El-Hikmeh


Shko te pėrmbajtja e faqes

Menyja kryesore:


Bėji vend vetvetes nė veten tėnde

Islami > Mendimi islam



Dücane Cündioglu


BĖJI VEND VETVETES NĖ VETEN TĖNDE



Ėshtė vėshtirė, madje nė tė shumtėn e rasteve edhe si e pamundshme, qė njeriu tė dalė jashtė vetvetes e ta shikojė vetveten nga jashtė. Ėshtė kėshtu sepse njeriu i shikon, mbetet i detyruar t’i shikojė nga jashtė tė tjerėt qė janė jashtė vetvetes pėr shkak tė lidhjes dhe interesimit qė ka me ta. Pėr kėtė arsye, njeriu vazhdimisht e shikon botėn nga vetvetja...vazhdimisht mbetet i burgosur nė vetveten...

Ky shikim i drejtuar nga jashtė njeriun e mbėrthen dhe gozhdon nė vetvete...ajo qė i intereson, ajo qė shikohet e shihet ėshtė krejt pėrjashta tij...Pėr habi, burgosja e njeriut nė vetvete nuk i siguron atij edhe marrjen me vetveten; vetvetes ia harron vetveten. A nuk ėshtė pėr t
’u dėshpėruar: harrestari ėshtė harruar! Agjenti i veprimit tė harresės ėshtė bėrė cak i veprimit!Me kėtė rast, ajo qė meriton tė shikohet ėshtė krejt pėrjashta tij. Ai qė shikon, shikon atė qė ėshtė jashtė tij. Sytė i shikojnė tė tjerėt, nuk mund ta shikojnė vetveten. Po, i sheh qeniet jashtė vetvetes, mirėpo vetveten nuk mund ta shohė.

Njeriu modern ėshtė i detyruar tė mendojė pėr gjithēka qė ėshtė jashtė tij...
”Vetvetja” ėshtė bėrė zonė e ndaluar...rreth sė cilės nuk mund tė flitet e tė bisedohet. Njeriu nuk duhet tė vėrejė se ka rėnė larg vetvetes, nuk duhet ta pėrkujtojė vetveten dhe kurrsesi nuk duhet ta marrė malli pėr vetveten...vėrejtja, pėrkujtimi dhe mallėngjimi...tė gjitha kėto, nė botėn moderne, nėnkuptojnė shkeljen e zonės sė ndaluar...

E pyesin Franc Kafkėn:
- Po pėrse dėshpėrohesh? S
’tė mungon asgjė!
- Ke tė drejtė, pėrgjigjet ai, nuk mė mungon asgjė pėrveē vetvetes!

Sa ēudi, apo?! Njeriu kaq hapur e zhveshur ta vėrejė mungesėn e vetvetes?!

Mallėngjimi fillon me vėrejtjen e shkėputjes e tė ndarjes...Vetėm ata qė e vėrejnė ndarjen mallėngjehen, mund tė mallėngjehen. Tė mallėngjehesh do tė thotė t
’i drejtohesh thelbit tėnd, t’i drejtohesh vetvetes... Qė tė mund tė mallėngjehemi nuk mjafton vetėm tė kemi njė thelb a esencė, porse duhet edhe ta vėrejmė e ndiejmė kėtė thelb. Vetėm njeriu qė vėren e ndien mund thelbin a esencėn e vet ta bėjė lėndė veprimi, thelbin e vet mund ta fusė brenda zonės sė interesimit tė tij, pra arrin ta shikojė thelbin e vet, vetveten.

Nė qoftė se keni vėnė re, kėtu fjalėt
“identitet” dhe “vetvete” pėrdoren si sinonime tė njėra-tjetrės. E pra, njeriu nuk mund ta vėrejė vetveten pa mos dalė jashtė vetvetes; nė qoftė se nuk mund ta marrė malli pėr vetveten ē’duhet bėrė, si duhet vepruar qė tė arrijė tė shohė jashtė vetvetes?!?

Sikur po na paraqitet njė kundėrshti: pėr ta mallėngjyer vetveten njeriu duhet tė dalė jashtė vetvetes; pėr ta kuptuar
“unin” kam nevojė pėr “ty”. “Po tė mos jesh ti, unė nuk mund ta shoh unin”, ka thėnė njė poet. Zekai Dedeja ka shkuar edhe mė tej:
Unė nuk jam unė, ai qė mendoj se jam unė je vetėm ti
Ai qė mendoj se ėshtė shpirti im, fryma ime, je vetėm ti!


Me fjalėn
“ti” emėrtojmė atė qė ėshtė pėrjashta? Mashtrohen ata qė mendojnė kėshtu. Sepse, sikur tė ishte kėshtu, qė tė mund njeriu ta shikonte vetveten nga jashtė do tė duhej tė mund tė banonte jashtė vetvetes. Njeriu nuk mund tė banojė jashtė vetvetes. Nga ky aspekt, mjafton qė “uni” ta vėrejė e ndiejė “ti”-nė ku banon, shikimin ta drejtojė kah vetvetja, kah “ti”-ja qė nė tė vėrtetė ėshtė “unė”. Sepse po ky “ti”, ėshtė “uni” i vėrtetė! Me fjalė tė tjera, kur ti bėhesh unė, domosdo edhe unė bėhem UNĖ.

Njė veli (mik i Zotit), meqė s
’kishte mundur ta gjente njė unė qė do ta tregonte me gisht, s’kishte pas thėnė dot “unė”... Prandaj, pretendimet pėr tė ashtuquajturėn vetvete, pėr egoizmin, janė zanat i sofistėve, i atyre qė “tė paqenėn” e konsiderojnė “tė qenė” (atė qė “s’ėshtė” e konsiderojnė “ėshtė”)...janė vetėm njė mashtrim e iluzion i tyre... Sikur atė qė ata e quajnė “unė”, ta konsideronim se ėshtė, sikur tė mund ta supozonim, atėherė nuk do tė kishte mospajtime; mė drejtė mospajtimi do tė mbetej si mospajtim figurativ e jo mospajtim i mirėfilltė e i vėrtetė. Kurse ne i themi s’ėshtė asaj qė ata i thonė ėshtė dhe ėshtė asaj qė ata i thonė s’ėshtė.

Iluzion do tė thotė ta pranosh tė paqenėn, atė qė s
’ėshtė...Ata qė botėn e konsiderojnė se ėshtė nga kjo e paqenė, nė tė vėrtetė Atė qė Ėshtė (Qenien e Vėrtetė), nė mėnyrė imagjinare e konsiderojnė tė paqenė; pėr ta kėrkuar e hulumtuar terrin e shuajnė dritėn; terrin e kėrkojnė nė terr.

Merr pakėz frymė, miku im! Mundohu t
’i bėsh vend vetvetes nė veten tėnde..! Ki mall pėr vetveten, gjėmoje vetveten..! Ti nga ti ke rėnė nė ti; e pra, ti sėrish nga ti mund tė ngrihesh nė ti!

Pa shiko ē
’thotė Nijazi Misriu:
Mendoja se botėn e kisha brenda dhe se s’kisha mik
Kur e lash vetveten kuptova se s
’kishte mbetur kush

Pėrfundimisht, njeriu duhet tė kuptojė se s
’ka mungesė tjetėr pėrpos vetvetes dhe se duhet ta lėrė tė jashtmen e tė mos pėrjetojė tė paqenė brenda sė qenės.


Nga turqishtja: mr. Rejhan Neziri




Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Tasavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Analiza | Intervista | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Links | Forumi | L. i vizitorėve | Harta e faqes


Aktualizuar mė 03 Jul 2008 | info@el-hikmeh.net

Kthehu te pėrmbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore