndėrprerja e trajtimit medicinal pėr dikend qė nuk ka gjasa ta pėrmirėsojė gjendjen e pacientit. Ortotanazia ėshtė veprim krejtėsisht i kundėrt nga distanazia, ku pacientit tė pashėrueshėm, me aplikimin e veprimeve tė jashtėzakonshme mjekėsore (me aparaturė apo me medikamente), maksimalisht pėrpiqen t’ia zgjasin jetėn, e pa tė cilat ai pėrndryshe do tė vdiste.[16]

Eutanazia sociale
– formė e eutanazisė pasive, ku pacientėt e moshuar tė pashėruar lėshohen nė shtėpi para kohe. Kėshtu, kujdesi i tyre sillet nė minimum, qė nė kėtė mėnyrė pėrshpejtohet vdekja.[17]



Legalizimi e eutanazisė nė botė



Me kalimin e kohės kemi kėrkesa tė vazhdueshme qė nė kuadėr tė parlamenteve tė shteteve tė tyre ta legalizojnė eutanazinė.[18] Mirėpo, ne do t
’i cekim vetėm disa raste, pėr arsye se nuk kemi tė dhėna tė plota pėr tė gjitha vendet por edhe pretendimet e punimit do tė kapėrceheshin. Pėr shembull, nga parlamenti i shtetit federal tė Ohios nė SHBA, nė vitin 1906, doli nisma e parė pėr ligjėsimin e eutanazisė pėr tė sėmurit e pashė-rueshėm. Kongresi e refuzoi kėtė propozim–ligj. Nė kohėn qė vijoi njė varg aksionesh dhe nismash janė ndėrmarrė pėr legalizmin e eutanazisė. Kėshtu, nė vitin 1938 nė SHBA u formua shoqata pėr lega-lizimin e eutanazisė. Nė vitin 1946 njė grup kle-rikėsh hebrenjė dhe protestantė i drejtoi parlamentit tė Nju Jorkut kėrkesėn pėr legalizmin e eutanazisė vullnetare pėr ata qė vuajnė nga sėmundjet e pamjekueshme. Teologu bashkėkohor protestant amerikan Joseph Fletcher ėshtė pėr aplikimin e eutanazisė, sepse tė sėmurit e pashpresė pėr mjekim i quan si ata “tė cilėt vetėm konsumojnė tė mirat private dhe publike.”[19] Nė vitin 1976 nė shtetin Kaliforni tė SHBA-ve u soll Ligji mbi tė drejtėn pėr vdekje; pacienti nė formė tė shkruar mund tė deklarohet mbi ndėrprerjen e terapiumit. Njėkohėsisht abrogohet pėrgjegjėsia penale e mjekut, dhe se ai ėshtė i detyrueshėm ta zbatojė vendimin e pacientit, pa marrė parasysh nė bindjet dhe mendimet e tij vetjake.[20] Po ashtu, nė Oregon tė SHBA-ve, viteve tė fundit u aprovua ligji qė legalizon eutanazinė. Me Aktin “vdekje me dinjitet” (Death of Dignity) ėshtė votuar legalizimi i ndihmės mjekėsore nė vetėmbytje dhe ndalesa e veēantė ku mjeku ose personi tjetėr drejtpėrdrejt aplikon ilaēin pėr vdekje. Ky Akt kėrkon qė pacienti tė jetė mė i vjetėr se 18 vjeē, shtetas i Oregonit, tė jetė nė gjendje tė marrė vendim dhe tė ketė tė diagnostifikuar gjendjen e terminuar tė sėmundjes sė pashėrueshme qė e shpie nė vdekje brenda gjashtė muajsh. Akti i parė ka ndodhur mė 1998.[21]

Nė Evropė qysh nga viti 1935[22] zhvillohet diskutim i gjallė dhe i ashpėr rreth problemit tė eutanazisė. Ndonėse propozimet e tyre janė refuzuar shumė herė, opinioni publik nė 72% tė rasteve tė anketuara mbėshtetė eutenazinė. Nė Angli eutanazia dhe ndihma mjekėsore nė vetėmbytje ėshtė vepėr penale.[23]

Nė Francė nuk ekziston ligj qė ndalon eutanazinė. Por, kemi kėrkesa pėr legalizmin e saj.[24]

Nė Zvicėrr eutanazia aktive, sipas nenit 114 tė Ligjit Penal zvicėrran ėshtė joligjor, kurse neni 115 pėrkufizon:
“Ndihmesa dhe nxitja nė vetėmbytje” ėshtė kundėrvajtje kur buron nga motivi vetjak. Mirėpo, vdekja e motivuar nga altruizmi te ndihmesa mjekėsore nė vetėmbytje nuk ėshtė kundėrligjore. Nė Zvicėrr gjatė vitit, nga dozat letale tė ilaēeve sipas tė drejtės pėr vdekje – EXIT, vdesin rreth 120 persona.[25]

Nė Gjermani kemi nisma tė ngjashme, sikur formimi i Shoqėrisė pėr vdekjen humane (Deutsche Gesellschaft fur humanes Sterben, DGHS) nė vitin 1980, e cila angazhohet pėr sigurinė mė tė madhe juridike tė atyre qė do tė ndihmonin nė sendėrtimin e tė drejtės nė vdekje. Kurse mjeku gjerman Julius Hacketal para opinionit u drejtua me ndihmėn e tij tė qartė nė aplikimin e autoeutanazisė.[26] Po ashtu, kemi edhe rezistencėn shumė aktive kundėreutanaziste.[27]

Nė favor tė eutanazisė ėshtė edhe pohimi i kryetarit tė parė tė Bankės evropiane pėr ndėrtim dhe zhvillim, Jacques Attali, i cili tha:
“Pas vitit 60-65 njeriu humb aftėsinė e prodhimit dhe ėshtė nė barrė tė shoqėrisė, ndaj kėtė makinė duhet ndalur fuqishėm; logjika socialiste ėshtė liria, e liria bazore ėshtė vetėvrasja.”[28]

Nė Holandi eutanazia dhe ndihmesa nė vetėvrasje teoretikisht ishin joligjore, mirėpo nga viti 1973 nė Holandi, sipas ligjit, shqiptohen aktgjykime liruese nė rastet e eutanazisė me kėrkesė, me kusht qė pacienti tė bėjė kėrkesė pėr eutanazi dhe qė eutanazinė ta bėjė mjeku. Nė vitet e tetė-dhjeta filluan ndryshimet. Shoqata Mjekėsore Mbretėrore Holandeze i pėrcaktoi
‘rregullat e ndihmės meritore’ (Rules of due care), qė ėshtė e ngjashme me ligjet mbi legalizmin e eutanazisė dhe ndihmesės nė vetėmbytje.[29] E dhėna fletė se mjekėt nė Holandi gjashtė herė nė ditė aplikojnė eutanazinė aktive – dhėnien me qėllim tė ilaēit vdekjeprurės pacientit me kėrkesėn e tij me qėllim tė lirimit nga vuajtjet. Njėzet herė nė ditė pacienti heqet nga aparati pėr zgjatjen artificiale tė jetės. Nė vitin 1984 67% tė opinionit publik holandez qenė deklaruar nė llogari tė eutanazisė aktive.[30] Nė vitin 1987 ėshtė arritur marrėveshja mbi pėrkufizimin e eutanazisė – pėrfundimin e qėllimtė tė jetės sė personit me kėrkesė tė tij me ndihmesė tė personit tjetėr.[31] Mirėpo, nė vitin 1993, nė Holandi miratohet ligji mbi eutanazinė.[32] Sipas tė dhėnave tė tjera, eutanazia nė Holandi u miratua tėrėsisht nė vjeshtė tė vitit 2000, ku si pasojė e aplikimit tė eutanazisė nė vit vdesin rreth 3600 individė.[33] Njė kardinal holandez, F. Angelini, pėr eutanazinė thotė se ėshtė “kapitullim i shkencės sė medicinės poltrone dhe ofendim i rėndė i dinjitetit njerėzor.”[34] Vatikani e gjykon ligjin mbi eutanazinė tė miratuar nė Holandi.[35]

Edhe nė Australinė Veriore eutanazia me Aktin mbi tė drejtėn nė fazėn terminale tė sėmundjes u legalizua nga korriku 1996 deri nė mars 1997 kur u abrogua nga Ligji federal i Australisė.[36]

Nė Kroaci deri vonė eutanazia nuk njihej me emrin e saj. Kėshtu, nė nenin 94, me emrin
‘Vrasja sipas kėrkesės’ pohohet: “Kush e vretė dikė me kėrkesė tė tij shprehimore dhe serioze , do tė dėnohet me dėnim me burg prej njė deri nė tetė vjet.” Pra, nė legjislacionin kroat eutanazia (vrasja apo ndihmesa nė vrasje) konsiderohet vrasje e njeriut. Mirėpo, edhe nė Kroaci ka lėvizje drejt legalizimit tė eutanazisė. Kėshtu, nė Ligjin Penal mė tė ri nė Kroaci mė 1997, pėrgatitet lejimi i eutanazisė, abortusit etj.[37]

Diskutime tė gjalla rreth legalizimit tė eutanazisė janė zhvilluar edhe nė parlamentin slloven, e tė motivuara nga legalizimi i eutanazisė nė Holandi[38] dhe nė vendet pėrreth.

Nė Bosnje dhe Hercegovinė ndihma nė vetė-vrasje ėshtė e ndaluar, kurse eutanazia si kualifikim nuk trajtohet veēantė, por me tė madhe ka filluar tė diskutohet viteve tė fundit.[39]

Eshtė indikativ rasti nė Rumani, ku kryetari i Bashkisė sė Bukureshtit, Trajan Basesku, i shtrėnguar nga prania e rreth 300 mijė qenėve rrugaēė nė qytet, pohoi
“se eutanazia e rrugaēėve ėshtė gjėja e fundit qė ne e dėshirojmė. Qentė do tė asgjėsohen kur kėtė ta vendfosin veterinarėt.”[40]

Diskutimet lidhur me eutanazinė kanė filluar edhe nė shtete tė largėta nga ne, sikur nė Kinė, Kolumbi, Argjentinė e vdende tė tjera.

Nė Ligjin Penal tė Kosovės problemi i eutanazisė nuk theksohet veēant dhe deri mė tash nuk kam vėrejtur ndonjė shkrim apo studim lidhur me kėtė ēėshtje. Eutanazia nė Kosovė, pa cilėsim tė veēantė, trajtohet nė kuadėr tė Ligjit Penal tė Kosovės mbi vrasjet.

Nga njė shikim kalimthi i tė drejtės penale nė vendet muslimane nuk vėrejmė trajtimin e veēantė tė eutanazisė, por ne konsiderojmė se kjo temė trajtohet nė kuadėr tė vrasjeve ordinere, kurse kualifikimi i eutanazisė dallon nga vendi nė vet.[41]



Qasjet e zgjidhjes sė problemit tė eutanazisė



Qasja problemit tė eutanazisė ėshtė shumė-dimensionale. Dallojmė: qasjen medicinale, juridike, etike dhe qasjen e pėrgjithshme shoqėrore.[42]

1. Qasja medicinale
– Pėrfshinė veprimin mjekėsor, shėndetėsor qė shėrben pėr mėnjanimin e dhembjes kundėr tė cilės nuk ka argument moral, etik as teologjik, dhe kėshtu ky veprim nuk ka lidhje me eutanazinė edhe pse nga ky veprim mund tė pasojė vdekja e pacientit. Eshtė detyrė e mjekut qė gjithėsesi ta shpėtojė jetėn e pacientit, e jo shkatėrrimin e saj. Qysh nė Betimin e Hipokratit mjekėt e ardhshėm betohen se askujt, qoft edhe atij qė kėrkon, nuk do t’i japė medikament qė sjellė vdekjen, as kėshillė lidhur me kėtė. Nė rrafshin e veprimit medicinal ėshtė rėndė tė dallohet pasoja skajore e veprimeve medicinale, respektivisht a do tė jetė rezultati zbutja e dhembjeve apo eutanazia.

2. Qasja juridike
– Pėrpiqet nga pikėpamja juridike ta shqyrtojė problematikėn qė paraqitet gjatė eutanazisė. E drejta e ka rolin instrumental nė shoqėri pėrgjithėsisht e kėshtu edhe nė medicinė. Me angazhimet e veta qė situatat t’i lirojė nga ekuivokėsia dhe nga paqartėsitė me qėllim tė pengimit tė manipulimit tė medicinės moderne me jetėn e dikujt, e drejta vetėm deri diku ka arritur sukses. Fjala ėshtė, nė tė vėrtetė, pėr kategoritė shoqėrore, etike dhe deontologjike, tė cilat nė format e veta skajore kanė edhe legjitimimin juridik. Pikėpamja juridike redukohet nė problemin e pėrgjegjėsisė pėr vendimet qė janė nė fushėn skajore tė jetės dhe vdekjes sė pacientit.

3. Qasja morale
– Morali te ēėshtja e eutanazisė gjithnjė ėshtė diskutabil. Nė tė vėrtetė, nga qėndrimi moral nė medicinė edhe nuk ėshtė e lejuar ēdo gjė e domosdoshme. Nga ky shkak, parimi moral ėshtė njė prej shpjegimeve vendimtare tė sėmundjeve nė disa kultura.

Religjioni nuk e pranon jetėn e panatyrshme dhe vdekjen artificiale (me dhunė), sepse jeta dhe vdekja nuk ėshtė nė kompetencė tė njeriut, por nė kompetencė tė Zotit. Etika e konsideron eutanazinė cenim tė humanizmit, sepse degradon njeriun nė objekt dhe kjo shpie drejt manipulimit dhe shpėrdorimit. Njė autor kėtė ēėshtje e pėrshkruan se
“plani qė me njerėzit tė veprohet si me shtazėt, njėkohėsisht na duket edhe i neveritshėm edhe qesharak; ai godet rėndė ndjenjėn e dinjitetit tonė personal.”[43]

Sot hasim nė pajtimin mjaft tė pėrhapur se lirimi prej vuajtjeve tė pashpresė dhe tė padobishme megjithatė ėshtė moralisht i arsyeshėm dhe sė paku eutanazia pasive nė situata tė kėtilla mund tė lejohet. Madje edhe disa teologė thonė se moralisht ėshtė e paarsyeshme tė pengohet eutanazia nė situata tė caktuara.[44]

4. Qasja e pėrgjithshme shoqėrore
– Opinioni publik bėhet gjithnjė e mė i pranishėm dhe me kėtė edhe mė ndikues nė aspekt tė institucioneve medicinale. Opinioni publik tėrheq gjithnjė e mė shumė njerėz nė tė a. q. arenė, nė tė cilėn diskutohet pėr ēėshtjet e moralit. Eshtė praktikė e shpeshtė qė mediumet tentojnė t’i bindin autoritetet nė shėndetėsi dhe qeverinė qė t’i shpėrfillin shpenzimet ekonomike gjatė mjekimeve tė shtrenjta nė dobi tė mbajtjes nė jetė tė pacientit njė kohė tė gjatė.[45] Pėr fat tė keq, fotografia qė del nė opinion ėshtė jo e plotė apo edhe e shtrembėruar dhe sė kėndejmi nuk ofron shikim relevant nė problemin e eutanazisė.



Eutanazia dhe ligji



Shikuar nga pikėpamja juridike, ligjore,
‘eutanazia’ konsiderohet privim nga jeta i personit tjetėr; d.m.th. juridikisht eutanazia ėshtė vepėr penale dhe si e tillė ajo i nėnshtrohet pėrgjegjėsisė penale dhe ndėshkimit.[46] Ligji ka apo duhet ta ketė pėr synim sigurimin e jetės dhe vlerave tė pėrbashkėta. Ai vetėvetiu duhet tė jetė i moralshėm pėrndryshe nuk do tė ishte ligj. Nėse ligji nuk siguron jetėn e individit sikur edhe tė grupit ai ka thyer barabarėsinė, njėjtėsinė dhe dinjitetin e tė gjithė njerėzve.[47]

Pėr dallim tė shumicės sė mbytjeve / vrasjeve, ku motivi kryesisht ėshtė hakmarrja, urrejtja apo interesi material, nė rastin e eutanazisė motivi ėshtė i natyrės altruiste. Eutanazia kuptohet si formė e ndihmės, si shkurtim i mundimeve dhe vuajtjeve, dhe se pikėrisht nga ky dallim ndėrmjet mbytjeve klasike dhe eutanazisė paraqiten problemet nė trajtimin e eutanazisė.

Nė Francė, Belgjikė dhe Britani tė Madhe eutanazia nuk klasifikohet si vepėr penale, por e dėnon me dispozitat mbi privimin nga jeta.

Nė vitin 1939 Hitleri nėnshkroi urdhėresėn sipas sė cilės lejohej mbytja / vrasja e personit i cili ėshtė shpallur i pashėrueshėm. Mjeku Karl Fridrih Brandt personalisht ėshtė pėrgjegjės pėr shpalljen e 275 mijė njerėzve pėr tė pashėrueshėm dhe tė gjithė ata u mbytėn. Gjyqi i Nynbergut kėtė mjek e gjykoi me vdekje.[48]

Nė Gjermani, Itali dhe Holandė eutanazia klasifikohet si vepėr penale, por ndėshkohet me forma dėnimi mė tė lehta nė krahasim me mbytjet me motive klasike.

Nė SHBA nė shumicėn e vendeve federale ėshtė sjellė ligji mbi tė drejtėn nė vdekje e cila personave me sėmundje terminale u jepė tė drejtė tė vendosin mbi jetėn dhe me kėtė refuzimin e ndihmės mjekėsore me qėllim tė vdekjes.

Sipas ligjit tė vjetėr tė ex-Jugosllavisė euta-nazia trajtohej si vepėr e veēantė penale tė privimit tė jetės nėse ajo ėshtė bėrė me kėrkesė ose lutje (dėnimi me burg deri nė pesė vjet), e nėse bėrėsi i pėrgjigjet lutjes apo kėrkesės nga dhembja ndaj gjendjes sė mjeruar tė ndonjė personi, vepra konsiderohej kundravajtje dhe dėnohej me burg deri nė tri vjet. Sipas ligjit tė vitit 1951 eutanazia kon-siderohet vepėr penale tė privimit tė qėllimtė tė jetės
– me mbytje / vrasje dhe dėnohej me dėnim tė pėrcaktuar pėr kėtė vepėr.[49]



Pikėpamjet teologjike mbi eutanazinė



Nuk kemi mundėsi qė problemin e eutana-zisė ta pėrcjellin nga aspektet e feve tė ndryshme, sepse trajtimi i kėtillė do tė na ēonte larg dhe do tė kėrkonte hulumtime mė tė thella, por vetėm shkurtimisht do t
’i cekim disa mendime mė karakteristike. Mirėpo, ėshtė e pėrbashkėt pėr “liderėt reli-gjiozė dhe humanistėt tė cilėt pajtohen se askush nuk ka tė drejtė ta pėrfundojė jetėn e ndonjė personi tjetėr, nė ēfarėdo rrethana qofshin. …”,[50] dhe se eutanazia ėshtė ofenduese dhe e ndėshkueshme jo vetėm pėr personin qė e kėrkon por edhe pėr atė qė e ndihmon, me arsyetim se ėshtė nė kundėrvėnie me Drejtėsinė e Zotit dhe mbi ndodhitė e tėra nė jetėn e njeriut.[51] Jo vetėm intelektualėt fetarė, por edhe mjekėt, filozofėt, letrarėt, juristėt dhe qarqet shoqėrore-shkencore nuk kanė qėndrim unik as thjeshtė pozitiv apo negativ ndaj eutanazisė.



a. Kristianizmi


Sipas kristianizmit dhe kėrkesave tė tij hyjnore qėndron se askush nuk ka tė drejtė ta autorizojė ndonjė person nė vdekjen e njė personi tjetėr. Asnjė pushtet nuk mund ta ligjėsojė eutanazinė sepse ka tė bėjė mbi shkeljen e ligjit hyjnor, mbi krimin kundėr jetės dhe mbi lėndimin e dinjitetit njerėzor. Pėr pjesėtarėt e kristianizmit vdekja ėshtė ndodhi me rėndėsi tė madhe sepse paraqet kalimin nga jeta botėrore e pėrkohshme nė pėrbashkėsinė e amshueshme me Zotin. Kristianizmi shprehimisht kundėrshton eutanazinė dhe nga vetė fillimi i ka dhėnė rėndėsi kurrimit tė tė sėmurit dhe kujdesit ndaj tė vjetėrve, tė pafuqishmėve dhe tė uriturve.

Sipas autorėve kristianė, eutanazia e drejtpėrdrejtė (d.m.th. t
’u pėrfundohet jeta personave tė gjymtuar, tė sėmurė apo para vdekjes), ndalohet, ēfarėdo qofshin motivet dhe mjetet. Kjo ndalesė ėshtė edhe nga pikėpamja morale, sepse eutanazia “paraqet akt tė rėndė kundėr dinjitetit tė personalitetit tė njeriut dhe respektimit tė Zotit, krijuesit tė tij. Gabimi nė vlerėsim, edhe nga bindja mė e mirė, nuk e arsyeton kėtė akt: mbytje / vrasje.[52]

Kisha zyrtare nismat pėr legalizimin e eutanazisė i gjykoi rreptė, duke cekur se eutanazia ėshtė humanitet johuman, e cila vrasjen e cilėson si mėshirė.[53]

Edhe kohėve tė fundit kemi reagime tė rrepta tė kreut katolik kundėr eutanazisė, si pėr shembull ajo e papa Gjon Palit II, i cili nė korrik tė vitit 2002, me rastin e njė feste katolike
“eutanazinė e quajti ‘absurde’”.[54]

Mirėpo, qarqet e Kishės katolike, protestante (madje edhe judaizmi si fe qiellore) miratojnė eutanazinė pasive, bile edhe e rekomandojnė.[55]


b. Budizmi


Nė besimin budist nuk kemi qėndrim shpre-himor mbi eutanazinė, por ēdo besimtar ndėrton pi-kėpamjen e tij nė suaza tė doktrinės religjioze. Mendohet se budizmi nuk dallon shumė nga kristi-anzimi nė aspekt tė eutanazisė.[56]


c. Islami


Islami e afirmon jetėn dhe plotėsimin e nevojave jetėsore, kurse vetėvrasjen, si edhe shumica e religjioneve, e konsideron vepėr blasfemuese dhe tė gjykuar, sepse pos tjerash, eutanazia dhe ndihmesa nė kryerjen e eutanazisė ėshtė nė kundėrshti me Drejtėsinė absolute tė Zotit.

All-llahu i madhėrishėm ėshtė ai qė pėrcakton ē
’do t’i ndodh njeriut gjatė jetės sė tij, sa do tė jetojė dhe kur do tė vdesė, dhe ajo qė e ka goditur nuk ka mundur ta anashkalojė dhe ajo qė e ka anashkaluar nuk ka mundur ta godasė, nė kuptim tė fjalėve tė Muhammedit a. s. nė hadithin: “… ajo qė nuk tė ka goditur, as qė ka mundur tė tė godasė, kurse ajo qė tė ka goditur, nuk ka mundur tė mos tė godasė …” [57], duke pėrfshirė kėtu edhe shėndetin dhe sėmundjen.

Shėndeti dhe sėmundja janė mėnyra me tė cilat All-llahu xh. sh. i sprovon njerėzit qė nė kėtė mėnyrė t
’i shpėrblejė apo ndėshkojė ata, por shumė njerėz nuk kuptojnė dhe mendojnė se jeta ėshtė deri sa njeriu ėshtė i shėndoshė dhe i fuqishėm, sepse kur tė sėmuren, plaken apo pafuqizohen ata dėshpėrohen, humbin shpresėn dhe angazhohen pėr ēdo lloj shėrimi dhe kur nuk shohin rrugėdalje, i drej-tohen Zotit pėr mėshirė, falje dhe i lutem t’ua shkurtojė jetėn.[58]

Sipas Islamit
‘eutanazia’ paraqet njė lloj vrasjeje / mbytjeje andaj ai haptazi dhe qartazi kundėrshton eutanazinė. Sipas tij, eutanazia ia merrė jetėn njeriut tjetėr. Islami ndalon rreptėsisht tė gjitha llojet e vrasjeve pėrveē sipas ndėshkimit (kisas). Ai jetėn e konsideron si vlerėn mė tė madhe qė e ka njeriu, si dhuratė tė Zotit. Askush nuk ka tė drejtė qė ta privojė nga kjo e drejtė. Zoti ia ka dhuruar jetėn si tė mirėn mė tė mirė, prandaj Ai i vetmi mund t’ia marrė. Nė tė vėrtetė, Zoti ka lejuar, qė njeriu tė privohet nga kjo dhuratė nėse ai ka privuar tjetėrkend.[59] Kjo masė ėshtė pėrcaktuar pėr arsye qė tė ruhet kjo begati.[60]

Eutanazia nga pikėpamja fetare islame ėshtė e papranueshme edhe pėr arsye qė nė vete ky veprim fsheh humbjen e shpresės nė mėshirėn e Zotit dhe provokimin e besimit nė Zotin. Sipas mėsimeve islame kurrė nuk bėn tė humbet shpresa nė shėrim. Kėsisoji humbjen e shpresės e trajtuan edhe klasikėt muslimanė, sikur En-Nesefiu, i cili ndėr tė tjera pohoi se edhe
“… humbja e shpresės nė mėshirėn e All-llahut ėshtė kufr.” [61] Mund tė dėshtojė medicina, por gjithnjė, nė tė gjitha situatat mbetet Zoti si shpresa e fundit. Ai ėshtė i gjithdijshėm, i gjithpushtetshėm dhe i gjithmėshirshėm, Absolut nė ēdo gjė. Besimtari, asnjė ēast, nuk dyshon nė mėshirėn e Tij, duke e pasur parasysh ajetin kur’anor vijues:

“...Kurse mėshira ime ngėrthen ēdo send.” (El-A’raf, 156).

Nė ēastet mė tė vėshtira njeriu besimtar shpreson dhe mbėshtetet te Zoti. Shembujt e tė dėrguarėve tė Zotit, si pėr shembull tė Nuhit, Ibra-himit, Muhammedit a. s. janė shembulli mė i mirė si duhet vepruar.[62]

Nuk duhet anashkaluar as pėrkujdesjen psikologjike dhe emocionale tė kujdesdhėnėsit (personeli mjekėsorė apo pjesėtarėt e familjes) tek pacienti i pashpresė pėr kurrim, e me kėtė rast duhet pasur parasysh besimin, bindjet, etnikumin e tė tjera tė pacientit, sepse tė gjitha kėto mund tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e vuajtjes apo nė zbutjen e vuajtjeve.[63]

Sipas mendimit islam, eutanazia aktive, ajo kur pacienti kėrkon nga mjeku qė ta vdesė atė, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.[64] Askush s
’ka tė drejtė tė pėr-zihet nė caktimin e Zotit dhe tė gjithė janė tė obligueshėm tė mjekohen. Muhammedi a. s. thotė: “Pėr ēdo sėmundje qė e ka dhėnė All-llahu, Ai e ka caktuar edhe ilaēin.” [65]. Ky hadith argumenton se kurrfarė vdekjeje, pra as nga mėshira nuk lejohet, sepse disa sėmundje vetėm momentalisht nuk kanė shėrim. Andaj, mbytja nga mėshira dhe pėr ta lehtėsuar vuajtjen nuk e eliminon karakterin e mbytjes, sepse mjeku nuk ėshtė mė mėshirues ndaj tė sėmurit se sa vetė Krijuesi.[66]

Edhe Shoqata Internacionale Muslimane nė SHBA nuk e aprovon eutanazinė dhe kėtė nuk e pėrfshinė nė organizmin mjekėsor, me ēfarėdo forme apo emri theksohet ajo (vrasje pėr mėshirė, vetėvrasje, vdekje me ndihmė, e drejta pėr tė vdekur nevoja pėr tė vdekur etj.), sepse pos tjerash legalizimi dhe legjitimizimi i eutanazisė ėshtė njė presion i mjaftueshėm pėr pacientin qė nė mėnyrė tė drejtė apo tė gabuar tė lexojė tė sytė e pjesėtarėve tė familjes lutjen e heshtur pėr tė ikur.[67]

Mirėpo, disa dijetarė islamė eutanazinė pasive e lejojnė, e ajo ėshtė, pėr shembull, nė rastin kur pacienti refuzon mjekimin dhe duron nė sėmundje, dhe pas keqėsimit tė gjendjes sė tij shėndetėsore ai vdesė apo ndėrpreja e mjekimit dhe mosdhėnia e ilaēeve pacientit me qėllim tė lehtėsimit tė gjendjes sė tė sėmurit dhe familjes sė tij ėshtė e lejuar dhe legale. Thėnė ndryshe, nėse nuk ka shpresa pėr mjekim nė pajtim me ligjet e kauzalitetit tė Zotit qė e njohin ekspertėt nga domeni i medicinės shėrimi nuk ėshtė i detyrueshėm. Mirėpo, nė rastet kur mjeku bėn ndaljen e aparatit, instrumentit medici-nal, sepse pacienti tashmė biologjikisht ka vdekur, atėherė kjo quhet eutanazi pasive. Kėtė ky grup dijetarėsh e mbėshtesin nė hadithin e Muhammedit a. s. kur njė grua iu drejtua atij qė pėr te tė lutet te Zoti pėr shėrim, kurse Muhammedi a. s. i tha asaj se do tė lutet, por mė mirė do tė ishte qė ajo tė durojė nė sėmundje, sepse All-llahu do ta falė ate, kurse kjo grua pranoi sugjerimin e Pejgamberit a. s.. Kjo nuk do tė thotė se i sėmuri nuk duhet mjekuar, se ėshtė mė mirė tė durohet nė sėmundje e vuajtje, por do tė thotė se ėshtė e lejuar. [68] Jusuf el-Karadavi pohon se
“njohėsve tė Sheriatit u ėshtė e njohur se mjekimi nga sėmundja nuk ėshtė vaxhib (detyrim) sipas shumicės sė juristėve dhe liderėve tė shkollave juridike (medhhebeve). Pėr ta ky veprim kualifikohet nė mubah (e lejuar). Disa madje e konsiderojnė pėr mustehab (tė dėshirueshme). El-Karadavi pohon se u bashkangjitet atyre dijetarėve qė shėrimin e konsiderojnė vaxhib (tė detyrueshėm), nėse dhembja ėshtė e vėshtirė kurse ilaēi i dobishėm, edhe pse ka shpresė nė mjekim nė pajtim me ligjin e Zotit.[69] Mirėpo, nėse nuk ka shpresė nė mjekim, nė pajtim me ligjin e All-llahut tė kauzalitetit, qė e njohin specialistėt nga domeni i medicinės, askush nuk thotė se mjekimi ėshtė mustehab apo vaxhib. Nėse trajtimi medicinal i tė sėmurit, qoftė ka tė bėjė me pėrdorimin e tabletės, dhėnies sė injekcionit apo infuzionit, me kyqjen nė mushkėri artificiale e tė tjera, do ta vazhdonte periudhėn e sėmundjes, kurse dhembjet do tė mbeteshin njė kohė tė gjatė, aq mė tepėr nuk ėshtė vaxhib apo mustehab, por e kundėrta. Ky lloj i eutanazisė nuk bėn tė hyjė nė konceptimin e ‘vrasjes nga mėshira” pėr shkak tė mungesės sė veprimit praktik nga ana e mjekut. Ky ėshtė mosveprim i diēkahit qė nuk ėshtė vaxhib as mendub, andaj nuk mund tė trajtohet si veprim kriminal. Pra, ky ėshtė veprim i lejuar dhe legal, nėse jo edhe i dėshirueshėm dhe mjeku mund ta praktikojė me qėllim tė lehtėsimit tė gjendjes sė pacientit dhe tė familjes sė tij.[70]

Disa mendimtarė bashkėkohorė islamė konsiderojnė qė nėse zgjatet koha e pėrdorimit tė aparatit qė e mbajnė njeriun nė jetė, kurse nuk ka kurrfarė ecje para nė pėrmirėsimin e gjendjes shėndetėsore, apo vetė mjekėt kėshillojnė ndėrprerjen e kėtyre aparateve, atėherė ėshtė e lejueshme tė ndėrprehen pa marrė parasysh qė i sėmuri menjėherė pas kėsaj do tė vdesė. Kėtė qėndrim e ka edhe Jusuf el-Kardavi. Mendimin e tij e mbėshtesin edhe mjekėt muslimanė.[71]

Nė fund tė kėsaj nėnteme do t
’i ofrojmė sugjerimet vijuese nga Shoqata Internacionale Muslimane nė Amerikė lidhur me eutanazinė, me shpresė se do tė ndihmojnė nė konceptimin mė tė drejtė tė kėsaj ēėshtjeje:

1. Zhvillimi i mjeteve vlerėsuese dhe direktivave tė ēėshtjeve tė fundit, tė jetės, nga specialistė pėrkatės.

2. Teste specifike dhe tė pėrshtatshme tė arrihen nė diagnozat dhe prognozat e pranuara.

3. Tė pėrcaktohen zonat nė tė cilat do tė ndihmohet pėr pėrmirėsimin e shėndetit dhe tė mbahet kualiteti i jetės jo nė koston e pėrfundimit tė jetės (qė do tė thotė, pėrmirėsimin e kujdesit shėndetėsor nė kushte shtėpiake).

4. Tė jap rėndėsi edukimit tė tė gjithė mjekėve dhe tė shmangė zhvillimin e atyre veēorive tė cilat mund tė mbipėrdoren ose keqpėrdoren lehtė.

5. Vėnia e udhėzuesve tė parakohshėm, si pjesė e tė gjitha spitaleve dhe regjistrimeve tė zyrės shėndetėsore tė pacientit.[72]



ē. Sekularizmi



Nė vendet perėndimore ku po merrė hov sekularizimi i traditės religjioze, zhvillohet njė betejė e rreptė pėr ruajtjen e autoritetit nė kėto ēėshtje dikur e kanė pasur. Ndikimi i tyre nė pėrfundimin e debatės mbi vdekjen dhe eutanazinė ėshtė shumė mė i vogėl por aspak s
’ėshtė pėr shpėrfillje. Nėn ndikimin e tyre tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė rezultojnė edhe shumė vendime anekėnd Evropės dhe botės.



Zhvillimi i medicinės dhe ndikimi i saj



Zhvillimi i medicinės bashkėkohore mundėson ruajtjen dhe mbrojtjen e jetės nė situatat e pashpresė. Medicina intenzive kujdeset mbi tė sėmurin tek i cili kanė munguar funksionet vitale, tek i cili ka ardhur deri te situata civile ndėrmjet jetės dhe vdekjes. Me medicinėn intenzive lidhen problemet e eutanazisė pasive dhe problemet e miratimit dhe mosmiratimit tė pacientit nė vdekje. Shumica e mjekėve sot do ta refuzojė eutanazinė si veprim qė i kundėrvihet parimeve themelore dhe kėrkesave tė profesionit tė tij, por duke i marrė parasysh tė drejtat bazore njerėzore
– ndėr tė tjera edhe e drejta nė vdekje, gjerat edhe mė tepėr ndėrlikohen. Eutanazia kėtu ka dy domethėnie: marrja aktive e a. q. tė jetės sė pavlefshme tė tė sėmurėve tė pashėrueshėm, kurse domethėnia tjetėr pėrfshinė eutanazinė si ndihmė nė vdekje nė vdekjen e tė sėmurėve tė cilėt e pėrjetojnė nė vuajtjet e mėdha. Ka disa indikacione dhe para-lajmėrime apokaliptike se sė shpejti do tė paraqiten mjekėt tė cilėt do ta zbatojnė eutanazinė sipas kėrkesės. Po ashtu, ekzistojnė vėrejtjet se normat etike dhe juridike nuk janė nė pajtim me pėrparimin shkencor dhe me potencialin eksperimental tė medicinės bashkėkohore. Mbase kjo ėshtė edhe e vėrtetė, ndėrkaq, thelbi i ēdo gjėje megjithatė ėshtė nė kufijt dhe detyrat e mbajtjes sė jetės nė medicinėn bashkėkohore. Po ashtu paraqitet edhe problemi i pėrcaktimit tė situatės si e pashpresė.[73] Sepse nė medicinė sikur edhe ēdokund tė paraqiten fenomenet tė cilat janė pėrjashtime dhe askush edhe nuk supozon mėnyrėn e reaksionit tė tyre. Nė medicinė paraqitet mund tė themi terrori i njerėzishmėrisė, sepse sepse medicina ėshtė nė gjendje tė manipulojė me jetėn e njeriut. Nga e ekspozuara rezulton qė nė medicinė ekziston grumbull problemesh tė lidhura me eutanazinė.[74]



Pikėpamja sociologjike mbi eutanazinė



Eutanazia ėshtė temė qė drejtpėrdrejt ndikon nė shoqėri dhe standardet e tij normative, nė Perėndim mė intenzivisht, kurse te ne nė Kosovė ende nė fazėn e pėrfoljeve, fillimisht nė opinionin publik e mėpastaj nė praktikėn private. Nė botė janė bėrė hulumtime sociologjike, kulturologjike, politike, juridike dhe ekonomike. Ndėr tė tjera ėshtė hulumtuar se ēfarė lloj vdekjeje konsiderohet mė i pranueshėm dhe moralisht mė i arsyeshėm, e ēfarė jo. Nė Kroaci janė bėrė hulumtime tė tilla gjatė viteve 1988, 1989 dhe 1990. Rezultat i anketės ėshtė: i gjithė personeli mjekėsor i qendrave qė kanė veprimtari hospitalizuese janė kundėr eutanazisė. Madje edhe vetė pyetja zgjoi revoltė. Megjithatė, njė pjesė e personelit ishte pėr eutanazi nėse ajo nuk ēonte nė abuzim, por duke e pasur parasysh humanitetin dhe profesionalitetin e madh pėr ta marrė njė vendim tė tillė.[75]

Nė kėtė ēėshtje me rėndėsi ėshtė edhe mendimi i tė sėmurėve, sepse ka tė bėjė me jetėn apo fatin e tyre. Eshtė detyrė e sociologėve qė tė gjejnė shpjegim pėr dallimet nė qasjen ndaj eutanazisė tė cilat janė tė lidhura me normat, vlerat dhe besimet nė shoqėritė e caktuara. Etj.



Argumentet pėr dhe kundėr eutanazisė



Pėr arsye ilustrative do tė cekim disa nga argumentet dhe kundėrargumentet mė tė shpeshta tė lidhura me problemin e eutanazisė.

Argumenti 1: Sipas kristianizmit shkelet urdhėri i gjashtė i Zotit: Mos mbyt! Edhe pse respektohen bindjet fetare, megjithatė ka bindje se nė shoqėritė moderne duhet krijuar mundėsinė qė njeriu tė zgjedhė sipas bindjeve personale. Kisha kristiane, katolike dhe protestante dhe hebraizmi miratojnė eutanazinė pasive, por jo edhe aktive. Mirėpo, nuk mund tė vendoset kufi relevant ndėr-mjet dhėnies sė injekcionit vdekjeprurės apo mos-mjekimit tė ndonjė sėmundjeje.

Islami e konsideron jetėn, punėn, ruajtjen dhe mbrojtjen e shėndetit tė shenjtė, andaj cenimi i tyre, pjesėrisht apo tėrėsisht ėshtė shkelje e rėndė e parimeve islame.

Argumenti 2: E drejta pėr tė jetuar ėshtė e drejtė themelore njerėzore
– absolute, natyrore dhe e patjetėrsueshme. Qėndrimi se jeta njerėzore ėshtė vlera mė e madhe qė duhet tė respektohet dhe tė ruhet me ēdo kusht bazohet nė koncepcionin e vjetėr mbi shenjtėrinė e jetės, kundėrshtohet me pikėpamjen mbi koncepcionin mbi cilėsinė e jetės, nga e cila rrjedh edhe e drejta nė vdekje – ndėrprerja e jetės nė situatat kur vazhdimi i saj bėhet i pakuptimshėm. Nėse do tė pranohej kjo e dyta, dinjiteti njerėzor do tė rrėnohej.

Argumenti 3: Eutanazia nuk bėn tė lejohet, sepse gjithnjė ekziston mundėsia e diagnostifikimit dhe prognozimit tė gabueshėm. Kundėrargumenti ėshtė se kjo ėshtė e saktė, por ndėrprerja e mundimeve dhe vuajtjeve tė panevojshme mbikalojnė mundėsinė qė njė numėr i vogėl do tė shpėtonte.[76]

Argumenti 4: Eutanazia nuk bėn tė legalizohet sepse me kėtė do tė hapej rruga pėr abuzime dhe krime dhe aplikimin e planifikuar tė eutanazisė sipas shembullit nė Gjermaninė e viteve tė Luftės sė II botėrore. Kundėrargumenti ėshtė gjė mund tė abuzohet dhe tė pėrdoret pėr krime, sikur edhe pėr eutanazinė.

Argumenti 5: Mjetet kundėr dhembjeve e bėjnė eutanazinė tė tepėrt, kurse mjeku i mirė nuk e lejon pacientin e tij tė vdesė nė dhembje. Kundėrargumenti ėshtė se eutanazia ku nuk ka dhembje apo ku dhembja ėshtė mėnjanuar me sukses as nuk do tė lejohet. Por nuk ka arsye tė pengohet eutanazia nė rastet kur dhembja nuk mund tė lehtėsohet. Vuajtja pėr shkak tė mosefikasitetit tė ilaēeve dhe jetesa e pandihmė me ndihmėn e personelit medicinal nuk bėn tė vuhen.

Argumenti 6: Legalizimi i eutanazisė do ta zvogėlonte bindjen e opinionit publik dhe tė tė sėmurit nė kurrimin mjekėsor dhe nė moralin e mjekut. Besimi i pacientit nė mjekun dhe spitalin detyrė e tė cilit ėshtė mjekimi, nuk do tė zvogėlohet nėse theksohet se eutanazia do tė aplikohet vetėm me kėrkesė kėmbėngulėse tė pacientit.

Argumenti 7: I sėmuri mund ta shprehė dėshirėn pėr eutanazi nėn ndikimin e ilaēeve apo dhembjeve momentale dhe se dėshira apo kėrkesa e tij mund tė jetė i pamatur. Edhe nė kėtė rast mund tė shtrohet kundėragumenti dhe ēėshtja e eutanazisė tė vazhdojė .



Pėrfundim



Kundėrthėniet e rrepta dhe tė papajtueshme ndėrmjet kundėrshtarėve dhe pėrkrahėsve tė eutanazisė bėjnė qė diskutimi mbi eutanazinė nuk mund tė pėrfundohet. Kompleksiviteti dhe multidimensionaliteti i temės (aspekti moral, juridik, medicinal etj.) inkuadroi nė diskutim shumė njerėz tė domeneve tė ndryshme. Teknologjizimi i medicinės nė njė anė dhe mundėsitė e saj tė mėdha nė njė anė dhe resurset e kufizuara ekonomike nė anėn tjetėr, dhe evoluimi i bindjeve morale dhe shumė faktorė tė tjerė flasin nė favor tė diskutimit permanent mbi eutanazinė. Ende ekziston dilema mbi kufirin ndėrmjet jetės dhe vdekjes dhe kush e kur do tė mundej, pa abuzim, me ndėrgjegje tė pastėr e tė qetė, dhe moralo-juridikisht dhe profesionalisht me arsye ta pėrcaktojė kėtė kufi. Ndonėse dijetarėt isla-mė janė deklaruar lidhur me eutanazinė, megjithatė mendojmė se kjo ēėshtje duhet analizuar mė hollėsisht dhe mė shkencėrisht, pa i lėnė anash pikėpamjet morale, sociale, mjekėsore, ekonomike, juridike por edhe tradicionale.




Shėnimet:


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Shfletimi i librave sociologjike apo i revistave qė trajtojnė punime sociologjike te ne dėfton se eutanazia nuk trajtohet thuajse fare. Kohėve tė fundit kemi njė interesim sipėrfaqėsor edhe nė Kosovė. Shih: Naser Ramadani, Bioetika – Qasjet etike nė mjekėsinė moderne, Prishtinė, 2002, fq. 134 – 138 dhe njė pėrkthim: Shahid Athar, Euthanazia – Vdekja e Ndihmuar nga Mjeku, nė revistėn elektronike “Horizonti”. Shih: www.horizonti.com/artikulli_2002_10_3_0053.php 02-12-25, fq. 3-8.

[2] Shih gjerėsisht: Esmina Avdibegovic
– Osman Sinanovic, Religijsko-eticko-pravni pogled na ljekarsku pomoc u samoubistvu i eutanaziji, nė: Grup autorėsh, Duhovnost i mentalno zdravlje (mė tej: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ), Sarajevė, 2002, fq. 1.

Eshtė indikative se tendencat eutanaziste i mbėshtesin mė sė shumti njerėzit jofetarė, sekularistė. Shih: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 97- 98.

[3] Greqisht:
‘eu’ = e lehtė, e mirė dhe ‘thantos’ = vdekja).

Letica S. (1985), Medicinska sociologija, Zagreb, sipas: Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr /WPozaic , fq. 1.

Milan Vujaklija pohon se fjala
“eutanazi” (nga greq, euthanasia) d.m.th. vdekje e lehtė dhe e butė; fikje e jetės pa dhembje tė vdekjes; zbutje e vdekjes duke i dhėnė tė sėmurit narkotikė (qė ia jep mjeku vetėm pėr t’ia lehtėsuar, e asesi pėr t’ia pėrshpejtuar.” (M. Vujaklija, Leksikon stranih reci i izraza, Beograd, 1980, fq. 305.

Muslimanėt eutanazinė e pėrkufizojnė si:
“Lehtėsimi i vdekjes pėr personin pa shkaktim tė dhembjes e pėr arsye tė zvogėlimit tė vuajtjeve tė pacientit, nė mėnyrė aktive apo pasive.” Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve (Izbor), Tuzla, 1`997, fq. 77.

M. Klaic, Rjecnik stranih rjeci i izraza, Zagreb, dallon tri kuptime thelbėsore: 1. vdekja e lehtė, 2. lehtėsimi i mundimit dhe dhembjes sė vdekjes me anė tė narkotikėve e tė ngjashme dhe 3. mbytja e tė sėmurėve tė pashėrueshėm. Sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr , fq. 2.

Sintagmat mė tė shpeshta lidhur me eutanazinė nė literaturėn e huaj dhe tonėn, sidomos nė anglishte, janė si vijon:

- Mercy killing (mbytja nga mėshira)
– rėndom ka tė bėjė me eutanazinė e bėrė nga ana e kushėrirėve apo miqėve qė t’i lehtėsohen dhembjet e tė sėmurit;

- Helping someone to die (ndihmesa dikujt qė tė vdesė);

- Assisted suicide (ndihmė gjatė suicidit)
– sigurimi i dozės vdekjeprurėse tė ilaēeve dikujt kush dėshiron ta pėrfundojė jetėn e tij;

- D. N. R.
– Do not rescuscitate (tė mos shpėtohet);

- Palliative care apo hospice approach (kurimi zbutės)
– lidhet me lėvizjen Hospice pėrndryshe tė pėrhapur nė Evropėn Perėndimore. Mjekėt dhe motrat orientohen nė zbutjen e vuajtjes sė pacientit duke kėrkuar rrugė tė qetė dhe tė thjeshtė deri nė vdekjen natyrore.

[4] Medical and Health Encyclopaedia, New York, (1972 ?), fq. 359.

[5] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr/WPozaic, fq.1.

[6] Shih: Sveti zbor za nauk vjere, Deklaracija o eutanaziji, br. II, nė: Pozaic, V., Zivot dostojan zivota. Eutanazija u prosudbi medicinske etike, FTI, Zagreb, fq. 102-103, sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi.hr , fq. 2.

[7] Eutanazinė e hasim edhe nė shoqėritė primitive, kurse Eskimėt edhe sot pleqtė e pafuqishėm i lėnė tė vdesin nė borė. Eshtė interesant se filozofi i njohur grek para e. r., Platoni, mendon se tė sėmurėt nuk bėnė t
’i bėhen barrė shoqėrisė, ndaj ata nuk duhet shėruar, por duhet lėnė tė vdesin, qė do tė thotė se ėshtė angazhuar pėr njė lloj eutanazie pasive pėr shkaqe pragmatike. Shih: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr , fq. 2.

[8] Buhariu dhe Muslimi (Muttefekun alejh); Ibn Tejmijje, El-Fetava el-kubra li Ibn Tejmijje; Imam el-Gazaliu, Ihjau ulumi
’d-din; Ibn Kajjim el-Xhevzij, Zad’ul-mead, pjesa e tretė, sipas: Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve, op. cit., fq. 79 – 80.

[9] Sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr , fq. 2.

[10] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, Sarajevė, 2002, fq. 96.

[11] Sipas: Pravna enciklopedija, 1, beograd, 1989, fq. 355
– 356.

[12] Pravna enciklopedija, op. cit., fq. 356. Shih: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.

[13] Pėrkthimi sipas: Abdul Fadl Muhsin Ibrahim, Biomedicina
– islamski pogledi, Sarajevė, 2001/1422, fq. 159. Tėrėsinė e Betimit tė Hipokratit lexoje edhe nė: Naser Ramadani, op. cit., fq. 3.

[14] Kėtė ndarje kuptimesh e huazuam nga: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr , fq. 3. Krhs.: MUDr. Stefan Grenda, Eutanazia je utok na zivot cloveka, nė: www.prolife.sk , fq. 1 - 2.

[15] Eutanazia aktive ėshtė ajo kur pacienti lėngon nga kanceri, vuan nga dhembje dhe me agoni. Mjeku beson se pacienti gjithėsesi do tė vdesė dhe i jep dozė tė madhe tė narkoanalgetikėve, tė cilėt ia ndalin frymėmarrjen, d.m.th. mjeku bėn veprim praktik me qėllim tė vdekjes sė tė sėmurit dhe e shpejton vdekjen e tij. Kjo pa dyshim ėshtė vrasje. Shih: Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve op. cit., fq. 77
– 78.

[16] Eutanazia pasive ėshtė ajo kur nuk ndėrmerren tė gjitha aktivitetet pėr pėrfundimin e jetės, por i lehet sėmundjes qė tė kalojė nėpėr fazat e veta, pa i ofruar pacientit kurrfarė ilaēi pėr vazhdimin e jetės sė tij. Pėr shembull, kur pacienti ėshtė pa vetėdije njė kohė tė gjatė dhe ka mundėsi tė mbetet gjallė nėse kyqet nė aparaturė artificiale. Nėse aparatura artificiale pushon sė punuari pacienti nuk do tė vazhdojė tė jetojė. Tė gjithė ekspertėt e lamive tė afėrta me medicinėn mendojnė se ky pacient ėshtė i vdekur dhe nuk kontrollon me funksionet vetjake, ndaj vazhdimi i jetės sė tij i zgjatė vuajtjet dhe mundimet e pacientit dhe vuajtjet dhe investimet e mėdha tė familjes. Nė rast se veprimi i mjekut redukohet nė ndėrprerjen e aparaturės mjekėsore, tė cilėt e kanė mabjtur vetėpm dimensioninb e jashtėm tė jetės, kjo ėshtė njė lloj i eutanazisė pasive tė cilėn nuk e ndalon islami. (Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve op. cit., fq. 77- 81). Krhs.: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.

[17] N. Ramadani, op. cit., fq. 135.

Pėrveē eutanazisė aktive dhe pasive ekspertėt dallojnė edhe disa lloje eutanazishė:

1. Eutanazia vullnetare
– ndihmesa nė vdekje me kėrkesė tė tė sėmurit tė pashėrueshėm, ėshtė nė kundėrshtim me vdekjen jovullnetare, te e cila pacienti nuk ėshtė nė gjendje ta shprehi kėtė kėrkesė – ngecja shpirtėrore, pavetėdija.

2. Eutanazia e porositur (e a. q. Living Will)
– nė rastin kur kemi paraprakisht deklaratėn e tė sėmurit me tė cilėn ai heq dorė nga teknika dhe veprimi nėse arrinė nė situatėn e cila ėshtė pėrplot vuajtje dhe pa shpresė nė shėrim.

3. Eutanazia e detyrueshme
– mbytja, vrasja apo pėrshpejtimi i mbytjes kundėr vullnetit tė pacientit.

4. E drejta nė vdekje
– domethėnė e drejta e njeriut qė vetė tė vendosė mbi vdekjen dhe qė eventualisht ta zgjedhė. Njeriu nuk ka detyrim as qė nga ai mund tė kėrkohet durimi i vuajtjeve dhe pėrēmimeve tė panevojshme pėr shkak tė pamundėsisė sė vazhdueshme dhe nėnēmuese dhe deteriorizimit tė mendjes dhe trupit, kur mė nuk ka mundėsi tė pėrmirėsimit.

5. Vdekja trunore
– gjendja pas pushimit tė funksionit tė sistemit qendror nervor. Funksionet trupore vitale mbahen me aparate tė ndryshme, dhe nuk ėshtė fjala pėr eutanazinė, por me veprimin teknik nė lidhje me personin i cili tashmė ėshtė i vdekur.

6. Teratotanazia
– vetėmbytja eugjenike e frytit … . Nuk dallon shumė nga eutanazia, sepse nė tė dy rastet ka tė bėjė me ndėrprerjen e jetės. Nuk ėshtė e ligjėsuar por pėrkundėr kėsaj shpesh aplikohet me indikacionin medicinal tė a. q. abortus. Kah fundi i shekullit XIX teratotanazia manifestohet si problem i darvinizmit social, respektivisht higjienės racore. Eksperimentet me njerėzit i dr. Mengeles dhe ‘Aksioni 4’ i njohur janė shembuj tė eutanazimit tė dhjeta mijėra fėmijė me qėllim tė krijimit tė racės sė re, tė pastėr[17] apo nė rastet kur prindėrit kėrkojnė eutanazinė pėr fėmijėt e tyre me anomali tė rėnda mentale etj.[17]

[18] Mė sė tepėrmi nė legalizmin dhe aplikimin e eutanazisė insistojnė grupet e rrezikuara suicidale si tė moshuarit dhe ata me sėmundje kronike. Kėto kategori pėrndryshe edhe mė sė tepėrmi kryejnė vetėvrasje, qoftė ajo edhe me ndihmėn e mjekėve. Shih: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, Religijsko-eticko-pravni pogled na ljekarsku pomoc u samoubistvu i eutanaziji, nė: www.healthbosnia.com , fq. 1.

[19] Shih gjerėsisht pėr kėtė rast dhe raste tė tjera. Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi.hr , fq. 3. E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.

[20] Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr , fq. 4.

Kohėve tė fundit shtrohen kėrkesat qė nė kushte tė caktuara tė hiqet pėrgjegjėsia pėr privimin nga jeta tė kryer nga arsyet humane. Disa legjislacione eutanazinė e konsiderojnė rast tė privilegjuar tė mbytjes pėr tė cilin ėshtė caktuar dėnim mė i lehtė se sa pėr mbytje / vrasje tė zakonshme. Shih: Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 356.

[21] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 96.

[22] Nė Angli ėshtė formuar
‘Shoqėria britanike pėr eutanazinė vullnetare dhe pėr legalizimin e saj’ (The Voluntary Euthanazia Legislation Society), sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr , fq. 4.

[23] Sipas: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.

[24] Sipas: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.

[25] Sipas: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.

[26] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 3. Tė nxitur nga ky kurajim, nė Austri motrat medicinale dėrguan nė atė botė shumė pacientė tė bezdisshėm e tė rėndė, pa dėshirėn dhe dijen e tyre. Sipas: B. Souēek, Dozivotni zatvor za dvije bolnicarke, Vecernji list, 30. dhe 31. ozuljak, 1991, fq. 8, sipas: sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 3.

Shpėrthimi i diskutimeve rreth eutanazisė, pas njė heshtjeje e qetėsie nė kėtė pikėpamje, ndodhi nė vitin 1990 e pas, kur dolėn nė sipėrfaqe disa ndodhi skandaloze nė disa vende me disa mjekė, sikur mjeku amerikan Jack Kevorkain dhe Timothy Quill, tė cilėt privuan nga jeta shumė njerėz me doza tė mėdha tė barbiturave. Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 8. Po ashtu lexo: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.

[27] Sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr, fq. 4.

[28] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 3.

Sipas Islamit, shpenzimet finansiare pėr tė pėrmirėsuar sėmundjet e pashėrueshme janė njė faktor ndikues, por kur kėtė nuk mund ta mbulojnė burimet individuale, kujdesi bie mbi shoqėrinė dhe pėrgjegjėsia ėshtė kolektive. Shoqėria duhet t
’i riprogramojė fondet qė harxhohen pėr alkoholizmin, narkomanizmin, shtatzėninė e adoleshentėve dhe “kėnaqėsitė”tjera dhe tė ofrojnė kujdes shėndetėsor pėr ata qė janė tė sėmurė tė pashpresė dhe t’i lejojnė atyre tė jetojnė nė mėnyrė kualitative dhe tė vdesin me dinjitet. Sipas: Shahid, Athar, op. cit., fq. 5.

[29] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.

[30] Rreth modelit holandez tė eutanazisė shih: Veronika Lagova, Spolocenstvo zivota, Dobra smrt, nė:www.prolife.sk , fq. 1 - 2.

[31] Sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr, fq. 4. Krahs.: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 6. Sipas shėnimeve, nė Holandė kemi eutanazinė sipas numrave vijues: viti 1990 = 454 raste; viti 1994 = 1424; kurse nė vitin 1995 nė Holandė kemi disa kufizime. Shih: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 6.

[32] Sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr, fq. 4.

[33] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.

[34] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 6.

[35] Glas koncila, nr. 8/ 1993, fq. 3.

[36] Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 6, dhe: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.

[37] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 3 dhe 7.

[38] Poslanici o legalizacii eutanazie na Slovensku / SME 1. 12. 2000 nė:www.rcc.sk, fq. 1.

[39] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.

[40] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, Sarajevė, 2002, fq. 96; Pėr eutanazinė e kafshėve shiih: www.balkantimes. com, fq. 1.

[41] Tahir Mahmood, Reforma krivicnog prava u muslimanskim zemljama: odrazi tradicionalnog i modernog zakonodavstva, nė: Fikret Karcic
– Enes Karic (ed.), Serijatsko pravo u savremenim drustvima, Sarajevė, 1998, fq. 117 – 140. Po ashtu: Sayed Hassan Amin, Pravni sistemi srednjeg vijeka, Sarajevė, 1998, fq. 470.

[42] Nga: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr, fq. 4
– 5.

[43] Jean Rostand, La biologie et l
’avenir humanin, sipas: Alija Izetbegoviq, op. cit., fq. 150.

[44] Mirėpo, eksperti kroat pėr gjinekologji-akusheri Dr. Antun Lisec, nė njė shkrim tė tij rreth ēėshtjes se a ka eutanazi nė trojet ish-jugosllave pohon se
“pėr fat tė keq, mė duhet tė them patjetėr ka, madje mė shumė sesa ndoshta mendoni. Ja vetėm njė shembull: Nėse individi i moshuar gjendet nė spital pėr ēfarėdo arsye, nėse familja nuk kujdeset pėr tė ose nėse personeli i spitalit e vėren sado pak se familja edhe nuk dėshiron qė ky person tė jetojė, ka raste qė atij personi tė mos i ofrohet as diagnostikė adekuate, as pėrkujdesje dhe as kurim. Nėse ky apo kjo e moshuar pėrpiqet tė ngrihet nga shtrati – e lidhin qė tė mos kujdesen pėr tė. E nėse edhe kundėrshtojnė ose dėshirojnė tė lirohen, atyre u jepet injeksion gjumi. Dhe kėshtu ata vetėm flenė, hanė shumė pak ose nuk hanė fare, nga qėndrimi shtrirė shumė shpejtė marrin plagė, infeksion tė kataterit urinor, ndezje tė mushkėrive, dhe kėshtu babai ose nėna jonė pėr disa ditė vdes i uritur dhe i etshėm nė kėtė mėnyrė tė turpshme. Shikoni gabimin: punėnjėsit e shėndetėsisė e edhe familjarėt mė tė afėrt, kumtojnė se ai plak e ka kohėn qė tė vdesė. Prej nga kjo e drejtė qė dikė ta dėnojmė me vdekje! Vetėm Zoti ėshtė Zot mbi fillimin dhe mbi fundin e jetės dhe Ai do tė caktojė se kur duhet tė shkojmė nga kjo botė. Detyrė jona ėshtė qė tė mos lėmė pas dore kurimin dhe shėrimin!” Cituar sipas: Antun Lisec, Mjetet kontraceptive – nė mes tė vėrtetės dhe mashtrimit, nė: Takvim 1423/24 – Kalendar 2003, Prishtinė, 2002, fq. 224-225.

[45] Nė kohėn kur shtėpitė nuk kanė askėnd pėr pėrkujdesje nuk janė vendet mė tė pėrshtatshme pėr tė lindur as pėr tė vdekur, mbėshtetja nė institucionet shėndetėsore shtetėrore apo shoqėrore ėshtė domosdoshmėri, ndonėse shoqėria e industrializuar, gjithnjė e mė pak e ofron kėtė ndihmė. Andaj nevojitet njė rishikim radikal shoqėror drejt humanizimit tė shėndetėsisė dhe jetės nė tėrėsi. Shih: Shahid Athar, op. cit., fq. 7.

[46] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 5.

Enciklopedia juridike
‘eutanazinė’ e trajton si fikje tė jetės sė dikujt pa dhembje qė d.m.th. vdekje, e cila te disa kuptohet si e drejtė qė tė sėmurit tė pashėrueshėm t’i privohet jeta. Kjo, tek ata, arsyetohet me shkaqe humane e fisnike dhe nė kėtė rast ata thonė se eutanazia nuk ėshtė shoqėrisht e rrezikshme dhe e dėnueshme. Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 355.

[47] Sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr, fq. 5. Krhs.: Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred za-konom, nė: www.ftidi, hr, fq. 5

Shkencėtarėt kur diskutojnė rreth problemit tė legalizimit tė eutanazisė tėrheqin vėrejtjen edhe nė disa ēėshtje tė pakapėrcyeshme, qė do tė vlenin per-manentėsisht: 1) jodiagnistifikimi dhe jomjekimi i ērregullimeve te sėmundjet kronike dhe tė pashėrue-shme; 2) menaxhimi jopėrkatės i simptomeve fizike; 3) kujdesi i pamjaftueshėm i vuajtjeve dhe frika e pacientėve nė vdekje; 4) grupet sociale tė margji-nalizuara; 5) devalvimi i jetės sė tė paaftėve, tė invalidėve; 6) rekomandimet e mjekut te pacienti etj. Shih gjerėsisht: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 98.

[48] Sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr, fq. 4; Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 6.

[49] Shih: Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 356.

[50] Medical and Health Encyclopaedia, New York, (1978 ?), fq. 359.

[51] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, Religijsko-eticko-pravni pogled u samoubistvu i eutanaziji, nė: www.healthbosnia.com, fq. 1.

[52] www.hbk.hr /katekizam/ Ljubi bliznjega svoga kao samoga sebe, fq. 10. 11.

[53] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.

[54] www.vaticanradio.org. , Radio Vatikan, Vijesti, fq. 2.

[55] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.

[56] www.ffzg.hr, nė: Donat Math, Eutanazija,:fq. 4

[57] Sipas: Imam en-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, `413/1992, fq. 46/47.

[58] All-llahu i madhėruar thotė:

“Thuaj: ’O njerėzit e mi qė keni bėrė gabim ndaj vetes, mos e kėputni shpresėn te mėshira e All-llahut! All-llahu, me siguri do t’ua falė tė gjitha mėkatet; Ai, njėmend, fal shumė dhe ėshtė i mėshirshėm.” (Ez-Zumer, 53);

“,,, Kurse mėshira ime ngėrthen ēdo send.” (El-A’raf, 156).

[59]
“… Nėse dikush vret, qė s’ka vrarė askė ose nuk ka bėrė nė tokė trazira – sikur ka vrarė tėrė njerėzinė; por kush bėhet shkaktar pėr tė jetuar dikush – sikur tėrė njerėzisė ia ka ruajtur jetėn.” (el-Maideh, 32).

Shih hadithet e Muhammedit a. s. mbi shpresėn nė All-llahun e madhėruar: Imam en-Nevevi, Rijadus-salihin, Shkup, 1418/1998, fq. 170
– 187.

[60]
“We lekum fi’l-kisasi hajatun ja uli’l-elbabi le’al-lekum tettekun.” “Nė hakmarrje keni ekzistencėn, o tė menēur, ndoshta do tė ruheni!” (El-Bekaretu, 179, sipas pėrkthimit tė Feti Mehdiut) , kurse: “O ju tė zotėt e mendjes, kjo masė e dėnimit ėshtė jetė pėr ju, ashtu qė tė ruheni (nga mbytja e njėri-tjetrit.” (El-Bekaretu, 179, sipas pėrkthimit tė Sherif Ahmetit).

[61]
“We’l-je’su min’all-llahi teala kufrun”, nė: Ebu Hafs Umer en-Nesefij, Besimi islam sipas Imam en-Nesefiut (El-Akaid’un-Nesefijjeh), Prizren, 2003, fq. 48.

[62] Shih pėrgjigjen e dijetarit tė madh boshnjak Husein Gjozo: Husein Djozo, Fetve
– Pitanja i odgovori, Novi Pazar, 1996, fq. 130.

[63] Shahid Athar, op. cit., fq. 7.

[64] Muhammedi a. s. pohon:
“Askush nga ju mos ta kėrkojė vdekjen. Sepse, nėse ėshtė i mirė, ka shpresė qė do tė bėjė edhe mė vepra tė mira; e nėse ėshtė mėkatarė, ka shpresė se do tė pendohet dhe tė pėrmirėsohet.” (Buhariu), sipas: Jakup Memic, Izbor poslanikovih hadisa, nr. i hadithit 1921, Sarajevė, 1985, fq. 410.

Ebu Hurejreh transmeton se Muhammedi a. s. pohon:
“Askush nga ju nuk bėn ta dėshirojė vdekjen pėr shkak tė fatkeqėsisė ose dėmit qė e ka goditur. E nėse e dėshiron, le tė thotė: “O All-llahu im, ma zgjatė jetėn nėse kjo ėshtė mė mirė pėr mua, kurse ma merrė, nėse vdekja ėshtė mė we mirė pėr mua.” Sipas: Jakup Memic, nr. i hadithit 1922, op. cit., fq. 410.

[65] Hadithin e transmeton El-Buharij, nė: Ibn-Kajjim El-Dzevzi, Poslanikova medicina, Sarajevė, 2001/1422, fq. 23.

Sh. Athar cek hadithin e ngjashėm me tė parin:
“O muslimanė, kėrkoni shėrim, pėrderisa Zoti nuk ka krijuar asnjė sėmundje pa krijuar njė kurrim pėr te.” (Shahid Athar, Euthanazia, op. cit., fq. 5.

[66] Sipas ajeteve kur
’anore, Allahu ėshtė mė Mėshirues se ēdo krijesė (erham’ur-rrahimin).

Edhe Jusuf el-Karadavi konsideron se eutanazia aktive ėshtė e ndaluar dhe mėkat i rėndė, pa marrė parasysh metodėn (goditje elektrike, mjet tė mprehtė apo me mjete narkotike dhe pa marrė parasysh se a bėhet nga mėshira ndaj pacientit apo pėr t
’ia lehtėsuar vuajtjet dhe dhembjet atij. Shih: Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve (Izbor), Tuzla, 1997, fq. 78 – 79.

[67] Shih: Shahid Athar, op. cit., fq. 5.

[68] Resad ef. Plojevic, Pitanja i odgovori, nė: Glas islama, nr. 70, Shtator 2002, Novi Pazar, fq. 49. Krhs.: E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 99.

[69] Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve, op. cit., fq. 80.

[70] Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve, op. cit., fq. 80.

[71] Resad ef. Plojevic, Pitanja i odgovori, nė: Glas islama, nr. 71, Tetor, 2002, Novi Pazar, fq. 44.

[72] Shahid Athar, op. cit., fq. 8.

[73] Gjendemi nė udhėkryq tė zgjidhjes sė kulturės sė vdekjes apo kulturės sė jetės. Kur pacienti ndihet i shpėrfillur, i tepėrt, i pakujdesė, ai nė gjendje tė kėtillė do tė bėjė ēmos tė lirohet nga kjo barrė, por nėse ai ndihet si i dashur, ai s
’do tė kėrkojė zbatimin e eutanazisė ndaj tij. Kėrkesa pėr eutanazi ėshtė humbje e pėsim i humbjes para sė gjithash pėr medicinėn. Shih gjerėsisht: V. Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 10 –11. Shih gjerėsisht pėr aspekte tė ndryshme tė medicinės dhe njeriut dhe veēant Kodeksin e etikės mjekėsore: N. Ramadani, op. cit., fq. 188 – 199.

[74] Sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr, fq. 6.

Anketat tregojnė se mbėshtetja e eutanazisė nga ana e mjekėve rritė skepsėn dhe mosbesimin e pacientėve kundrejt mjekėve.

[75] Sipas: Donat Math, Eutanazija, nė: www.ffzg.hr, fq. 7; Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, nė: www.ftidi, hr, fq. 11.

[76] E. Avdibegovic
– O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 98.



shko lart



Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 07 Mrz 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore