Menyja kryesore
Dr. I. Bardhi
Erosi i rrezikuar
Nė shoqėrinė plurale dhe nė kohėn e komunikimit shumė tė shpejtė dhe tė "rrjetėzuar" ėshtė shumė mė lehtė tė parashtrohen pyetje morale-etike, sesa tė ofrohen pėrgjigje tė kėnaqshme pėr to. I njėjtė ėshtė rasti edhe me problemet dhe sfidat, tė cilave, nga ana teologjike, ėshtė gjithnjė e mė vėshtirė pėr t'iu pėrgjigjur, edhe pse mė me zell detektohen. Prandaj, nga njėra anė, diskutimet teologjike jo rrallė herė pėrfundojnė nė pamundėsinė apo nė mossuksesin pėr t'i bashkuar besnikėrinė ndaj dispozitave fetare, tė cilat e rregullojnė kėtė sferė, dhe mėnyrės shumė tė ndėrlikuar tė jetės bashkėkohore, e cila gjithnjė e mė shumė vėrehet nė etosin e besimtarėve. Nga ana tjetėr, tė folurit moral-etik, ndėrsa nė disa ēėshtje edhe argumentimet e nėpunėsve fetarė, gjithnjė e mė shumė ngelin "mbi kokat", ndėrsa shpesh edhe mbi mundėsinė e tė kuptuarit tė besimtarėve, madje edhe tė atyre tė cilėt rregullisht e praktikojnė fenė.
Opinioni shoqėror tek ne nėpėrmjet mediave pak potencon ēėshtje shumė tė ndjeshme morale-etike, siē janė mbarsja artificiale, edukimi seksual, aborti, homoseksualiteti, pedofilia, por edhe kur bėhet kjo ndaj tyre krijohet njė qasje e tillė morale-etike e cila dallon jo vetėm se nga mėsimet fundamentale fetare, por edhe nga jeta tradicionale e popullit tonė por edhe tė tjerėve nė kėtė nėnqiell. Nė teologjinė tonė dhe tek teologėt, akoma nuk ėshtė zhvilluar njė diskutim pėrkatės, gjegjėsisht nuk ėshtė gjetur mėnyra se si duhet ballafaquar me qasjen e re dhe, pėr shumicėn e popullatės sonė, tė ndryshme morale-etike e cila mbizotėron jo vetėm nėpėr mediat lokale por edhe nė paraqitjet e veprimtarėve publikė, politikanėve e gjithnjė e mė shumė edhe nė mėnyrėn e pėrditshme tė jetesės. Gradualisht dhe pa ndonjė diskutim mė tė madh tek ne krijohen mėnyra tė reja tė sjelljes morale-etike, tė cilat gjithnjė e mė shumė dallojnė nga mėsimi fetar dhe tė cilat jo vetėm qė prekin nė dinjitetin e njeriut, por edhe e zhvlerėsojnė atė. Situata e tillė e re ėshtė sfidė e madhe pėr teologjinė muslimane, sidomos pėr teologjinė morale, ahlakun musliman, dhe mėsimin social tė fesė. Pėrveē kėsaj, populli ynė, jo vetėm besimtarėt, nuk janė mėsuar qė nė mėnyrė publike dhe tė organizuar tė luftojnė pėr bindjet e veta dhe pėr mėnyrėn e jetės. Besimtarėt muslimanė shqiptarė, tė cilėt janė shumicė e muslimanėve tek ne, gjithnjė e mė shumė po shndėrrohen nė "shumicė heshtėse", ndėrsa pėr ēėshtjet morale-etike-sociale nė opinionin tonė publik mbizotėron mendimi i "pakicės" agresive dhe tė mbėshtetur nga mediat. E gjithė kjo e vėshtirėsoin detyrėn e teologėve muslimanė dhe etikėve socialė, tė cilėt sipas thirrjes sė tyre janė tė thirrur qė publikisht tė diskutojnė pėr ēėshtjet e ndjeshme morale-etike. Duket sikur nė kėtė situatė tė "pavolitshme" disa teologė pėrpiqen tė zhvillojnė diskutime kryesisht nė "nivel teorik", nė mėnyrė qė t'u shmangen vėshtirėsive tė mundshme, ndėrsa tė tjerėt aspak nuk futen nė diskutimet gjithnjė e mė tė ndėrlikuara tė cilat presupozojnė qasje interdisiplinare, gjegjėsisht dialog dhe bashkėpunim tė teologjisė me degėt e tjera shkencore nė sfera tė ndryshme shkencore.
Duke respektuar gjendjen tonė specifike konsideroj se pėrfaqėsuesit fetarė nė pėrgjithėsi dhe teologėt nė veēanti duhet tė synojnė kah qartėsia e qėndrimeve, mendoj nė qėndrimet morale tė mėsimeve fetare. Por, njėkohėsisht te e gjithė kjo mė se e rėndėsishme ėshtė metoda, gjegjėsisht mėnyra e pėrshtatshme se si ato qėndrime t'u barten besimtarėve tanė dhe tė gjithė njerėzve me vullnet tė mirė. Pra, teologėt janė tė thirrur qė, duke i respektuar metodat dhe kėrkesat e shkencės sė vet teologjike, vazhdimisht tė kėrkojnė mėnyrėn mė tė pėrshtatshme qė mėsimin islam t'ua bėjnė tė njohur njerėzve tė kohės sė tyre. Njė gjė ėshtė transmetimi i fesė, apo i tė vėrtetave fetare, ndėrsa tjetėr ėshtė mėnyra se si shprehen ato, natyrisht me tė njėjtin kuptim dhe me tė njėjtėn domethėnie.
* * *