Dr. Musa Musai
PERCEPTIMET E IDENTITETIT SOCIAL DHE FETAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI DHE TURQI
Hyrje:
Ky punim është një rezyme e temës së magjistraturës të punuar në vitin 1998 në Universitetin e Marmarasë, Instituti i shkencave sociale, dega Psikologjia e religjionit. Temë e këtij studimi ka qenë hulumtimi dhe përshkrimi i perceptimeve (kognicioneve) të identitetit etnik dhe fetar të shqiptarëve në Maqedoni dhe Turqi.
Duke u nisur nga thënia e Sokratit “njihe vetveten!” si një ndër elementet më të rëndësishme të çështjes së identitetit, edhe ne jemi munduar që në këtë frymë t’i analizojmë perceptimet e shqiptarëve të cilët jetojnë në Maqedoni dhe në Turqi në lidhje me etnitetin dhe qëndrimet fetare të tyre. Punimi ynë temë studimi të vet ka “perceptimet në lidhje me identitetin social dhe fetar”. Mu për këtë në këtë studim janë shfrytëzuar metodat e psikologjisë sociale me anë të të cilave jemi munduar që t’i nxjerrim profilet e perceptimit të identitetit social dhe fetar të shqiptarëve të këtyre dy shteteve.
Kjo temë nga njëri aspekt hyn në lëmin e psikologjisë sociale ndërsa nga aspekti tjetër i përket dhe është në lidhshmëri të ngushtë me psikologjinë e fesë. Për arsye se mes temave me të cilat merret psikologjia e fesë në radhë të parë hyjnë edhe çështjet siç janë: kush është njeriu, ç’është besimi, qëndrimet, identiteti i tij, e në veçanti ndikimi i fesë në identitetin e tij ose në jetën shoqërore dhe niveli i këtij ndikimi fetar. Duke pasur parasysh se studimi ynë ka hulumtuar dhe shqyrtuar lidhshmërinë mes termave “identitet”dhe “fe”, aspekti i analizimit tonë është përqendruar në spektrin psiko-social dhe në atë fetar.
Një ndër arsyet të cilat na kanë nxitë në hulumtimin e këtyre çështjeve tek shqiptarët ka qenë mungesa e madhe e studimeve psiko-sociale me metoda shkencore në trevat tona, me përjashtim të studimeve në lëmi të historisë, siç janë punimet e Muhamet Pirakut, Ferit-Sevdije Shehut, Pajazit Nushit etj.
Lexo artikullin e plotë në PDF.