Dr. Mehmet Emin Ay

 

Muhammedi a.s., burim i mëshirës dhe i dashurisë

 

Pejgamberët janë njerëz të zgjedhur të Zotit, të cilët ai i ka pajisur me cilësi të ndryshme. Ndërkaq Muhammedi a.s., si i fundit i pejgamberëve, zë një pozitë më të veçantë. Me të është plotësuar zinxhiri i pejgamberisë, është kurorëzuar kjo detyrë e shenjtë.

Përveç asaj që Muhammedi a.s. është “mëshirë për të gjitha botët”, me emërtimin e tij me emra të bukur të All-llahu Fisnik, ai zë një pozitë të veçantë ndër pejgamberët tjerë. Zoti i Madhërishëm asnjë njeri apo pejgamber më parë nuk e ka cilësuar me emrat e tij “er-Rauf” (shumë i dhimbshëm) dhe “er-Rahim” (shumë i mëshirshëm), ndërkaq këtë e ka bërë me Muhammedin a.s. kur i thekson veçoritë e këtij pejgamberi të fundit:

“Vërtet që ju ka ardhur juve një i dërguar nga mesi juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja. (Është) i brengosur për ju, e për besimtarët është i butë dhe i mëshirshëm.”(et-Teubeh, 9 : 128)

 

“Duart që duhen puthur...”

Mund të themi që dhembshuria e mëshira kanë qenë pjesë e krijimit dhe e natyrës së Muhammedit tonë të dashur. Kjo është një dhuratë e Zotit ndaj tij. Me këtë dhuratë të Zotit ai ndjen dhembshuri e mëshirë ndaj mbarë njerëzimit dhe veten ia përngjan “një personi i cili mundohet t’i mbrojë njerëzit nga zjarri”. Kështu, ky pejgamber i dhembshurisë, e shpreh këtë në një hadith të tij të qëndisur me fjalë shumë kuptimplota:

“Shembulli im me ju është sikurse shembulli i fluturave e insekteve të tjera që fillojnë të hidhen në një zjarr të posandezur dhe i një njeriu që qëndron pranë tij dhe mundohet t’i mbrojë ato nga zjarri. Unë, pra, ju kap juve për brezi të belave tuaj që të mos hidheni në zjarr, kurse ju mundoheni të më shpëtoni duarsh”.

 

Lexo artikullin e plotë në PDF.

 

Nga turqishtja:
Mr. Rejhan Neziri