Menyja kryesore
Akaidi
Mr. Muharem Omerdiq
Sarajevė
Burimet e dijes nė shkencėn e akaidit
Ēėshtja e burimeve tė dijes ėshtė njėri ndėr problemet themelore tė teorisė sė dijes, epistemiologjisė. Ēdo teori e dijes duhet tė pėrgjigjet nė pyetjet: me anė tė ēkahit arrihet dija, si lind (krijohet) dhe cilat janė burimet e saj?
Nė burimet hanefito-maturidite tė shkollės akaidore sė pari shtrohen burimet e dijes. Zakonisht prezantohen burimet vijuese:
Shqisat ( عيان apo خواص ),
Lajmet, informatat ( أخبار ),
Arsyeja ( عَقل ) dhe,
Gjykimi ( نظر ).
Nė procesin e arritjes sė dijes nuk hiqet dorė nga asnjė nga tre burimet e cekura. Secili nga ata ofron lloj dhe shkallė tjetėr tė dijes. Sė kėndejmi, njė burim nuk mund ta kryejė funksionin e tjetrit as mund ta pėrmbush vendin e tij.
Ēdo burim i dijes ėshtė i plotėfuqishėm nė fushėn e vet. Pėr shembull, burimi i dijes sonė pėr botėn fenomenale janė shqisat, deri sa lajmet ( خبر ) janė burim i njohjes sonė tė sė kaluarės. Qė tė fitohet mendimi pėr botėn e padukshme ( غيب ), e cila nuk ėshtė objekt i shqisave, ekziston nevoja pėr gjykimin njerėzor ( إستدلال ) ose pėr lajmin pejgamberik.
Dija pėr sekretet ėshtė jashtė fushėvėprimit tė arsyes; ky ėshtė mbėltimi i Zotit i tė kuptuarit nė zemrėn e njeriut, i cili ėshtė i gatshėm ta pranojė kėtė dije dhe kjo ėshtė e destinuar pėr pejgamberėt dhe evlijatė. Arsyeja dhe gjykimi i njerėzve tė zakonshėm ėshtė tepėr larg mundėsisė sė tė kuptuarit tė kėsaj dijeje. Edhe pse shqisat dhe arsyeja janė burime tė cilat drejtpėrdrejt sigurojnė dije, megjithatė ata janė burime, ndėrmjetės tė sė cilės ėshtė lajmi ( خبر ).
Duke i shfrytėzuar shqisat dhe arsyen si burime tė dijes, vetė bėhemi bashkėfolės tė arsyes dhe shqisave. Te lajmi ( خبر ), ndėrkaq, gjendja ėshtė ndryshe. Aty nuk jemi bashkėfolės i drejtpėrdrejtė i objektit tė dijes, por ai qė neve na jep lajmin, i cili na njofton. Lajmi ( خبر ) nė bazė zė fill nė shqisa. Njeriu, pra, njofton pėr gjerat tė cilat vetė i sheh, i dėgjon dhe i ndjen. Nuk ekziston asnjė lajm qė nė themel nuk bazohet nė shqisa.
Nė disa dituri tė tjera, si pėr shembull nė tesavuf, trajtohet edhe dija mbi gjendjet e cila vjen me intuitėn, ku arsyes nuk i ėshtė dhėnė se me korrektėsi mund tė pėrcaktojė apo konstituojė argumentet e njohjes sė kėsaj diturie. Kjo ėshtė e krahasueshme me perceptimin tonė tė diēkahit qė ėshtė e ėmbėl apo e hidhur. Dija pėr kėtė nuk ėshtė e mundur tė arrihet pėrveē nė mėnyrė empirike. Pėrshkrimi dhe demonstrimi nuk janė nė shėrbim tė dijes.
Ahmed Bejadi-zade konsideron se lajmet qė rjedhin nga njeriu bazohen te shqisat. Nė kėtė rast duket se shkaku i marrjes sė lajmeve si burim sigurisht ėshtė orientuar nga synimi qė Shpallja dhe lajmi pejgamberik tė futen nė burimet e dijes. Sepse kur thonė lajmi korrekt, me kėtė mutekelimunėt kuptojnė lajmin e padyshimtė, tė saktė dhe tė vėrtetė pejgamberik ( متواتر ).
Kėtu do ta shtrojmė njė qasje tė shkurtėr tė burimeve tė dijes pėr tė cilat flitet nė veprat akaidore, kurse tė cilat Bejadi-zade i trajton nė dorėshkrimet e veta si pasues dhe komentues i drejtimit hanefito-maturidit nė shkencėn e akaidit.
Pėrktheu: Nexhat Ibrahimi
Lexo artikullin e plotė nė
ose
.