EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Bixhozi

Analiza



Shkruan Mr. Blerim CIROKA


BIXHOZI


Lojėrat e fatit, si njė ndėr sėmundjet mė tė rrezikshme tė shoqėrisė shqiptare kėtu nė Evropė (Rasti i Londrės)


Nga do qė tė takohesh me Shqiptarė kėtu nė Londėr e tė bisedosh pak me ata vė re se njė ndėr viruset mė tė rrezikshėm shoqėrorė pėr Shqiptarėt kėtu janė lojėrat e bixhozit. Ndodh jo rrallė qė shoku pyet shokun, miku pyet mikun e kushėriri kushėririn pėr ca tė holla sepse i ka humbur tė gjitha lekėt tek ato makinat e bixhozit. Shpesh ndodh qė rroga tė jetė marrė dje e sot tė kėrkohet lekė hua...

Pėr tė shkruar kėtė shkrim mora shkas nga njė bisedė me njė mikun tim i cili pavarėsisht se nė njė moshė tė pjekur, 35 vjeē, i martuar, me arsim tė lartė dhe me punė tė rregullt dy herė kishte rėnė pre e lojėrave tė fatit/djallit. Herėn e parė e kishte pasur pėr turp tė mė tregonte se kishte humbur njė sasi diku 900 paund pėr njė ditė. Por kur ndodhi herėn e dytė e ndjeu tė nevojshme ta diskutonte, tė kėshillohej me dikė pėr tė gjetur zgjidhje.. Mikun e pashė nė kulmin e mėrzisė deri sa sytė i ishin mbushur me lot. As qė mė kishte shkruar nder mend se njė mik i tillė, me njė personalitet tė lakmueshėm, me arsim tė lartė, familjar etj tė bie nė kėtė gjendje! Gjithsesi pas disa bisedash miku nė fjalė u bind pėr t`u distancuar nga ato “dyqane” djallėzore.

Bazuar nė vėzhgimet e pėrgjithshme sa vjen e tė rritet bindja se nė qoftė se mund tė bėhet njė studim rreth humbjeve vjetore qė meshkujt Shqiptarėt kanė nga lojėrat e fatit shifrat do tė jenė marramendėse. Pas humbjeve nė lekė pason humbja psikologjike, familjare, shoqėrore, etj.

Ėshtė vėnė re se njerėzit qė lozin lojėrat e tillė janė shumė tė stresuar, kalojnė depresione nė shkalla tė ndryshme, dėshpėrime tė thella, frikė pėr tė ardhmen, frikė nė se mund tė dalin mė nga baltovina ku janė zhytur etj. Nė njėrėn anė vesi (obsesion) e nga ana tjetėr ėndrra shterpė pėr tė fituar njė ditė e bėjnė dhe mė tė vėshtirė kthjellimin nė vepra tė tė riut tė pėrfshirė nė lojėrat e bixhozit.

Sa familje Shqiptare kanė pėrfunduar tė ndarė zyrtarisht vetėm si pasojė e lojėrave te djallit tė mallkuar siē janė lojėrat e fatit. Sa fėmijė sot rriten nėn kujdesin e vetėm tė nėnave sepse babai ka luajtur me lojėrat e bixhozit. Kjo gjendje e cila ndikon keq nė arritjet e fėmijės qoftė nė mėsime, qoftė nė marrėdhėniet shoqėrore e qoftė nė tė ardhmen e tij. Fėmija djalė apo vajzė qoftė ka nevojė tė pazėvendėsueshme edukuese pėr shembullin e babait nė familje. E kur ai mungon… Ėshtė dėgjuar se ka nga ata Shqiptarė qė pavarėsisht se punojnė me orė tė plota nuk kanė lekė as tė vizitojnė mėmėdheun. Tė rinjtė qė luajnė bixhoz ėshtė e vėshtirė tė mendosh se ato e vrasin mendjen pėr tė shkuar nė shkollė apo pėr tė kryer ndonjė kurs zanati. Pra, i riu sa vjen e kufizon vetveten nga mundėsitė qė i janė dhėnė qoftė nė kėtė shtet e qoftė nė pėrgjithėsi nė jetė.

Po cilat janė vallė shkaqet e pėrhapjes sė kėsaj sėmundjeje shkatėrruese pėr shoqėrinė? Nė tė vėrtetė pėrshkrimi i saktė i sėmundjeve nuk ėshtė i lehtė pėr arsye se ēdo individ mund tė ketė motivimet e veta por ne do tė pėrmendim disa prej tyre. Sė pari, shoqėrimi me individė qė luajnė lojėra tė tilla herėt apo vonė do tė ndikojė. Tė shoqėrohesh me njė person qė luan dhe ndoshta nuk e zė gjumi i natės duke menduar rreth humbjeve tė deritanishme dhe duke ėndėrruar pėr sė largu, tė pamundurėn, mundėsinė pėr tė fituar ndonjėherė do tė thotė se, herėt a vonė, kėtė sėmundje do e ndjesh dhe ti, ky virus do tė pėrshkojė dhe ty. Sė dyti, ndikim kanė pėrvojat e mundshme tė bartura nga vendlindja. Pra ata njerėz qė kanė luajtur tė tilla lojėra kur kanė qenė nė mėmėdhe e kanė shumėshumė tė lehtė tė vijojnė dhe kėtu tė njėjtėn “traditė”. Sė treti, thėnė shkurt, karakteri i disa shqiptarėve pėr t`u pasuruar shpejt dhe po u lodhur.. Ka jo pak qė nuk duan ta kalojnė rininė nė punė fizike.. Tė lindur pėr tė bėrė “qejf”.. Sė katėrti, padyshim qė kėtu njė rol tė madh luan dhe gjendja civile e tė rinjve, pra nėse janė tė martuar dhe kanė familje apo jo e sa kanė qetėsi familjare apo jo, nėse janė tė pajisur me nėnshtetėsi apo jo, shkollimi, tė qenėt tė shkolluar, shoqėrimi me njerėz qė i luajnė kėto lojėra apo jo dhe tė ngjashme.

Pėr tė ardhur tek qėllimi kryesor i kėtyre rreshtave lind pyetja: Cilat janė mėnyrat pėr t`u larguar nga kjo sėmundje shkatėrruese: Para sė gjithash personi qė luan duhet tė bind vetveten se asnjėherė nuk ka pėr tė fituar nga lojėrat me fat sepse ato lojėra janė tė programuara qė fitues tė jetė vetėm pronari. Sė dyti, tė harrojė ato qė i ka humbur dhe tė mendojė se sa shumė mund tė fitojė me njė punė tė suksesshme pa pėrjetuar aq ankth e lodhje shpirtėrore sa pėrjeton nga lojėrat e fatit. Tė mendojė se tė gjithė ata qė hyjnė nė ato dhoma dhe lozin janė njerėzit me njė pozicion jo shumė tė kėnaqshėm nė shoqėri. Sė treti tė pėrfshijė nė kėtė llogari, e cila ėshtė ndėr humbjet mė tė mėdha, shkatėrrimin e familjes, humbjen e gruas dhe tė fėmijėve. Tė mendojnė se pikėrisht sjelljet e babait do tė bėhen shembull pėr fėmijėn, pėr tė riun etj. Tė mendojnė se sot disa fėmijė rriten me tė dy prindėrit dhe sėrish kanė probleme nė sjelljet e tyre. Paramendo ata/o qė rriten vetėm me njė prind!!! Tė mendojnė veten e tyre pas ndasisė martesore dhe arsyen qė e ēoi deri kėtu a ia vlejti apo jo, a mund tė parandalohej apo jo dhe si! Tė mendojnė se sa e tė rinjve qė nuk lozin kanė suksese dhe arritje tė lakmueshme nė jetė dhe sa nga ata qė lozin kanė arritur diēka nė jetėn e tyre..

Tė mos harrojmė asnjėherė atė qė na urdhėron Krijuesi i Gjithėsisė nė njė nga librat e shenjtė ku thuhet:
“''O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, lojėrat e bixhozit, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga djalli. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar.'' (El-Maide 90)



Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore