Printo!
Kategoria: Sociologji e fesë
Lexuar: 614 herë

 

Dr. Ismail Raxhi el-Faruki

 

TEVHIDI DHE FAMILJA*

 

Të inspiruar nga doktrinat e tyre lidhur me origjinën e shoqërisë, komunistët qëllimisht planifikuan që familjen ta zëvendësonin me komunën. Komunistët, kushtet ideale të jetës njerëzore i pikturuan si të tilla ku njerëzit jetojnë nëpër fjetore/konvikte, hanë nëpër mensa dhe fëmijët e tyre i konsiderojnë si të shtetit. Edhe pse u krijuan shumë komuna, komunistët shpejt kuptuan se metoda kolektive e organizimit personal ishte e detyruar të dështonte dhe se forma tradicionale e familjes vazhdonte të funksiononte. Kjo dalje zot e shtetit për shumë disa detyra që zakonisht i ndërmarrin prindërit ndaj fëmijëve, pa kurrfarë dashurie dhe interesi për ta, vetëm sa e ka dobësuar lidhjen familjare. Sot, mezi gjen ndonjë bazë mbi të cilën anëtarët e familjes do të mund t’i ngrinin marrëdhëniet e tyre, përpos kujtesës për varshmërinë dhe shoqërimin gjatë fëmijërisë.

Në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut, vërshimi drejt qendrave urbane për të kërkuar punë, çdokënd e ka bërë anonim (të panjohur). Përzierja e gjinive, morali i shthurur, pavarësia ekonomike e femrave, damka e fortë e individualizmit dhe absolutizimi tradicional i natyrës nga brenda, të gjitha kanë kontribuar në drejtim të brejtjes së lidhjes familjare. Shthurja dhe përzierja e sekseve gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli (XX), shpreh gjendjen e trishtuar të punëve në të cilat është fundosur institucioni i familjes. Për momentin, tepër se gjysma e fëmijëve të lindur nëpër qytete të mëdha janë jashtëligjorë. Familja është shndërruar në kafshë, në kuptimin se ajo zgjat aq sa fëmijët fizikisht janë të pamundshëm dhe kanë nevojë të vazhdueshme për kujdesin e prindërve të tyre. Sapo të rriten, nevoja materiale zhduket kurse lidhja familjare shthuret. Për më keq, zënia e prindërve me punë jashtë shtëpisë, rraskapitja e tyre fizike si dhe presioni që kanë për të kërkuar kënaqësinë emocionale jashtë shtëpisë, e dobësojnë lidhjen familjare bile edhe atëherë kur fëmijët janë akoma në moshë të njomë. Familja, siç po merret vesh, praktikisht është shtrirë në shtratin e vdekjes.

 

Lexo artikullin e plotë në PDF.

 

* Ky artikull përbën kapitullin IX të librit Tevhidi: implikimet e tij për mendimin dhe jetën, të autorit Dr. Ismail Raxhi el-Faruki, Logos-A, Shkup 2006, f. 231-247.

Nga anglishtja: Mr. Rejhan Neziri