EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Esenca e pėrvojės fetare

Akaidi


Dr. Ismail Raxhi el-Faruki




ESENCA E PĖRVOJĖS FETARE




I. TEVHIDI SI PĖRVOJĖ FETARE

Nė thelbin e pėrvojės fetare qėndron Zoti. Shehādeti (pranimi i besimit islam; dėshmimi se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut xh.sh. dhe se Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguari i Tij; dėshmia) nėnkupton se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut xh.sh. Emri i Tij “All-llah” qė thjeshtė nėnkupton Zotin, zė vendin qendror nė mendimin dhe nė veprėn e ēdo muslimani. Prania e Zotit gjithnjė e mbush ndėrgjegjen e tij dhe pėr tė Zoti paraqet vėrtet njė obsesion tė madh. Ē’do tė thotė kjo?

Filozofėt dhe teologėt (kelamistėt) muslimanė e kanė diskutuar kėtė me shekuj tė tėrė nė mes vete dhe pėrfundimisht ēėshtja ka arritur kulmin nė argumentet e Gazzaliut e tė Ibni Sinasė. Sipas filozofėve problemi qėndronte nė ruajtjen e rendit tė gjithėsisė (universit). Bota, pohonin ata, paraqet njė kozmos (njė sistem ku mbisundon rendi dhe ligji), ku gjėrat ndodhin sipas njė shkaku dhe ku shkaqet nuk mund tė bėjnė pa efektet e tyre tė caktuara. Nga ky aspekt, ata u bėnė pasardhės tė trashėgimisė fetare dhe filozofike tė grekėve, tė mesopotamianėve e tė egjiptasve tė vjetėr. Krijimtaria e tyre qėndronte nė bartjen e kėtyre traditave nga kaosi nė kozmos. Muslimanėt kultivuan idetė mė tė larta lidhur me transcendencėn dhe fisnikėrinė e Qenies hyjnore, mirėpo ata nuk arritėn ta kuptonin kėtė Qenie si konsistente (tė pajtueshme) me njė botė kaotike.


Nga anglishtja:
Mr. Rejhan Neziri


Lexoni artikullin e plotė nė
Word ose PDF.

Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 27 Jan 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore