Dr. Musa Musai

 

Psikologjia e religjionit

 

Për të sqaruar lidhshmërinë mes fesë dhe psikologjisë, pikësëpari duhet bërë përkufizimin e fesë. Feja si term i ndërlikuar në gjuhën arabe emërtohet me termin “din” i cili sipas asaj që transmetohet në literaturën fetare mban kuptimet siç janë “traditë, doke, borxh, respekt, rrugë e cila mbahet dhe ndiqet, dënim, shpërblim, popull”. Në Kur’anin Famëlartë me termin “fe nënkuptohet jeta e cila kalon me rregullsi dhe plan jetësor siç është të përkulurit ndaj një autoriteti, përshtatja dhe respektimi i urdhrave dhe ndalesave të atij autoriteti; në qoftë se këtyre urdhrave dhe ndalesave u përmbahet ka shpërblim, e në të kundërtën, të besohet se do të ketë dënim”.

Në gjuhët e Perëndimit termi “fe” më së shumti njihet me emrin “religjion”. Në qoftë se e shikojmë nga aspekti etimologjik, do të vërejmë se termi fe është në lidhshmëri me termin e gjuhës latine “religio”. Ky term si i këtillë më së shumti përkufizohet si: fe, fetarësi, të lidhurit për Zotin me dashuri e respekt.

Vështirësitë që hasen në përkufizimin e fesë janë të natyrës siç është njohja e karakterit thelbësor, cilësitë e personit i cili i jep përkufizimin, botëkuptimet, profesioni në të cilin vepron, periudha në të cilën bëhet përkufizimi, gjendja sociale, politike, ekonomike, veçoritë kulturore dhe njohja e mënyrës se si bëhet përkufizimi i saj. Krahas të gjitha këtyre vështirësive, ne këtu do të japim disa nga ato përkufizime që i janë bërë fesë.

 

Lexo artikullin e plotë në PDF.