Menyja kryesore:
Dr. Ali Iljazi
Dr. Ali F. Iljazi
Buzėqeshja nga aspekti kur'anor dhe shkencor
All-llahu i madhėrishėm nė Kuranin fisnik urdhėron e thotė:
E ai (Sulejmani) buzėqeshi i gėzuar prej fjalės sė tij dhe tha: Zoti im, mė mundėso qė tė falėnderoj tė mirat Tua qė mi dhurove mua
(En Neml, 19)
Krijuesi i madhėrishėm nė versetin e cituar pėrshkruan reaksionin e Sulejmanit a.s. nė fjalėn e milingonės duke pėrshkruar detajet e zhvillimit tė njė emocioni gėzimit.
Teksti nga verseti tebesseme dahikan bartė nė vete dy shprehje, e para nėnkupton buzėqeshje apo qeshje pa lėshuar asnjė zė (et-tebessum), ndėrsa e dyta paraqet qeshje me intensitet mė tė ulėt (ed-dahik). Nė gjuhėn arabe ekziston edhe folja e cila paraqet qeshje me zė tė lartė, me intensitet mė tė lartė (kahkaha).
Fytyra e njeriut e zbukuruar me 44 muskuj, ka potencial tė prodhoj shprehje tė shumta marramendėse. Por, sa pak ka njerėz qė fytyrat e tyre janė interesante pėr syrin.
Paramendoni sa informata tė reja mund tė derivohen duke analizuar mbi 6.000 versete kuranore, qoftė nė kombinimin individual ose tė ndėrsjellė.
Pra, Sulejmani a.s. duke dėgjuar bisedėn e njė milingone buzėqeshi e cila u rritė nė njė qeshje me intensitet tė ulėt.
Nga verseti i cituar vėrejmė udhėtimin e shėndosh tė paraqitjes dhe zhvillimit tė njė emocioni, fillimi i tė cilit ishte mendimi nė kokė gjegjėsisht njohja dhe hyrja nė vetėdijen dhe problematikėn e njė mikro-bote tė pasur tė milingonės, siē e pėrshkruan Kurani fisnik:
Njė buburrec tha: O ju buburreca, hyni nė vendet tuaja qė tė mos u copėtojė Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vėrejtur. (En Neml, 18)
Secila buzėqeshje ėshtė unikale, mu sikurse vijat e gishtėrinjve dhe flet pėr llojin dhe identitetin e shpirtit. Njė psikolog ka theksuar qė asgjė nuk shprehė gjendjen e njeriut sikurse buzėqeshja, dhe nėse dikush ka sukses tė fshehė dinakėrinė dhe primitivizmin pas fjalėve tė bukura, buzėqeshja e tij do ta tradhtojė.
Secila buzėqeshje e sinqertė dhe e shėndosh zhvillohet gradualisht, sikurse lulja. Por, shumė fytyra kurrė nuk e arrijnė lulėzimin e plotė. Buzėqeshja jo e shėndosh paraqitet papritmas nuk e ka udhėtimin e qartė tė saj dhe pėrfundon me zhurmė tė madhe.
Kėshtu ndodhė me ēdo emocion tjetėr. Sinkronizimi i 44 muskujve nėn lėkurėn e fytyrės sonė pasqyron shpirtin e njeriut. Ėshtė tejet interesant tė vėrehet dashuria e Krijuesit ndaj njeriut i cili jo vetėm qė e dizajnuar nė mėnyrė tejet funksionale fytyrėn e njeriut duke lidhur muskujt e fytyrės me sistemin nervor qendror (SNQ), por edhe ka lėrė gjurmė tė shkruar pėr mėnyrėn se si me i pėrdor kėta muskuj njė person i shėndosh kuranor.
Duke kuptuar rėndėsinė e buzėqeshjes nė segmente tė ndryshme shoqėrore buzėqeshjen e kanė definuar si kurė tė lehtė e cila vendos ēdo gjė nė vendin e vet.
Muhammedi, a.s. plotėsisht i vetėdijshėm nė efektin pozitiv ka thėnė:
Buzėqeshja jote e drejtuar vėllait tėnd ėshtė lėmoshė (sadakė). (Tirmidhiu)
Njė prej definicioneve tė lumturisė thotė se lumturia ėshtė aftėsi e kreativitetit tė mendimeve pozitive. Mendimet pozitive shkaktojnė buzėqeshje nė fytyrat tona, ndėrsa paralelisht me mesazhet e marra nga muskujt e fytyrės ndikon nė tajitje tė enzimave tė cilat relaksojnė trupin tonė (serotonina, endorfina) dhe e bėjnė qė njeriu tė lulėzoj. Kėshtu njeriu mund tė mashtroj sistemin e tij nervor qendror, pa marrė parasysh situatėn e vėshtirė nė tė cilėn gjendet, nėse arrin tė njohė gjendjen pozitive tė jetės dhe tė zhvilloj buzėqeshjen.
Dhe mu kėtė e bėri Sulejmani, a.s. kur u nisė me ushtrinė e tij nė luftė, por nuk lėshoi tė vėrej njė prej mirėsive, tė kuptuarit e gjuhės sė milingonės, duke falėnderua Allahun e madhėrishėm.
Secili njeri ka arsye tė mjaftueshme pėr buzėqeshje nėse mendon mbi begatitė e panumėrta qė e rrethojnė.
Ėshtė fakt qė njerėzit me qėndrim pozitiv jetėsor kanė sistem imun tė fort d.m.th. mė pak sėmuren dhe pėrhapin energjinė e kėndshme rreth vetes.
Pėr kėtė buzėqeshja ėshtė eliminatori mė i mirė i stresit.
Krijuesi i madhėrishėm na dokumenton edhe njė situatė praktike jetėsore nė tė cilėn njė prej aktorėve shėrbehet me muskujt e fytyrės nė njė mėnyrė tė caktuar:
E gruaja (Sara) e tij (Ibrahimit) Rrinte nė kėmbė dhe qeshi e Ne e pėrgėzuam atė me Is-hakun e pas Is-hakut Jakubin. (Hud, 71)
Nė versetet e cituara Dėshmitari i Lartėsuar ua pėrshkruan atmosferėn e cila dominonte nė shtėpinė e Ibrahimit a.s. kur i erdhėn nė vizitė mysafir e jo tė zakonshėm. Ai i nderoi me ushqimin mė tė mirė qė kishte (viē tė pjekur). Pasi qė vėrejti qė mysafirėt e tij tė nderuar nuk konsumonin ushqim, ndjen frikė.
Mysafirėt misteriozė e kuptuan gjendjen psikike tė Zotit tė shtėpisė dhe ia treguan shkakun e vizitės sė tyre:
Ata i thanė: Mos u frikėso, u je dėrguar te populli i Lutit. (Hud, 70)
Ėshtė interesant qė Allahu i madhėrishėm menjėherė pas fjalėve sihariquese tė melekėve drejtuar Ibrahimit a.s., pėrshkruan reaksionin e bashkėshortes sė tij Sarės:
E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte nė kėmbė dhe qeshi, e Ne e pėrgėzuam atė me Is-hakun, ep as Is-hakut Jakubin. (Hud, 71)
Pra nė tekstin origjinal pėr reaksionin e saj spontan ėshtė pėrdor shprehja fe dahikat, pra qeshi d.m.th. ėshtė pėrdor vetėm folja qė pėrshkruan tė qeshurit me intensitet tė vogėl, pra bie nė sy se kemi tė bėjmė me tė qeshurit i cili kishte rrugėtim tjetėr evolutiv nga qeshja e Sulejmanit a.s. Natyrisht, kjo nuk ėshtė e ēuditshme duke marrė parasysh karakterin e ndryshėm tė rasteve. Qeshja e Sarės edhe pse e shkurtėr dhe e pa pritur, nė kontekstin e atmosferės specifike, tregon nė nivelin e lartė emocional.
I njėjti mund tė kuptohet edhe si mekanizėm pėr lirimin nga stresi i shkaktuar nga mysafirėt e ardhur te Ibrahimi a.s.
Qeshja e Sulejmanit a.s. ka qenė mė komplekse dhe mė e vazhduar sepse nuk ka qenė e kushtėzuar me asnjė frikė pėr me njohurinė e bukur tė botės sė milingonave. Kjo ėshtė edhe njė buzėqeshje e njė intelektuali, I cili I befasuar me njė gjė tė re nė shkencė, e kthen fytyrėn e tij nė gėzim.
Krijuesi I madhėrishėm thekson dhe thotė:
Ne u kemi sjellė njerėzve nė kėtė Kuran Shembuj nga ēdo lėmi e nevojshme ashtu qė ata tė marrin pėrvojėn (mėsim). (ez-Zumer, 27)
Shembujt e buzėqeshjeve tė ndryshme udhėzojnė nė nevojėn e leximit tė drejtė tė gjitha detaleve tė jetės shoqėrore, kuptimin stabil tė psikologjisė sė njeriut, dhe pėrcaktimin e saktė tė fytyrave tė cilat na rrethojnė nėpėrmjet kuptimit tė pasqyrave tė shpirtit tė tyre.
Ėshtė bukur tė dihet ēfarė pasqyron buzėqeshja, tipi i saj, etj.
Kompleksi facial i njeriut me 44 muskuj elastik, ka mundėsi me veprua si nė mėnyrė individuale ashtu edhe nė kombinime duke ofruar mundėsi tė panumėrta tė shprehjeve jo verbale. Paramendoni sa mundėsi tė shprehjeve tregojnė nė mendime, disponime dhe ndjenjave etj.
Njerėzit ende kanė vėshtirėsi tė njohin ndryshimin subtil nė mes ironisė dhe sarkazmit, duke mos vėrejtur buzėqeshjen e sinqertė tė shpirtit tė madh, dhe vetėm nė pleqėri tė thellė kuptojnė qė nuk e kanė arritur mikun e vėrtetė, e nė fund mbeten vetėm hipokritė tė zbehtė.
Njėkohėsisht, aktiviteti paralele i tė njėjtėve muskuj ėshtė se i shfrytėzojmė pėr ushqim, bisedim, por edhe pėr manipulim apo shpėtimin e jetės. Shprehja e Allahut tė madhėrishėm qoftė ajo tekstuale apo materiale rregullisht ėshtė me veprim shumė anėsor.
Kėshtu p.sh. edhe verseti i shkurtėr i cituar nė fillim tė kėsaj trajtese (En-Neml, 19) flet pėr:
1. Simbolin e fuqisė (Sulejmanit a.s.) dhe mėnyrėn e tij tė medituarit dhe lėvizjet e tija, por edhe marrėdhėnien tejet sensibile ndaj Krijuesit (makro-kozmosit);
2. Krijuesi me mjeshtri na udhėheqė nė proceset kognitive, duke na tėrhequr vėmendjen nė fenomenin e emocioneve mundėsit e zhvillimit tė tij duke hapur kėshtu rrugėt kah kuptimi i njeriut;
3. Paralelisht nė kėtė potencon kah dritarja e cila udhėheqė nė mikro-kozmosin magjeps tė milingonės duke theksuar organizimin e tyre, mėnyrė precize tė komunikimit, superioritetin e femrės, informimin mbi ndodhitė nė mes njerėzve etj.
4. Zėri si rezultat I kombinimit tė shkronjave nė versetin kuranor vepron si ilaē nė nevojat subtile tė shpirtit.
Konkludim
Bota ėshtė e krijuar pėr lexim me ērast ngritėn kėndet e buzėve tona duke stimuluar buzėqeshje. Le tė kontribuojnė imazhit burimor estetik tė kėsaj bote me mijėra fytyra fisnike, tė cilat mund tė kthehen nė pasqyra personale. Andaj buzėqeshja jonė le tė jetė pozitive dhe e shoqėruar me meditim tė thellė pėr ēdo gjė qė na rrethon.