Osman Nuri Topbash
Personaliteti shembullor i pashoq
MUHAMMED MUSTAFAJA
Një libër i veçantë rreth Muhammedit a.s., që kryesisht e trajton anën morale të jetës së Muhammedit a.s. si dhe të qenët e tij model e shembëlltyrë për mbarë njerëzimin. Autor i këtij libri është dijetari i mirënjohur Osman Nuri Topbash, kurse përkthyes Mr. Nasir Rexhepi. Ne e publikojmë këtë libër në bazë të porosisë së përkthyesit, për çka njëkohësisht edhe e falënderojmë edhee urojmë për punën që ka bërë.
PARATHËNIE
Falënderime dhe lavdërime të panumërta i qofshin All-llahut të Lartë që na ka dhënë fatë të kemi nderin të jemi pjestarë të ummetit të kurorës së gjithë profetëve, Hazreti Muhammed Mustafasë (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të njohur me epitetin Habibull-llah (i Dashuri i All-llahut)...
Lutje të panumërta për paqe dhe mëshirë, salat dhe selame, për Zotëriun tonë Profetin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), Diellin e Diejve, i cili me personalitetin e tij është dritë udhëzuese e pavenitur dhe e vërtetë në rrugën e lumturisë së përhershme të njerëzimit!...
All-llahu i Lartë e zgjodhi Atë për profet në kohën kur njerëzimi gjendej në një krizë të madhe, në një periudhë kur bota mbytej në errësirë dhe tirani, njerzëimit i dhuroj një perlë drite e cila përsëri do të shndërriste hënat, yjet dhe diejt e panumërt të errësuar të botës njerëzore. Dhuroi atë si një yll i cili lind nga horizonti në gjithësinë e errësuar të një shoqërie injorante e cila kalonte kafshët në egërsi, vrazhdësi dhe ashpërsi.
All-llahu i Madhëruar e dërgoi atë mëshirë të pafund për tërë krijesat e gjalla dhe jo të gjalla, dheun e gurin, lumin e detin, qiejt e tokën, kohën dhe hapësirën, e në veçanti për njeriun. E bëri atë pretekst të begatisë, udhëzimit, mëshirës, butësisë dhe shpëtimit.
Mëshirë kjo që çdo krijesë është e krijuar për nder të Tij, dhe ka fituar vlerë te Zoti në bazë të dashurisë që ka për Të.
Mëshirë, butësia dhe mirësia e të cilit ka përfshirë gjithë njerëzimin, madje gjithë krijesat.
Mëshirë, me vyrtytet e të cilit All-llahu i Vertetë u dhuroi të gjithë zemrave dhe mendjeve burim jete të pafund, dhe frymëzim begatish të panumërta.
Mëshirë, me të cilën ka ardhur udhëzuesi i pafund Kur’ani Fisnik.
Mëshirë, i dashur i All-llahut të Mëshirshëm dhe Bamirës, Profeti i cili u nderua me Miraxh.
Mëshirë, që sikur të mos ishte Ai gjithë botët do të shndërroheshin në shkretëtira.
Mëshirë, drita e të cilit ishte pretekst për fillimin e krijimit të ekzistencës.
Mëshirë, bukuritë kudo që ekzistojnë janë reflektime prej Tij, janë krijuar për hir të Tij. Nuk çel asnjë lule në botë në të cilën nuk ekziston drita e tij. Zatën, sikur të mos ishte Ai nuk do të krijohej asgjë. Ai është si një gonxhe hyjnore, e cila nuk vyshket, por çdo ditë e më tepër fiton freski dhe bukuri.
Mëshirë, vlerën e të cilit e përshkruan vetë All-llahu i Madhëruar, edhe atë duke e lartësuar atë me salate dhe selame, me lutje për paqe dhe mëshirë...
Lexo librin e plotë në PDF.