El-Hikmeh


Shko te pėrmbajtja e faqes

Menyja kryesore:


E shenjta e postmodernės

Analiza


Promovim i veprės





E SHENJTA E POSTMODERNĖS NĖN VATRĖN E SOCIOLOGJISĖ
prof. Dr. Etem AZIRI



Meredith Mc. Guire, Religjioni: Konteksti shoqėror, pėrkth. Ali Pajaziti, Logos-A, Shkup, 2007, 596 fq.


Kėtė shkrim do ta filloja me mendimin e Ludwig Wittgenstein-it i cili thotė se feja ėshtė niveli mė i thellė i detit qė ēdoherė mbetet i qetė, ndėrsa nė sipėrfaqe tė tij shihen valė tė mėdha. Vėrtet feja ėshtė e ngjashme me njė breg tė akullt qė lundron nė ujė. Nėse analizohet ky krahasim, do tė vėrehet se ajo pjesė qė lundron dhe shihet mbi ujė ėshtė vetėm njė pjesė e parėndėsishme e asaj qė ėshtė e fshehur nėn sipėrfaqen e ujit. Pjesa e dukshme nė kėtė breg faktikisht e paraqet atė qė nė fe ėshtė e vetėdijshme, racionale, logjike, lėndore, institucionale, ndėrsa pjesa e padukshme e bregut e simbolizon atė qė nė fe ėshtė e pavetėdijes, e nėndijes, atė qė nuk e ka marrė trajtėn e saj tė dukshme, qė nuk ėshtė e organizuar dhe e institucionalizuar. Autorja Meredith B. McGuire me kėtė vepėr i kėrkon pikėrisht kėto dy dimensione tė religjionit: racionalen dhe irracionalen.


Me rėndėsi tė veēantė nė kėto studime gjithashtu ėshtė edhe roli dhe qėndrimi i sociologut gjatė studimit tė fenomeneve fetare. Ajo qė njė sociolog tė shquar tė fesė e ngre mbi mesataren ėshtė theksimi i disa segmenteve themelore tė kėsaj fushe, si: llojet e shpėrndarjes sė fenomeneve religjioze; pse besimet religjioze dhe traditat e tyre besimore marrin aq vend tė rėndėsishėm nė kulturė dhe shoqėri dhe pse pranojnė trajta dhe dimensione tė ndryshme; studimi, hulumtimi dhe kuptimi i rolit qė e ka religjioni nė shoqėri; domethėnia e religjionit nė historinė e njerėzimit dhe ndikimi i tij nė tė; esenca e llojllojshmėrisė sė tij; identifikimi i fuqive shoqėrore qė ndikojnė nė tė dhe qė e formėsojnė atė e kėshtu me radhė.


Gjithė kėtė nė mėnyrė shumė tė suksesshme e bėn autorja McGuire nė veprėn e saj Religjioni: konteksti shoqėror, me ēka pa dyshim mund ta rendisim ndėr emrat mė tė mėdhenj bashkėkohorė nė fushėn e sociologjisė sė religjionit. Autorja nė mėnyrė jashtėzakonisht tė ndjeshme i shpjegon disa prej qėndrimeve themelore nė punimin e saj, siē janė: kėrkesa pėr pėrjetimin e lidhjes sė detyrueshme ndėrmjet strukturės sė shoqėrisė dhe strukturės sė fesė; pėrveē parametrave fetarė pėr tė vėrtetėn, kuptimit dhe vlerės, kėrkohen edhe parametrat shoqėrorė; besimet fetare, idetė dhe vlerat, pėrveē rolit tė tyre nė sistemin fetar, kryejnė edhe disa funksione tė rėndėsishme nė jetėn shoqėrore; pėr ndryshimin e besimeve, ideve dhe ritualeve fetare nuk janė vendimtarė vetėm faktorėt e brendshėm tė fesė, por edhe disa gjendje tė jashtme ose ndryshime shoqėrore; historia e fesė nuk mund tė shpjegohet dhe tė kuptohet pa njohjen e historisė sė shoqėrisė. Tėrė kėtė autorja e ka parasysh nė gjurmimet e saj pėr fenomenet fetare dhe hyn nė kategorinė e sociologėve bashkėkohorė tė religjionit qė e praktikojnė tė a.q. ateizėm metodologjik. Sipas kėsaj qasjeje, para sė gjithash duhet tė veēohet ēėshtja e statusit tė pohimeve fetare duke e shtyrė dhėnien e gjykimeve se a bazohen ato nė thelb nė diēka qė ėshtė e ndėrlikuar dhe e pashpjegueshme.


Sociologjia e religjionit, e cila nė fushėn e gjurmimeve tė saj ndėrton njė qasje tė caktuar ndaj religjionit ose e cila thithė pėrvoja tė caktuara nga feja dhe fetaria, nė fakt ėshtė njė korpus i vėzhgimeve qė Hegeli i pėrkufizon si ndėrlidhje me diēka prej jashtė. Kjo ėshtė premisa kryesore e vėshtrimit tė dallimit tė parashtruar ndėrmjet tė dhėnave fetare dhe shkencave mbi fenė. Nė kėtė drejtim do ta theksojmė mendimin e Hegelit se "tė gjitha kombet e dinė se vetėdija fetare ėshtė ajo nė tė cilėn ata e kanė dhe e ruajnė tė vėrtetėn e tyre, ndėrsa religjionin ēdoherė e kanė marrė si dinjitet dhe e diel e jetės sė tyre".


Kur e analizon ndikimin e religjionit nė ndryshimet shoqėrore, McGuire nė veēanti ndėrlidhet me dobitė qė janė nxjerrė nga vepra klasike e Max Weberit nga fusha e sociologjisė sė religjionit. Edhe teza e Weberit vetvetiu vazhdimisht siguron mėnyra tė frytshme tė paraqitjes sė ēėshtjes nė lidhje me ndryshimet e fesė bashkėkohore. A ėshtė feja jonė lėndė e proceseve tė racionalizimit? A jemi trashėgimtarė tė njė perspektive fetare fundamentale individualiste? Si i trajtėson zhvillimi ekonomik dhe politik pikėpamjet tona ndaj natyrės sė njeriut dhe ndaj Zotit? McGuire gjatė hulumtimeve nė kėto tema ėshtė e prirė nga perspektiva e Weberit, ndėrsa gjurmimet e saj dėshmojnė se, si kompensim pėr kėtė, i japin formė tjetėr kuptimit tė saj tė perspektivės sė Weberit.


Jetojmė nė kohėn kur flitet shumė pėr rigjallėrimin e pėrkushtimit fetar nė Europė dhe jashtė saj. Gjithnjė e mė i madh ėshtė numri i njerėzve qė i vizitojnė kishat, xhamitė dhe sinagogat e shumta karizmatike, si edhe tempujt e tjerė fetarė. Nė universitetet europianė studentėt nė mėnyrė masive i ndjekin ligjėratat e studimeve religjioze. Sa kemi menduar se fuqitė racionale tė shkencės dhe teknologjisė kanė pasur sukses t'i heqin prej nesh misteret e shenjta, sa na ėshtė dukur e afėrt mirėqenia materiale dhe pėrparimi industrial, madje aq sa t'i pėrmbushė nevojat tona, fuqia e njė feje qė zgjohet sikur i ka shkapėrderdhur tė gjitha pritjet tona.


Fenomeni i rigjallėrimit tė fesė ėshtė karakteristik edhe pėr nėnqiellin tonė. Kthimi i fesė ėshtė mė pak i mundur nė rrjedhat e qeta tė jetės shoqėrore. Nė tė arrihet mė sė lehti nė momentet e krizės sė thellė shoqėrore. Nėse nė kohėn e krizės arrihet tė ripėrtėrihet feja, atėherė zakonisht dalin nė skenė edhe ndjenjat dhe interesat nacionale. Kjo ėshtė e kuptueshme nėse dihet se religjiozja dhe nacionalja janė tė lidhura ngushtė nė vendin tonė dhe nė rajonin mė tė gjerė. Nė atė kontekst besimtarėt nuk ia pėrshtatin sjelljen e tyre normave tė fesė, por normat e fesė i pėrshtatin sipas nevojave dhe interesave tė tyre.


Rigjallėrimi i fesė nė njė mėnyrė ėshtė i lidhur ngushtė edhe me disa ndryshime shoqėrore, si pavarėsimi i disa vendeve tė Europės Juglindore, fenomen ky qė pėr nga koha ėshtė shumė i afėrt me rėnien e Murit tė Berlinit dhe rėnien e komunizmit si proces botėror. Pikėrisht pėr kėtė shkak, pėr opinionin me tė gjerė shkencor shqiptar do tė jenė shumė interesante vėzhgimet e McGuire-it pėr raportin ndėrmjet etnikes dhe fesė, fesė dhe politikės, kishės dhe shtetit. Njėra nga ēėshtjet themelore qė paraqiten nė kėtė studim tė fesė qė e kemi para vetes ėshtė edhe ēėshtja e rolit tė madh tė fesė kur nė sipėrfaqen e sferės shoqėrore dalin konfliktet ndėrmjet qytetėrimeve, shteteve, grupeve etnike, kastave, klasave, gjinive, sekteve dhe grupmoshave.


Meredith B. McGuire pėrpiqet tė pėrgjigjet nė pyetjen sesi grupet fetare ose individėt e pėrdorin fuqinė e tyre nė ndezjen e kėtyre a tė atyre llojeve tė konfliktit ose sa kontribuojnė ato nė qetėsimin e tyre dhe krijimin e kushteve pėr pajtim dhe bashkėpunim tė ardhshėm tė individėve dhe grupeve shoqėrore tashmė tė kundėrshtuara mes tyre ose qė kanė potencial pėr njė kundėrshtim tė tillė.


Pėr shkak tė kėsaj qė u tha mė lart, por edhe mė shumė se kjo, ky studim i jashtėzakonshėm pėr fenė nė masė tė madhe kontribuon nė zbutjen e mungesės sė punimeve tė kėtilla qė e trajtojnė fenė si fenomen shoqėror tė jashtėzakonshėm dhe tė dobishėm.





Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Tasavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Analiza | Intervista | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Links | Forumi | L. i vizitorėve | Harta e faqes


Aktualizuar mė 03 Jul 2008 | info@el-hikmeh.net

Kthehu te pėrmbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore