Menyja kryesore:
Analiza
Bajrami i zymtė
Mr. Rejhan Neziri
Kurban Bajrami qė kaloi, nė botėn islame u shėnua me dy ngjarje jo tė barabarta pėr nga pesha, por gjithsesi ogurzeza, u shėnua nėn hijen e mesazhit ndjellakeq pėr botėn islame e jo ashtu si duhet tė festohet: duke pėrhapur fjalėt e mirėsisė, tė respektit, tė dashurisė, tė afrimit e mirėqenies sė gjithėmbarshme.
E para, qė e tronditi botėn e ndėrgjegjshme por jo edhe ata qė dinė tė vrasin e varin kaubojēe, ishte varja e ish presidentit tė Irakut, nė ditėn, qė sipas meje e shėnon ngjarjen e dytė ogurzezė tė botės islame, tė Arafatit apo tė Bajramit?!
Pėrderisa nga njėra anė tė gjitha qeveritė e reja me rastin e marrjes sė pushtetit nga ish diktatorėt e tyre gjėnė e parė qė e bėjnė ėshtė shfuqizimi ose sė paku orvatja e tyre pėr t'i gjetur rrugėt pėr shfuqizimin e dėnimit me vdekje, madje edhe nė vendet ku me vite tė tėra ka sunduar tirania e diktatura; dhe pėrderisa thuajse nė asnjė vend nė botė, bile edhe nė ato ku dėnimi me vdekje ėshtė akoma nė fuqi, ky dėnim ėshtė tėrhequr nga arena publike nė vendet e posaēme pėr ekzekutim - larg syrit tė popullit, nga ana tjetėr, nė botėn islame ndodh e kundėrta e saj. Nė Irak pas rrėzimit tė njė diktatori, ngrihet autoriteti i njė shteti tė okupuar nga jashtė...Ata qė ngrihen kundėr diktaturės, me rastin e marrjes sė pushtetit nė dorė, bėhen mė diktatorė se ai qė e akuzojnė dhe e dėnojnė pėr diktaturė e masakėr kundėr njerėzimit. Ata qė vazhdojnė ta akuzojnė ish diktatorin pėr shpėrdorim tė fesė gjatė kryerjes sė masakrave, tė njėjtėn, po bile edhe mė keq se ai, janė duke e bėrė sot si me ish diktatorin si me popullin irakian, tė mbėshtetur nga forcat qė dje e bėnė Sadamin diktator e qė sot po e zhdukin, jo pėr shkak tė vlerėsimit objektiv tė seriozitetit tė fajit me tė cilin ngarkohej Sadami, po pėr shkak se ai ishte pala qė e humbi luftėn nė Irak, andaj edhe u gjykua sipas "drejtėsisė sė fituesit", do tė thoshte Dr. Stephen Zunes nė artikullin e tij pėr tė pėrditshmen "Zaman": "Diktatorėt qė i do dhe ata qė i var SHBA-ja". Nė tė njėjtin artikull ai shprehet pėr qėndrimin indiferent tė SHBA-ve ndaj disa diktatorėve e kriminelėve tė luftės edhe mė tė mėdhenj se Sadami, si Suharto nė Indonezi, gjeneral Augusto Pinocheti nė Kili, Ariel Sharoni nė Izrael, Charles Taylori nė Liberi...
Po ē'tė thuhet pėr tmerrin qė e pėrjetojnė muslimanėt nė atė ditė tė madhe, kur menjėherė u paraqitėn pamjet mė sadiste qė mund tė shihen nė ndonjė mjet komunikimi?! Thamė, thuajse nuk ka mbetur asnjė vend nė botė, nė tė cilin dėnimi me vdekje tė ekzekutohet pėrpara syve tė botės. Mirėpo, kjo ndodh nė Irak pėrmes incizimeve dhe emetimit tė atyre incizimeve nė televizion e internet, ēka ia tejkalon shumėfish ekzekutimit pėrpara njė grupi tė caktuar njerėzish. Ajo mė komikja ėshtė se sot qeveria kukull e Irakut ka ngritur padi kundėr incizuesit dhe emetuesit tė atyre pamjeve tė helmėta, me ēka dėshiron t'i hedhė hije vetė fajit, vetė varjes...
Lidhur po me rastin e varjes sė ish presidentit irakian, ju porosis t'i lexoni (nė gjuhėn angleze) dy artikuj tė korrespondentit tė gazetės The Independent, Robert Fisk: " A dictator created then destroyed by America" ("Njė diktator i krijuar dhe pastaj i shkatėrruar nga Amerika") dhe " He takes his secrets to the grave" ("Ai i mori nė varr sekretet e tij"), si dhe mjaft artikuj tė tjerė tė kėsaj natyre nga autorė muslimanė e jomuslimanė.
Ngjarja e dytė, dorėn nė zemėr jo me peshė sa e para, thashė ishte dita kur u ekzekutua ish kryetari irakian, ishte ajo ditė e Arafatit (Arifes) apo dita e Bajramit tė Kurbanit?! Ishte dita qė pėr njė pjesė tė botės islame, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Jemeni, Katari, Bahrejni, Jordani, Egjipti, Kosova, Bosnje e Hercegovina..., ishte dita e parė e Kurban Bajramit, kurse pėr pjesėn tjetėr, si Indonezia, Malajzia, Bangladeshi, Irani, Turqia, Maqedonia, Shqipėria, Maroku, Tanzania, Afrika e Jugut, Guajana... si dhe pėr shumė qendra e institucione islame, shkencore e hulumtuese, duhej tė ishte dita e Arafatit.
Nė fakt, se ky bajram (festė) nga ky aspekt do t'i ngjante shumė bajrameve tė tjera tė kaluara, u bė e qartė nga dita 20 dhjetor 2006, kur Kėshilli i Lartė Juridik i Arabisė Saudite e shpalli 21 dhjetorin si ditėn e parė tė muajit dhul-hixhxheh (muaji i 12 hixhrij), ēka nėnkuptonte se dita kur hanxhinjtė do tė dilnin nė Arafat do tė ishte 29 dhjetori, kurse dita e parė e Kurban Bajramit 30 dhjetori, e shtunė... (Nė qoftė se dėshironi ta lexoni kėtė nė origjinal, klikoni kėtu!)
Ky vendim e befasoi shumėkėnd, ngase binte ndesh me "Kalendarin e Mekkes" (Takvimu Ummil-Kura), me vendimet e astronomėve nga Arabia Saudite, si dhe me llogaritjet e shumė institucioneve e qendrave tė tjera islame qė merren me lėvizjet e hėnės dhe me pėrcaktimin e kalendarėve islamė, si "The Islamic Crescent Observation Project (ICOP) - (El-Meshru'ul-Islamijj lirasadil-ehilleh)", "The Fikh Council of North America", "The Jordanian Astronomical Society (JAS) - (El-Xhem'ijjetul-Felekijjetul-Urdunijjeh)", "The Arab Union for Astronomy & Space Science (AUASS)", "Türkiye Cumhuriyeti Diyanet Isleri Baskanligi Hilali Tespit Komisyonu"...
Pėr habi, mė herėt Kėshilli i Lartė Juridik i Arabisė Saudite zyrtarisht shpall dhe kėrkon nga njerėzit qė hėnėn e re tė muajit dhul-hixhxheh ta kėrkojnė tė martėn 19 dhjetor 2006 (madje edhe nė Saudi sipas kalendarit tė Mekkes kjo datė i binte 28 dhul-ka'deh), tė mėrkurėn 20 dhjetor dhe tė enjten 21 dhjetor. Ky Kėshill, kėtė e ka sqaruar me faktin se fillimin e muajit dhul-ka'deh e kishte pėrcaktuar nė bazė tė shikimit tė vetėm njė dėshmitari tė vetėm tė hėnės sė re pėr atė muaj. (Pėr kėtė shiko deklarimin e kėtij Kėshilli, kliko!). Kėtu vlen tė theksohet se Kėshilli i Lartė Juridik ėshtė deklaruar se hėna e re pėr muajin dhul-ka'deh ėshtė parė vetėm nga njė dėshmitar ditėn e hėnė mė 20 nėntor. Kjo mjafton dhe tepron bile pėr tė treguar seriozitetin dhe besueshmėrinė e kėtij Kėshilli nė pėrcaktimin e fillimeve dhe fundeve tė muajve hėnorė. Nė fakt nė atė ditė hėna ka perėnduar para diellit nė mbarė botėn, andaj edhe nė mbarė botėn islame.
Vėrtet ishte njė vendosmėri zhgėnjyese e kėtij Kėshilli tė Lartė qė hėnėn e re ta kėrkonte tė martėn, dy ditė mė parė, kur ajo nuk ka mund tė shihet as edhe tė mėrkurėn bile. Mė pastaj, edhe pse hėna e re nuk ka qenė parė nė qiell, ky Kėshill deklaron se disa persona tė drejtė e kanė parė hėnėn e re tė mėrkurėn, mė 20 dhjetor dhe se fillimi i muajit dhul-hixhxheh ishte dita e enjte, 21 dhjetori, kurse Bajrami do t'i binte tė shtunėn, 30 dhjetor. Kjo nuk ėshtė hera e parė qė autoritetet saudite ta shpallin shikimin e hėnės sė re atėherė kur ajo nuk shihet askund, thuhet nė deklaratėn zyrtare tė The Islamic Crescent Observation Project (ICOP), i cili ėshtė njė projekt global qė pėr qėllim primar tė tijin ka mbledhjen e informatave lidhur me observimin e hėnės sė re nė vise e rajone tė ndryshme tė botės. Rreth kėtij projekti veprojnė mbi 300 astronomė e shkencėtarė pėrkatės.
Nga ana tjetėr, edhe pėr dr. Zeki el-Mustafa, drejtor i Departamentit tė astronomisė nė qytetin mbreti Abdulaziz pėr shkencė dhe teknologji nė Riad (Kismul-Felek bi-Medinetil-Melik Abdil Aziz lil-Ulum vet-Teknuluxhijeh bir-Rijad), qė ėshtė prononcuar pėr IslamOnline.net, hėna e re nuk ka mund tė shihet tė mėrkurėn, 20 dhejtor. Ai thotė: "Hėna e re e dhul-hixhxhes nuk mund tė shihet tė mėrkurėn, sepse atė ditė hėna do tė perėndojė para diellit....Fillimi i muajit tė ri do tė jetė tė premten, e jo tė enjten... Kushdo qė pretendon se e ka parė hėnėn e re tė mėrkurėn, ai duhet tė ketė gabuar..."
(Ja teksti i plotė i deklaratės sė tij nė: www.islamonline.net ).
Sipas kėsaj shihet se Kėshilli i Lartė Juridik i A. Saudite nuk i beson as institucionit tė vet amė qė ėshtė kompetent pėr kėto punė. (Shih web faqen e kėsaj qendre), e ēfarė tė thuhet pėr institucionet, qendrat dhe mendimet e dijetarėve tė tjerė muslimanė, qė gjithashtu e kanė dert ēėshtjen e pėrcaktimit tė kalendarėve islamė, sepse edhe ata e duan Islamin sa saudianėt, mos ndoshta edhe mė tepėr.
Logjikisht parashtrohet pyetja: Pse ky Kėshill dhe njerėz e qendra tė tjera qė i shkojnė pas atij, nuk i besojnė shkencės, precizitetit tė arritjeve shkencore?! Pėrse nė disa punė janė ose paraqiten kaq konservatorė, e nė disa tė tjera nuk ua shkon dot me prirjet moderne?!
Meqė ky Kėshill dhe tė tjerėt sikurse ky, nė pėrcaktimin e fillimit dhe mbarimit tė muajve islamikė pėr bazė e marrin qėndrimin qė hėna tė shihet nga disa individė me sy tė zhveshur, dhe meqė nuk i merr nė konsideratė llogaritjet astronomike, atėherė pse tė njėjtėn nuk e bėjnė edhe me pėrcaktimin e kohėve tė namazit?! Pse edhe kohėt e namazit nuk i pėrcaktojnė nė bazė tė lėvizjeve tė diellit, porse e preferojnė kalendarin ku janė tė shėnuara madje edhe me minuta kohėt e fillimit dhe mbarimit tė njė namazi?! Pėrse, sipas kėsaj logjike, namazin e sabahut, tė drekės, tė ikindisė...nuk i falin duke dalė pėr ēdo herė jashtė e ta shikojnė diellin se nė ē'pozitė ėshtė dhe nė bazė tė tij e tė hijes sė tij ta falin namazin, po mbėshteten nė kalendarėt e pėrpiluar po nga muslimanėt, ku pėr secilėn kohė tė namazit edhe atė pėr njė vit tė tėrė, janė shėnuar me precizitetin mė tė madh ēdo orė e minutė se kur duhet tė falen pesė vaktet?!
Kjo tregon njė gjė, se ky Kėshill ėshtė nėn ndikimin e plotė tė rrymės fetare vehhabijje e cila Islamin e kupton nė mėnyrė tė fjalėpėrfjalshme, nė mėnyrė literale, ku nuk ka vend shkenca, ku nuk ka vend arsyeja e shėndoshė dhe ku veprohet sipas kuptimit tė jashtėm tė ēdo thėnieje kur'anore dhe sunnetike, pa i marrė nė konsideratė kuptimet e brendshme, kuptimet figurative dhe alegoritė e format e tjera tė shprehjes. Ky ėshtė njė botėkuptim tejet-tejet i ngurtė dhe i kufizuar i Islamit. Pėr shumėkėnd, kjo ėshtė njė tradhti qė i bėhet Islamit.
Po mė nė fund, ēfarė tė thuhet pėr ata qė njė herė ishin pėrcaktuar qė dita e parė e Kurban Bajramit tė ishte tė dielėn, dhe e ndėrruan kėtė me tė shtunėn, edhe atė duke u deklaruar se kėtė ndryshim e kishin bėrė nė koordinim me Kėshillin e lartė (suprem) juridik (pėr fetva) tė Arabisė Saudite, kur dihet se Kėshilli i lartpėrmendur kėtė qėndrim e ka marrė dhe e ka publikuar njė javė para se kėta ta bėjnė hapin e fundit tė tyre dhe kur dihet se kėta pėr kėtė qėndrim tė Arabisė Saudite kanė qenė njoftuar qysh atė ditė pėrmes mediave dhe pėrmes udhėheqėsve tė haxhilerėve?!
Domosdo detyrohesh tė mendosh pėr prapaskena jo tė ndershme dhe pėr manipulime me qėllime personale, grupore ose pse jo edhe politike.
Mė nė fund po pyes, me mbjelljen e kėsaj hutese dhe pėrēarjeje, sidomos nė mesin e muslimanėve shqiptarė qė jetojnė nė Perėndim, qarqet e caktuara ēka fituan? Mė shumė fituan sevap pse e ndoqėn Saudinė vehabiste dhe e morėn Bajramin njė ditė mė parė apo fituan mė shumė gjynah pėr shkak tė mbjelljes sė hutimit e nė veēanti tė pėrēarjes lidhur me Bajramin qė nuk ėshtė dėgjuar tė ketė qenė e pranishme mė parė nė mesin e shqiptarėve muslimanė?!