EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Esenca e Islamit

Islami


Dr. Ismail Raxhi el-Faruki


ESENCA E ISLAMIT




Nuk ka dyshim se esenca e qytetėrimit islam ėshtė Islami, apo se esenca e Islamit ėshtė
tevhidi, qė ėshtė akti i pohimit se All-llahu xh.sh. ėshtė Njė, Krijues absolut dhe transcendent, Zot dhe Mjeshtėr i ēdo gjėje qė ekziston.

Kėto dy premisa fundamentale janė mė se tė qarta, nuk janė lėndė dyshimi pėr ata qė i kanė takuar qytetėrimit islam apo pėr ata qė kanė participuar nė tė. Vetėm tani kohėve tė fundit , misionarėt, orientalistėt dhe armiqtė e tjerė tė Islamit kanė hedhur farėn e dyshimit mbi to, mirėpo, pėr ne muslimanėt ato mbeten tė vetėqarta (vetėdukshme). Islami, kultura islame dhe qytetėrimi islam kanė njė esencė njohjeje, gjegjėsisht
tevhidin, qė mund tė analizohet e tė pėrshkruhet. Analiza e tevhidit si esencė, pra si parim i parė determinues i Islamit, i kulturės dhe qytetėrimit tė tij, pėrbėjnė lėndėn e diskutimit tė kėsaj kaptine.

Tevhidi ėshtė ai qė qytetėrimit islam ia jep identitetin e vet, qė i lidh sė bashku tė gjitha elementet pėrbėrėse tė tij dhe qė, nė kėtė mėnyrė, pėrmes tyre krijon njė trup integral dhe organik tė cilin ne e quajmė qytetėrim. Gjatė lidhjes dhe bashkimit tė kėtyre elementeve, esenca e Islamit - nė kėtė rast, tevhidi - atyre ua jep formėn dhe karakterin e vet. Ai i riformon ato nė mėnyrė qė t’i harmonizojė e t’i solidarizojė me elementet e tjera. Pa mos i ndryshuar fare natyrat e tyre, kjo esencė i transformon elementet qė e pėrbėjnė njė qytetėrim duke ua dhėnė atyre karakterin e ri si pėrbėrės tė kėtij qytetėrimi. Shkalla e qytetėrimit mund tė lėvizė nga mė e cekėta drejt mė radikales. Ai mund tė jetė i cekėt kur e prek formėn e tyre, ndėrsa radikal kur e prek funksionin e tyre; sepse ky i fundit ėshtė ai qė e krijon lidhjen e tyre me esencėn. Kjo ėshtė arsyeja pėrse muslimanėt e kanė zhvilluar shkencėn e ilmu’t-tevhidit dhe pse ia kanė nėnrenditur asaj disiplinėn e logjikės, tė epistemologjisė, tė metafizikės e tė etikės.


Nga anglishtja:
Mr. Rejhan Neziri


Lexoni artikullin e plotė nė
PDF

Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 27 Jan 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore