El-Hikmeh


Shko te pėrmbajtja e faqes

Menyja kryesore:


E kam parė Pejgamberin

Islami > Mendimi islam



Mr. Ferid Zeqiri


E KAM PARĖ PEJGAMBERIN A.S. DUKE QARĖ



Falėnderimet i takojnė Allahut Fuqiplotė, kurse salate dhe selame tė pėrzemėrta i dėrgojmė vulės sė gjithė pejgamberėve Muhamedit alejhis-selam.

Allahu xh.sh. nė suren Ali Imran thotė:
"O ju qė besuat, mos i zini pėr miq tė ngushtė tė tjerėt jashtė mesit tuaj, ata nuk pushojnė sė vepruari nė dėm tuajin, ju dėshirojnė ēka ju mundon juve. Urrejtja kundėr jush duket nga gojėt e tyre, por ajo qė fshehin nė gjokset e tyre ėshtė edhe mė e madhe. Ne pra u kemi sqaruar faktet nėse ju i kuptoni." (Ali Imran-118).

Vėllezėr tė dashur, kohė pas kohe po pėrsėriten akuzat, fyerjet, urrejtja, xhelozia kundėr muslimanėve dhe fesė islame, dhe ajo ēka ėshtė edhe mė e ndjeshme pėr muslimanėt ėshtė fyerja e tė dėrguarit tė fundit tė Allahut xh.sh. Muhamedit alejhis-selam.

Kėtė urrejtje na e tregon Allahu xh.sh se ata e mbajnė gjithmonė nė gjokset e tyre, e ndonjėherė me apo pa vetėdije e shfaqin haptas me gojėt e tyre.

Fatkeqėsia mė e madhe qė ndodhė ėshtė se kėsaj vepre tė shėmtuar nuk i kanė shpėtuar bile edhe njė pjesė e tė ashtuquajturve humoristė nga mesi i muslimanėve tanė, duke tentuar tė luajnė me dinin (fenė) e Allahut xh.sh. apo pejgamberėt e Tij.

Ja se si na i pėrshkruan Allahu xh.sh. ata njerėz:
"E nėse i pyet ti ata (pėrse tallen), do tė thonė: Ne vetėm jemi mahnitur dhe dėfryer. Thuaju: A me Allahun, librin dhe tė dėrguarin e Tij talleni? Mos kėrkoni fare ndjesė, ju pasi qė besuat keni mohuar. Nėse njė grup nga ju i falim, grupin tjetėr e dėnojmė, ngase ishin kriminel" (Et-Teube-65,66).

Publikimet e karikaturave ndaj Muhamedit a.s. tė cilat kohė pas kohe po pėrsėriten nė shtypin danez, dhe tė tjerė tė cilėt po u bashkėngjiten atyre, po mundohen tė njollosin personalitetin e tė dėrguarit tė Allahut xh.sh. duke i veshur tė pavėrtetėn, e nga ato akuza: se feja islame nuk ėshtė pėrhapur ndryshe pėrveēse me shpatė, dhe se Muhamedi a.s nuk ka sjellė asgjė tė mirė etj!

Ne po i pyesim ata nga i sollėt kėto fakte, mos vallė keni tentuar leximin e Kur'anit e si duket e keni gabuar tė kuptuarit e tij. Shiko sa bukur Allahu xh.sh. na tregon:
"Sikur tė kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin ēka ka nė tokė qė tė gjithė. A ti do ti detyrosh njerėzit tė bėhen besimtarė"? (Junus-99)

Si i detyroi Muhamedi a.s njerėzit qė tė pranojnė islamin me dhunė? Kurse Allahu xh.sh. atė e kėshillon duke i thėnė:
"Ti (Muhammed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira. Zoti yt ėshtė Ai qė e di mė sė miri atė qė ėshtė larguar nga rruga e Tij dhe Ai di mė sė miri pėr tė udhėzuarit". (En-Nahl-125).

Gjithashtu nė ajetin tjetėr thotė:
"Ithtarėt e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni nė fenė tuaj) vetėm ashtu si ėshtė mė sė miri…" (Ankebut-46).

"Nė fe nuk ka dhunė" (El-Bekare- 256), dhe shumė ajete tjera.

Shkaku i zbritjes sė kėtij ajeti ishte se disa nga Ensarėt dėshiruan qė fėmijėt e tyre t'i detyronin qė ta pranonin Islamin me dhunė, Allahu xh.sh. i ndaloi nga kjo dhe e shpalli kėtė ajet.

Omeri r.a. deshi qė njė gruaje jehude t'ia prezantojė Islamin qė ajo ta pranonte, e ajo i tha: "Unė jam njė grua e shtyrė nė moshė dhe ka njė kohė tė gjatė qė unė jetojė nė fenė jehude", atėherė Omeri r.a. tha: "O Zot dėshmo (tri herė), pastaj e lexoi ajetin e Allahut xh. sh. "Nė fe nuk ka dhunė".

Pas gjithė kėtyre ajeteve si ka mundėsi qė Islami tė jetė pėrhapur me dhunė apo nėpėrmjet shpatės, a aspak nuk i hidhni njė shikim historisė, a nuk e dini se Indonezia e cila numėron 200 milionė muslimanė, se si depėrtoi Islami nė tė, Nigeria qė numėron 100 milionė, apo India tė cilėn muslimanėt e sunduan 1200 vite, dhe ata tash janė pakicė nė atė vend., dhe shumė vende tjera.

Atėherė ne po pyesim se si u pėrhap krishterimi nė Evropė, a nuk u mbytėn ndėrmjet 7-10 milionė njerėz nga shkaku qė nuk dėshiruan ta pranonin atė?!

Sido qė tė jetė kjo nuk ėshtė hera e parė qė ata tallen me pejgamberėt e Allahut xh.sh, ja se ēka thotė Allahu xh.sh.
"Edhe tė dėrguarit tjerė para teje janė pėrqeshur, e ata qė u tallėn pėsuan (dėnim) pėr shkak se talleshin" (En'am-10).

Kurse Allahu xh.sh. ka premtuar se do ta mbrojė Muhamedin a.s. nga dėmi, kurthet dhe talljet e tyre. Dėgjo kėto ajete:
"Publiko haptas atė pėr tė cilėn urdhėrohesh, e hiqu idhujtarėve. S'ka dyshim se Ne tė mjaftojmė ty kundėr atyre qė tallen, tė cilėt All-llahut i kundėrvėnė zot tjetėr, e mė vonė ata do ta kuptojnė (prapavijėn e tyre). Ne e dimė mirė se ti ngushtohesh shpirtėrisht pėr atė qė thonė ata. Po ti madhėroje me falėnderime Zotin tėnd e bėhu prej atyre qė luten (pėrulen duke u falur). Dhe adhuroje Zotin tėnd deri sa tė vijė ty e vėrteta (vdekja)" (El-Hixhr, 94-99).


Ēfarė dėnimi i pret ata?


Ne vėllezėr tė dashur, po ua tėrheqim vėrejtjen atyre qė tentojnė tė tallen me Pejgamberin a.s. se ata i pret njė dėnim i ashpėr nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. Dėgjo se si ka pėrfunduar jeta e atyre qė janė tallė me Muhamedin a.s.

Muhamedi a.s. njė ditė i thirri tė gjitha kabilet (fiset) e kurejshėve qė tė tubohen nė kodrėn Safa, dhe pasi u tubuan, Muhamedi a.s. u tha: "A mė besoni nėse unė ju them se disa kalorės, atje pas bregut nė luginė kanė ndėrmend t'ju sulmojnė?". Ata i thanė: "Po, sepse ti je besnik dhe asnjėherė nuk kemi provuar se ti gėnjen". Pejgamberi a.s. tha: "Pra, unė ju them se jeni pranė njė ndėshkimi tė ashpėr. Dėshmoni se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhamedi a.s. ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij, do tė jeni tė shpėtuar. Atėherė u ngrit Ebu Lehebi dhe i tha: "Qofsh i mallkuar (u shkatėrrofsh), a pėr kėtė na ke thirrė, ti o Muhamed?!" All-llahu xh.sh. pėr shkak tė kėsaj fjale tė shėmtuar kundėr Muhamedit a.s. e shpalli njė sure tė tėrė nė tė cilėn e ndėshkoi Ebu Lehebin, dhe tha:
"Qoftė i shkatėrruar Ebi Lehebi, e ai mė ėshtė shkatėrruar! Atij nuk i bėri dobi pasuria e vet, as ajo ēka fitoi! Ai do tė hyjė nė njė zjarr tė ndezur flakė. E edhe gruaja e tij, ajo qė barti dru (ferra), e nė qafėn e saj ajo ka njė litar tė pėrdredhur" ( El-Mesed 1-5).

A e dini vėllezėr se si pėrfundoi jeta e Ebu Lehebit?

Muhamedi a.s u lut kundėr tij dhe Allahu xh.sh. e bėri ibret nė tokė (qė tė marrin mėsim tė tjerėt) pasi qė vdiq, mbeti i pavarrosur tri ditė derisa u fry, atėherė fėmijėt e tij me njė kėrrabėz e tėrhoqėn zvarrė pėr toke derisa e gjuajtėn nė njė humnerė.

Ja kėshtu ishte pėrfundimi i Ebi Lehebit nė kėtė botė pėr shkak se ai e mallkoi Muhamedin a.s. e nė botėn tjetėr e pret njė dėnim edhe mė i ashpėr.

Enesi r.a. na trasmeton se njė njeri nga tė krishterėt e kishte pranuar Islamin dhe i kishte nxėnė pėrmendėsh suren El-Bekare dhe Ali Imran (e kush i ka ditur kėto dy sure pėrmendėsh ka pasur njė respekt tė veēantė tek sahabet) dhe i shkruante nga shpallja Muhamedit a.s., e Muhamedi a.s. i thoshte:
…i mėshirshėm dhe shumė falės" e ai shkruante:…i fuqishėm dhe i urtė" e Muhamedi a.s. i thoshte shkruaj kėtu kėshtu dhe kėshtu, e ai tentonte qė tė devijojė nga ajetet qė shpalleshin. Pastaj u kthye pėrsėri nė tė krishter, dhe filloi tė thoshte se Muhamedi nuk din se ēka i shpallet! Unė i kam shkruar ēfarė kam dėshiruar! Mua mė shpallet Kur'ani! E tė ngjashme me kėto fjalė. Pejgamberi a.s. u lut kundėr tij dhe tha: "Atė nuk do ta pranojė toka". Kėshtu qė kur vdiq, e varrosėn dhe nė ditėn e nesėrme e gjetėn kufomėn e tij mbi sipėrfaqen e tokės, toka e kishte nxjerrė nga brendia e saj. E ata thanė kėtė punė e ka bėrė Muhamedi dhe shokėt e tij. Pastaj e varrosėn sė dyti nė njė varr mė tė thellė. Nė ditėn tjetėr kur shkuan pėrsėri e gjetėn kufomėn mbi tokė. E varrosėn edhe herėn e tretė nė njė varr edhe mė tė thellė. Nė ditėn nė vijim pėrsėri toka e kishte nxjerrė nga brendia e saj. Dhe atėherė u bindėn se kjo vepėr nuk ishte nga Muhamedi a. s. dhe shokėt e tij, dhe e lanė tė pavarrosur mbi tokė.(mėsim pėr ata qė do tė vijnė pas tyre).

Njė rast tjetėr, kur Muhamedi a.s. ishte duke falur namaz nė Qabe duke qėndruar nė sexhde, mushrikėt i gjuajtėn nė qafėn e tij njė mėrshė tė njė deveje tė ngordhur, duke pasur pėr qėllim qė tė tallen me tė, dhe qeshėn aq shumė saqė ranė njėri mbi tjetrin duke qeshur. Atėherė Muhamedi a.s u lut kundėr tyre, dhe Allahu xh.sh. i shkatėrroi ata qė tė gjithė njė nga njė.

Ja kėshtu vėllezėr kanė pėrfunduar ata tė cilėt janė tallur me Muhamedin a.s, ashtu do tė pėrfundojnė edhe tė tjerėt qė veprojnė sikur ata inshallah.

Allahu xh.sh thotė:
"E s'ka dyshim se ata janė, tė cilėt e fyejnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu nė Dynja e nė Ahiret dhe pėr ta ka pėrgatitur njė dėnim tė dhembshėm" (El-Ahzab:57).

Vėllezėr tė dashur, tregohet se njė shejh (dijetar) i sinqertė e ka parė Muhamedin a.s. nė ėndėrr shumė tė mėrzitur dhe duke qarė e ai duke i thėnė:
"A nuk ėshtė e drejt e umetit tim qė ata tė mė mbrojnė mua me shpirtrat dhe pasuritė e tyre?!" Po, vėllezėr tė dashur, ėshtė obligim i yni qė ta mbrojmė Pejgamberin a.s. dhe ēdo pejgamber tjetėr tė Allahut xh.sh. me atė qė kemi mundėsi. Nėse nuk posedojmė forcė atėherė e kemi pėr obligim qė me gjuhėt tona mos tė heshtim dhe me zemrat tona ta urrejmė. Dhe jam shumė i sigurt se ēdo musliman qė ka nė zemrėn e tij iman bile sa grimca e atomit e urren kėtė qė ndodhė kundėr Muhamedit a.s.

Ne e kemi Allahun xh.sh. dėshmitar se Muhamedi a.s ėshtė mė i dashuri nė zemrat tona se ēdo gjė tjetėr, mė i dashur se vetvetja jonė, se fėmijėt tanė, se pasuria jonė.

Ata nuk mund ta dėmtojnė Muhamedin a.s. me fjalėt apo shkrimet e tyre, por kjo njėherazi ėshtė edhe sprovė nga ana e All-llahut xh.sh. pėr ne muslimanėt se sa po e ndjekim rrugėn e tij, sa po e praktikojmė fenė e tij, sa po kontribuojmė pėr ta ndihmuar fenė e Allahut xh.sh., sa po e duam Muhamedin a.s., sa po udhėzohemi sipas udhėzimeve tė tij

Kjo ndodh, vėllezėr, jo nga ajo qė ata janė shumė tė fuqishėm, por nga fakti se ne jemi dobėsuar.

Nuk ėshtė shumė ēuditėse pse ata kėshtu veprojnė, sepse ata janė nipat e atyre qė mbytėn pejgamberėt e All-llahut xh.sh., nipat e atyre qė mbytėn Zekerijanė a.s., nipat e atyre qė tentuan ta kryqėzojnė Isanė a.s., nipat e atyre qė tentuan mbytjen e Musait a.s., nipat e atyre qė torturuan dhe pėrgėnjeshtruan pejgamberėt tjerė tė All-llahut xh.sh.

Tė nderuar vėllezėr, ata po akuzojnė, fyejnė, bėjnė karikatura, tallen me tė dėrguarin e All-llahut, luajnė me fenė islame, dhe pastaj kėrkojnė tolerancė islame, po kėrkojnė qė ne tė heshtim, sepse ata nuk kanė bėrė asgjė tė keqe sipas tyre se ata vetėm kanė shfrytėzuar "tė drejtėn e shprehjes sė lirė"!

E ai i cili do tė urrejė njė gjė tė tillė me zemrėn e tij apo me gjuhėn e tij dhe asgjė mė tepėr, ai do tė shpallet fundamentalist apo edhe terrorist !!! A nuk ėshtė kjo pėr tu ēuditur!!!

Allahu xh.sh. na ndihmoftė!


Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Tasavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Analiza | Intervista | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Links | Forumi | L. i vizitorėve | Harta e faqes


Aktualizuar mė 03 Jul 2008 | info@el-hikmeh.net

Kthehu te pėrmbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore