EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Aventura nga Shkupi deri nė Novi Pazar / Sanxhak

Dr. I. Bardhi

Dr. Ismail Bardhi


AVENTURA NGA SHKUPI DERI NĖ NOVI PAZAR / SANXHAK



Para se t'u falėnderohem miqve tė mi nga Meshihati i Bashkėsisė Islame nė Sanxhak, mendoj se do tė ishte mirė ta bėj njė pėrshkrim tė udhėtimit tim me dy shokėt e mi, ashtu qė teksti ta fitojė kuptimin dhe formėn e asaj qė udhėtimi len si mbresė tek ēdo njeri, sepse duke udhėtuar njeriu has nė Shenjat e Kohės. Ndėrsa ato gjithmonė kanė rėndėsi tė veēantė. Udhėtuam pėr nė Sanxhak, nė njė territor mbase tė vogėl gjeografikisht dhe me numėr tė vogėl banorėsh krahasuar me tė tjerėt, por me njė institucion fetar mjaft aktiv, rezultatet e punės tė sė cilės janė tė dukshme, por qė priten edhe nė tė ardhmen. Prandaj ky udhėtim meriton njė udhėpėrshkrim mė tė gjerė. Fatkeqėsisht edhe pse gjatė udhėtimit pamė shumė shenja, megjithatė nuk i pamė ato.

Nė mėngjesin e tė enjtes, datė 18 dhjetor 2008, dita kur sė bashku me dy shokėt e mi do tė niseshim nga Shkupi pėr nė Novi Pazar, Sanxhak, pėr zijaret te Kryetari i Meshihatit tė Bashkėsisė Islame nė Serbi, Muftiu kryesor Muamer ef. Zukorliq, "spontanisht" nga biblioteka ime mora ta shfletoj njė libėr tė cilin tashmė pjesėrisht e kisha lexuar. "Quo Vadis, Shqipėri?", pėrmbledhje e pėrgatitur nga Ardian Klosi. Nė kėtė antologji, nė faqet 190-195, Klosi boton njė dorėshkrim tė pabotuar mė parė tė Faik Konicės tė titulluar "Pėr stėrvitjen morale dhe sociale tė popullit", me nėntitull "Njė shoqėri kriminale", nė tė cilin shkruan: "Po tė mė pyeste njeri ē'ndryshim ka nė mes tė popujve tė egėr dhe popujve tė qytetėruar, edhe po tė me lutej tė pėrgjigjem shkurt e mirė, nė katėr a pesė fjalė me kuptim tė plotė, - do t'i thosha: popuj tė qytetėruar janė ata qė kanė pėr themel Dekalogun (urdhėra tė cilat gjenden edhe nė Bibėl edhe nė Kur'an - I.B.), ose ndonjė kanun qė zė vendin e Dekalogut: popuj tė egėr janė ata qė s'njohin asnjė rregull tė kėtillė... Do tė ma presė njeri fjalėn dhe do tė mė thotė: pse nė Francė, nė Angli, nė Amerikė etj., qė janė pa dyshim vende tė qytetėruara, a nuk ka pėr ditė vrasje, vjedhje e njėqind tė liga tė tjera? - Pėrgjigjem: padyshim ka dhe do tė ketė kurdoherė, kėtė s'e mohon njeri. Po vėni re njė ndryshim me rėndėsi shumė tė madhe: nė vende tė shtruara e tė qytetėruara krimineli shikohet me sy tė keq, si njė gjė e fėlliqur dhe e poshtėr; secili i ndihmon policisė qė ta zėrė; edhe nė qoftė se shpėton keqbėrėsi nga tė mospaturit mjaft prova, dyshimi qė e rrethon arrin pėr ta ftohur e pėr ta larguar botėn. Po ėshtė njė vend nė faqe tė dheut ku katilin e kanė pėr njeri tė nderuar; hapen qė t'i bėjnė udhė kur ik, e fshehin nga i vet-thėni gjyq, nėse i teket ndonjė tė vetė-thėni polic sikur e kėrkon; edhe nė daltė ndonjė i 'mendur pėr tė marrė anėn e kanunit/ligjit, e shajnė dhe e fėlliqin me njė zell tė ēuditshėm. Dhe prandaj ai vend ka fituar njė famė shumė tė shėmtuar nė botė: kur i dėgjohet emri nė njė sallon a mbi udhė, njerėzve u ngjethet mishi dhe u vjen neveri; nė qendrat e diturisė e shikojnė si njė shpellė kafshėsh tė egra ku s'ėshtė dukur kurrė ndonjė shenjė njerėzie; nė qarqet politike e diplomatike thonė se ėshtė pėr tė qeshur tė lihet i lirė njė popull i cili s'ka ditur qe mė tepėr se dy mijė vjet vetėm se tė derdhė gjak dhe s'njeh tjetėr zanat veē vrasjes. Tė tilla fjalė janė thėnė mijėra vjet me gojė dhe me pendė... Pėr cilin vend dhe pėr cilin popull flas do ta kuptoni menjėherė kur t'ju them qė nuk ndodhet nė mes tė Afrikės, po nė Evropė... Kur m'u poq mendja mė tepėr, qė pesėmbėdhjetė vjet e tėhu, kuptova se problemi i Shqipėrisė mė tepėr se kombėtar ishte njė problem moral. Me fjalė tė tjera, kuptova se ky popull qė tė shpėtojė ka nevojė, mė parė se ēdo gjė tjetėr, t'i stėrvitet e t'i lartėsohet karakteri e t'i spastrohet zemra..."

Natyrisht, kjo ishte njėra ndėr temat pėr tė cilat diskutuam me shokėt nė makinė, ashtu si edhe pėr shumė dukuri tė ngjashme qė ndodhin rreth nesh, siē janė kufijtė e sotėm dhe absurdi i tyre: ja, para disa vitesh u vendos kufiri nė Bllacė, i cili nuk ekzistonte mė parė, ndėrsa ne megjithatė nuk guxojmė tė kalojmė nėpėr atė pikė kufitare nė rrugėn tonė pėr nė Novi Pazar, edhe pse ai ėshtė drejtimi mė normal, mė racional, mė i shkurtė, mė ekonomik dhe mė praktik, apo mė ekologjik, gjegjėsisht drejtim nėpėr tė cilin mė sė paku ndotet ambienti. Mirėpo rregullat e shtetit tė Serbisė nuk e lejojnė kėtė, kėshtu qė ishim tė detyruar t'i "bindemi" kėsaj dhe tė nisemi rrugės mė tė gjatė dhe kufirin maqedono-serb ta kalojmė afėr Preshevės. Nė kufi nuk pritėm shumė pėr kalim nga njėri shtet nė tjetrin, kėshtu qė me hyrjen nė Serbi i dorėzuam pasaportat pėr vulėn hyrėse (sepse siē thashė, pa tė nuk ėshtė e mundur hyrja nė territorin e Serbisė tek kalimi kufitar Ribariqi. T'ua them tė drejtėn, nė atė ēast mė kaploi njėfarė "melankolie" pėr kohėrat kur nuk ekzistonin kufij pėr kėto destinacione.

Paradoksi tjetėr nė tė cilin hasėm ishte kalimi nga Serbia nė Kosovė, tė cilin as qė e kuptuam se ēfarė ishte, sepse nė pasaportat nuk na vunė gjė, as nga njėra e as nga ana tjetėr. Nė tė vėrtetė, nuk e kishim tė qartė se si Serbia nuk e njeh Kosovėn e as si Kosova nuk e njeh Serbinė?!? Kėshtu hymė nė Republikėn e Kosovės. Ēdo pikėkalim (kufitar) ishte jashtė ēdo standardi: papastėrti, ērregullim - mjerim i gjallė qė nuk mund tė krahasohet me asnjė shtet fqinj, lėre mė me ndonjė perėndimor.

Ēdokush qė kalon kėsaj udhe fiton pėrshtypjen se aty nuk ekziston kurrfarė plani urbanistik pėr rregullimin hapėsinor, i cili do t'i ngjante ndonjė qyteti, vendi, shteti modern: aty-kėtu ndonjė godinė e mjerė pėr tė cilėn ėshtė shpenzuar shumė, por qė koha do tė tregojė se nuk do tė mund tė mbijetojnė. Por edhe nėse mbijetojnė vetėm se do ta ngulfasin njeriun e rėndomtė tė Kosovės. E mos tė flas se toka pjellore pothuajse ishte zhdukur nga ndėrtimet me apo pa leje. Kjo vetėm dėshmon se atje nuk ekziston diēka shumė e rėndėsishme: pėrgjegjėsi kulturore e politike/shtetėrore.

Rrėfim nė vete ishte kalimi nėpėr Graēanicė, enklavėn e njohur serbe tė garantuar dhe tė mbrojtur nga ana e forcave ndėrkombėtare. Aty mund tė shihet se serbi ėshtė mė i mbrojturi mbi faqen e dheut, sepse as nė Beograd ai nuk ėshtė aq i mbrojtur me tė gjitha ato tė drejta. E mos tė flas pėr Manastirin e Graēanicės, i ndėrtuar, i rindėrtuar dhe i rrethuar si monument kulturor, historik e religjioz nė stilin e monumenteve tė tilla tė rangut botėror. E pyeta veten ku janė xhamitė e vjetra nė Prishtinė, nė Prizren dhe gjetiu tė cilat ngulfaten nga hapėsira e vogėl rreth tyre. Kur jam tek xhamitė tė pėrmend edhe atė se rreth rrugės vėrejta disa sosh tė ndėrtuara jashtė ēdo standardi tradicional dhe historik.

Fatkeqėsisht koha ishte me shi, si zakonisht pėr kėtė periudhė tė vitit, dhe rrugės nuk mund tė shihej gjė pos baltės dhe papastėrtisė, ndėrsa gjendja e rrugėve ishte jashtė ēdo standardi, tė ngushta dhe tė dėmtuara. Mė e keqja ishte se edhe ato rrugė qė ishin nė ndėrtim e sipėr, dukeshin sikur nuk janė sipas standardeve, pa trotuare dhe mbikalime pėr kėmbėsorėt. Nėse mė pyetni se si gjendeshim pėr ta gjetur drejtimin nga duhej tė lėviznim, mė besoni se po tė mos ishim ndalur disa herė tė pyetnim, vėshtirė se do tė mbėrrinim aty ku ishim nisur. Ky ishte rasti sidomos gjatė kthimit nga Prishtina pėr nė Ferizaj, nė mbrėmje kur zakonisht atje ka mungesė tė energjisė elektrike/dritės.

Kjo situatė me rrugėt nuk do tė duhej tė ndodhte tek ne, duke pasur parasysh se gjithmonė jemi pėrpjekur dhe akoma pėrpiqemi tė jetojmė dhe mbijetojmė nga sistemet e egra dhe traditat e tmerrshme, jashtė ēdo racionaliteti dhe kulture religjioze. Sikur mos ta dinim fare se si duken rrugėt nė botė, sepse gati nuk ekziston asnjė familje nė Kosovė e cila nuk ka ndonjė anėtar tė vetin nė mėrgim. Nėse do ta kishim tė vėshtirė qė nė mėnyrė teorike ta paramendonim, atėherė nuk mund tė arsyetohemi se nė praktikė nuk e kemi parė se si duket rrjeti i rrugėve nė botė. Asaj qė e pashė nė Kosovė do t'ia ndėrlidh edhe atė qė pashė nė Novi Pazar, sidomos sa i pėrket arkitekturės, gjė qė nuk mė la pėrshtypje tė mirė pėr shkak tė arsyeve tė lartpėrmendura. Pikėrisht pėr shkak tė kėsaj mund tė them se atje nuk kishte "ndėrtim", por vetėm tollovi urbanistike.

Pas disa orėsh udhėtimi tė lodhshėm dhe nga frika se mos vallė tejkalojmė shpejtėsinė e lėvizjes dhe tė dėnohemi nga policia rrugore pėr t'u kthyer nė ndonjė qytet pėr ta paguar gjobėn, por nė rend tė parė pėr shkak tė gjendjes sė rrugėve qė na detyronte mos tė shpejtojmė fare, e kaluam Mitrovicėn dhe arritėm nė njė kufi pa kufi. Aty, besoni apo jo, nuk pamė asnjė veturė me targa, por tė gjitha lėviznin pa kurrfarė problemi/frike (siē do tė ishte nė ēdo vend normal tė botės). Sallamadi e gjallė. Meqė kishte vite qė nuk kishim udhėtuar nė kėtė drejtim nuk ishim tė sigurt se a jemi akoma nė Kosovė apo nė Serbi. Aty valėvitej vetėm flamuri serb dhe s'kishte asnjė shenjė tjetėr qė do tė tregonte vendndodhjen. Po ashtu paksa u habitėm se aty kishte drita nėpėr shtėpitė, qė nuk ishte rasti me Mitrovicėn. Mirėpo, hamendja na u hoq shumė shpejt kur vėrejtėm njė tabelė tė vogėl nė mes tė rrugės ku shkruante STOP-DOGANA/CUSTOMS?!? O tempora o mores! Skaj rrugės ishte parkuar njė makinė policie ndėrsa polici (lexo: doganieri) qė na ndaloi ishte shqiptar me uniformat e policisė sė Kosovės. Mė falni se nuk e di a ishte uniformė e EULEX apo UNMIK. Pas "kontrollit" doganor vazhduam nja 50 metra dhe sėrish njė makinė policore skaj rrugės dhe sėrish njė polic qė na ndaloi. Kėsaj radhe ishte serb me tė njėjtėn uniformė qė mbante ai para tij. Epo menduam se tash mė kemi hyrė nė Serbi. Por jo, pas nja 20-30 km ja sėrish njė post-bllok, kėsaj here mė i fortifikuar dhe me disa kiosqe pėr policė/doganierė. Kėsaj radhe u bindėm se erdhėm nė kufirin akoma tė papėrcaktuar Kosovė/Serbi.

Para nesh ishte njė veturė e cila u fut dhe sapo kaloi kontrollin ne u nisėm pėr nė pikėn kufitare. Kur arritėm u ballafaquam me policin "shumė tė kulturuar" serb nga Kosova, i cili na bėri njė vėrejtje pse erdhėm menjėherė sa iku makina tjetėr dhe nuk u ndalėm tė presim "ftesė" nga ai. Menjėherė pasi na i mori pasaportat tha se gjoba pėr kėtė "kundėrvajtje" ėshtė 35 EURO, se do tė na konfiskohet patenta dhe se duhet tė kthehemi nė Mitrovicė pėr ta paguar gjobėn nė postė dhe tė vijmė prapė e ta marrim patentėn. U shtangėm pėr arsye se ishte koha e akshamit dhe i thamė se nuk bėmė asnjė kundėrvajtje sepse ishte hera e parė qė kalonim kėndej dhe nuk shpejtuam fare. Ora ishte 16.30 minuta. Shumė shpejt e kuptuam se nė fakt bėhej fjalė pėr 5 EURO, pėr tė cilat na u tha se duhej t'i futnim nė pasaportė dhe t'ia dorėzonim policit qė tė na "bėhet" shėrbim e mos tė ketė nevojė pėr gjithė ato peripeci qė na u thanė nė fillim. Kėshtu zyrtarisht duhet tė pranoj se policit kosovar i dhamė ryshfet 5 EURO. Hmmm.

Sidoqoftė, kaluam edhe kėtė pikė kufitare dhe pas kalimit tė kufirit nė Preshevė nė ora 11.00 tė mėngjesit, tani nė 16.30 arritėm nė kufirin e Serbisė nė Ribariqi. Menduam se ky ishte fundi i lodhjes, por nuk ishte kėshtu. Pas dorėzimit tė pasaportave pėr kontroll policor e pamė se edhe kėtu diēka nuk ishte nė rregull. Shoku qė doli me pasaportat filloi t'i shfletojė ato dhe kjo mė bėri paksa nervoz. Dolėm edhe ne tė pyesim se ē'ėshtė problemi. Policėt na pyetėn se nė cilin kalim kufitar jemi futur nė Serbi. I thamė nė Preshevė. Pastaj vijoi pyetja: kur? Natyrisht i thamė sot, datė 18.12.2008. Por ja qė "nuk" kishim tė drejtė: nė tė tre pasaportat tona polici serb nė Preshevė kishte vulosur datėn 18.X.2008 dhe dilte se ne ishim futur dy muaj mė parė!?! Qė ironia tė jetė mė e madhe nė tė njėjtėn faqe qėndronte data e daljes sonė nga Maqedonia nė tė njėjtin kalim kufitar: 18.12.2008, datė e cila qėndronte edhe nė kartonin e gjelbėr tė sigurimit tė cilin e nxorėm nė kufirin e Maqedonisė. Por, pėrgjigjja e tyre ishte se ata nuk guxojnė tė na lejojnė tė hyjmė nė Serbi se pėrndryshe mund tė pėrjashtohen nga puna. Kėtu e kam tė domosdoshme ta cek edhe kėshillėn shumė "tė mirė" nga polici serb i cili tha se po tė ishte ai nė vendin tonė do tė ankohej. Pėrgjigjja ime ishte se unė nuk jam arkivi i ankimit, por se vetėm i lutem Zotit qė njė popull tė tillė ta poshtėrojė ashtu siē janė duke na poshtėruar dhe keqtrajtuar ata neve tė pafajshmėve.

Ē'na mbetej tjetėr pos tė kthehemi akoma pa arritur nė destinacionin e paraparė. I kaluam sėrish tė gjithė ata kufij/dogana qė i pėrshkruam mė lart dhe arritėm afėr Mitrovicės. Nė ndėrkohė iu paraqita mikut tim, Muftiut tė Sanxhakut tek i cili isha nisur, dhe i shpjegova se ē'na ndodhi. Si duket atij menjėherė iu bė e qartė se pėr ēfarė bėhet fjalė, gjegjėsisht pėr gabimin e "paqėllimtė", por mė luti qė tė ndalonim aty ku ishim dhe t'i jap pak kohė tė shohė se a mund tė bėjė diēka. Pas vetėm disa minutash u lajmėrua dhe tha se ēdo gjė ėshtė nė rregull dhe tė kthehemi nė kufi, sepse kishte kontaktuar pėrgjegjėsin nė stacionin policor tė Novi Pazarit dhe se ai i kishte lajmėruar policėt nė kufi pėr gabimin e bėrė. Kėshtu, aventura jonė vazhdoi duke u kthyer pėr tė dytėn herė nėpėr tė gjithė kufijtė/doganat, por kėsaj here nuk na ndalonin ngaqė tashmė ishim "njoftuar" me tė gjithė dhe si duket kjo nuk ishte diēka e jashtėzakonshme pėr ta. Sėrish arritėm nė pikėkalimin kufitar Ribariqi ku tashmė ēdo gjė ishte nė rregull. Kėshtu, pas njė aventure pothuajse tetorėshe arritėm nė Novi Pazar.

Qė fotografia nė kufirin Kosovė-Serbi tė jetė e plotė kujdeseshin ushtarėt ndėrkombėtarė, tė cilėt ndodheshin mes dy vijave kufitare dhe tė cilėt vazhdimisht buzėqeshnin. T'ua them tė drejtėn ishte kėnaqėsi tė shohėsh ushtarė duke qeshur, por e qeshura si duket ishte i vetmi obligim i tyre aty.

E gjithė kjo m'i kujtoi kohėrat e kaluara dhe problemet e mėdha, tė gjithė ato mitingje katastrofale pėrplot urrejtje dhe shkatėrrim, tė cilat u dėshmuan si tė tilla nga ana e Serbisė nė shumė raste. Faktikisht nuk kam mundėsi tė them se "rastėsisht" teksti i cituar nga Faik Konica nė tė cilin ai e pėrshkruan anėn e zymtė tė njė populli (nė kėtė rast flet pėr popullin e vet), ėshtė aq i qėlluar edhe nė kėtė kohė edhe pėr Serbinė e sotme, e cila ishte pjesėmarrėse aktive e shkatėrrimit tė njė sistemi nga i cili pikėrisht ajo kishte pėrfituar mė sė shumti, i masakrave dhe luftėrave ndėretnike me shumė popuj tė konfesioneve tė tjera. Natyrisht kėtu nuk guxojmė ta harrojmė luftėn nė Kroaci, nė Bosnje, gjenocidin nė Srebrenicė dhe masakrat nė Kosovė nė faza tė ndryshme dhe rolin e saj tė strehimtarit tė planifikuesve, aktorėve dhe ekzekutorėve kryesorė tė krimeve makabre nė kėto troje.

Por kjo "politikė" dhe "kulturė" e Serbisė si duket nuk ka fund nė destruktivitetin e saj dhe unė habitem se si politika evropiane tregon letargji ndaj saj, me ēka i mundėson tė shkojė mė tutje. Kjo ishte edhe temė diskutimi me nikoqirėt e mi nė Novi Pazar ku ekziston njė situatė tipike pėr kėtė regjim, gjegjėsisht rasti i instalimit nė Sanxhak tė njėfarė Reisi tė Rijasetit tė Serbisė nga ana e pushtetit tė Beogradit, pėrkundėr mospajtimit tė hapur jo vetėm nga strukturat ekzistuese tė Meshihatit tė Sanxhakut, por edhe nga pjesa dėrrmuese e besimtarėve muslimanė tė atyre trevave. Me kėtė vetėm dėshmohet se disa shėrbėtorė, tė a.q. "hoxhallarė" akoma vazhdojnė tė jenė gjallė, pėrkundėr mungesės sė pėrgjegjėsisė njerėzore, kulturore e fetare. Por, shyqyr Zotit, ky "hoxhė", apo i a.q. "reis" i emėruar nga pushteti i Beogradit (lexo: nga ana e SANU/ASSHA), nė Novi Pazar ishte thuajse joekzistues, i vdekur. E vetmja gjė qė tregonte "ekzistimin" e tij ishte zyra e tij me mbishkrimin. Ky ėshtė njė problem i cili me vite ėshtė pėrsėritur dhe vazhdon tė pėrsėritet nė kėto troje. Nuk e di se a thua ne qenkemi aq tė verbėr, nė rend tė parė si njerėz, e lėre mė si besimtarė, e nuk mėsojmė nga e kaluara se njė gjest i tillė ėshtė shumė pėrēmues pėr kulturėn e njė populli, e mos tė flas pėr njė politikė serioze shtetėrore. Pastaj, si mundet ky "hoxhė" i emėruar nga Beogradi t'ia lejojė vetes njė gjė tė tillė, duke i pasur parasysh tė gjitha ato stėrvuajtje nėpėr tė cilat ka kaluar populli boshnjak, e qė nė rend tė parė ta poshtėrojė veten e pastaj edhe tėrė popullin e vet, nėse ka sado pak ndėrgjegje. Pėr fat tė keq ne pėr kėtė fenomen vetėm flasim, por del se nė tė vėrtetė ai "nuk:" ekziston. Konkretisht mendoj pėr ata "hoxhallarė", tė cilėt u shėrbejnė shėrbimeve tė ndryshme sekrete, por assesi fesė. Raste tė ngjashme kemi pasur, por besa akoma kemi edhe nė Maqedoni, ku politika/policia vendos(te) pėr emėrimin/shkarkimin e disa "reisėve" brenda disa muajsh. Bashkėsia islame vazhdon tė jetė nėn kėtė hije tė rėndė.

Tė nesėrmen lexova editorialin shumė domethėnės nė revistėn e Meshihatit "Glas Islama/ Zėri i Islamit", i cili fliste pėr gjenezėn e shumė problemeve, pėr tė cilat fatkeqėsisht heshtet dhe fshihen, por qė njėkohėsisht janė tė papranueshme pėr politikėn fetare tė Evropės, gjegjėsisht bekimi i tė gjitha tė ligave nga ana e Kishės Ortodokse Serbe. Ky artikull mė zgjoi kėrshėrinė dhe prandaj kėtu do tė shkoqis njė pjesė nga ai:

"Kuvendi i pleqve, i njohur si Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU), ėshtė truri i Serbisė bashkėkohore. Trusti i trurėve tė penės, dijes dhe dhuntisė artistike, mes tė cilėve fjalėn kryesore e kanė ata tė cilėt qė moti i ka zėnė skleroza. Rrobaqepėsit e realitetit politik serb. Etėrit e luftėrave. Frymėzuesit e pastrimeve etnike dhe krimeve tė shumta. Ėndėrrimtarėt pėr Serbinė e Madhe me penat mizore nė dorė... Kisha Ortodokse Serbe (SPC) ėshtė ati i paprekshėm shpirtėror i Serbisė. Sipas pėrkufizimit, kishė e krishterė me titull ortodoks dhe tekst tė shprehur shėnsavist, nė tė cilin ka ngelur pak nga ortodoksia, e pothuajse aspak nga krishterimi. Institucioni mė me ndikim nė Serbi edhe sipas hulumtimeve zyrtare tė opinionit publik. SPS rolin e strumbullarit tė identiteti serb e meritoi qė nė kohėn e sundimit osman, si njė institucion qė mblidhte rreth vetes popullatėn serbe. Mungesa e institucioneve tė tjera nacionale serbe e solli kishėn deri nė pozitėn qė ta luajė edhe rolin e pėrbotshėm, pėr ēka nuk ka mbėshtetje nė mėsimin e krishterė dhe ortodoks. Prandaj ideologjia shėnsaviane ishte rrugėdalja e vetme.

Arsyeja e dytė pėr orientimin e keq tė kishės nė jetėn e pėrbotshme ėshtė rregulla kanonike qė funksionet mė tė larta kishtare (patriark dhe peshkop) mund t'i zėnė vetėm murgjėt. Tė paktė janė ata tė cilėt pjesėn mė tė madhe tė formimit tė tyre shpirtėror dhe mendor e kalojnė nė manastir e qė mund tė merren me sukses me sfidat e jetės publike. Qėndrimi shumėvjeēar brenda mureve tė manastirit nė ambientin pyjor me siguri mund tė zgjojė sensibilitete tė shumta, por edhe tė sjellė deri tek humbja e ndjenjės pėr nevojat dhe problemet e njerėzve tė rėndomtė. Parimi i celibatit (privimi nga martesa dhe familja) gjithashtu e zvogėlon ndjenjėn pėr vlerat e fėmijėve dhe familjes. Prandaj ėshtė shumė e rrezikshme kur njerėz me veēori tė tilla arrijnė nė pozitė tė sjellin vendime tė rėndėsishme tė pėrbotshme. Historia ėshtė pėrplot gjenocide me bekimin kishtar, qė nga hetimi i turkoshakėve e deri te Srebrenica..."

Kur e lexova tekstin menjėherė m'u kujtua deklarata e njėrit nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Kishės Ortodokse Serbe, mitropolitit Amfilohije Radoviq, i cili pėr agjencionin Reuters tani sė voni kishte "profetizuar" edhe njė luftė, apo edhe njė gjenocid, qė si duket ėshtė i vetmi ushqim "shpirtėror" i kėtij populli, ndėrsa si arsye kryesore pėr kėtė ai cek kushtet me tė cilat ballafaqohet popullata serbe nė Kosovė. "Me njė padrejtėsi tė tillė nuk mund tė ketė paqe. Kjo do tė jetė rrėnja e konfliktit tė ardhshėm. Do tė ketė njė periudhė paqeje, por kjo do tė shėrbejė si kohė pėr t'u pėrgatitur pėr konfliktin e ri", ka pohuar Radoviē. Ai ka theksuar se e dėshiron paqen, por ka shtuar se tė gjithė duhet tė shikojnė realitetin. Fjalė tė kėtilla nuk mund tė dalin nga goja e askujt tjetėr pos nga vetė Antikrishti, me ēka edhe fetarisht edhe institucionalisht vritet vetė krishterimi, sidomos kur para syve na paraqiten fotografitė e masakrave dhe krimeve tė kryera nė kėto hapėsira me bekimin e tillė.

Sidoqoftė, sa i pėrket qėndrimit nė Novi Pazar mė duhet tė cek se hasėm nė pritje tė ngrohtė dhe tė sinqertė, sė pari nga Rektori i Universitetit Internacional, dr. Mevlud Dudiq, i cili na njoftoi me punėn e Universitetit, me degėt e tij, pėr bashkėpunimin me shumė universitete etj. Ishte interesante tė dėgjoj se diplomat e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, sidomos pėr studentėt e diplomuar nga Presheva, Medvegja e Bujanovci, nostrifikoheshin nga ky universitet, natyrisht nė pajtim me procedurėn e rregullt tė nostrifikimit. Biseduam edhe pėr problemet e asaj qė sot ėshtė duke pėrjetuar kultura si nė vend ashtu edhe jashtė, siē ėshtė problemi i "diplomamanisė". Universiteti Internacional ėshtė universiteti i parė qė ishte hapur nė Sanxhak, dhe atė me iniciativėn e z. Muamer Zukorliqit, dr. Mevlud Dudiqit dhe tė disa intelektualėve tė tjerė, faktikisht me dėshirėn e vet sanxhaklinjve. Dhe, natyrisht, vijoi reagimi i pushtetit qendror tė Beogradit i cili vendosi qė nė Novi Pazar tė hapet universitet shtetėror!?! Por, mė pėlqeu mendimi i Rektorit i cili tha se kėtė hap e konsideronte vetėm si konkurrencė tė cilės aspak nuk i frikėsoheshin, ndėrsa meritat edhe pėr kėtė u takonin vendasve, sepse vetė hapja e Universitetit Ndėrkombėtar kishte qenė shkas pėr hapjen edhe tė atij shtetėror.

Pas kėsaj vizituam edhe Fakultetin e Studimeve Islame, i cili gjendej mu nė mes tė qytetit, nė njė godinė e cila me kohė paskėsh qenė institucion islam. Sa mirė ishte tė shihet se si Meshihati i Novi Pazarit me nė krye Muftiun kryesor kishin vendosur qė ta ruajnė kėtė godinė nga shkatėrrimi dhe t'ia kthejnė burimit tė vet. Faktikisht tani ai ishte si vetė burimi, sepse shkėlqente nga pastėrtia, fondi i librave nė librarinė e tij ishte shumė i pasur, ndėrsa gjithandej mbisundonte fryma e kulturės fetare. Aty u pritėm edhe nga Dekani i kėtij fakulteti, i riu dr. hfz. Pramenkoviq, cili na informoi pėr veprimtarinė dhe degėt e fakultetit. Nė tė ligjėronin ligjėrues nga treva tė ndryshme, mes tė cilėve edhe shoku ynė dr. Metin Izeti nga Tetova.

Takimin e fundit e kishim me Kryetarin e Bashkėsisė Islame, Muftiun Muamer ef. Zukorliqin, tė cilit shfrytėzoj rastin t'i falėnderohem jo vetėm pėr pritjen por edhe pėr intervenimin qė e bėri tė mundshme vizitėn tonė nė Novi Pazar. Me tė diskutuam pėr ēėshtje tė cilat na brengosin tė gjithėve, si kultura religjioze, pėrgjegjėsia fetare institucionale nė vend dhe jashtė, si dhe pėr nivelin fatkeqėsisht tė ulėt tė bashkėpunimit me institucionet simotra nė Ballkan, qė ėshtė njė dukuri e pashpjegueshme e cila na prek tė gjithėve. Kjo sigurisht nuk vlen pėr Rijasetin e Bashkėsisė Fetare Islame nė BH, qė ėshtė edhe qendėr shpirtėrore pėr muslimanėt e Sanxhakut. Me tė vėrtetė, ėshtė pėr t'u habitur se si nė kėtė kohė ne "nuk" kemi mundėsi tė komunikojmė nė mėnyrė tė gjallė, sepse vetė mbijetesa jonė na thėrret jo vetėm tė bashkėpunojmė, por edhe tė frymojmė bashkėrisht. Ne nuk guxojmė ta harrojmė kohėn e vėshtirė tė fundit tė mijėvjeēarit tė kaluar dhe fillimit tė kėtij mijėvjeēari, kohėra kėto shumė tė errėta dhe tė vėshtira pėr muslimanėt, e nga ana tjetėr kėrkesat dhe pritjet e besimtarėve muslimanė dita-ditės sa vijnė e shtohen dhe tė cilat presin pėrgjigje. E mos tė flasim pėr zhvillimin dhe rindėrtimin e njė Evrope tė re, e cila i jep rėndėsi tė veēantė fesė dhe lirive fetare. Ndėrsa ne nuk jemi nė gjendje tė gjejmė gjuhė tė pėrbashkėt me bashkėbesimtarėt qė na rrethojnė. Personalisht mė gėzoi fakti qė mendimin e njėjtė e ndante edhe vetė Muftiu.

Nė fund mė duhet tė them se Novi Pazari, gjegjėsisht edhe Sanxhaku, me institucionet fetare me tė cilat disponon, siē janė foshnjoret, medreseja e femrave dhe e meshkujve, Fakulteti pėr Studime Islame, si dhe Universiteti Internacional, i cili nė tė vėrtetė ėshtė pronė e Meshihatit, pa e harruar kėtu edhe shtėpinė botuese dhe qendrėn informative, tregojnė nė njė seriozitet dhe pėrgjegjėsi tė lartė ndaj popullit dhe vetė shtetit, sepse nė rend tė parė ėshtė punuar nė edukimin dhe arsimimin e popullatės. Ndėrsa kėsaj duhet shtuar edhe transparenca e lartė qė mbizotėronte nė tė gjitha institucionet qė i vizituam.

Shfrytėzoj rastin qė pėrmes kėtij shkrimi t'i falėnderohem Muftiut, Muamer ef. Zukorliqit dhe mbarė personelit tė Meshihatit dhe institucioneve tė saja, duke u dėshiruar shumė sukses nė punėn e tyre fisnike, ndėrsa lirisht mund tė them se pėr atė qė kanė realizuar deri mė tani mund t'ju lakmojnė edhe shoqėri dhe vende mė tė zhvilluara dhe me popullatė mė tė madhe. E sa pėr planet dhe dėshirat e tyre pėr tė ardhmen vetėm mund t'i lutem Allahut xh.sh. qė t'u ndihmojė dhe t'i mbrojė nga zullumi i zullumqarėve tė brendshėm dhe tė jashtėm.

12.01.2009


shko lart


Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 08 Sep 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore