Varësia nga të qenët online
Në rrethanat profesionale dhe private, përdorimi i internetit deri në një farë mase është i vetëkuptueshëm. Pa dyshim është një medium i dobishëm dhe argëtues. Mirëpo gjithnjë e më qartë shihet se mund të zhvillohen edhe forma problematike po madje edhe vartëse të përdorimit të tij.
Interneti: Një lidhje e botës reale me atë virtuale
Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit (ICT) në 10 vitet e fundit anekënd botës ka ndryshuar në mënyrë themelore strukturën e komunikimit në shoqëri. Mediumet e reja për shumë të rinj dhe të rritur të moshës më të re (“generation-@“) janë bërë të pashmangshme. Zhvillimet tregojnë për një dinamikë të paparë më herët dhe duket se është vetëm fillimi i lidhjes së botës reale me atë virtuale.
Gjithnjë e më shumë vërehet se përdorimi i mediumeve të reja mund të shkaktojë edhe probleme. Para së gjithash disa oferta të internetit kanë një potencial të veçantë për t’i lidhur shumë fortë rreth vetes përdoruesit e tyre.
Në fushën psiko-sociale kjo sjellje problematike shfaqet në formën e një humbje kontrolli me efekte negative në marrëdhëniet sociale, në trajtimin e kohës së lirë si dhe në rezultatin e punës e të shkollimit. Kryesisht janë tri fusha që tregojnë një potencial vartësie:
- Online-Games (“lojërat online”, prej të cilave më të prekur janë të rinjtë e gjinisë mashkullore),
- Komunikimi online (për shembull Chati, prej të cilit më të prekur janë femrat),
- Konsumimi i faqeve seksuale e pornografike (shkalla e meshkujve të rinj shfaqet si më shumë e prekura nga këto).
Lexo artikullin e plotë në PDF.
Nga gjermanishtja:
Mr. Rejhan Neziri