Esenca e Islamit - EL - HIKMEH

Kërko
Go to content

Main menu

Esenca e Islamit

Islam


Dr. Ismail Raxhi el-Faruki


ESENCA E ISLAMIT




Nuk ka dyshim se esenca e qytetërimit islam është Islami, apo se esenca  e Islamit është tevhidi,
që është akti i pohimit se All-llahu xh.sh. është Një, Krijues absolut dhe transcendent, Zot dhe Mjeshtër i çdo gjëje që ekziston.

Këto dy premisa fundamentale janë më se të qarta, nuk janë lëndë dyshimi për ata që i kanë takuar qytetërimit islam apo për ata që kanë participuar në të. Vetëm tani kohëve të fundit , misionarët, orientalistët dhe armiqtë e tjerë të Islamit kanë hedhur farën e dyshimit mbi to, mirëpo, për ne muslimanët ato mbeten të vetëqarta (vetëdukshme). Islami, kultura islame dhe qytetërimi islam kanë një esencë njohjeje, gjegjësisht tevhidin
, që mund të analizohet e të përshkruhet. Analiza e tevhidit si esencë, pra si parim i parë determinues i Islamit, i kulturës dhe qytetërimit të tij, përbëjnë lëndën e diskutimit të kësaj kaptine.

Tevhidi
është ai që qytetërimit islam ia jep identitetin e vet, që i lidh së bashku të gjitha elementet përbërëse të tij dhe që, në këtë mënyrë, përmes tyre krijon një trup integral dhe organik të cilin ne e quajmë qytetërim. Gjatë lidhjes dhe bashkimit të këtyre elementeve, esenca e Islamit - në këtë rast, tevhidi - atyre ua jep formën dhe karakterin e vet. Ai i riformon ato në mënyrë që t’i harmonizojë e t’i solidarizojë me elementet e tjera. Pa mos i ndryshuar fare natyrat e tyre, kjo esencë i transformon elementet që e përbëjnë një qytetërim duke ua dhënë atyre karakterin e ri si përbërës të këtij qytetërimi. Shkalla e qytetërimit mund të lëvizë nga më e cekëta drejt më radikales. Ai mund të jetë i cekët kur e prek formën e tyre, ndërsa radikal kur e prek funksionin e tyre; sepse ky i fundit është ai që e krijon lidhjen e tyre me esencën. Kjo është arsyeja përse muslimanët e kanë zhvilluar shkencën e ilmu’t-tevhidit dhe pse ia kanë nënrenditur asaj disiplinën e logjikës, të epistemologjisë, të metafizikës e të etikës.


Nga anglishtja:
Mr. Rejhan Neziri


Lexoni artikullin e plotë në
PDF

 
Aktualizuar më:
info@el-hikmeh.net
Back to content | Back to main menu