Printo!
Kategoria: Sociologji
Lexuar: 716 herë

 

 
Globalizimi si formë e re e hegjemonisë perëndimore

 
Larissa Bender dhe Mona Naggar

Profesori i filozofisë nga Egjipti, dr. Hasan Hanefi është një kundërshtar i vendosur i globalizimit. Në këtë ai sheh vetëm një formë të re të shtypjes e ndrydhjes nga ana e shteteve perëndimore.
 
Z. Prof. Hanefi, fillimisht ç’do të thotë globalizimi për ju? Me këtë term a nënkuptoni perëndimorizimin apo madje edhe amerikanizimin e botës?
 
Hasan Hanefi: Globalizimi është një prej formave të hegjemonisë perëndimore. Me fillimin e modernes, Perëndimi ka sfiduar mbarë botën, duke filluar me rënien e Granadës dhe me zbulimin e hemisferës perëndimore të rruzullit tokësor, pra të Amerikës, dhe me të ashtuquajturat zbulime gjeografike, pikërisht në stilin kinse bota nuk kishte ekzistuar më herët para se të vinte njeriu i bardhë. Më vonë flotat nga Gjenova i kapërcyen detet dhe erdhi deri te një tregti e shtuar dhe gjithnjë në rritje në shek. XVII.
 
Më pas vjen kolonizimi i Algjerisë në shek. XIX, fundi i perandorisë mongole nga ana e anglezëve në Indi si dhe zgjerimi i Evropës në tërë botën e vjetër. Brenda vetëm dy shekujve, pasi dështuan kryqëzatat në shek. XI dhe XII, Evropa e nënshtroi mbarë botën. Pra globalizimi është një prej formave të njohura të tendencave hegjemoniste të Perëndimit, edhe atë jo vetëm përmes ushtrisë e ekonomisë, porse edhe përmes tregut. Pas fundit të polarizimit në vitin 1991 dhe fundit të regjimit socialist, u paraqit kapitalizmi si fitimtar, e më pas erdhi deri te legjitimimi i sistemit kapitalist në masë botërore, i cili bazohej në njësimin e tregjeve, në rregullat e tregut, në profit e në konkurrencë, aq sa shtetet e G7-shes u bënë qendër e botës dhe mbarë bota, nga Afrika e Azia e deri në Amerikën Latine u shndërruan në tregje.
 

Lexoni intervistën e plotë në PDF.



Burimi: qantara.de
Nga gjermanishtja: Mr. Rejhan Neziri