Menyja kryesore
Dr. Ali Iljazi
AGJĖRUESIT - NJERĖZ ME KULTURĖ TĖ LARTĖ CIVILIZUESE
Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:
"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm." (El - Bekare, 183)
E keni parė bimėn e gjelbėr, e cila me gjelbėrimin e saj konkurron me kaltėrsinė e qiellit? Ajo do tė ngulfatet dhe venitet nėse mbetet nė pyll e rrethuar me barė parazit. Kėshtu ndodh edhe me ibadetin! Ai ėshtė njė relaks shpirtėror i cili rifreskon zemrėn, duke e ngritur besimtarin nė sferat e larta shpirtėrore.
Andaj, me ardhjen e muajit tė bekuar Ramazan, duhet pėrgatitur shpirtrat tanė pėr pritjen mė tė bukur. Sepse, kur vjen ky mysafir i dashur, fillimin e ka mėshirė, mesin - falje dhe fundin shpėtim nga zjarri.
Oferta ėshtė e pasur, andaj vlen pėr tė garuar. Myslimani ėshtė i thirrur qė tė agjėrojė me krenari, pėrkushtim, ngase duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Allahut tė madhėrishėm ai tregon njė kulturė tė lartė civilizuese, nga e kryen kėtė obligim pa u hamendur.
U gėzohem njerėzve qė mbajnė distancė nė mes mendjes dhe stomakut tė tyre, dhe ecin nė mesin e njerėzve tė drejtė dhe krenarė.
PĖRGATITJA PĖR AGJĖRIM
Ėshtė mėshirė e madhe nga Allahu i madhėrishėm i Cili duke na obliguar agjėrimin, na ndihmon tė agjėrojmė:
1. Ai na thėrret me emrin e Tij.
2. Pastaj agjėrimi zgjat nė ditė tė caktuara.
3. Allahu i madhėrishėm i prangon shejtanėt. Andaj edhe ne t'i prangojmė nė brendinė tonė, shejtanėt e zilisė, zemėrimit dhe kryelartėsisė.
4. Pėrgatitja duhet tė fillojė para muajit shabanit.
Kur'ani u shpall nė ramazan:
"Muaji i Ramazanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėzit dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i sė vėrtetės nga gėnjeshtra). . . " (El - Bekare, 185)
Nga falėnderimi pėr kėtė begati madhėshtore ne agjėrojmė, nė mėnyrė qė agjėrimi tė jetė rrugė kah arritja e devotshmėrisė. Me devotshmėri myslimani arrin kulturė tė lartė civilizuese shpirtėrore. Vėrtetė, zemra e besimtarit tė devotshėm (mutteki) ėshtė e pasqyrė e lustruar. Shejtani nuk mund t'i afrohet nė asnjė anė, e qė ata mos ta shohin! Nė tė njėjtėn kohė, mėkatarėt kanė zemra tė errėsuara, shejtanėt i sulmojnė, dhe ata nuk i vėrejnė fare.
D.m.th. agjėruesit e devotshėm janė tė udhėzuar me dritėn e Kur'anit. Ata janė tė shpėtuar. Ata kanė pasur dobi nga udhėzimi kur'anor. Ata nuk janė si tė tjerėt, ngase janė civilizuar!
Pėrse?
Ngase besimtari i devotshėm beson nė Kur'an, por edhe nė gajb (tė padukshmen).
D.m.th. ai nuk ndalet nė botėn e shqisave, nė atė qė kjo botė pėrfundon nė kufijtė vizual tė tij. Kėshtu ndodh te kafshėt. Kėshtu ndodh te materialistėt! Mirėpo, tė devotshmit e kalojnė rrugėn e shqisave dhe tė imagjinatės duke hapėruar kah gajbi nė tė cilin besojnė. Me kėtė besim tė sinqertė i paraprijnė varganit njerėzor. Nga bota materiale ne kemi njohur 3% tė gjėrave, dhe mbetet 97% qė nuk e kemi njohur. E ēfarė ėshtė atėherė me gajbin? Muttekitė janė zemėrgjerė dhe largpamės dhe mu pėr kėtė bindja e tyre ėshtė e thellė ngase besojnė nė tė padukshmen.
Disa njerėz nuk besojnė nė gajb, gjegjėsisht nė atė qė nuk shohin me sytė e tyre. Pėr kėtė ata gjykimin e njerėzve e sjellin vetėm nė bazė tė asaj qė shohin! Thellėsitė e qenies njerėzore janė si deti pėrplot fshehtėsi.
Por mendja ėshtė e verbėr edhe pse sytė shohin! Dallimi ėshtė i madh nė mes shikimit tė materialistit dhe shikimit tė muttekisė.
Ja njė shembull nga Kur'ani fisnik:
"Ai (Karuni) doli para popullit tė vet me stolinė e vet, e ata qė kishin synim jetėn e kėsaj bote thanė: "Ah, tė kishim pasur edhe ne si i ėshtė dhėnė Karunit, vėrtet ai ėshtė fatbardhė!"
E ata qė ishin tė zotėt e diturisė thanė: "Tė mjerėt ju, shpėrblimi i All-llahut ėshtė shumė mė i mirė pėr atė qė besoi dhe bėri vepėr tė mirė, po atė nuk mund ta arrijė kush pėrveē tė durueshmėve!"
Po Ne atė dhe pallatin e tij i shafuam nė tokė dhe veē All-llahut nuk pati qė ta mbrojė, e as vetė nuk pati mundėsi tė mbrohet." (El - Kasas, 79 - 81)
Tė devotshmit janė ngjadhnjimtar tė vėrtetė!
Allahu i madhėrishėm thotė:
". . . tė durueshmėve u jepet shpėrblimi i tyre pa masė!" (Ez - Zumer, 10)
Si dhe verseti:
"E secilit sipas veprave qė bėn i takon shkalla, e shpėrblimit pėr veprat e tyre do t'u plotėsohet e nuk u bėhet padrejtė." (El - Ahkaf, 19)
Andaj, agjėruesit qė kanė arritur shkallėn e devotshmėrisė janė pėrparimtarė!
Pėrparimtarė me ibadetin e tyre. Ndėrsa materialistėt janė tė prapambetur me mėkate dhe idhujtari. Ky realitet ėhtė dėshmitar i prapambeturisė sė tyre. Ata janė pėrparimtarė, por prapa!
Andaj, tė pėrpiqemi qė agjėrimi jonė tė jetė kualitativ, dhe udhėrrėfyes kah devotshmėria, kultura dhe civilizimi shpirtėror!