Që nga momenti kur çelësat e Granadës islame iu dorëzuan Ferdinandit dhe bashkëshortes së tij, fati i muslimanëve u vulos për t’u bërë viktimë e shekujve që vinin, jo vetëm në Evropë por edhe gjetiu nëpër botë. Spanja u spastrua prej muslimanëve, kurse trashëgimia e tyre afro tetëqind vjeçare e historisë së civilizimit u çrrënjos me hakmarrje të thellë.

Peizazhi i grupeve islame në Evropë nuk tregon drejtpërdrejtë – më së paku që mund të thuhet – ndonjë profil (përvijë) të qartë dhe veçanërisht precize. Pas kësaj shumësie grupimesh, zbulohen tendenca dhe rryma që mezi mund të identifikohen: Kush janë anëtarët e këtij grupi? Çfarë dëshirojnë anëtarët e këtij grupi? Ç'janë format e të menduarit të grupit të tretë?

Profesor Akbar S. Ahmedi në këtë artikull e shqyrton gjeneratën më të re, përvojën amerikane kundruall asaj evropiane si dhe integrimin e muslimanëve në shtetet perëndimore. Në mijëvjeçarin e fundit, Perëndimi Islamin e ka konsideruar si "të tjerët", si "diçka atje larg".

Valët e para të migrimit të muslimanëve drejt Zvicrës kanë ndodhur me emigrantët e krahut të punës në vitet 1960 dhe 1970 për të vazhduar më vonë me migrimin azilkërkues të viteve 1980 dhe 1990 dhe për t’u zgjeruar me sjelljen e familjeve të punëtorëve nga viti 1990 e këndej.

Nënkategoritë