Abbas Husein Ali

 

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT

 

Abstrakt: Ky punim merret me kritikën e modeleve psikologjike bashkëkohore të natyrës njerëzore dhe thekson kontributin e Ebu Hamid el-Gazaliut të të konceptuarit më të mirë të afinitetit njerëzor. Është dhënë një paraqitje e shkurtër e themeleve filozofike të tre shkollave kryesore psikologjike: psiko-analizës së Frojdit, bihejviorizmit të Skinerit dhe humanizmit të Rogersit dhe Maslovljevit. Në këtë qëllim janë shqyrtuar metaforat me të cilat ata kanë përshkruar natyrën e njeriut. Duke parë implikacionet e tyre praktike, veçanërisht për psikologjinë e personalitetit, punimi gjithashtu thekson mangësitë e këtyre modeleve. Pjesa e fundit potencon kontributin e Gazaliut në konceptin islam të natyrës njerëzore dhe personalitetit.

Përgjigjja në pyetjen se çfarë d.m.th. me qenë njeri, është në qendër të interesimit të psikologjisë bashkëkohore. Shumë gjëra varen nga mënyra se në çfarë forme përgjigjesh në këtë pyetje, ndërsa pyetjet e lidhura me studimin e personalitetit, rëndësisë së jetës dhe qëllimit të krijimit janë vetëm disa nga më të rëndësishmet në mesin e tyre. Literatura e psikologjisë bashkëkohore tregon se njeriu është mister i vetvetes dhe se çështja e natyrës së njeriut paraqet temë të errësuar për shumë shkencëtar.

Ky problem nuk është i tanishëm, por, vërtetë kjo çështje që janë marrë mendjet më të mëdha njerëzore. Në mesin e tyre ka qenë edhe Ebu Hamid el Gazaliu, shkrimet e shumta të të cilit rreth kësaj çështjeje meritojnë vëmendje më të madhe se sa janë dhënë deri më tani.

Qëllimi i këtij punimi nuk është të tregohet metodologjia e Gazaliut apo teoria e tij e njohjes, por vetëm mendimi i tij për natyrën e njeriut. Bile edhe kjo nuk është kaq e thjeshtë ashtu si duket, ndoshta. Gazaliu me këtë çështje merret në libra të ndryshëm dhe, si duket me shkaqe të ndryshme. Kjo përfshinë polemikat e tij si filozof, sufi, ripërtëritës, apo të dikujt, i cili ka kaluar nëpër faza të rëndësishme të zhvillimit shpirtëror.

Për nevojat e këtij studimi, paraqitja ynë do të koncentrohet në “Ihja`ulumid-dinin” e tij. Në këtë libër ai jep paraqitjen e përgjithshme të natyrës njerëzore, para se gjithash nga aspekti i fesë dhe moralit. Në të ai kalimthi shpjegon mendimet e tij për atë çfarë d.m.th. me qenë njeri.

 

Lexoni artikullin e plotë në PDF.

 

Përktheu dhe përshtati: Dr. Ali Iljazi