EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Bravo Shiptari

Dr. I. Bardhi


Dr. Ismail Bardhi




BRAVO SHIPTARI!
(Shkas: vrasja e nipit nga dora e xhaxhait nė Bitpazar!)




"A mendon njeriu se nuk do tė pėrgjigjet?"
(Kur'an, 75: 36)




Para mė shumė vitesh nė muajin e agjėrimit, diku afėr apo mu nė Bitpazarin "tonė" ndodhi njė vrasje. Pas kryerjes sė krimit njė polic i afrohet vrasėsit duke i ofruar njė cigare qė ta qetėsonte. Por, pėrgjigjja e vrasėsit ishte: "Jo! Unė agjėroj!"!?! Urdhėroni e mos u habitni me kėtė gjė qė nuk ka mundėsi tė shpjegohet. E ē'tė themi qė gati pėr ēdo ditė nė vendbanimet "tona" po na ndodhin vrasje pėr kėtė apo atė arsye. Vėrtet rrėnqethėse! Profeti Muhammed a.s. lidhur me vrasjen ka thėnė "edhe vrasėsi edhe i vrari janė nė zjarr!", ndėrsa domethėnia e kėsaj ėshtė se Islami rreptėsisht ndalon vrasjen, atė e konsideron prej mėkateve mė tė mėdha dhe besimtarėt i thėrret t'i bėjnė rezistencė ēdokujt qė mburret duke treguar histori tė ndryshme plot pallavra "odash" dhe "ēajtoresh", qė janė shndėrruar nė mite trishtuese. Faktikisht vrasėsit e tillė nuk kanė mundėsi diku tjetėr tė mėsohen pėr vrasje tė tilla pos nga odat tona dhe, pėr fat tė keq, nga historia jonė. Mirėpo nė kėto raste si shprehet mentaliteti ynė banal i burrėrisė: fillojnė vizitat nė tė dyja familjet dhe edhe kur shkojnė tek vrasėsi edhe tek i vrari shprehin "ngushėllimet" tė cilat vijohen me fjalė nxitėse pėr hakmarrje. Ēfarė dyfytyrėsie! E mos dhashtė Zoti qė aty tė ndodhė ndonjė "hoxhė", ndonjė "intelektual" apo ndonjė "pajtues" gjakrash e tė fillojnė bisedat e pafundme "burrėrore".

Qysh nė fillim tė krizės sė vitit 2001 dikush mė pat thėnė se ekziston mundėsia qė pas pėrfundimit tė saj qytetet ku popullata shqiptare ėshtė nė numėr tė madh tė shndėrrohen nė vende terrori dhe krimi tė organizuar. Dhe ja qė qėkur kriza kushtimisht pėrfundoi pėr ēdo ditė lexojmė dhe dėgjojmė: njė vrasje kėtu, njė plagosje atje, njė grabitje kėtu, njė plaēkitje atje, njė burgosje edhe kėtu edhe atje... E tė gjitha viktimat janė shqiptarė. Vetė biseda rreth vrasjes, krimit tė organizuar dhe "burrėrisė" sė dorasit/kriminelit, me tė cilat "mburret" njeriu ynė, nė vete ėshtė shqetėsuese. E kur ndodh ndonjė akt i vrasjes/vetėvrasjes/krimit, tė gjithė me keqardhje e komentojnė dhe pėrpiqen t'ua hedhin fajin "tė tjerėve". A thua fenomeni i vrasjes nė mesin tonė ėshtė vazhdimėsi e njė mentaliteti tė mėparshėm, mendoj tė para krizės, apo ėshtė diēka qė rezultoi nga ajo krizė, aq mė tepėr kur vazhdimisht pretendojmė tė prezentohemi si njerėz me histori dhe qytetėrim tė lashtė, mbase mė tė lashtin nė Ballkan. Atėherė ku qėndron problemi? Mos vallė na mungon kultura e pėrgjithshme, kultura e fesė dhe mungesa e qytetėrimit? Me ēfarė tė drejte ne mėtojmė pėr njė ardhmėri mė tė mirė? Vrasja ėshtė vrasje dhe ajo pėr ēdokėnd ėshtė e njėjtė, por meqė i takojmė fesė islame duhet cekur ajo qė u tha mė lart, gjegjėsisht se vrasja edhe fetarisht ėshtė ēėshtja mė e urrejtur dhe rreptėsisht e ndaluar, dhe dorasin e akuzon si katil dhe mėkatar tė pėrhershėm. Nėse nuk na pėlqen qė nga ky aspekt ta vėzhgojmė kėtė dukuri, atėherė le ta shikojmė nga ndonjė kėndvėshtrim tjetėr "kulturor", "etnik", "patriotik"... Me siguri se dikush do tė thotė se nė mbarė botėn, pra edhe nė atė perėndimore, ndodhin vrasje. Po, ėshtė e vėrtetė, por mbase askund nė botė vrasėsit nuk kalojnė aq lehtė si tek ne. Nuk kalon shumė kohė nga shqiptimi i dėnimit pėr ta e t'i shohim se si shėtisin rrugėve.

Diku nė fillim tė krizės sė "luftės" tek ne shpreha frikėn nė vetvete nga mundėsia qė tė vijmė nė njė situatė qė ajo tė rezultojė me njė krizė nė kohė tė paqes. Nė portat, kiosqet, madje edhe nė spitalet dhe fakultetet do tė gjenden njerėz tė helmuar nga urrejtja. Euforia, e dirigjuar nga instancat mė tė larta politike se tė gjithė "kriminelėt" do tė ndėshkohen, u hesht dhe u eliminua nga i njėjti vend nga i cili edhe rrodhi. Askush nuk kujdeset pėr traumat qė do tė lulėzojnė nga kjo nė shpirtin tonė. E pėrse ta bėnte kėtė? Sepse shėndeti ynė, qoftė edhe ai mental, ose pikėrisht ai, pėr botėn kryesisht ishte njė shtytje provokuese pėr disa eksperimente tė tyre tė reja. Vendi ynė, me tėrė vuajtjen dhe mjerimin e vet u shndėrrua nė laborator nė tė cilin minjtė eksperimentues ishin krejtėsisht tė pambrojtur dhe atė dyfish: si nga brenda ashtu edhe nga jashtė.

Si duket asgjė mė tek ne nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė si mė parė. Madje as "luftėtarėt" e tė dyja taborreve tė transformuar nė qytetarė "tė sjellshėm" nuk mund tė bėhen tė tillė nė plotkuptimin e fjalės. As edhe viktimat e mbijetuara. Apo pikėrisht ata, respektivisht ne. Ajo qė ndodhi kėtu, ēdo gjė qė u bė nė pėrpjekje tė shkatėrrimit tonė, la gjurmė mbi ne dhe nė ne. Pėr ne, pėr tė cilėt ajo qė ndodhi paraqiste habi, tanimė pothuajse nuk ekziston, pėrkundėr ndryshimeve edhe nė fytyrat tona, edhe nė shpirtat tanė. Habi nuk paraqet as ajo qė do tė duhej tė na habiste. E ky ėshtė sugjestioni dhe nevoja qė pėrvojat dhe njohjet tona tė konfliktit t'i mbrapsim, thuajse t'i harrojmė.

Mirėpo me ardhjen e "paqes" gjėrat tek ne ndryshojnė nė mėnyrė marramendėse. Njohja se paqja me vete sjell edhe pėrmbajtje tė cilat gjatė krizės ishin tė neglizhuara, shumicės u dha nxitje tė mendojnė se mund tė vazhdojnė aty ku ishin ndalur para saj. Pėrjetimet e pazgjidhura, traumatike, siē na mėson psikiatria, janė tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e sėmundjeve psi
kike, tė neurozave dhe psikozave (lexo: vrasjeve!). Dhe kėshtu, sėrish vijmė deri te sėmundja, por nė kėtė rast jo deri te sėmundja e kujtesės sė tepėrt, por sėmundja e neglizhencės sė saj. Cila sėmundje ėshtė mė e keqe? Cila ėshtė mė shkatėrrimtare pėr ne? Vėshtirė mund tė jepen vlerėsimet tash, ad hoc dhe nė kėtė ēast, mirėpo nė ēdo rast rreziku edhe nga njėra edhe nga tjetra na qėndron mbi kokė. Si t'u shmangemi atyre ėshtė njė pyetje e cila nė mėnyrė tė pazgjidhshme qėndron pezull mbi tė drejtat tona tė "sapofituara", nė njė shtet qė vetveten e ka tjetėrsuar.

Ėshtė e qartė se bota nuk ka ndėrmend tė merret me ne, tė paktėn nė mėnyrė thelbėsore, sidomos me plagėt tona tė llojllojshme. Ne vetė duhet tė kujdesemi pėr vetveten. Si? Pėrgjigje tė drejtė dhe pėrfundimtare nuk ka, por ekzistojnė disa variante tė cilat nė kėtė ēast mund tė na ofrojnė lehtėsim afatshkurtėr (apo afatgjatė?). Njėri nga ato ėshtė puna, ajo punė e cila sjell kėnaqėsi dhe fitim; ajo e cila akoma mungon tek ne dhe atė pėr mė shumė arsye. E para ėshtė ajo, do tė thonin shumica, se akoma nuk janė arritur kushtet pėr fillimin dhe zhvillimin e punėve vėrtet tė rėndėsishme. Ndėrsa tjetra, nė kėtė ēast mė e dukshme dhe mė e rrezikshme pėr ne, ėshtė situata nė tė cilėn ato punė qė duhet t'i kryejnė njerėzit e kualifikuar dhe tė aftė i kryejnė ata tė tjerėt. Ndėrsa ata tė tjerėt kanė ardhur kėtu pranė nesh nė klasėn e "profiterėve shpirtėrorė, intelektualė". Pėr zhvillimin e tyre pjesėrisht kemi faj edhe ne, ne tė munduar nga vuajtjet, nėnēmimet dhe humbjet tona. Me kėtė faji ynė ėshtė mė i vogėl ndėrsa kundėrvajtja e tyre mė e madhe. Nė vendin e pėrvuajtur dhe tė plagosur tani udhėheqin disa njerėz "tė zbrazėt". Deri kur? Deri kur mediokriteti, qoftė tė jetė i krijuar edhe nė kohėra tė varfėrisė, tė mungesės sė ēfarėdollojshme (madje edhe tė njerėzve cilėsorė), do tė jetė kismeti ynė? Ndėrsa kėtė kismet e kishim edhe para krizės. Asokohe pėr shkak tė arsyeve krejtėsisht tė tjera, por qė nė rezultat e kishim tė njėjtėn: favorizimin dhe mbisundimin e mediokritetit dhe mbrapsjen e cilėsisė.

Ėshtė dėshmuar se mediokriteti ėshtė forma universalisht mė vitale e mbijetesės njerėzore. Mirėpo mediokriteti po ashtu ėshtė edhe gjenerator i ngecjes dhe shpėrfytyrimit tė ēdo shoqėrie nė tė cilėn mbisundon. Pėr ne edhe njė humbje "e identitetit" do tė ishte shkatėrrimtare. Kush ėshtė i gatshėm tė luajė bixhoz me rolin e tillė? Zėrat qė flasin pėr kėtė thonė: politika. Nė pėrgjithėsi politika, e nė kėtė rast ajo e qėndisur nė fatin tonė. Mirėpo, zėrat tek ne momentalisht janė tė pėrzier. Nė kakofoninė e tyre zbehen tė gjitha ato tė cilat nė vete mbajnė shenjat e paralajmėrimit. Ato tek e fundit gjithmonė janė dėgjuar pa dėshirė: janė shpallur si kobzeza, malicioze e madje edhe tė rrezikshme. Pėr heshtjen e tyre dikur, po mbase edhe sot, ėshtė pėrdorur edhe forca.

"Mendja" dhe "kultura" jonė duhet nė mėnyrė tė thuktė dhe me pėrgjegjėsi intelektuale t'i prezentojnė dhe shqyrtojnė problemet qė janė duke ndodhur, si tė a.q. "patriotizėm", "trimėri", "burrėri" dhe atyre t'u pėrgjigjen nė mėnyrė efikase. Intelektualėt e ēfarėdo profili qofshin, e sidomos ata fetarė, duhet qė fuqimisht ta dėnojnė kėtė paradoks (jo)kulturor, (jo)fetar dhe (jo)qytetėrues, duke iu shmangur mė glorifikimeve tė panevojshme lodhėse nė emėr tė kombit apo fesė, tė cilėve fatkeqėsisht nuk po i lėmė aspak njerėzi. Sa mirė do tė ishte tė jemi vetėm njerėz... por NJERĖZ qė e dijnė se do tė pėrgjigjen!

Kur kėtyre ditėve m'u botua teksti "Institucioni fetar pa teologji dhe teologė", njė vėrejtje qė mora lidhur me tė ishte se ėshtė dashur tė shkruaj pėr diēka konkrete. Si duket kritikuesi paska pasur tė drejtė, sepse qėnka dashur tė thuhet "fetari pa fe", ose "njeriu pa njerėzillėk", d.t.th. "njeriu shejtan dhe kaluar shejtanit". Nė vazhdimėsi tė kėsaj nė njė bisedė publike thashė se lideri fetar nuk ka tė drejtė tė ecė me armė nė dorė, e as ata rreth tij.


Mos paskam gabuar...?!?


Shkup, 15.11.2008


shko lart




Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 08 Sep 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore