Jakup Ystyn
Pejgamberi ynë, Muhammedi a.s.
HYRJE
Derisa përparimi i përditshëm i teknologjisë dhe i civilizimit njerëzimit i solli komoditete dhe dobi të shumta, ai me vete solli edhe probleme të shumta. Edhe pse njeriu bashkëkohor jeton një jetë më komode në krahasim me kohët e kaluara, është e pamundur të thuhet se ai është edhe më i lumtur. Tensioni shpirtëror i shkaktuar nga shkaqet socio-ekonomike, nga tronditjet psikologjike dhe shpirtërore e shkatërrojnë atë dhe e bëjnë jo të rehatshëm. Ai jeton në shtëpinë e tij bashkë me mbarë botën; duke i përjetuar të gjitha vuajtjet dhe dhimbjet. Edhe pse në disa familje tepër konservative, të cilat me mburrje pohojnë se asnjëherë nuk kanë shkuar në kinema, prapëseprapë televizioni zë vend dominant në përditshmërinë e tyre, duke vazhduar sundimin e vet.
Mas-mediet tepër rapide, dritat e mërzitshme dhe të zëshme, e privojnë njeriun nga qetësia dhe e pengojnë të menduarit në përgjithësi. Mjedisi i këtillë e pengon lindjen dhe zhvillimin e të menduarit të shëndoshë dhe të mendjeve të mëdha. Njeriu bashkëkohor pak kohë ka për të lexuar, kështu që i lë mënjanë librat me vëllime të mëdha. Ai e ngushëllon vetveten vetëm duke dëgjuar dhe shikuar.
Seria e doracakëve tanë ka për qëllim që ta njoftojë lexuesin me lëndët e vlerave psikike dhe shpirtërore, me një fjalë, synon ta përshkruajë realitetin. Do të ishim të kënaqur sikur të kontribuonim në jetën mendore përmes këtyre botimeve. Shpresojmë në ndihmën e Zotit për këtë mund.
Lexo broshurën e plotë në PDF.
Nga anglishtja:
Ali Pajaziti
Rejhan Neziri